Benachrichtigungen
Alles löschen

Dy letra fëmijërore për nënat e tyre,nga dy botë të ndryshme

2 Beiträge
2 Benutzer
0 Reactions
295 Ansichten
(@bruna)
Beiträge: 1552
Noble Member
Themenstarter
 
[#1888]

Dy letra fëmijërore për nënat e tyre,nga dy botë të ndryshme...

E dashur nënë,

Shumë herët e kuptova se bota nuk është aq e mirë sa pandehja.
Shumë herët e mora vesh se dhimbja dhe vuajtja janë pjesë përbërëse e botës sime.

Unë nuk dua të qashë dhe të vajtosh për mua,sepse unë jam një fëmijë trim që përballova vrazhdësinë e kësaj jete të padrejtë,përballova humbjen e vëllait dhe dhimbjen e plagës,ndërsa zemra ime mbeti përsëri e butë që nuk di çka është urrejtja dhe padrejtësia,por për fat të keq e mori vesh çka është vuajtja,dhimbja dhe frika.

Unë nuk e di ku je oj nëna ime e dashur,nuk e di nëse je gjallë apo je e plagosur diku në rrugë dhe pret dikush të të ndihmojë,por e di se zemra jote digjet për mua në çfarëdo gjendje qofsh.
Bëhu e fortë nënë se tash unë jam mirë,tash jam një trup që hesht i shpuar nga plumbat,por heshtja ime është një britmë që i çon mesazh krejt botës mbarë,një mesazh të dhimbshëm dhe të trishtueshëm që prek çdo njeri i cili në kraharorin e tij mban një zemër e jo një gur.

Nëna ime e dashur,ngrite kokën lart dhe mos u dorëzo nga sprovat që i lëshon Zoti,se në botë ka edhe njerëz tjerë të mirë që na mendojnë dhe vuajnë për ne dhe gjendjen tonë.

Jeta ime e shkurtër dhe e vuajtur ndoshta për dikë do jetë mësim e për dikë sprovim,po çfarë do qoftë moj nënë,jam i lumtur që pati një qëllim.
Ah sa njerëz që deshëm u vranë moj nëna ime,ah sa dhimbje e lot notojnë nëpër këtë tokë të përgjakur mizorisht,ah sa shpirtra të rinj ngjiten në qiell çdo ditë.
Ne jemi një copë tokë nën thundrat e armikut,ndërsa vëllezërit tanë janë gjysma e planetit.
Unë e di se do të ndihmojnë këta njerëz të vuajtur në të gjitha mënyrat,se në një farë mënyre të gjithë vuajmë...

Të drejtohem oj nënë me shpresë se sadopak do qetësoj dhimbjen tënde,edhe pse ajo do tundte edhe malet.

Të dua nëna ime e dashur,sprovat janë për besimtarët...

Oj nënë

Nëse dikush ka sy që të shikojë,nëse dikush ka veshë që të dëgjojë,nëse dikush ka zemër që të durojë,atëherë le ta dëgjojë dhe le të durojë vajin e këtij fëmije të pafajshëm, ë iu mbush kjo botë me tmerr pa filluar akoma ta jetojë...

Oj nënë,
Përse vallë rrugët tona janë mbuluar me gjak;përse oj nënë parku ynë është shkatërruar nga ai hekur i madh;përse oj nënë gjithë kjo zhurmë në qiellin tonë.

Të lutem më shpëto oj nënë,dua të loz me shokun tim,po ai ka mbetur i shtrirë në skaj të rrugës;dua të shkoj në shtëpinë time,po ajo është shkatërruar.

Përse oj nënë këta njerëz na i shkaktojnë gjithë këto vuajtje,çfarë u kemi bërë?
Të premtoj oj nënë se do të bëhem një djalë i dëgjueshëm,të lutem më nxirr nga ky trishtim,të lutem më shpëto nga ky hekur që më ka goditur këmbën time.

Ah sa më dhemb plaga e sa më dhemb zemra për gjithë këto tmerre që po ndodhin rreth meje.

Unë dua që si të gjithë fëmijët të gëzohem dhe të loz ashtu siç dinë veç fëmijët,por bota ime oj nënë e ka humbur kuptimin në këto ditë,e në ballë të saj figuron veç fjala vdekje,mbretërojnë zhurmat e krismave dhe bombave,pluhuri i rrënimit të shtëpive dhe ofkamat e të afërmve rreth meje.
Ah sa e trishtueshme dhe sa e vrazhdë kjo botë,për zemrën e brishtë të një fëmije.
Oj nënë,me ditë të tëra nuk kam futur gjë në gojë,buzët më janë tharë dhe sytë më janë shterur.
Sa kohë po të lus që të më përgjigjesh,e unë akoma do të vazhdoj të të lus derisa të më marrësh në krahët tu dhe të thuash se ne do të shpëtojmë,se bota është e fëmijëve.
Të lutem mu përgjigj oj nënë,unë jam i fortë dhe një trim i vogël që nuk dorëzohem,të lutem nënë me shpëto nga kjo rrëmujë që nuk e di nga vjen dhe pse ndodh;unë do të duroj oj nënë edhe dhimbjet e plagës vetëm më buzëqesh dhe më thuaj se Zoti do të na shpëtojë se jemi të drejtë.

Oj nënë...Oj nënë...por nëna nuk përgjigjej dot.

Nëna po ujiste me gjakun e saj një lule të vyshkur në skaj të rrugës dhe nuk reagonte në të qarat dhe lutjet e djalit të saj të vogël,i cili akoma nuk e dinte se çka është vdekja.


“Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, pse të dëgjuarit, të pamurit dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi.â€

 
Veröffentlicht : 25/02/2009 10:28 a.m.
(@samka-qika-europes-2)
Beiträge: 6526
Illustrious Member
 

:respekt: Bruna te lumshin duart hmmm :cry: shumë prekës ky shkrim


♥ღ♥ ♥ღ♥ αŁŁαн.. ίsт мєίи goтT dєя кuяαи.. ίsт мείи вυcн dεя ίsŁαм.. ίsт мєίи gŁαυвє мosŁίм sείи.. ίsт мείи sтoŁz ♥ღ♥ ♥ღ♥

 
Veröffentlicht : 25/02/2009 11:21 a.m.
Teilen: