Benachrichtigungen
Alles löschen

Nëna e ngratë

2 Beiträge
2 Benutzer
0 Reactions
310 Ansichten
(@enesi)
Beiträge: 941
Noble Member
Themenstarter
 
[#1802]

Tregimin në fjalë e rrëfen një nënë e moshuar, të cilën djali e kishte larguar nga shtëpia, duke e lënë në fatin e rrugës dhe duke mos menduar fare për të ardhmen dhe fatin e saj. Nëna nuk kishte gjetur vend se ku të strehohej nga acari i madh i atij dimri, përveç strehimit tek Allahu Fuqiplotë, që i kishte mundësuar asaj të njihet me disa bamirës. Nuk kishte njeri, përveç këtyre bamirësve, që do të përkujdesej për të ardhurat e saj, ushqimin dhe veshmbathje, të cilën e ndanin nga pasuria e tyre. Kjo nënë e ngratë rrëfen:
“E mbajta në barkun tim nëntë muaj, e linda vetëm disa muaj para se të vdiste babai i tij. Unë tashmë isha bërë jo vetëm nënë për të, por edhe baba, ndaj dhe tërë kohën time ia kushtoja edukimit të djalit dhe të vajzës, e cila ishte 3 vite më e madhe. Nga dashuria dhe simpatia që kisha për djalin, nuk ma bënte zemra t"ia prisja gjirin në moshën e foshnjërisë. Kur arriti moshën dyvjeçare, përsëri vazhdoja t"i jepja gji, derisa ai vetë e braktisi pas dy vitesh e gjashtë muajsh. Dashuria dhe dhembshuria ime ndaj tij kishin arritur pikën kulmore.

Pasi im bir mbushi të njëzetedytat, arrita ta martoja me një vajzë të cilën e doja shumë, njihej për moralin dhe sjelljet e saj të mira dhe vinte nga një familje e ndershme. Pas kryerjes së ceremonisë martesore, ata jetuan pesë vjet së bashku. Gjatë kësaj periudhe, Allahu i gëzoi me një djalë dhe një vajzë.

Mirëpo djali im tregohej mendjemadh ndaj bashkëshortes së vet për faktin se ajo nuk ishte e shkolluar, ndaj dhe e shkurorëzoi dhe u martuar me një grua tjetër, e cila ishte e shkolluar dhe gjithashtu punonte si mësuese. Dy fëmijët, djali dhe vajza qëndruan me ne, ndaj dhe kujdesesha për edukimin dhe i doja shumë. Përveç kësaj, gjeja kohë që të ndihmoja edhe gruan e tij të re në punët e shtëpisë për faktin se punonte si mësuese në shkollë; kur vinte nga puna, ajo dhe im bir e gjenin ushqimin të gatshëm.

Pas një periudhe kohore, vërejta se gruaja e djalit nuk i pëlqente gjellët që përgatitja për ta, me pretekstin se në meny nuk kishte gjellë të reja. Asaj gjithashtu nuk i pëlqente mënyra se si e pastroja unë shtëpinë dhe kërkoi nga bashkëshorti i saj që të sillte në shtëpi një shërbëtore, të cilës do t"ia jepte ajo pagën. Në fakt, djali im ashtu veproi, solli shërbëtoren. Kur erdhi ajo, unë nuk kisha se çfarë të shërbeja më, ndaj dhe ndihesha një mysafire e rëndë në zemrën e resë sime. Më pas ajo filloi të ngacmonte tim bir me pretendimin se kinse po përzihesha në çështje që nuk duhet të më interesonin dhe nganjëherë tjetër se kinse unë po ndërhyja në punët e shërbëtores. Akuzat e saj morën përmasa të mëdha, duke gënjyer se kinse unë po flisja për të fjalë që nuk i meritonte. Deri këtu erdhi puna, saqë djalit tim iu mbush zemra me inat dhe xhelozi ndaj meje; nuk më fliste dhe as nuk më përshëndeste. Ç"është më e keqja, më transferuan nga dhoma ime, që ishte brenda vilës, në një dhomë jashtë saj; ky ishte vendi ku flinte shërbëtorja. Tashmë atë e kishin futur në dhomën time.

U ula dhe u përpoqa ta përmbaja veten dhe zemërimin tim. Ishte djali im! Çfarë të bëja? Për hir të djalit dhe vajzës së tij nga gruaja e parë, u mundova ta qetësoja veten. Një ditë prej ditësh, ndërsa po kthehesha nga vizita e vajzës sime, e cila jetonte në një qytet tjetër, u afrova te dhoma ime. Aty pashë se gjërat e mia, shtratin dhe gjërat e tjera personale, i kishin nxjerr jashtë dhe atë dhomë e kishin shndërruar në depo. Pasi atypari nuk gjendej askush, trokita në derë që të pyesja se çfarë po ndodhte. Derën e hapi gruaja e djalit, kurse pas saj qëndronte im bir. Ajo tha: “Kemi pasur nevojë për këtë dhomë dhe ja tani na u desh që ta shndërrojmë në depo për mallin dhe orenditë e tjera që nuk na hyjnë në punë. Do t"i fusim aty, kurse ti gjej një vend tjetër për të fjetur!â€


Our Lord! Grant unto us wives and offspring who will be the comfort of our eyes, and give us (the grace) to lead the righteous

 
Veröffentlicht : 16/02/2009 6:09 p.m.
(@bruna)
Beiträge: 1552
Noble Member
 

I mjeri ai që nuk i respekton prinderit.


“Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, pse të dëgjuarit, të pamurit dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi.â€

 
Veröffentlicht : 25/02/2009 4:07 p.m.
Teilen: