Benachrichtigungen
Alles löschen

Motër zgjohu për t’u falur!

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
259 Ansichten
(@bruna)
Beiträge: 1552
Noble Member
Themenstarter
 
[#1939]

Motër zgjohu për t"u falur!

Dëshmoje pra,se me të vërtetë ke frikë.

Namazi i cili sjell begati, përpos që është obligim i Allahut, ai po ashtu është ushqim i shpirtit dhe i trupit.
Muslimane e dashur, zgjohu për t"u falur.
Zgjohu, o ti që i thua vetes muslimane dhe me gojën tënde përmende Allahun duke iu frikësuar Atij! Dëshmoje pra, se me të vërtetë ke frikë.
Frika ndaj Allahut nuk është vetëm kur ke kohë të lirë për t"i kryer obligimet e Allahut, mirëpo dëshmi, frikë dhe dashuri e madhe ndaj Allahut është ngritja pa përtesë për ta falur namazin e sabahut.

Sa të mira të ka dhënë All-llahu? A nuk e meriton Ai ta falënderosh Atë? A s'po e sheh që Allahu të ngjalli pasi ishe e vdekur? A s'po e sheh sa mundësi të dha?
Ta mundësoi të zgjohesh edhe një herë që t"i bësh adhurim Atij, e ti prapë me të zakonshmen!
Ke frikë ti, o njeri, se një mëngjes mund të mos zbardhë te ti, mund të jetë i fundit apo nuk do ta shohësh as të fundit ditë!
Pse nuk mendon se namazi është dritë për ty?
A nuk dëshiron që gjithë pasuria e kësaj dynjaje të hidhet në supet e tua vetëm me dy minuta kohë,vetëm me dy rekate namaz?
Si mendon tash,a nuk ia vlen të falënderohet Allahu?

Mua mund të më thuash se nuk ke mundur për t"u zgjuar, apo nuk e ke dëgjuar ezanin apo nuk mund ta zgjosh veten.A thua çka ke bërë tërë natën?
Ke shikuar filma të fëlliqur dhe të paturpshëm?
Sa persona i ke angazhuar të të zgjojnë?
Apo ke mbetur zgjuar deri në orët e vona e si pasojë e kësaj vjen mos-falja e namazit.
Nesër para Allahut, çka do të thuash?Si do t"i përgjigjesh Atij!?
Atij që ka krijuar gjumin, që ka krijuar trupin tënd, ka krijuar mendjen tënde dhe të ka zgjuar për një çast nga gjumi e ti ke vazhduar duke thënë edhe pak...
A thua çfarë arsyetimi do të gjesh! Çfarë do t"i thuash Atij? A më shumë do gjumin se sa shpërblimin e Allahut?! Allahu ka thënë:
'' A ka shpërblim tjetër për të mirën, veç të mirës?!'' (Err-Rrahman, 60).

A nuk qenke ti ajo që i frikësohesh Allahut në lënien e një obligimi? Dëshiron që zjarri i Xhehenemit ta përshkon tërë trupin për shkak të mos-faljes së namazit të sabahut?
Jo, mendo në vete se ky është dënimi për ata që nuk i zbatojnë urdhrat e Allahut.
A nuk të dhimbset sadopak vetvetja jote kur e din se çfarë dënimi mund të kesh?
A nuk të rrëqethet trupi?
A nuk të pikojnë lot sytë e tu kur e din që Allahu është ndëshkues i madh?
Mendo në veten tënde se a dëshiron t'ju përngjash munafikëve pasi për ata është i rëndë namazi i sabahut.

I Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë:
“Namazet më të rënda për munafikun janë:namazi i sabahut dhe namazi i jacisë, por vetëm sikur ta dinin çka ato përmbajnë, do të vinin edhe duke u zvarritur.â€


“Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, pse të dëgjuarit, të pamurit dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi.â€

 
Veröffentlicht : 28/02/2009 1:18 p.m.
Teilen: