Udhëzimi që erdhi para Ramazanit
Monica Aparicio nga Meksika pranoi Islamin pas një ëndrre të parë. Ajo tregon se në ëndërr ishte duke lexuar Kur' an dhe ishte ngritur duke thënë "All-llahu Ekber".
Monica Aparicio pranoi Islamin pas një ëndrre të parë. Monica na shpjegon udhëtimin e saj për në udhëzimin e Gjithëmëshirshmit.
"Siç e dimë mbi 90% të njerëzve në Meksikë janë katolik. Unë jam rritur në një familje me traditë meksikane dhe jam edukuar nga ana gjyshit dhe gjyshes sime. Që nga fëmijëria ime, unë jam edukuar si një krishtere dhe besoja se Krishterimi është feja e vërtetë. Edhe nëpër shkolla neve na mësuan kështu, dhe çdo gjë që më rrethonte mua kishte të bëj me krishterimin. Ishte shumë turpëruese mungesa e lidhjeve me besimet tjera. Në Krishterizëm njerëzit besojnë, por nuk mendojnë se a e kanë të drejtë apo jo.
Vitet e fëmijërisë që kaluan pranë familjes katolike
Me kujtohet shume mirë, kur ishim fëmijë gjyshi dhe gjyshja në dërgonin çdo të diele ne kishë. Atë kohë ne nuk kuptonim asgjë nga ceremoniali i organizuar aty, por vetëm se dëgjonim aty se çfarë thuhej aty. Prifti fliste, por njerëzit nuk ishin kureshtar të dinin se a fliste drejtë prifti apo jo, njerëzit përtonin edhe të verifikonin fjalët thënë nga prifti në Bibël. Askush nuk deklaroj se çka mendon lidhur me fjalët e priftit. Dhe duke u bazuar ne atë se çka do që të dëgjohej në kisha është e saktë, njerëzit infiltrohenin dhe idetë e tilla i adaptonin në jetërat e tyre. Dhe kjo vazhdonte çdo fundjavë.
Martesa me një musliman
Kur isha në moshën 23 vjeçare u njoftova me burrin tim të tanishëm dhe ai ishte musliman. Familja ime më lejoi të martohem me atë gjithnjë duke u bazuar në faktin se ai ishte një njeri me virtyte të larta. Pas tre vjetësh unë isha shtatzënë për vajzën time të parë, dhe ne para martesës sonë kishim bërë një marrëveshje se fëmijët tanë do të jenë musliman. Burri im ishte një njeri shumë i mirë dhe i butë, sa që nuk ishte problem për mua që fëmijët e mijë në të ardhmen të jenë në konfesioni Islam. Por njëkohësisht unë kërkova nga ai të mos martohet edhe me ndonjë grua tjetër dhe ai u dakordua.
Vajza ime, muslimane apo katolike?
Kur mora për herë të parë vajzën time në prehër mendova se ajo ishte dhurata më e vlefshme për mua nga Zoti. Dha u binda se vajzën time duhej të edukoja në bazë të besimit tim dhe ajo duhej të ishte pasuese e rrugës së vërtetë. Por, çuditërisht as unë nuk e dija për rrugën e vërtetë. A thua ishte Krishterimi? A do të mund të edukoja unë vajzën time duke lexuar versete nga Bibla, versete të cilat as unë nuk i kuptoja, gjatë kohës kur bashkëshorti im është në punë?
Kush është Zoti?
Afër nesh ishte një katolik i cili praktikonte fenë e tij. Unë e takova atë dhe ia përshkrova gjendjen time, dhe ai më këshilloi të kryqëzohem dhe të kërkojë ndihme një ditë nga Antonio i Shenjtë, një ditë nga Tertesa e Shenjtë dhe një ditë tjetër nga Maria e Shenjtë lidhur me problemet që më preokuponin. Pra këto duhej të beja fshehurazi nga burri im dhe nga familja e tij.
Pas një kohe nuk mbet më Shenjtor ku do të kërkojmë ndihmë dhe njashtu problemet nuk zgjidhenin. Unë sërish e takova atë dhe i ceka se më duhet të kërkoj drejtpërdrejtë ndihmë nga Zoti. Ai u dakordua dhe unë pyeta atë se kush është Zoti. "Ai është Krijuesi im dhe i yti dhe Ai është i Përhershëm" tha pa hezitim. Ai Pas këtyre fjalëve u ndal dhe filloi të mendonte, ndërsa unë sërish u kryqëzova dhe fillova të shikoja kryqin. Me një kohë edhe ai e shikonte kryqin. Ai pastaj më pyeti se kush është ky në kryq? "Zoti" u përgjigja unë. Por pak më parë ai u deklarua se Zoti është i Përhershëm. "A thua si mund të jetë ky në Kryq i Përhershëm?" mendova me zë unë. Unë gjatë tërë jetës sime nuk kisha vërejtur këtë realitet.
Ai më pyeti se nga vjen ky Zot, e unë u përgjigja se vjen nga Nëna Maria. Por ai më kishte thënë se Zoti është i përhershëm, pra nuk kishte lindur dhe nuk do vdisje kurë. Kjo ishte një çështje shumë kundërthënëse. Kjo më shkatërroi krishterimin tim, dhe e pyeta atë se si beson në këto gjëra. Po nëse Zoti posedon tërë forcën në duart e veta, atëherë pse kërkojmë ndihme nga Maria, nga engjëjt dhe nga priftërinjtë. Kjo ishte një çështje që duhej të mendoja dhe hulumtoja unë. Në Meksikë shumica e njerëzve janë krishterë dhe asnjë i krishterë nuk mediton për religjionin e vet.
Paralajmërimet e udhëzimit
Ndjeva një mungesë të thellë ngulfatëse në shpirtin tim dhe vendosa të kërkoj ndihmë. Shkova në një Kishën Katolike dhe kontaktova me personelin e kishës, dhe tre ditë radhazi bisedova me personelin. Unë me orë të tëra parashtroja pyetje që nuk gjenin përgjigjet e tyre. Dhe solucioni i tërë bisedave ishte se unë isha e detyruar të të besoja në të gjitha informatat çka ofronin ata dhe e kundërta ishte mëkat. "Duhet të besosh në krishterizmë se ajo është e vërteta" thonin ata. Kur kërkova prova dhe argument, ata më thane se vet Bibla është argument. Unë potencova se disa pjesë të Biblës janë kundërthënëse mes veti dhe kërkova burime origjinale duke pretenduar se nuk mund të besoja në këto gjëra. "Kjo feja jote dhe je e detyruar të besosh" ishte porosia e fundit nga personeli i kishës. U largova nga aty duke qenë e bindur se këto biseda nuk kanë sjellë asnjë dobi për mua.
Mendova se ishte shumë e qarrtë se nuk mund të gjeja qetësi në Krishterizëm. Dhe u binda se ka mbaruar krishterimi im, në të cilin nuk kishte mbetur asnjë pjesë e vërtetë për mua. Dhe pas kësaj vërtetova se thellësira e shpirtit tim ishte akoma më boshe. Pastaj fillova të lutem Zotit " Të lutem o Zot, më kumto se pas cilës rruge duhet të ecja, të lutem më ndihmo, dhe më udhëzo tek ajo fe e cila është e vërtetë"
A ishte Krishterimi apo Islami? Sipas mendimeve të mia Islami nuk kishte vlera. Sepse kur shikoja në veprimtarin e muslimanëve nuk mund të konkludoja se ata janë më të mirë. Unë duhet të jem e sinqertë dhe them se ishte shumë shqetësuese për mua kur i shikoja femrat muslimane të mbluluara në njërën anë, ndërsa në anën tjetër në fytyrat e tyre kishte gati një kilogram makijazh. Stili i veshjes së grave muslimane ishte e bazuar kryesisht në traditë ose nga dekoritetit. Unë nuk mund të konkludoja se ato bëjnë diçka nga besimi t tyre. Ndërsa meshkujt musliman nuk dallonin nga meshkujt tjerë në Meksike, në Amerikë dhe në tërë botën. Ata nuk kishin asgjë të veçantë. Ata nuk ishin një pozite e cila do të më shtynte të mendoja se mos ata e kanë të drejtë.
Kisha nevoje të gjeja rrugën e vërtetë, isha e detyruar të përgjigjja në mënyrë të drejtë edukimit të vajzës sime. Ishte e çuditshme gjendja ime kur lutesha Zotit çdo dite, edhe pse isha një katolike. I lutja Zotit të të më udhëzonte në rrugën e drejtë.
Udhëzimi që erdhi nëpërmjet ëndrrës
Ishte par tre vite dhe pak net para ardhjes së Ramazanit kur pashë një ëndërr shumë të çuditshëm. Kjo ishte një ëndërr që ndryshoi totalisht jetën time. E pashë veten time me tesha të bardhe dhe e mbuluar me një mbulesë të bardhë. E shikoja veten time si një muslimane në ëndërr. Unë isha duke qëndruar në dhomën tonë të vogël, dhe në dy anët e mijë ishin dy vajzat e mija. Ne qëndronim dorë për dore ku ato ishin veshur sikur unë.
Ne i bënim sexhde Allahut dhe flisnim arabisht në ëndërr. Unë lexoja një pjesë nga Kurani. Unë mendova në ëndërr se kjo është mënyra më e mirë e të adhuruarit të Allahut, dhe kur papritmas vërejta një derë në anën time të majtë ku ishte djalli. Ai nuk mund të hynte brenda dhe ashtu na shikonte. E pashë fytyrën e tij të zezë dhe sytë e tij që përhapnin zjarr. Ai më tha "Mos e prano Islamin, mos u bë musliman. Qëndro krishtere ose bëhu çka të duash por vetëm mos e prano Islamin". Por në ato momente thashë "Eudhubilahimineshejtaniraxhm" dhe nuk kuptova se si dol kjo fjalë arabe nga gjuha ime. Dhe për një kohë djalli u zhduk dhe unë mendova se nuk duhet të frikësohesha. Unë përqafova fort dy vajzat e mia dhe vazhdoja të bëja ibadet Allahut, dhe të bëja sexhde. Në njërin nga sexhdet thashë "Subhane rabijel ala" ndërsa dëgjova një zë që tha "Allahu Ekber". U zgjova dhe u vetëdijesova duke thënë "Allahu Ekber"
Jam e sigurte një qind për qind se All-llahu ishte përgjigjur në pyetjen time. Dhe më kishte treguar se udha e vetme e drejtë ishte Islami. Tani i falënderohem All-llahut sepse më bëri muslimane. Kjo është feja Islame e cila më mbron nga zjarri, jo nga qëndrimi në zjarr për një, dhjetë apo njëmijë vjet, por nga zjarri i përhershëm.
Inshallah edhe vajzat e mija do të edukoj si nga një muslime të vërtete, ngase shumë i dua ato. Pas një kohe unë edhe u mbulova dhe synoj që të jem në rrugën e vërtetë deri në vdekjen time.
Tre ditë pasi e pranova Islamin erdhi Ramazani dhe unë fillova të agjëroja".
Our Lord! Grant unto us wives and offspring who will be the comfort of our eyes, and give us (the grace) to lead the righteous
Ne Emer te Allahut, Meshiruesit, Meshireberesit
RAMAZANI - Muaji i Agjerimit
O ju që besuat, agjërimi (saum ) u është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm.
(jeni të obliguar për) Ditë të caktuara, e kush është i sëmurë prej jush ose është në udhëtim (e nuk agjëroi), atëherë ai (le të agjërojë) më vonë aq ditë. E ata që i rëndon ai (nuk mund të agjërojnë), janë të obliguar për kompensim, ushqim (ditor), i një të varfëri. Ai që nga vullneti jep më tepër, ajo është më mirë për te. Mirëpo, po qe se dini, agjërimi është më i mirë për ju.
(ato ditë të numëruara janë) Muaji i Ramazanit që në te (filloi të) shpallet Kur"ani, që është udhërëfyes për njerëz dhe sqaruesi i rrugës së drejtë dhe dallues (i të vërtetës nga gënjeshtra). E kush e përjeton prej jush këtë muaj, le të agjërojë, ndërsa kush është i sëmurë ose në udhëtim, le të agjërojë aqë ditë nga ditët e mëvonshme. Allahu me këtë dëshiron lehtësim për ju, e nuk dëshiron vështirësim për ju. (të agjëroni ditët e lëshuara më vonë) Që të plotësoni numrin, të madhëroni Allahun për atë se u udhëzoi dhe që të falenderoni.
E kur robët e Mi të pyesin ty për Mua, Unë jam afër, i përgjigjem lutjes kur lutësi më lutet, pra për të qenë ata drejt të udhëzuar, le të më përgjigjen Mua dhe le të më besojnë Mua.
(Kur'an, 2:183-
**********************************************************
Çfare eshte Ramazani (me pak fjale)?
Ramazani eshte nje muaj i veçante dhe teper i shenjte per me shume se 1 Miliarde Muslimane ne gjithe rruzullin tokesor;
Ramazani eshte muaji i nente i Kalendarit Islamik (sipas Henes);
Ramazani eshte muaji ne te cilin ajetet e para te Kuranit iu shpallen / zbriten Profetit Muhamed as.
Gjate ketij muaji Muslimanet agjerojne.
Eshte kohe adhurimi dhe meditimi; kohe per te reflektuar thelle brenda vetes, per te treguar devocion ndaj Zotit dhe vete-kontroll; eshte kohe per te forcuar lidhjet familjare dhe ato shoqerore.
Dalja e Henes se Re ne fund te Ramazanit shenon festimin e Bajramit te Madh.
****************************************************
Ne Emer te Allahut, Meshiruesit, Meshireberesit
Agjërimi: Kuptimi dhe Vlera e tij
Fjala "agjërim" do te thote "te abstenosh / të shmangesh / apo te heqësh dorë nga diçka". Kështu kur muslimanet perdorin fjalen 'agjerim' ne kontekstin e muajit te Ramazanit nenkuptohet abstenimi nga te ngrënët, te pirët, si dhe nga maredheniet intime bashkeshortore nga agimi deri ne perendim te Diellit me te vetmin qellim (nijet) - per hir te Allahut.
Abu Hurairah transmeton se i Derguari i Allahut, paqja qofte mbi te, ka thene:
"Allahu thotë: "Çdo pune qe ben biri i Ademit (dmth njeriu) eshte per veten e tij, perveç agjerimit, i cili eshte vetem per Mua. Une jap shperblimin per te." Agjerimi eshte si nje mburoje. Nese dikush agjeron, te mos perdore fjale te kota, te mos e ngreje zerin dhe te mos sillet pa mend. Nese dikush e shan ose e sulmon agjeruesin, ai le t'i pergjigjet "Une agjeroj" (2 here). Per Ate ne duart e te cilit eshte shpirti i Muhamedit, fryma/era (e keqe) e gojës e atij qe agjeron eshte me mire para Allahut ne Diten e Ringjalljes sesa era e muskut. Ai qe agjeron eshte i lumtur dy here: njehere kur e çel agjerimin, dhe te dyten here kur Zoti i tij do te jete i kenaqur me agjerimin e tij." (Transmetoi Ahmedi, Muslimi dhe An-Nasai.)
Transmetohet nga Sahl bin Sa'ad se Profeti (paqja dhe miresia e Zotit qofshin mbi te) tha:
"Parajsa ka nje hyrje te quajtur AR-RAJAN, e cila eshte rezervuar vecanerisht per agjeruesit. Ne Diten e Gjykimit ata do thirren te kalojne ne kete hyrje e do mbyllet pas tyre e askush tjeter nuk do lejohet te hyje".
**********************************************************
Ne Emer te Allahut, Meshiruesit, Meshireberesit
Si Të Agjëroj
Obligimi Fetar
Agjerimi eshte nje nga pese shtyllat e Islamit. Eshte nje akt qe tregon bindje dhe devocion ndaj urdhrave te Allahut, qe kryhet me nje shkalle te madhe perkushtimi, sinqeriteti dhe plotbesimi duke kerkuar meshiren e Allahut e keshtu t'i falen gabimet, gjynahet dhe te ruhet nga denimi i Zotit.
Agjerimi eshte shprehje e dashurise se thelle per Zotin, e bere me devocion te paster, dedikim te sinqerte per te qene sa me afer Allahut, sepse Agjerimi eshte vetem per Allahun dhe asnje tjeter.
Agjerimi i muajit te Ramazanit eshte obligim per çdo Musliman te rritur qe eshte i afte dhe pa te meta mendore.
Kur te Agjeroj?
Agjerimi ne Islam nenkupton abstenimin/shmangien nga tre nevoja fizike baze te njeriut - abstenim nga te ngrenet, te piret dhe nga marredheniet intime bashkeshortore - nga agimi (perafersisht nje ore e gjysem para se te linde Dielli) deri ne perendim te Diellit pergjate gjithe muajit te Ramazanit.
Kush perjashtohet nga Agjerimi?
Femijet nen moshen e pubertetit dhe qe ende nuk jane ne gjendje per te marre vendime.
Ata qe kane probleme mendore (qe nuk jane pergjegjes per veprimet e tyre).
(Njeriu qe ben pjese ne nje nga dy kategorite e siperpermendura perjashtohet nga detyrimi i te agjeruarit dhe nuk ka nevoje per asnje kompensim apo zevendesim.)
Ai/ajo qe eshte shume i moshuar dhe i dobet per te perballuar agjerimin. POR keta duhet t'i ofrojne ushqimin ditor te pakten nje Muslimani nevojtar (te varfer) ose t'i jape vleren e ushqimit ne dore.
Njeriu i semure, shendeti i te cilit do ndikohet rende nga agjerimi. Te tillet mund ta shtyjne agjerimin, gjate kohes qe vazhdojne te jene ne ate gjendje, dhe i plotesojne pastaj ditet qe nuk kane agjeruar: nje dite per nje dite.
Udhetari, i cili mund te ndeshet me shume veshtiresira te renda gjate rruges, mund ta nderprese perkohesisht agjerimin dhe t'i plotesoje ditet me vone: nje dite per nje dite.
Grate shtatzane dhe ato qe jane duke ushqyer femijen me gji mund te mos agjerojne, nese agjerimi ka te ngjare te rrezikoje shendetin e tyre apo te femijes. POR edhe ato duhet t'i plotesojne ditet e humbura: nje dite per nje dite.
Gruaja me menstruacione (perioda), dhe t'i plotesojne ditet e humbura me vone: nje dite per nje dite.
Nijeti ose Qellimi i Agjerimit
Nijeti ne mbajtjen e agjerimit eshte shume themelor (waxhib). Nijeti duhet bere perdite, e preferuar eshte te behet para kohes se agimit çdo dite agjerimi ne Ramazan. Nese dikush harron ta shprehe nijetin para agimit, lejohet ta beje ate (dmth ta shprehe nijetin) para mesdites, keshtu qe agjerimi t'i quhet i vlefshem.
Fjalet me te cilat mund te shpreht nijeti jane: "Une kam bere nijet te mbaj agjerimin per sot."
Syfyri
Syfyri eshte nje ushqim i lehte para agimit. Rekomandohet te kryhet se ka begati e bekime prej Allahut, por nuk eshte themelore per agjerimin. Te ngrenet edhe te piret duhet të ndrepritet te pakten 5 ose 10 minuta para agimit.
Iftari
Iftari, fjale e gjuhes arabe, nenkupton çeljen / nderprerjen e agjerimit menjehere pa perendimit te Diellit. Zakonisht Muslimanet e bejne Iftarin me hurma arabije ose embelsira te tjera shoqeruar me uje, leng frutash ose qumesht.
Para se te hame Iftarin thuhet kjo dua/lutje:
"O Allah! Agjerova sot vetem per Ty dhe po e çel agjerimin me ushqimin qe me ke bekuar Ti. Pranoje agjerimin tim."
Çfare e prish Agjerimin?
Te kryesh me qellim te ngrenet, te piret, marrja e ilaçeve ose te piret e duhanit gjate agjerimit.
Te marresh injeksione me vlera ushqyese.
Fillimi i menstuacionit tek grate (sikur edhe ne momentin e fundit para perendimit te Diellit).
Nese ndodh ndonje nga veprimet e mesiperme agjerimi prishet dhe personi duhet t'i plotesoje ditet. POR nqs personi e prish agjerimin pse kryen marredhenie intime bashkeshortore gjate kohes qe duhet te agjeroje, ai/ajo jo vetem qe duhet te plotesojne diten por ka edhe penallti per kete veprim.
Çfare nuk e prish Agjerimin?
Te ngrenet apo te piret pa dashje (gabimisht), duke harruar se po agjeron.
Te vjellurit pa qellim.
Gëlltitja e gjerave qe nuk mund t'i menjanosh si peshtymen, tymin e rruges, etj.
Larja e dhembeve.
Berja e banjos: nese uji gelltitet pa dashje, agjerimi nuk prishet. Por berja e gargares gjate agjerimit duhet te menjanohet.
Injeksionet qe jane vetem te karakterit medicinal e jo ushqimor.
Ne raste te veçanta, kur do ta provosh ushqimin (psh. gruaja duke gatuar) e fut pak ushqim ne goje sa per ta provuar sjihen ose per kripe psh por pa e lene ushqimin te depertoje ne fyt.
Penalltia per prishjen me dije te agjerimit
Nese dikush e prish me qellim agjerimin, gjate kohes qe duhet te agjeroje, denimi eshte qe ose te liroje nje skllav, ose te agjeroje 60 dite rresht, ose te shpenzoje per bamiresi aq sa do duhej per te ushqyer 60 persona. Nese ai qe ka vendosur te agjeroje 60 ditet e nderpret agjerimin per çfaredo arsyer (perveç menstruacionit tek grate), duhet te filloje ciklin e 60 diteve te agjerimit nga fillimi.
Namazi i Tarauisë
Ky eshte namaz i veçante synet qe kryhet gjate muajit te Ramazanit, pas namazit te Jacise. Mund te zgjase nga 8 deri ne 20 rekate.
Leiletul-Kadr
Nje nga netet me te veçanta gjate muajit te Ramazanit eshte nata e Kadrit te ciles i kushtohet surja 97 ne Kur'an. Per nga vlera dhe rendesia ajo eshte me e mire se 1000 muaj (Kur'an, 97:3). Ne kete nate filloi shpallja e Kuranit per njerezimin. I derguari i Allahut, Muhamedi alejhi selam, na ka keshilluar te kerkojme kete nate ne netet tek gjate 10 neteve te fundit te Ramazanit. Kjo nate kalohet me ibadet/adhurim, kerkim faljeje dhe duke lexuar Kur'an nga shume Muslimane.
Bazuar ne materiale te faqes: SoundVision.com
“Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, pse të dëgjuarit, të pamurit dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi.â€