Fëmijët tanë dhe dashuria ndaj All-llahut të madhëruar
Lavdërimi i takon All-llahut të madhëruar, falënderimi i takon vetëm All-llahut Zotit të botrave, ashtu sic i përshtatet fytyrës së Tij të ndritshme, e madhërisë së Tij sunduese, nuk ka Zot tjetër përvec All-llahut të Urtit të Mencurit, paqja dhe mëshira e All-llahut qoftë mbi vulën e të dërguarve, i cili u dërgua mëshirë për njerëzimin, e më pas:
Me të vërtetë fëmija është si një bimë e vogël, zhvillohet, lulëzohet, derisa bëhet pemë frutëdhënëse, ose të paktën hijebërëse…ose mund të bëhet ndonjë pemë e pafrut apo helmuese e me gjemba na mbrojtë All-llahu prej kësaj.
Në mënyrë që të kultivojmë një brez pemësh frutëdhënëse, apo të paktën hijebërëse; duhet që të kujdesemi për ta qysh në fillim, duke ju mbështetur All-llahut të madhëruar e duke kërkuar ndihmë prej tij në përmirësimin e tyre.
E sa nevojë kemi për këtë kohë ku armiqtë e islamit i janë vërsulur islamit sikur të uriturit rreth ushqimit. Ashtu sikur na ka lajmëruar i dërguari i All-llahut s.a.v.s. prandaj detyra jonë është të kultivojmë brez me besim të fortë, i cili do ti përqëndrojë në të drejtë, do të ngrejnë lart fenë Islame, e do ta mbrojnë atë me gjithë fuqinë e tyre.
Në rreshtat e mëposhtëm shkruesja e këtij artikulli na sqaron hapat e para që duhet të bëjmë në mënyrë që të arrijmë cka përmëndëm më lart, e kjo është: "ndihma që duhet t'u japim fëmijëve tanë për të dashur All-llahun e madhëruar"… cdo gjë të saktë që do të gjeni në të dijeni se është nga All-llahu dhe mirësia e Tij ndaj meje, e nëse do të gjeni gabime dijeni se kjo është nga shkruesja dhe shejtani. Falënderimi i takon All-llahut në fillim e në fund.
*****************
1-C"është dashuria e All-llahut?
Dashuria e All-llahut është: Të jetë All-llahu i madhëruar më i dashur për njeriun se vetja e tij, fëmijët e tij, e cdo gjë që posedon.
2-Përse fëmijët?
Sepse "fëmijët janë themeli i shoqërisë, nëse do ta vendosim në mënyrë të rregullt e gjithë ndërtesa do të ishte e saktë", sado që kjo ndërtesë të lartësohej. Gjithashtu fëmija është fara e brezave të ardhshëm. Pra ashtu sic kujdesemi për zhvillimin e trupit të fëmijës ashtu duhet të kujdesemi edhe për zhvillimin e personalitetit të tij. Nëse do të kujdesemi për një gjë të tillë dije se mundi i bërë do të japë frutin e tij në momentin e rinisë së tij , në momentin kur do të ngrejë lart fenë e tij, e gjithë kjo arrihet nëse ai e don Zotin e tij, dhe cdo punë e kryen me sinqeritet ndaj Tij subhanehu ëe teala. E nëse nuk e bëjmë një gjë të tillë do ta shikojmë të jetojë pa prespektivë i humbur,- All-llahu na ruajtë nga kjo- ashtu sic shikojmë shumë rreth nesh.
3-Përse t'ua mësojmë fëmijëve dashurinë ndaj All-llahut?
a-Sepse All-llahu i madhëruar ka thënë për ata të cilët e duan Atë në ajetin 31 në suren ali-Imran: {Thuaj nëse e doni All-llahun më ndiqni mua t'ju dojë juve All-llahu, t'ju falë gabimet tuaja, e All-llahu është Falës dhe mëshirues}.
b- Sepse All-llahu i madhëruar është Ai i cili na ka krijuar nga asgjëja. E përsosi krijesën tonë, e na bëri më të mirë se shumë prej krijesave të Tij. Na dhuroi ne mirësinë më të madhe e ajo është feja Islame, pastaj na furnizoi pa e merituar ate, e më pas na premton Xhenetin e kjo miresi e mëshirë nga Ai e jo me punët tona. Ai është më i Miri i pari dhe i fundit!!!
c-Sepse Pejgamberi s.a.v.s. gjithmonë lutej duke thënë:[ O All-llah bëje për mua dashurinë Tënde më të dashur se veten time, familjen time, pasurinë time, fëmijët e mi, ….] e ne kemi në Resulallahun shembullin më të mirë.
d- Sepse dashuria lind për Të respect si në fshehtësi ashtu edhe haptazi. E sa nevojë kemi ne që fëmijët tanë të respektojnë Zotin e tyre – në vend që mardhëniet me Të të jenë të ngritura në frikë nga dënimi i Tij e Xhehenemi- atëherë do t'a kryejnë ibadetin e tyre ndaj Tij me dashuri e me kënaqësi shpirtërore e cila jeton me ta e i ruan nga tronditjet e jetës.
e-Sepse zakonisht fëmijët janë të lidhur me prindërit e tyre apo me edukuesit e tyre, duke ditur se prindërit, kujdestarët, apo edukuesit nuk do të rrinë përgjithmonë me ta, dhe se është All-llahu subhanehu ëe teala Ai i cili është i Përjetshmi i Pafillim dhe i Pambarim. ثshtë ai i cili nuk e kap as kotje e as gjumë. Ai është me ta kudo që të jenë, e Ai i mbron e i ruan ata më shumë se prindërit. Prandaj lidhja me Të dhe dashuria ndaj Tij konsiderohet e domosdoshme. Edhe nëse gjatë jetës i humbin prindërit e tyre apo njërin prej tyre, e dinë se kanë një kraharor të ngrohtë që i pret e të prehen në të. Mbështetje të fortë i cili është All-llahu subhanehu ëe teala.
f-Sepse ata nëse e duan All-llahun e madhëruar dhe e mësuan se Kur'ani është fjala e Tij do ta duan edhe Kur'anin. Nëse e mësojnë se namazi është takim me All-llahun, gëzohen me dëgjimin e ezanit, bëhen të kujdeshëm ndaj namazit dhe e falin atë me frikërespekt. Nëse e mësojnë se All-llahu është i bukur dhe e don të bukurën, do të bëjnë cdo gjë të bukur e do t'I largohen cdo gjëje të shëmtuar. Nëse e mësojnë se All-llahu i don, penduesit, të pastrit, bamirësit, sadakadhënësit, duruesit, të drejtët, ata të cilët i mbështeten All-llahut, dhe se All-llahu është me durimtarët, dhe se All-llahu është prijës i të devotshmvëve, i atyre të cilët besojnë, e është gjithmonë në mbrojtje të tyre… mundohen atëherë të zbukurohen me këto cilësi që të arrijnë kënaqsinë dhe dashurinë e Tij.
Ndërsa nëse e mësojnë gjithashtu se All-llahu nuk i don, tradhtarët, as jobesimtarët, as mendjemëdhenjtë, as zullumqarët, as prishësit, do ti largohen sa të munden këtyre cilësive për hir të Dashurisë së Tij dhe dëshirën për të fituar kënaqësinë e Tij subhanehu ëe teala.
h-Sepse ata nëse e duan All-llahun e madhëruar i binden urdhërave të Tij e i largohen ndalesave të Tij, pa përtuar e me gjoks të hapur. Gjithashtu i japin përparësi kënaqësive së Tij ndaj kënaqësive së tyre. Shpenzojnë cdo gjë sado e vlefshme qoftë ajo për hir të Tij. Sakrifikojnë për hir të Tij, zotërimin e epsheve me qëllim që të arrijnë kënaqësinë e Tij. E duan cdokënd që e do Atë.
i-Sepse dashuria e All-llahut do të thotë të ndjesh se Ai subhanehu ëe teala na ruan dhe na mbron në cdo kohë dhe në cdo vend. E kjo na bën që të ndjehemi të qetë dhe të rehatshëm e të qëndrueshëm. Nuk ka vend meraku e as mërzia… nga këtu e ruajmë veten dhe trupin nga sëmundjet shpirtërore… e më e rëndësishme se kjo është se e ruajmë veten dhe trupin nga gjunahet, dhe gabimet.
j-Sepse në kohën tonë ka disa shembuj nga muslimanët, të cilët e shikojnë se më e mira zgjidhje për këtë cështje është të shmangurit nga kjo, e nga këto shembuj për fat të keq janë:
*Ata të cilët e ndajnë fenë nga dunjaja, dhe thonë se feja e ka vendin në xhami dhe në sixhaden e namazit vetëm, e më pas bëjnë cka të duan.
**Ata të cilët u bëjnë dëm njerëzve në xhami e kjo ndodh edhe në xhaminë e resulallahut apo në kabe!!!- fatkeqësisht, dhe thonë se mardhëniet ditore dhe morali nuk kanë lidhje me fenë.
Ata të cilët lënë një nga shtyllat e islamit edhe pse kanë mundësi në kryerjen e tij – e kjo është kryerja e haxhit- me arsyetimin se kur të bëhen të moshuar do ta kryejnë, dhe thonë se- kanë përpara jetë të gjatë e kanë për të bërë shumë gjunahe, prandaj do ta kryejnë haxhin kur te jenë të moshuar, në mënyrë që të fshijnë gjunahet e kaluara të gjitha!!!
* Ato të cilat e refuzojnë veshjen e hixhabit me arsyetimin se zemrat e tyre besojnë dhe se rregullsia e zemrës është më e rëndësishme sesa pamja e jashtme. E neglizhojnë urdhërin e All-llahut i cili është farz sikur edhe namazi!!! Gjithashtu edhe nënat dhe baballarët edhe bashkshortët ata të cilët i kundërshtojnë apo i lurtojnë vajzat dhe bashkshortet tyre e me veshjen e hixhabit!!!
*****Ata të cilët i kanë harruar mexhliset e dijes, e sa herë që i përkujtojmë për një gjë të tillë thonë se "ke të drejtë edhe mbi trupin tënd" apo "feja është lehtësim e jo vështirësi" apo "mos harro nasibin tënd nga kjo dunja", në të njëjtën kohë ku ata kanë harruar nasibin e tyre nga ahireti!!!
4- Si ta mbjellim dashurinë e All-llahut në zemrat e fëmijëve tanë:
Kërkon kjo punë, në fillim fare prej prindërve që ti mbështeten All-llahut të Plotfuqishmit, të Dijshmit, e të kërkojnë ndihmën e Tij, ti luten Atij që tua shpërblejë mundin e bërë në edukimin e fëmijëve, e ta bëjnë atë për të fituar kënaqësinë e All-llahut. Vazhdimisht të përmendin: { O Zot ma hap gjoksin,e ma lehtëso cështjen, më zgjidh gjuhën time e bëje të kuptueshme fjalën time}. Kjo është themeli i parë për të ndërtuar mërdhëniet ndërmjet teje dhe Zotit tënd. E më pas kërkohet prej prindërve dhe edukuesve, interes, mund, dhe kujdesje. Duhet që fëmija ta mësojë këtë cështje me thellësi, me dashuri, e butësi. Sepse këtu po flasim me gjënë më të cmueshme që do t'u mësojmë fëmijëve. Ndërsa nëse gabojmë në këtë cështje mund të ketë rezultate të hatashme. Prandaj është shumë e rëndësishme të kihet kujdes kërkesave të moshës së fëmijës. Sa më herët që të fillojmë në këtë cështje aq më mirë do të ishte. Gjithashtu nëse do të interesoheshim me fëmijën e madh, do të ishte kjo edhe më e lehtë për të ndihmuar vëllezërit dhe motrat e tjerë që të duan All-llahun e madhëruar. Sepse fëmija i madh është shembull për ta, dhe se ai ndikon tek ta më shumë se prindërit. Duhet që të gjejmë kohën dhe mënyrën e duhur për të folur me ta në këtë temë.
“Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, pse të dëgjuarit, të pamurit dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi.â€