Benachrichtigungen
Alles löschen

QELLIMI I JETES

3 Beiträge
2 Benutzer
0 Reactions
443 Ansichten
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 
[#2088]

QELLIMI I JETES
_________________________________
A e keni pyetur ndonjehere veten:
"Cili eshte qellimi i JETES?"
"Jeta ime?"
"Jeta jote?"

Shume njerez meditojne ne lidhje me keto pyetje. E mundet qe njerez te ndryshem te pergjigjen ne menyra nga me te ndryshmet. Disa mund te thone se qellimi i jetes eshte te fitojne sa me shume pasuri. Le te supozojme se arriten te kene gjithe pasurine qe deshen, e çfare pastaj? Cili do te jete qellimi jetes se tyre ne kete pike?

Ne qofte se qellimi i jetes eshte te behesh i pasur, atehere nuk do te kishte me asnje qellim pasi te behesh i pasur.

Fakti eshte se njerezit kur arrijne qellimin e tyre per arritjen e pasurise ne kete jete humbin qellimin e jetes pas kesaj dhe kalojne ne tension te vazhduar duke vuajtur nga ndjenja e pavlershmerise se jetes. E si mundet atehere te konsiderohet pasuria qellimi i jetes? A mund te na garantoje pasuria per t'u ndjere i lumtur? Sigurisht qe jo.

Nje femije 5 vjecar sigurisht qe do te preferoje te kete nje loje te re sesa nje depozite te majme bankare. Nje adoleshent vlereson po ashtu me se shumti filmat, lojrat me video, pizat, shoqerimin me shoket, etj. Nje 80 vjecar nga ana tjeter preferon me mire te shpenzoje pasurine sesa ta mbaje per me vone, apo jo?! Pra duket se paraja nuk eshte qellimi ijetes se njeriut ne gjithe etapat e jetes se tij.

Pasuria mund te beje shume pak efekt apo mund te mos kete asnje efekt per lumturine e nje njeriu qe nuk beson ne Zot, sepse pavaresisht nga çfare ka fituar ne kete jete ata gjithmone do te jetojne me frike per ate qe do te ndodhe me ta ne fund te jetes.

Adhurimi i Nje Zoti te Vertete te Madheruar (Allahu) si qellimi primar i jetes i ofron besimtarit çdo gje per te cilen ai ka nevoje per t'ia dale mbane ne kete jete dhe ne Jeten Tjeter (Ahiret).

Fjala per paqen dhe pastertine e zemres, bindjes dhe adhurimit ne gjuhen arabe eshte ISLAM. Dhe ata qe bejne keshtu quhen Muslimane. Per Mulimanin qellimi i vetem i jetes eshte ibadeti apo adhurimi i Nje Zoti te Vetem. Termi adhurim per Muslimanin perfshin çdo akt te bindjes ndaj Allahut te Madheruar. E ibadeti/adhurimi behet gjate gjithe jetes pavaresisht nga mosha. Ndaj jeta e besimtarit ketu ne Toke edhe pse e shkurter eshte plot kuptim brenda kuadrit te Islamit.

Ne menyre te ngjashme ne Jeten Tjeter feja e tij, qellimet, sjelljet dhe veprat e mira te tij do te vendosden ne peshoren e veprave dhe do jene ne favor te tij para Allahut, Krijuesit dhe Furnizuesit.

Per shkak se Islami na meson se kjo jete eshte vetem nje test apo prove per individin ne menyre te natyrshme besimtari e shikon vdekjen jo si fundin e gjithe gjerave, por me teper e shikon ate si fillimin e jetes tjeter e te perhershme ne Ahiret.

Ne Diten e Gjykimit ku caktohet edhe destinacioni i personit per ne Xhennet (Parajsa) apo Xhehenem (Ferri), do te gjykohet njeriu per çfare ka punuar ne kete jete, pra do shikohen sjelljet e tij, mirenjohja qe ka treguar dhe perpjekjet qe ka bere kur ishte ne Toke. Asnje njeri nuk ka per t'u pergjigjur per punet apo besimet e dikujt tjeter, veçse te tijat. Po ashtu nuk ka per t'u pyetur per gjerat qe nuk i ka ditur (se ekzistonin) apo gjerat per te cilat nuk ka qene i afte t'i beje.

Pra me pak fjale bazuar ne mesimet e Islamit, jeta dhe qellimi i saj per ne eshte diçka logjike, e qarte dhe e thjeshte:

Jeta e pare eshte nje test.

Jeta e varrit eshte nje kohe pritje para Dites se Gjykimit.

Dita e Gjykimit do vendose se çfare do ndodhe me tutje me individin bazuar ne veprimet e tij ne Jete.

Jeta Tjeter / Ahireti do kalohet me shperblime te mrekullueshme ose me ndershkim te rrepte.
E duke patur kete kuptim per jeten, qellimi i Muslimanit eshte qarte qe se pari ai ne mendjen e vet nuk ka as me te voglin dyshim se eshte krijuar nga Allahu, dhe do te jete per nje periudhe te shkurter kohe ne kete jete materiale apo ne dynja. Ai e di se do te vdese, e di se do te rrije per ca kohe ne varr, mire ose keq varet nga veprat e tij; ai e di se do te ringjallet ne Diten e Gjykimit; si dhe ai e di se do te gjykohet nga Zoti Fuqiplote.

Duke ditur se veprimet dhe sjelljet e tij do te analizohen me shume kujdes, ai e kupton se kjo jete e shkurter krahasuar me jeten Tjeter eshte ne te vertete vetem nje test. Kjo jete eshte kuptimplote dhe qellimplote per besimtarin musliman pasi ai e kupton se kjo jete do te vendose te ardhmen dhe poziten e tij te perhershme ne Jeten Tjeter. Si rrjedhim, Muslimani kerkon te zbatoje gjithe rregullat dhe urdherat e Zotit, si dhe ben adhurim vazhdimisht ndaj tij. Pra, qellimi i jetes per besimtarin Musliman eshte me 3 fjale: Bindje ndaj Zotit


 
Veröffentlicht : 13/03/2009 12:30 a.m.
(@tina_550)
Beiträge: 1506
Noble Member
 

Cili është qëllimi i jetës ?

Thonë se budallai jeton për te ngrëne ndërsa i mençuri ha për te jetuar. Por pastaj ngel pyetja : Për cfare qëllimesh njeriu i mençur jeton? Jetesa nuk është një fund nga vetja. Duhet te jete një qellim për njeriun qe te jetoj. Cili është pra qëllimi?

Nga vije? Nga shkoj? Dhe Pse? Çdo injorantë , sa do i madh te jetë , mund te mëshirohet përveç njeriut i cili është injorues i sekretit te ekzistencës se tij. Tendencës se tij ne jetë dhe si do të jetë përfundimi i tij pas vdekjës . Disa mendimtarë i shprehin këto mendime në fjalë të thjeshta : Nga vije ? Nga shkoj? Dhe Pse? Kuptimi i së cilës është : Nga kam ardhur? Ku jam duke shkuar? Dhe pse jam këtu?

Njerëzit që besojnë vetëm në botën materialiste dhe nuk besojnë në Krijuesin - Ateistet- besojnë vetëm në ato që kanë ndjeshmëri . Ata thonë se ky univers dhe çdo gjë është janë krijuar vetvetiu. I gjithë ky rregull është thjeshtë një koincidencë e verbër. Ata thonë se njeriu thjeshte është i njëjtë me një kafshë apo bimë i cili do jetoj në një periudhe të shkurtër dhe do të përfundoj si çdo kafshë apo bimë.

Një poet Arab, Elya Abu Madhi ( një krishterë) , jo moti e shprehu paqartësinë e tij rreth qëllimit në jetë ne poezinë e tij në arabisht e quajtur “Al-Talasimâ€


Njerëzit konkurrojnë në jetën e kësaj bote, qofshin muslimanë apo jomuslimanë, por fituesi është ai që ka shitur veten për Zotin.

 
Veröffentlicht : 21/05/2009 2:58 p.m.
(@tina_550)
Beiträge: 1506
Noble Member
 

Kjo ndjenje dyshimi dhe konfuziteti për praninë e Krijuesit dhe te dërguarit te Tij dhe Pejgamberi si udherrefyes ne njerëzim duhet te jete mjaftë e dhimbshme sepse i largon ateistet dhe Agnostiket ( Agnostiket janë persona qe pohojne se është e pamundur te gjendet e vërteta ne gjerat e panjohura si ZOTI) ne qetësinë,sigurimin e trurit . Pabesimtaret nuk kanë përgjigje te besueshme për qëllimin e një krijese. Për këtë njeriu jeton për vetën dhe për kenaqësitë e kësaj bote. Cfare ndodh kur jeta kthehet në të hidhur? Cfare ndodh kur njeri kalon në vështirësi ? Nuk është koincidencë qe një numër i madh i vetëvrasjeve ndodh të jenë nga ateistet ,agnostiket dhe njerëzit qe nuk e dine qëllimin e tyre ne këtë jetë. E dini cili shtet ka numrin me te madh te vetëvrasjeve? Është Japonia. Gjatë një statistike te bere ne mars te vitit 2000 . 91 vetëvrasje ne çdo dite apo ne çdo 15 minuta ndodhë një vetëvrasje! Pavarësisht nga kjo se Japonia është ne vendin e dyte ne bote si një vend me ekonomi te zhvilluar , vend ku njerëzit nuk kanë mungesë te kulmeve ne shtëpitë e tyre apo ushqimit ose kujdesit mjekësor.

Çka nëse gjeni një Orë ne Rëre? Për një ateist apo Agnostik Muslimani do të thotë : Ta themi se ke gjetur një orë në mes te shkretëtirës. Çfare do te njerrni ne përfundim? A do te mendonit se dikush e ka hedhur orën? Apo do te dyshonit se ora erdhi vetvetiu? Natyrisht asnjë njeri me mendje te rregullte nuk do te thoshte se ora ndodhi qe te shfaqet ne rëre vetvetiu. Te gjithë pjesët e ndërlikuara te punuara ne ore nuk mund te krijoheshin nga metalet qe qëndrojnë te varrosura ne toke. Ora duhet te këtë një prodhues. Nëse ora e tregon kohen e sakte ne supozojmë se prodhuesi duhet te jete inteligjent. Ndodhia e verbër nuk mund te prodhoj një ore aktive

Por cfare tjetër tregon kohen e rregullte? Te marrim parasysh lindjen dhe perëndimin e Diellit. Kohet e tyre janë aq te sakta sa qe shkencëtaret mund te publikojnë ne përparësi kohen e lindjes dhe perëndimit te diellit ne gazetat e juaja ditore. Por kush i rregullon kohet e lindjes dhe perëndimit te Diellit? Nëse një ore nuk mund te punoj pa ndonjë prodhues inteligjent, si mund dielli te shfaqet dhe te perëndoj me një mekanizëm aq te rregullte? Mund te ndodh kjo vetvetiu?

Te marrim ne konsiderate edhe këtë sa përfitime kemi nga Dielli pasi qëndron ne një distance te sigurte nga toka, një distance me një mesatare 93 milion milje. Nëse do afrohej me afër , toka do te digjej. Dhe nëse do largohej shume me larg diellit toka do te shendrrohej ne një planet i akullte ne te cilën do ta bënte te pamundshëm jetën e njeriut. Kush vendosi me pare qe kjo te ketë një distance te duhur? Ka mundur te ndodh kjo vetvetiu? Pa diell, bimët nuk do te zhvilloheshin. Mandej njerëzit dhe kafshët do te vuanin urie. Apo dielli vetëm ashtu vendosi te jete aty për ne?

Rrezet e diellit do te ishin te rrezikshme për ne sikur ne atmosferën tone mos te ishte shtresa mbrojtëse e Ozonit. Atmosfera e cila është përreth tokës i ndalon rrezet e dëmshme ultraviolete te shtrihen mbi ne. Kush është ai i cili e vuri këtë mburoje mbi ne? Ne duhet ta përjetojmë lindjen e Diellit. Neve na nevojitet energjia diellore dhe drita e tij qe te shohim drejtimin qe marrim. Por kemi nevoje edhe per perëndimin e Diellit. Kemi nevoje per pushimin nga nxehtësia , kemi nevoje per freskine e natës dhe kemi nevoje për drite për te gjendur jashtë dhe për te fjetur. Kush e ka rregulluar këtë proces qe te kemi atë qe na nevojitet?

Veç kësaj, sikur te kishim vetëm nxehtësinë e diellit dhe mbrojtën e atmosferës ne do te dëshironim diçka me shume – Bukurinë. Petku ynë na ofron nxehtësi dhe mbrojtje, ne edhe me shume ie dizajnojmë petkun qe te duket me e bukur. Duke ditur nevojën për bukurinë ,Krijuesi i lindjes dhe perëndimit te diellit e beri pamjen e tyre qe te le pa fryme. Krijuesi i cili na dha dritën,energjinë mbrojtjen dhe bukurinë i meriton falënderimet tona. Ende disa njerëz insistojnë se Ai nuk ekziston. Cfare do te mendonin sikur te gjenin një ore ne shkretëtirë? Një ore aktive shume e sakte? Një ore me një dizajnë te bukur? A do te vinin ne përfundim se nuk ekziston ndonjë orepunues? Një orepunues inteligjent? Një qe di te vlerësoj te bukuren? Ashtu është Allahu i cili na krijoi .â€


Njerëzit konkurrojnë në jetën e kësaj bote, qofshin muslimanë apo jomuslimanë, por fituesi është ai që ka shitur veten për Zotin.

 
Veröffentlicht : 21/05/2009 2:58 p.m.
Teilen: