BEHU SI UMU SULEJM (Nëna e Sulejmit)
Në Islam, çështja e martesës është madhështore, pasi është shtyllë e familjes myslimane, rrugë e gjetjes së qetësisë dhe lumturisë, si dhe mënyrë e shtimit të burrave dhe grave të mira, duke qenë shëmbëlltyrë e bukur dhe duke pasur edukatë të shëndoshë. Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem, ka vënë dy kushte, të cilat duhet t'i plotësojnë ata që trokasin në derën e ndonjë familjeje për t'i kërkuar vajzën. Ai, salAllahu alejhi ue selem, ka thënë: "Nëse ju vjen dikush (për t'ju kërkuar vajzën) Feja dhe morali i të cilit ju pëlqen, martojeni" (shënon Tirmidhiu).
Ebu Talha, para se ta pranonte islamin, kishte kërkuar për martesë Umu Sulejmin, e cila i tha: Njerëz si ti nuk refuzohen, por ti je një burrë jobesimtar, ndërsa unë jam grua myslimane; nëse ti pranon Islamin, le të mbetet kjo si mehër (dhurate e martesës) për mua, ndërsa tjetër gjë nuk dua. Atëherë, Ebu Talha pranoi Islamin dhe u martuan.
Sipas një transmetimi, ajo i kishte thënë: A nuk je i vetëdijshëm se zotin që ti adhuron është nga druri, i cili mbin nga toka, të cilin e ka mbjellë robi i filan familjeje? Po - u përgjigj ai.
A nuk ke turp të adhurosh një dru që mbin nga toka, të cilin e ka mbjellë robi i filan familjeje? Nëse ti pranon Islamin, tjetër dhuratë prej teje nuk dua.
Më jep kohë derisa ta pleqëroj - tha ai. Shkoi dhe pastaj u kthye dhe tha: Dëshmoj se nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut dhe Muhamedi është i dërguar i Allahut.
Atëherë, ajo i tha djalit të saj, Enesit (sepse kishte qenë e martuar më herët): O Enes, ngrihu dhe jepja dorën (martoje) Ebu Talhës.
Në një transmetim tjetër, Thabiti thotë: Nuk kemi dëgjuar ndonjëherë për ndonjë mehër më fisnik siç ishte mehri i Umu Sulejmit, çfarë ishte ai mehër? Ishte ISLAMI.
Po ashtu, tregohet se asaj i kishte thënë: O Rumejsa (sepse ky ishte emri i Umu Sulejmit), pse nuk po përmend aspak të verdhin dhe të bardhin, d.m.th., arin dhe argjendin? Nuk dua as të verdhin as të bardhin, nuk dua tjetër përveçse të pranosh Islamin, tjetër mehër nuk pranoj në asnjë mënyrë - u përgjigj ajo.
Po çfarë mund të bëj unë në lidhje me pranimin e Islamit? - pyeti Ebu Talha.
ثshtë Resulullahu, salAllahu alejhi ue selem, shko tek ai dhe dëshmoje para tij Islamin tënd - e porositi Umu Sulejmi.
U nis Ebu Talha, ndërsa Resulullahu, salAllahu alejhi ue selem, kur e pa, tha: Po vjen Ebu Talha, duket në sytë e tij shkëlqimi i Islamit.
Atëherë, ai rrëfeu se ç'i kishte ngjarë atij me Umu Sulejmin, dhe Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem, i kurorëzoi ata, me të njëjtin mehër që e kishte kushtëzuar ajo.
O bija myslimane... kujdes të mos harrosh porosinë pejgamberike lidhur me zgjedhjen e bashkëshortit, mos u mashtro me dukjen e jashtme dhe stolitë e kësaj dynjaje.
اdo babai dhe vëllai i them: ki frikë Allahun e kujdes ndaj atyre që janë në kujdesin tënd. Kujdes nga tradhtia e amanetit, duke i martuar (bijat dhe motrat) me burra që s’i plotësojnë dy kushtet thelbësore: përpikërinë fetare dhe moralin! Kontribuo që të martohen me burra të mirë dhe të hairit, sepse shpëton nga mëkati dhe e bën të lumtur vajzën që ke në përgjegjësi