Duaja e nënës
Shkruar nga Shpresa Basholli
Iu luta të vetmit Pranues të
lutjeve që të mos vdisja pa
t"i thënë disa fjalë...
Papritur, nga sytë e saj gjysmë të hapur ranë dy lot të kristaltë që në
shpejtësi i përpiu çarçafi i bardhë i jastëkut. Fytyra iu zverdh dhe nga
dora i ra dhurata ime që ia kisha blerë. Me dhjetëra mjekë u sulën drejt saj,
ndërsa unë si e paditur u gjenda jashtë dhomës, në korridor. Vazhdimisht qaja
dhe sillesha andejkëndej duke pritur ndonjë lajm. Ajo kishte hapur sytë përsëri.
U ula pranë shtratit të saj dhe po e shikoja, kur për një çast sytë e saj të
lodhur i drejtoi nga unë, sikur dëshironte të me fliste diçka.
“Bija ime, gjatë kësaj kohe sa isha në agoni, iu drejtova Allahut me dy lutje:
njërën nga të cilat ma pranoi menjëherë...â€
“Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, pse të dëgjuarit, të pamurit dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi.â€