Tregim kushtuar fëmijëve që kanë mbetur
pa personin më të dashur të tyre "nënën".
Besniku e vërejti se nuk është duke marrë vesh asgjë nga ajo që po lexon, sytë e tij janë duke parë shkronja dhe shikuar fjalë, por ai nuk e kupton domethënien e tyre. Ai, në të vërtet, nuk është duke menduar rreth mësimit. Por është duke menduar rreth asaj gruaje keqbërëse dhe shqetësimet që është duke ia shkaktuar. Si ia zehëroi jetën atij dhe motrës së tij fatkeqe e ua bëri ferr të zjarrtë.
E shikoi orarin dhe pa se nuk i ka mbetur deri te provimi vetëm se edhe një javë. Kurse ai, ka nevojë të lexojë dhe të parapërgatitet. Por..., si të lexojë e të përgatitet? Ku të gjejë qetësi dhe përqendrim në këtë shtëpi, kur kjo grua është duke e ndjekur dhe duke e munduar aq shumë, sa që nuk e le të qetë asnjë moment. Kur ajo, mjaftohet me të, i shkon motrës së tij e cila përjeton mjerime nga ajo. Vallë, a ia dëshiron vetës që të ngel këtë vit shkollor, derisa në vitet e mëparshme ishte më i dalluari nga shokët dhe i pari i klasës.
Duke qenë i thelluar në këto mendime, kur papritmas, dëgjon zërin e gruas si shtrëngatë e erës...! Megjithëse, shtrëngata edhe pse kalon një herë në muaj mbi fusha të mbjella dhe i dëmton duke i thyer ato, më pas pasojnë shirat, toka ujitet, dielli del dhe bima e cila ishte dëmtuar rikthehet, e së bashku me të dalin edhe bimët tjera. Kurse, shtrëngata e shtëpisë së këtyre dyve çdo moment fryn dhe ua thyen zemrat, atij e motrës së vogël gjashtë vjeçare! Pastaj, kjo thyerje nuk rregullohet më kurrë....! Sikurse furtuna e erës është më e mëshirshme, më e butë, më fisnike e humane se kjo grua. Kjo grua, që të tjerët e shohin të bukur, të ëmbël e që i robëron zemrat...! Por, ajo nuk është vetëm se një gjarpër i cili ecë qetë dhe butë kurse sherrin -helmin e ka të fshehur në gjuhë.
Besniku dëgjonte fyerjet, sharjet dhe zhurmën e dorës së saj...! Iu thaftë dora, e cila është duke ra në fytyrën e fëmijës së pafajshme. Nuk arriti të qëndroj ulur. Por, nuk ka mundësi edhe të shkoj e ta mbroj motrën nga frika e babait. BABAI! Ky njeri i cili bëri besëlidhje me gruan e tij të re dhe i ndihmoi asaj ta luftoj vajzën e mjerë e t`ia zë frymën e jetës, para se ta kuptonte çfarë është jeta. U ngrit të shikojë nga dritarja, e pa motrën të mbështetur për muri të dërmuar, mërzitur dhe duke qarë. Fytyrën e kishte të zverdhur, rrobat e vjetruara. Kurse afër saj rri gjysmëmotra më e vogël, ku fytyra e saj ishte plotë shëndet, sytë e saj i shkëlqenin dhe ishte e zbukuruar me rrobe të shtrenjta. E ndjeu se zemra iu hodh te sytë dhe i bëri ato të rrjedhin lot. Vallë, çfarë faji kishte bërë ky fëmije që të poshtërohet me këto mundime? A nuk ishte ajo gëzimi i babait dhe stolia e jetës së tij? A nuk ishte ajo për babanë personi më i çmuar? اfarë ka tani ajo që u bë e pavlerë dhe e urryer. Në këtë shtëpi nuk dëgjon vetëm fyerje dhe qortime ndaj saj. Kurse të gjitha llastimet i takojnë motrës së saj e cila është më e vogël dy vite edhe i tërë përqendrimi është vetëm ndaj saj. Sikurse të ekzistonte vetëm ajo, derisa kjo u bë shërbëtore në shtëpinë e babait të saj. Madje është edhe më keq, pasi që shërbëtorja ka mundësi të shërbejë në ndonjë shtëpi ku njerëzit kanë zemër, ndjenja dhe janë fetarë, e sillen me të sikur me fëmijën e tyre. Kurse babait të kësaj jetimeje, kjo grua, nuk i ka lënë në gjoks zemër që ta mbronte me denjësi ose të sillej mirë me të. I qenka përcaktuar kësaj jetimeje të mos i ketë të dy prindërit, pasi i vdiq e ëma e ka mbetur pa të dhe i vdiq edhe ndërgjegjja e babait, e mbeti edhe pa baba!
E dëgjoi zërin e njerkës duke thirrur:
-"Eja këtu oj derre e mjerë"!
"Derre" ishte emri i saj, dhe ajo nuk e thërriste gjatë gjithë kohës vetëm se kështu. E, kur vinte babai i saj në mbrëmje, atëherë e thërriste "vajzë" dhe thoshte: "Eja këtu vajzë, shko andej vajzë"! Kurse gjysmë motra e saj gjithmonë ishte "e dashur", "Ku je e dashur, eja këtu e ëmbla ime"...!
U rikthye zëri në shtëpi duke rënkuar:
-"A nuk dëgjon se motra jote është duke qarë? Shko shihe çfarë kërkon dhe sillja...! Pse nuk i përgjigjesh? A je memece? Pyete çfarë dëshiron?".
Ajo e gjora u përgjigj me zë të frikësuar:
-"ثshtë duke kërkuar çokolatë...!".
-"Pse ke mbetur pra duke pritur, shko dhe jepja atë që e kërkon".
Kjo e gjora mbeti duke mos ditur si t`ia sqarojë se pjesa e mbetur e çokollatës është e saj. Babai i saj kishte blerë dje një çokollatë e ia kishte dhënë motrës së vogël, ajo filloi ta ngrejë derisa kjo e shikonte. Motra e vogël, u bezdis nga shikimet e saja dhe e ndau një pjesë e ia hodhi asaj, ashtu si ia hedh njeriu kafshatën maces e cila i shkreptin sytë nga ushqimi. Ajo, e shkreta e mori atë pjesë me gëzim. Nuk mundi ta ngrejë edhe pse e kishte endje, por e fshehu. Orë e çast shkonte te vendi ku e kishte fshehur dhe e shikonte. Nga ëndja, e kafshoi një herë. Kurse motra e saj e llastuar e vërejti këtë dhe tani është duke ia kërkuar çokollatën.
-"Ku ku për ty, oj e mallkuar, ku është çokollata?".
Ajo heshti... por motra e vogël tha:
-"E ka lënë atje oj nënë, kjo e mallkuara e mori nga unë!".
E mori gruaja vajzën e saj dhe vajzën e burrit e i dërgoi te vendi ku e fshihte pjesën e çokollatës, ashtu si dërgohet i akuzuari të merret në pyetje. Kur u "vërtetua" se ka bërë "krim" dhe kur njerka e pa "dëshminë" (çokollatën), filloi sprova e madhe për vajzën.
-"Oj vjedhacake e mjerë! A kështu të ka mësuar nëna jote... të vjedhësh atë që nuk është e jotja!".
Besniku ishte në gjendje t`i përballonte të gjitha, përveçse t`i ofendohet e ëma. Kur e dëgjoi se ajo e përmendi atë, nuk arriti ta përmbaj veten dhe thërriti:
-"Unë, assesi nuk lejoj që ti të flasësh keq për nënën time!"
Njerka iu përvesh atij dhe iu vërsul... Gjithmonë ajo e poshtëronte nënën e tyre dhe qëllimisht e lëndonte, kurse ai duronte duke heshtur dhe nuk shfaqte vëmendje dhe përfillje. E kjo e tërbonte edhe më shumë gruan. Prandaj e kishte ëndje dhe mezi priste të gjente rrugë për ta shfryer (shëruar) tërbimin, kurse tani i paska ardhur rasti ta bëjë këtë:
-"Nuk më lejon ti mua...? I lutem zotërisë suaj më lejoni...! Unë jam nën nderin e juaj...oh! A nuk mjafton se unë lodhem e rraskapitem për të të ofruar ushqim dhe i bëj të gjitha shërbimet tjera ndaj teje. Kurse ti nuk vlen për asgjë, vetëm se të shkruash në fletoren tënde. I tërë mundi pas teje më paska humbur, o i njollosur... Por, nuk është për tu çuditur pasi ti je i biri i nënës tënde!".
-"Të thash mos e përmend nënën time përndryshe unë do të bëj që të heshtësh!".
E liga, qëllimisht iu afrua djalit katërmbëdhjetë vjeçar dhe filloi të bërtas që të dëgjojnë fqinjët:
-"Do që të më rrahësh? O besëthyes, o mohues i mirësive...o njerëz! Më ndihmoni...!"
Fqinjët nga zhurma që dëgjuan u grumbulluan, kurse Besniku u përvodh në dhomën e tij, në skutën që e quajtën dhomë, të cilën ia përcaktuan atij dhe të motrës për t`u çliruar zonja e shtëpisë dhe mos t`i ketë gjithmonë këta fëmijë të bezdisur para fytyrës!
Në mbrëmje u kthye babai, i mërrolur, zakonisht rrinte ashtu, i ngrysur, nuk qeshte para fëmijëve. Këtë e bënte ai me qëllim, që ata të kenë frikë dhe mos të sillen pahijshëm e të fitojnë moral të keq! Ai, më herët nuk ishte kështu, por ia vuri vetës këtë traditë, prej asaj dite që u paraqitë në shtëpi kjo shtriga dhe ia hodhi helmin në trup. Ajo, ia ka ngulitur atij në mendje se Besniku dhe motra e tij janë dy fëmijë të llastuar (halitur) dhe të neveritshëm nuk bënë punë tjetër gjë me ta vetëm se ashpërsia dhe ngurtësia...
Kjo e liga, kur afrohej koha e kthimit të babait, i hiqte rrobat e saja të vjetra dhe vishej me rrobe të bukura, ashtu si e largonte nga vetja fytyrën e vrazhdë djallëzore duke e zëvendësuar me një fytyrë që ka shenja të dëlirësisë e të pafajësisë. Gjithashtu, nuk harronte t`i pastronte edhe dy vajzat e tu veshte atyre rrobe të njëjta që mos të kuptojë babai se ajo po preferon vajzën e saj ndaj jetimes...
Kur hyri babai, ajo e takoi me pritje të mirë, të përzemërt dhe emocionuese, por, fytyrës i dha ngjyrë të dhimbjes që të kuptohet se i është bërë zullum gjatë ditës. E përcolli atë në dhomën e fjetjes duke i ndihmuar ta heq pallton dhe atje i tregoi ndodhinë e përgënjeshtruar të ditës duke e deformuar atë, kështu ia mbushi gjoksin me hidhërim dhe tërbim ndaj fëmijëve te tij.
Ai doli nga dhoma duke mos parë para vetës nga hidhërimi, e thirri vajzën e cila erdhi e frikësuar ashtu si shkohet për vdekje. Ajo u ndal para tij si do të shtangej një qengj i dobët para ujkut. Kurse ai, u ulë në një karrige të lartë sikur të jetë karrige e gjyqit. Filloi t`i bërtas e ta qortoj ashpër duke ia sqaruar shëmtinë e vjedhjes. Gjatë kësaj kohe, e shikonte Besnikun me sy të shtrembër. Këto shikime i paralajmëronin atij të keqen. Ai nuk kishte çfarë të bënte kur dëgjonte se si akuzohej motra e pafajshme për vjedhje por vetëm heshtte. Iu afrua babait me qëllim t`ia sqaroj çështjen dhe me këtë ai vetëm se ia përshpejtoi vetës të keqen.
Zëri i babait të zemëruar dhe shqetësuar eksplodoi si vullkan mbi djalin e vogël dhe filloi të dridhet shtëpia:
-"O i pacipë, dëshiron ta rrahësh njerkën tënde, edebsuz i mallkuar? Kam menduar se kur t'i arrish të katërmbëdhjetat do të bëhesh burrë! A e rrah njeriu njerkën e tij? Do ta thyej dorën, ore fatkeq!".
Besniku tentoi të bëj ndonjë sqarim:
-"Vallahi o baba nuk është e vërtet...!".
-"Prapë paturpësi! A nuk të ka mbetur asnjë moral? Edhe e përgënjeshtron njerkën tënde?".
-"Unë nuk e përgënjeshtroj. Por them se ajo thotë fjalë të pavërteta".
Në këtë moment u ngrit babai i humbur në hidhërimet me të cilat ishte mbushur nga dredhitë e kësaj gruaje. Iu vërsul djalit dhe filloi ta rrah sikur ta kishte humbur vetëdijen. Nuk u mjaftua vetëm me kaq, por ia mori fletoren e zezë në të cilën Besniku kishte shkruar të gjitha mësimet dhe e grisi... pastaj e la atë dhe motrën pa darkë si dënim dhe tërheqje vërejtjeje ndaj tyre.
اifti me vajzën e tyre hëngrën darkë dhe shkuan në gjumë. Djaloshi ishte i shtrirë duke shikuar fletoren e grisur për të cilën kishte kaluar net të tëra duke e shkruar. Nuk i hahej dhe nuk i flihej nga mërzia. Fletoren për të cilën i ka qorruar sytë duke e shkruar. Nëpërmjet të cilës e ndërtonte ardhmërinë. U ngrit dhe filloi t`i mbledh pjesët e grisura, ashtu sikur nëna do t`i mblidhte pjesët e trupit të fëmijës që i është ekspozuar ndonjë bombe... Por, jo, janë me mija pjesë, nuk ka mundësi të bashkohen. Nuk është e mundur të kthehet ajo në fletore që të lexohej, ashtu si nuk do të mund të ktheheshin pjesët e fëmijës në një trup që flet e lëvizë. Ai u bind se ka rënë nga provimi dhe se e humbi vitin. Iu bë shumë e paduruar kjo dhe nuk arrinte dot ta qetësojë vetën nga këto padrejtësi. E ndjeu se bota po i sillet dhe filloi ta kthejë kujtimin e ditëve të kaluara ashtu si do të kthehej një film prapa...
Përnjëherë iu kujtua fytyra e ëmbël e nënës dhe buzëqeshja e saj, e cila ia harronte të gjitha dhimbjet. Gjoksin e saj, e kishte vend ku gjente qetësinë gjatë fatkeqësive të jetës. Iu kujtua ajo kur ishte në moshën më të re dhe të shëndetshme. Iu kujtua shtëpia, kur ishte e qetë, e pastër dhe plotë dashuri. Iu kujtua babai kur ishte baba i vërtet që derdhte shpirtin prindëror nga dy sytë e mallëngjyer, duart e tij përplot me butësi dhe bamirësi, gjuhën gjithmonë të lagur me fjalë të mira dhe të dashura.
E riktheu kujtimin atëherë kur nënën e kishte të sëmurë, por ai nuk merakosej, duke paramenduar se është një sëmundje e rastësishme dhe kalimtare... Pas një kohe, ai vëren në shtëpi rrëmujë, shihte shqetësimin në fytyrat e familjarëve, i dëgjonte ata duke qarë dhe si e largonin nënën të shtrirë në një dërrasë nga shtëpia duke e fshehur lajmin nga ai. Por, ai kuptoi se nëna e tij kishte VDEKUR! E vdekur...! Fjalë që e dëgjonte dhe e kalonte duke mos ia vënë veshin domethënies. Ai, kishte dëgjuar për vdekjen dhe kishte lexuar diçka në libra, por nuk e kishte parë për së afërmi dhe ajo, ende nuk kishte vizituar shtëpinë e tij. Nuk e kishte shijuar kuptimin e saj tek asnjë i dashur dhe i afërm i tij. Por, ditët atij shumë shpejtë ia mësuan kuptimin e vdekjes. Ajo ndodhi pasi i vdiq e ëma, në mëngjesin e ditës së nesërme, kur atë e zgjoi vaji i motrës e cila ishte shumë e dashur për nënën e saj. Motra, gjithashtu, ishte e dashur edhe për babanë atyre ditëve. Ajo, atë mëngjes, i hapi sytë dhe nuk gjeti nënën pranë saj t`i jap gji dhe ta përqafojë, prandaj u shtua vaji i saj. Kurse Besniku filloi ta thërras: NثNث...u shqetësua dhe filloi ta kërkoj. E gjeti babanë dhe disa nga të afërmit duke qarë, gjithashtu... i pyeti se ku e ka nënën? Nuk iu përgjigjën... Ai kur u nis për të shkuar në shkollë, thirri prapë, që të vijë e ëma dhe t`ia përgatis çantën, ta vesh dhe ta përcjell te dera duke e puthur dhe këshilluar që të mos zihet me askënd e mos të luaj në rrugë të asfaltuar. Kurse kur u largua pakëz nga shtëpia, e ktheu kokën se mos po e sheh të ëmën, pasi ai kur arrinte në atë vend ajo e përsëriste lamtumiren dhe porositë, por nuk e pa! U kthye nga shkolla, por në vend të nënës e gjeti një grua të huaj duke i dhënë gji motrës... pse ajo gruaja e huaj i jepka gji motrës.. ku është nëna...?
E kthen kujtesën mbrapa dhe e sheh babanë, atyre ditëve kur vdiq e ëma, ai ishte i butë dhe miqësor ndaj tij dhe motrës, mundohej t`u bëhet atyre nënë dhe baba. Por ky baba ndryshoi nga ajo ditë ogurzi. Ditën kur i tha: “Besnik, babai do të sjell nënë të re në shtëpi...!â€