Përzierja e meshkujve me femra
05 10 2006
Pyetja:
A është e lejuar përzierja e meshkujve me femra, nëse është e sigurt që nuk ka fitne?
Përgjigje:
Përzierja e meshkujve me femra është tre lloje:
Përzierja e femrave me meshkuj mahrem, me të cilët është haram martesa. Dhe kjo përzierje është e lejuar. [si p.sh përzierja e femrës me vëllaun, babën, axhën, dajën etj., dhe duhet pasur parasysh se, djali i axhës, djali i dajës nuk janë prej "mahremëve" dhe lejohet martesa me ta]
Përzierja e femrave me meshkuj me ndonjë qëllim të keq. Për të cilën nuk ka dyshim se është haram
Përzierja e femrave me meshkuj në shkolla, dyqane, bibloteka, spitale, dasma etj.
Për të gjitha këto dhe të ngjajshme, ka mundësi që të mendoj njeriu se në të gjitha këto raste nuk ka mundësi që femra t'ia tërheqë vëmendjen mashkullit, apo mashkulli femrës.
Për t'u përgjigjur për këtë lloj, do të përgjigjem shkurtimisht dhe gjerësisht.
Shkurtimisht:
Allahu [Xhele Shanuhu] e krijoi njeriun me natyrshmërinë që të anojë kah femra, poashtu edhe femra që të anoj kah mashkulli. Dhe në qoftë se ndodh që të përzihen meshkujt me femra, atëhere kjo ua mundëson që të dyve (si mashkullit poashtu edhe femrës) që ta arrijnë qëllimin e tyre të keq. Kjo sepse vehtevetja e tij e drejton kah e keqja, poashtu edhe epshet e verbërojnë njeriun dhe e shurdhojnë, gjithashtu edhe shejtani e urdhëron njeriun në të keq.
Gjerësisht:
Allahu [Xhele Shanuhu] i ka mbyell të gjitha dyert të cilat dërgojnë deri tek përzierja e meshkujve me femra. (Dhe e ka bërë haram përzierjen e meshkujve me femra) Argument për këtë janë argumentet nga Kur'ani dhe Sunneti.
1. Nga Kur'ani:
a) Ka thënë Allahu [Xhele Shanuhu], (kur tregon për ngjarjen e Jusufit [Alejhi Selam])
" E ajo, në shtëpinë e së cilës ishte Jusufi, i bëri lajka atij dhe ia mbylli dyert e i tha: “Eja!â€
“Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, pse të dëgjuarit, të pamurit dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi.â€