Pasagjerët e autobuzit po shihnin me dashamirësi një grua të re që numëronte hapat bashkë me shkopin e saj të bardhë. Ajo i pagoi biletën shoferit dhe duke përdorur duart për të ndijuar vendndodhjen e ndenjëseve të autobuzit, eci mes radhëve, derisa gjeti vendin që shoferi i tregoi se ishte bosh.
Kishte kaluar një vit që kur Sara 34-vjeçare, humbi shikimin. Për shkak të keqërdorimit të diagnozës mjeksore, ajo kishte mbetur e verbër, ishte hedhur papritur në një botë errësire, zemërimi, mërzie dhe keqardhjeje. Dikur një grua tepër e pavarur, tani Sarah u ndie e sulmuar nga stuhia që i mori fuqinë dhe i dukej vetja një barrë e rëndë për këdo që e rrethonte. Por sido dhe sado të qante e të bërtiste, ajo e dinte të vërtetën e hidhur- shikimi nuk do t"i kthehej më kurë. Një hije trishtimi qëndronte pezull në shpirtin dikur optimist të Sarës. Përfindimi i çdo dite, ishte thjeshtë një përvojë bezdije dhe lodhjeje. E gjitha ku mund të varej, ishte burri i saj, Islamili.
Ismaili ishte një oficer ushtarak, dhe e donte Sarën me gjithë zemër. Në fillim kur ajo humbi shikimin, ai pa se si ajo u zhyt në dëshpërim dhe ishte i vendosur për ta ndihmuar që të fitonte forcën dhe besimin që i duhej për t"u bërë përsëri e pavarur. Formimi dhe edukimi i tij familiar e kishin mësuar, Ismailin se si të merrej me situata kaq të ndjeshme, dhe ai e dinte fare mirë se ajo qe beteja më e fortë me të cilën do të përballej.
Si përfundim, Sara vendosi t"i kthehej sërish mësimdhënies, por, si do të shkonte deri atje? Më parë ajo merte autobuzin e shkollës, por, tani ishte shumë e frikësuar të ecte vetëm në rrugët e qytetit. Ismaili u tregua i gatshëm për ta çuar atë në punë çdo ditë, edhe pse të dy punonin në kahe të këndërta të qytetit. Në fillim kjo e qetësoi Sarën dhe përmbushi nevojën e Ismailt për ta mbrojtur gruan e tij tashmë të verbër, e cila ishte e pasigurtë të bënte edhe punën më të thjeshtë. Megjithatë, së shpejti Ismaili e kuptoi se ky sistem nuk mund të ecte mirë – ishte i ashpër dhe i lodhshëm. Me veten e tij, mendonte se Sara duhej ta merte vete autobuzin. Por vetëm mendimi që një gjë të tillë duhej t"ia përmendte Sarës, e bënte të strukej. Ajo ishte ende shumë e brishtë. Si do të reagonte vallë?!
Tamam ashtu siç e kishte parashikuar Ismaili, Sara u tmerua thjesht nga idea se do ta merrte autobuzin sërish vetë. “Po unë jam e verbër!â€
Our Lord! Grant unto us wives and offspring who will be the comfort of our eyes, and give us (the grace) to lead the righteous
Enes ALLAHU te shperblefte me kete shkrim ,beso shum shkrim i mir ishte