Meshkujt besimtarë i presin hyritë në xhehnet ,po femrat e devotshme kush i pret?
*********Meshkujt i presin hyritë e xhenetit, e femrat e devotshme a thua kush i pret? Apo ato në atë botë vetëm do t"i shikojnë burrat që kanë pasur në këtë botë duke u kënaqur me hyritë e tyre? A do t'i presin edhe ato të hijshmit në atë botë? Shpresoj që Allahu nuk hidhërohet me këtë pyetjen time.
***
Nuk u mohohet femrave që të pyesin për gjendjen e tyre në xhenet, rreth shpërblimeve e kënaqësive që do t`i përjetojnë atje. Kjo për faktin se natyra e njeriut, femër qoftë apo mashkull, është e nxitur të mendojë për vendqëndrimin e ardhshëm të tij, se si do të jetë. Profeti, lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të, nuk i qortonte shokët e tij për kësi lloj pyetjesh. Vërtetohet se e kanë pyetur rreth xhenetit se me çfarë është i ndërtuar. Ai ka thënë: “Është i ndërtuar me tjegulla të arit dhe të argjendit, llaçi është nga myshku, zalli nga margaritarët dhe diamanti, ndërsa dheu është nga shafrani. Kush hyn aty, do të begatohet e kurrë më nuk do të ketë vështirësi, do të jetojë përjetësisht dhe nuk do të vdesë, nuk do t`i grisen rrobat dhe nuk do të mplaket!â€
“Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, pse të dëgjuarit, të pamurit dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi.â€