Benachrichtigungen
Alles löschen

Më falni, si erdhët... ?!

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
141 Ansichten
(@bruna)
Beiträge: 1552
Noble Member
Themenstarter
 
[#1459]

Më falni, si erdhët... ?!

Kohëra të vështira, çdo gjë ishte kundër nesh. As edhe të besonim nuk të linin, e lëre më të dëshmonim me vepra. Po të zbuloheshim, ndërmerrnin masat më ndëshkuese të mundshme. Duke filluar nga internimi, torturat më shtazarake, së fundi edhe ekzekutim, vetëm dhe vetëm të na ç'rrënjosnin besimin në Zot. Në fakt, sa më shumë shtohej presioni dhe torturat, arrihej e kundërta, aq më shumë rritej besimi dhe mbështetja tek Allahu...

Burrin e internuar, e vetme me djalë të sëmurë, e izoluar nga bota. Askush nuk guxonte t'i vizitonte e lëre më t"u ofronte ndihmë, qoftë edhe më elementaren. Në mes jetës dhe vdekjes zgjodhën shpresën, në mes vuajtjes dhe trishtimit zgjodhën durimin. Në mes dhimbjeve dhe humbjes zgjodhën lutjet dhe mbështetjen vetëm tek Allahu.

Gjendja e djalit përkeqësohej çdo ditë e më shumë, plogështi, ethe, temperatura sa vinte e rritej. Përveç lutjeve dhe lotëve nuk kishte tjetër ndihmë e as ilaç që t"i ofronte nëna e shkretë. Në kohën kur vërtetë mendoi që përfundoi jeta e tij, ai kishte rënë në kolaps. Nëna e përlotur me dhimbje në shpirt, pa vënë fare gjumë në sy, i shtonte lutjet çdo herë e më shumë. Asnjë moment nuk humbiste shpresat tek Zoti...
Mesnatë. Një trokitje e lehtë e derës. Gruaja e trishtuar pyet me vete:
-Kush mund të jetë tani ?!
-Jam unë- përgjigjet një zë burri. E frikësuar hap derën. Shikon një burrë mesatar, të veshur me pallto të zezë e me çantë në dorë.
-Ku është fëmija ?
-Fëmija ?!- belbëzoi gruaja e shtangur, teksa e drejtonte shikimin e habitur nga djali i shtrirë.
Me të shpejtë burri i mat temperaturën. Djali ishte i alivanosur.
- Oh, si more e keni lënë kaq gjatë në këso gjendje!- mërmëriste doktori, derisa vazhdonte t'i jepte ndihmën e parë.
-Një injeksion ia dhashë tani, ndërsa këto ilaçet e tjera vazhdoja edhe për ca dite- foli burri i panjohur... Gruaja kishte mbetur pa fjalë, mori udhëzimet për vazhdim të kurës. Mirëpo, teksa e përcolli tek dera, s'rrinte dot pa e pyetur.
-Më falni si erdhët, kush ju ka lajmëruar?! - iu drejtua me gjysmë zëri.
-Përse, nuk më telefonuat ju?!- ngriti zërin burri i habitur.
-Jo, unë nuk kisha me se t'ju lajmëroja- belbëzoi kjo.
-Eh, po paskam ngatërruar adresë pra. Ku është shtëpia e këtij misionarit?- ia drejtoi adresën e shkruar në një copë letër. Ishte një shtëpi tjetër shumë pranë...
-Nuk ke ngatërruar adresë mendonte gruaja, Allahu të ka drejtuar për tek ne. Elhamdulilah, mëshira e Tij është shumë e madhe...

Frymëzuar nga një ngjarje e vërtetë, e ligjëruar në një ligjëratë fetare me temë "Mbështetja në Allah".

Burbuqe Rexha


“Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, pse të dëgjuarit, të pamurit dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi.â€

 
Veröffentlicht : 15/01/2009 12:54 p.m.
Teilen: