Benachrichtigungen
Alles löschen

Tregoja fëmijës realitetin ashtu siç është

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
169 Ansichten
(@enesi)
Beiträge: 941
Noble Member
Themenstarter
 
[#1455]

Çfarë do t"i thuash fëmijës tënd, nëse ai sheh dikë që lyp

Jeta të ofron shumë surpriza dhe të papritura. Jo rrallë jemi gjendur të papërgatitur nga pyetjet që na kanë bërë fëmijët tanë për gjërat që shikojnë në jetë, me të cilat hasen çdo ditë. Një nga këto ditë, vajza ime më pyeti për një lypës që pa në rrugë. Nuk e kuptonte se si mund të rrinte vetëm në rrugë, pa praninë e së ëmës.

Fillova me të një bisedë, duke e sqaruar, jo pa vështirësi, se si ishte puna, duke i shpjeguar thjesht, ashtu si ishte në të vërtetë situata.

Lypësi mund të jetë i sinqertë ose mashtrues dhe këtë gjë duhet t"ua bëjmë të qartë edhe fëmijëve tanë. Më erdhi vërtet keq kur dëgjova se si një prind i kishte thënë djalit të vet një herë, kur një lypës kishte trokitur në portën e tyre, ta shihte mirë trupin e tij, e nëse kishte ndonjë sakatllëk, ta besonte se ishte nevojtar dhe ta ndihmonte e nëse jo, ai, sipas tij, ishte mashtrues.

Në fakt ky nuk është koncept i drejtë dhe nuk është një edukim i vërtetë për fëmijën. Allahu i Madhëruar thotë në Kuran: “Lëmosha u takon të varfërve, të cilët, të angazhuar në rrugën e Zotit, nuk janë në gjendje të udhëtojnë (për të fituar). Ata janë modestë e nuk lypin dhe ai që nuk i njeh, kujton se ata janë pasanikë. I njeh ata në fizionominë e tyre. Ata nuk i mërzisin njerëzit duke lypur. Allahu është në dijeni për çdo gjë që shpenzoni prej të mirave."

Ebu Hurejra (radiallahu anhu) transmeton nga Profeti (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të!) se ai ka thënë: “Një burrë mendoi të jepte sadaka. Doli dhe ia dha pa e ditur një hajduti. Njerëzit filluan të flasin: 'Filani ia dha sadakanë një hajduti.' Tha: 'Lëvduar qofsh o Zot! Po jap sërish sadaka.' Doli dhe, pa e ditur, ia dha sadakanë një prostitute. Njerëzit filluan të flasin: 'Filani ia dha sadakanë një lavireje.' Tha: 'Lëvduar qofsh o Zot! Po jap sërish sadaka.' Doli dhe ia dha pa e ditur sadakanë një të pasuri. Njerëzit sërish e përfolën: 'Filani ia dha sadakanë një të pasuri.' Tha: 'Lëvduar qofsh o Zot! Po si i dhashë sadaka një hajduti, një lavireje dhe një të pasuri?!' I thanë: 'Për sa i përket sadakasë që ia dhe hajdutit, ndoshta ajo do të ndikojë që ai të mos vjedhë më, ndërsa lavirja, ndoshta heq dorë nga imoraliteti dhe i pasuri, ndoshta kujtohet që të shpenzojë nga pasuria që i ka dhuruar Allahu'.â€


Our Lord! Grant unto us wives and offspring who will be the comfort of our eyes, and give us (the grace) to lead the righteous

 
Veröffentlicht : 14/01/2009 11:12 p.m.
Teilen: