Benachrichtigungen
Alles löschen

Shprehia për punë tek fëmijët dhe të rinjtë

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
182 Ansichten
(@enesi)
Beiträge: 941
Noble Member
Themenstarter
 
[#704]

Jeta bashkëkohore është një sfidë e vërtetë për myslimanin. Një pjesë e sfidës është edhe përfitimi material, i cili është parakusht i jetës. Shumë nga prindërit, me pretekst të mëshirës ndaj fëmijëve, e neglizhojnë nevojën e përgatitjes për jetë të pavarur të pasardhësve të tyre. Feja Islame i jep rëndësi të madhe këtij aspekti. Në shumë hadithe i Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem, urdhëron që njerëzit të kërkojnë furnizimin. Ai, salallahu alejhi ue selem, thotë: Ai që e merr litarin dhe me të del në mal për të mbledhur dru që pastaj do t"i shesë, me këtë e ka ruajtur fytyrën e tij. Kjo është më mirë për të sesa të kërkojë prej njerëzve… (Buhari, nr. 1471)

Në një hadith tjetër ai i ndalon njerëzit nga shprehia e keqe e lypjes prej njerëzve duke thënë: …Ai rob që ia hap vetes derën e lypjes, i ka hapur vetes derën e fukarallëkut (Tirmidhu, nr. 2325 dhe Ahmedi nr. 17750)

Qasja pozitive ndaj punës është me rëndësi të madhe në këtë kohë kur kriza ekonomike ka kapluar me të madhe shoqëritë Islame.

Edukata Islame, në veçanti aspekti praktik i saj, angazhohet që fëmija të rritet me shprehi të formuar të punës. Mënyra e realizimit të këtij objektivi janë hapat si vijon:

Nxitja e qëndrimit pozitiv ndaj punës:

Shumë nga shoqëritë e myslimanëve dhe shtresat e tyre kanë qëndrim negativ ndaj punës së dorës si dhe ndaj zanateve në veçanti. Hapi i parë për ta eliminuar këtë dukuri negative është mbjellja e qëndrimit pozitiv ndaj punës si dhe forcimi i tij. Atje ku nuk ka motivim, nuk bëjnë dobi as aftësitë, as përvojat.

Mjete të dobishme për arritjen e këtij qëllimi janë:

1. Përhapja e teksteve fetare që nxisin në kërkim të furnizimit, si dhe atyre që kritikojnë lypjen dhe jetesën në llogari të mundit të huaj.

2. Shërimi i qëndrimeve negative ndaj disa profesioneve.

Përhapja e fragmenteve nga jeta e të dërguarve të Allahut që flasin për mënyrën se si ata e kanë fituar kafshatën e bukës. I dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem, thotë: Gjithë të dërguarit e Allahut ishin barinj…

Përhapja e fragmenteve nga jeta e as"habëve dhe gjeneratave të dalluara, si ata punonin dhe fitonin. Shumë myslimanë të rinj akoma e shohin punën si pengesë në rrugën e devotshmërisë dhe përkryerjes.

Përfitimi i përvojave:

Jeta materiale në këtë kohë është ndërlikuar shumë, janë shtuar nevojat e kohës. Gjërat që deri dje ishin nevoja janë bërë domosdoshmëri. Të paktët janë ata që arrijnë t"i plotësojnë nevojat e tyre. Banesa, mjeti i transportit dhe mobiliet në të kaluarën nuk ishin kërkesa që duheshin plotësuar sipas disa “standardeveâ€


Our Lord! Grant unto us wives and offspring who will be the comfort of our eyes, and give us (the grace) to lead the righteous

 
Veröffentlicht : 24/09/2008 8:39 p.m.
Teilen: