Benachrichtigungen
Alles löschen

IMORALITET -7-

4 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
237 Ansichten
(@bruna)
Beiträge: 1552
Noble Member
Themenstarter
 
[#691]

IMORALITETI (7)

Autor: Ahmed ibën Hasen en Nehari

Përktheu: Edmond AJDINI

- 2 -

Përzierja

(midis meshkujve dhe femrave)

Ibnul Kajim (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë[1]: "S'ka dyshim se përzierja e femrave me meshkujt përbën zanafillën e të gjitha fatkeqësive, është prej shkaqeve kryesore për zbritjen e ndëshkimit në masë, si dhe bëhet shkak për degradim, si në shkallë shoqërore ashtu edhe në atë individuale.

Përzierja e meshkujve me femrat është ndër shkaqet kryesore që nxisin për tek imoraliteti, ndërsa ky i fundit është faktor vendimtar në lidhje më shtimin e vdekjeve masive dhe shfaqjen e sëmundjeve vdekjeprurëse. Pra, shkak kryesor për shtimin e sëmundjeve shfarosëse është përhapja e imoralitetit, hallkë vendimtare e të cilit është përzierja e femrave me meshkujt, duke iu shfaqur atyre të zbuluara, të zbukuruara dhe me veshje ekstravagante. Sikur eprorët ta kishin të qartë se çfarë pasojash negative (në lidhje me dynjane para ahiretit) shfaqen si pasojë e këtij fenomeni, do të bënin çmos për ta ndaluar atë.

Nga Abdullah ibën Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) transmetohet se ka thënë: "Allahu jep lejë për shkatërrimin e atij populli në mesin e të cilit shfaqet imoraliteti."

Pra, përzierja e ndaluar e meshkujve dhe femrave bëhet shkak për shumë dukuri negative. Kjo përzierje, kudo qoftë ajo, në shkolla, universitete, shtepi, tregje, punë etj; në të gjitha këto raste ajo bëhet shkak për telashe të shumta dhe gjynahe të mëdha. Prej ajeteve kuranore që vërtetojnë moslejueshmërinë e saj është Fjala e Allahut të Madhëruar:

"Dhe rrini në shtëpitë tuaja e mos shfaqni e bukurinë tuaj siç shfaqej në injorancën e hershme…" [El Ahzabë: 33]"

I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka tërhequr vërejtje prej përzierjes në hadithe të shumta, prej tyre përmendim: "Transmetohet nga Ebu Usejd el Ensari e ky nga babai i tij i cili të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) e ka parë duke dalë nga xhamia, e ndërkohë gratë dhe burrat ishin përzierë bashkë në rrugë, grave u tha: "Zmbrapsuni se nuk ju takon juve të zini mesin e rrugës, por ecni në anët e saj…"[2]

Duke marrë në konsideratë rrezikun e madh i cili shfaqet si pasojë e përzierjes, i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) i urdhëroi gratë që të zmbrapsen dhe u tha atyre se nuk u takon ta zënë mesin e rrugës ashtu që të mos përzien me burrat. E gjithë kjo ndodhi kur ai pa përzierjen midis burrave dhe grave ndërkohë që ata ishin duke dalë nga xhamia. Pra, i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) e refuzoi nje dukuri të tillë.

Lexues i nderuar!

Si shkak i përzierjes midis burrave dhe grave ndodhin disfata të shumta, e s'ka gjë më të dëmshme për burrat sesa përzierja e tyre me gratë. Të vërtetën e ka thënë Allahu i Madhëruar kur ka treguar për Jusufin (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!), bashkëshorten e zotëriut dhe gratë e qytetit:

"Një grup nga gratë e qytetit thanë: “Gruaja e zotëriut (e ministrit) i vërsulet marrëzisht shërbëtorit të vet, atë e ka kapluar në shpirt dashuria, e ne jemi të bindura se ajo është në humbje të hapët. E kur ajo dëgjoi për ato pëshpëritjet e tyre, dërgoi t"i thërrasë ato, u përgatiti vendmbështetje dhe secilës prej tyre i dha nga një thikë e (Jusufit) i tha: “Dilu para atyre!â€


“Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, pse të dëgjuarit, të pamurit dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi.â€

 
Veröffentlicht : 24/09/2008 3:05 p.m.
(@bruna)
Beiträge: 1552
Noble Member
Themenstarter
 

Dalja e femrave zbuluar

El Kurtubi (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: "Zbulimi nga ana gjuhësore vjen me kuptimin "shfaqje", vënie në dukje për syrin…"[9]

Ebu Hajan el Andalusi (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: "E vërteta në lidhje me zbulimin është shfaqja e atyre pjesëve të trupit mbulimi i së cilave është obligativ…"[10]

Muhamed Sidik Hasen Khan (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: "Të zbuluarit, me të është për qëllim kur femra shfaq zbukurimet e saj apo prej bukurisë së trupit, e që sheriati kërkon prej saj të mos i shfaqë ato; kjo për shkak të epshit që ato ngjallin tek burrat." [11]

Nga Katede (Allahu e mëshiroftë!) transmetohet se lidhur me ajetin "e mos shfaqni bukurinë tuaj si shfaqej në injorancën e hershme…" [El Ahzabë: 33] ka thënë: "Pra, mos veproni kështu kur dilni nga shtëpitë tuaja. - Në kohën e injorancës (para fesë islame) gratë e kishin zakon të ecnin duke u përdredhur. Allahu i Madhëruar i ndaloi ato të ecnin në atë mënyrë.[12]

Nga Ibën ebi En Nuxhejh transmetohet se lidhur me ajetin "e mos shfaqni bukurinë tuaj si shfaqej në injorancën e hershme…" ka thënë: "Është për qëllim të ecurit me kapardisje."[13]


“Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, pse të dëgjuarit, të pamurit dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi.â€

 
Veröffentlicht : 24/09/2008 3:18 p.m.
(@bruna)
Beiträge: 1552
Noble Member
Themenstarter
 

Moslejueshmëria e të zbuluarit të femrës

Allahu i Madhëruar thotë: "O ti Pejgamber, thuaju grave tua, bijave tua dhe grave të besimtarëve le t"i vënë shamitë (mbulojë) e veta mbi trupin e tyre, pse kjo është më afër që ato të njihen (se nuk janë rrugaçe) e të mos ofendohen. Allahu fal gabimet e kaluara, Ai është mëshirues." [El Ahzabë: 59]

Po ashtu, i Madhëruari thotë: "E gratë e moshuara, të cilat nuk dëshirojnë martesë më, për to nuk është mëkat ta heqin petkun mbulues të tyre, po duke mos qenë zbuluese të bukurive, megjithëqë më së miri është për to të jenë të përmbajtura. Allahu dëgjon, di." [En Nur: 60]

El Kurtubi (Allahu e mëshiroftë!) në komentim të këtij ajeti ka thënë: "Me â€


“Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, pse të dëgjuarit, të pamurit dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi.â€

 
Veröffentlicht : 24/09/2008 3:20 p.m.
(@bruna)
Beiträge: 1552
Noble Member
Themenstarter
 

Pak prej grave do të hyjnë në xhenet:

Nga Amara ibën Huzejme (Allahu e mëshiroftë!) transmetohet se ka thënë: "Ishim në haxh apo umra me Amër ibën Asin, e ndërkohë që po rrinim ulur ai tha: â€


“Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, pse të dëgjuarit, të pamurit dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi.â€

 
Veröffentlicht : 24/09/2008 3:21 p.m.
Teilen: