Benachrichtigungen
Alles löschen

IMORALITETI -6-

2 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
180 Ansichten
(@bruna)
Beiträge: 1552
Noble Member
Themenstarter
 
[#689]

IMORALITETI (6)

Autor: Ahmed ibën Hasen en Nehari

Përktheu: Edmond AJDINI

Shkaqet që çojnë te imoraliteti

Shkaqet të cilat çojnë te imoraliteti janë të shumta. Së pari do t'i përmendim ato të gjitha së bashku, ashtu siç vijon më poshtë dhe më pas do ta shqyrtojmë secilën prej tyre në veçanti.

1. Shikimi

2. Përzierja (midis meshkujve dhe femrave)

3. Dalja zbuluar e femrave

4. Dalja e femrës nga shtëpia e saj e parfumosur dhe e zbukuruar

5. Të veçuarit me gruan e huaj

6. Përshëndetja dhe dhënia e dorës grave të huaja

7. Zbukurimi i zërit nga ana e femrave dhe të folurit me lajka

8. Udhëtimi i gruas vetëm duke mos patur shoqërues

9. Rrëfimi i mëkateve

10. Mosveçimi në shtrat i fëmijëve

11. Shikimi i filmave pornografik

12. Dëgjimi i muzikës

13. Pirja e alkoolit

14. Të shoqëruarit me njerëz të pamoralshëm

15. Skamja dhe varfëria

Lexues i nderuar, pasi që i përmendëm së bashku shkaqet të cilat çojnë te imoraliteti, po i përmendim ato një e nga një në veçanti, në mënyrë që të të qartësohet më tepër rrezikshmëria e tyre.

- 1 -

Shikimi

Shikimi është pikënisja e imoralitetit…

Esh Shenkiti (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: "S'ka dyshim se shkaku kryesor i imoralitetit është shikimi. Nëse mashkulli e hedh shpesh shikimin e tij te bukuria e një femre, kjo mund të bëhet shkak që ajo të zeri vend në zemrën e tij, në mënyrë të atillë që ajo të jetë burimi i shkatërrimit për të (Allahut i kërkojmë mbrojtje prej kësaj!). Shikimi pra, është pikë nisja e imoralitetit.

Muslim ibën el Uelid el Ensari lidhur me këtë ka thurur këto vargje:

I mundësova zemrës një shikim

që të kënaqej me të syri im

dhe ai për mua ishte burim i trishtimit.

Nuk gjeta si epshi më të vështirë për të kuruar

I Lartësuar dhe i Madhëruar është Ai i Cili epshin ka krijuar!

Ndërsa një tjetër poet ka thënë:

A nuk e ke ditur vallë se syri drejt zemrës vërshon si shigjetë?!

Vërtet ajo që sytë i mahnit, mahnit edhe zemrën vet.

Duke u nisur prej faktit se shikimi është pikënisja e të gjitha të këqiave, Allahu i Madhëruar urdhëroi që të ulet shikimi. I Madhëruari ka thënë:

"Thuaju besimtarëve të ulin prej shikimeve (nga harami), të ruajnë pjesët e turpshme të trupit të tyre se kjo është më e pastër për ta. Allahu është i njohur hollësisht për atë që veprojnë." [En Nurë: 30]

Es Seadi (Allahu e mëshiroftë!) në komentim të këtij ajeti ka thënë: "Kuptimi i këtij ajeti është: Udhëzoi besimtarët, ata të cilët zemrat i kanë të mbushura me iman, besim ky i cili i ruan ata prej punëve të këqia; t'i ulin shikimet e tyre prej gjërave të ndaluara, femrave të huaja, si dhe prej vezëllimeve mashtruese të kësaj bote të cilat bëhen shkak për kryerjen e punëve të ndaluara…Ai i cili e ruan nderin dhe shikimin e ka pastruar vetveten prej ndyrësive me të cilat janë përlyer njerëzit me moral të prishur…Ai i cili e ul shikimin e tij Allahu i Madhëruar ia ndriçn atij rrugët e jetës. Kjo sepse nëse njeriu e ruan nderin dhe shikimin e tij prej gjërave të ndaluara dhe prej atyre punëve që i paraprijnë ato, duke i kundërshtuar në këtë mënyrë epshin dhe dëshirat e tij, kjo do të bëj që ruajtja nga ana e tij e ndalesave të tjera të jetë më e plotë.

Allahu i Madhëruar e quajti atë "ruajtje" për shkak se nëse ruajtësi i diçkaje tregohet i pavëmendshëm dhe e humbet mbikëqyrjen ndaj saj e nuk i merr masat e nevojshme për ruajtje, atëherë nuk do të ishte më e ruajtur. Po ashtu, nëse njeriu nuk përpiqet për ruajtjen e shikimit dhe pjesëve të turpshme të tij, i ka hapur në këtë mënyrë vetvetes probleme dhe telashe të shumta.

Allahu i Madhëruar në ajetin e mësipërm urdhëron në mënyrë të prerë për ruajtjen e pjesëve të turpshme, kjo sepse ekspozimi i tyre nuk lejohet në asnjë mënyrë. Ndërsa në lidhje me shikimin ka thënë: "… të ulin prej shikimeve (nga harami)", pra është përdorur "prej" e cila tregon për veçimin e një pjese. Kjo sepse shikimi në disa raste të nevojshëme është i lejuar; siç është shikimi i dëshmitares, punonjëses, të fejuarës, atj. Në mbyllje të këtij ajeti Allahu i Madhëruar u tërheq vërejtje besimtarëve dhe ua bën atyre të qartë se Ai është i mirënjohur për punët e tyre, në mënyrë që ata të përpiqen për ruajtjen e vetes së tyre prej gjynaheve.[1]

Vërejtje!

Prej Fjalës së Allahut të Madhëruar "… të ulin prej shikimeve (nga harami)" përftohet urdhëresa e Tij drejtuar besimtarëve në mënyrë që t'i ulin shikimet prej çdo gjëje të ndaluar. Për sa i përket fjalës së atyre që thonë se është i lejuar shikimi i femrës së huaj nëpërmjet pasqyrës, apo pasqyrimit të ujit; kjo fjalë e tyre është e pabazë. Këtë fjalë e ka përmendur El Amiri. S'ka dyshim se kjo fjalë bie në kundërshtim me urdhërin e Allahut të Madhëruar.

Allahu i Madhëruar, ashtu siç i urdhëron besimtarët për ulje të shikimit, urdhëron edhe besimtaret duke thënë:

"Thuaju edhe besimtareve të ndalin shikimet e tyre, të ruajnë pjesët e turpshme të trupit të tyre…" [En Nurë: 31]

I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka tërhequr vërejtje rreptësisht prej shikimit të harameve. Po paraqes për ty lexues i nderuar disa prej haditheve të sakta të transmetuara nga i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) në lidhje me këtë temë, në mënyrë që të jesh sa më i kujdesshëm, e s'ka dyshim se Allahu është ndihmëtari më i mirë.

Nga Ebu Said el Hudrij (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) transmetohet se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: "Të mjerët ju nëse qëndroni rrugëve! - O i Dërguari i Allahut, ne shpeshherë e kemi të nevojshëme të qëndrojmë dhe bisedojmë në to - thanë sahabët.

- "Nëse patjetër keni nevojë të qëndroni në to, atëherë i jepni rrugës të drejtën e saj!

-E çfarë është e drejta e saj o i Dërguari i Allahut?.

- "Ulja e shikimit, largimi i pengesave, kthimi i selamit, urdhërimi për të mirë dhe ndalimi prej së keqes."[2]

Nga Ebu Burajde, e ky nga babai i tij, transmeton se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) Aliut i ka thënë: "O Ali, mos e paso shikimin tënd të parë me shikim tjetër, sepse e para është e lejuar për ty, ndërsa e dyta jo."[3]

Nga Xherir ibën Abdullahi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) transmetohet se ka thënë: "E pyeta të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) në lidhje me shikimin e befasishëm dhë më urdhëroi që ta shmang atë."[4]

Nga Ibën Mes'udi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) transmetohet se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: "Sytë bëjnë zina, duart bëjnë zina, këmbët bëjnë zina, si dhe organi seksual bën zina."[5]

Nga Abdullah ibën Abasi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) transmetohet se ka thënë: "Ndërkohë që Fadli[6] kishte hipur mbi kafshë bashkë me të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) vjen një grua prej Hath'amit. Fadli po e vështronte atë dhe ajo nisi ta vështrojë Fadlin. Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) e ktheu fytyrën e Fadlit nga ana tjetër. Ajo tha: O i Dërguari i Allahut, obligueshmëria e haxhit e gjeti babain tim në moshë të madhe e ai nuk i përballon dot vështirësitë e udhëtimit. A ta kryej unë haxhin në vend të tij? – Po, tha ai." - Kjo ka ndodhur në haxhin e lamtumirës.[7]

Ibnul Kajim (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: "Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) e ndaloi djaloshin prej shikimit të saj, ndalesë kjo jo me fjalë por me vepër. Nëse shikimi do të ishte i lejuar, ai do ta aprovonte atë..."[8]

Nga Ibën Abasi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) transmetohet se ka thënë: "Nuk kam dëgjuar fjalë më të çuditshme se ajo e Ebu Hurejrës kur transmeton se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: "Allahu i ka përcaktuar birit të Ademit hisën e tij prej kurvërisë (zinasë) e ai do të bjerë pre e saj në mënyrë të padiskutueshme. Kurvëria e syve është shikimi (i femrave të ndaluara), kurvëria e veshëve është dëgjimi, kurvëria e gjuhës është të folurit, kurvëria e dorës është prekja, kurvëria e këmbës është ecja (për kryerjen e harramit), zemra dëshiron dhe përfytyron, ndërsa organi seksual i vërteton ose i përgënjeshtron ato." [9]


“Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, pse të dëgjuarit, të pamurit dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi.â€

 
Veröffentlicht : 24/09/2008 2:26 p.m.
(@bruna)
Beiträge: 1552
Noble Member
Themenstarter
 

Prej dobive të uljes së shikimit:

Ibnul Kajim (Allahu e mëshiroftë!) ka përmbledhur disa prej dobive të cilat përftohen si pasojë e uljes së shikimit. Në vijim po i përmendim disa prej tyre me pak ndryshime nga ana jonë. Ai (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë:[29]

Prej dobive që përftohen si pasojë e uljes së shikimit përmendim:

Mbrojtja e zemrës nga dhimbja e cila shkaktohet si pasojë e të dëshiruarit atë që nuk mund ta ketë. Ai i cili nuk e shmang shikimin prej harameve ia ka hapur derën dëshpërimit, e nuk ka gjë më të dëmshme për zemrën sesa përcjellja e shikimit.
Ulja e shikimit në zemër ngjall dritë dhe shkëlqim, sa që shenjat e asaj drite shfaqen qartë në sytë, fytyrën dhe gjymtyrët e personit, ndërsa në të kundërt; përcjellja e shikimit shkakton errësirë dhe neveritje, gjë e cila pasqyrohet edhe në fytyrë.
Ajo ia mundëson njeriut të jetë i saktë në gjykimin e tij dhe i suksesshëm në vendimet që merr, pasi ky sukses është fryt i dritës të cilën Allahu e vendos në zemrën e robit.
Ajo ia hap njeriut rrugët e dijes dhe ia lehtëson përvetësimin e saj.
Ajo ngjall në zemër vendosmëri dhe guxim, duke i mundësuar njeriut kthjelltësi dhe vetëkontroll.
Kënaqësia, lumturia dhe hareja e cila përftohet si pasojë e uljes së shikimit (duke patur për qëllim shpërblimin) është shumë më e madhe sesa kënaqësia e cila mund të arrihet si pasojë e përcjelljes së shikimit.
Ajo e shpëton zemrën prej robërisë së epshit.
Ajo ia mbyll njeriut një derë prej dyerve të xhehenemit.
Ulja e shikimit e përforcon fuqinë e të menduarit dhe të logjikuarit, ndërsa përcjellja e shikimit nuk lind veçse si pasojë e marrëzisë mendjelehtësisë, dhe moskokëçarjes në lidhje me rezultatet dhe frytet e hidhura.
Ulja e shikimit e shpëton zemrën prej trallisjes së epshit duke ia larguar gjumin e shpërkujdesjes.
Imam El Kurtubi (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: "Syri është shtegu kryesor i zemrës pasi ai përbën shqisën e cila ndikon mw sw tepwrmi tek ajo, për këtë arsye edhe ata që bien pre e tij nuk janë të pakët. Nisur nga kjo themi se është më se e domosdoshme të qartësohet rreziku i tij, e s'ka dyshim se shmangia e shikimit nga harramet si dhe nga çdo gjë tjetër e dëmshme është vaxhib (obligative).[30]

Ibën Dekik el Aid ka thënë: "Devotshmëria është shkaku kryesor i cili bën të mundur uljen e shikimit dhe ruajtjen e moralit."[31]

Said ibën Ebi el Hasen ka thënë:[32] "Hasenit i thashë: Gratë e huaja (jomuslimanet) i zbulojnë kraharoret dhe kokat e tyre (pra a na lejohet t'i shohim ato?). Tha: Ule shikimin prej tyre! Allahu i Madhëruar thotë:

"Thuaju besimtarëve të ndalin shikimet (prej haramit), të ruajnë pjesët e turpshme të trupit të tyre se kjo është më e pastër për ta. Allahu është i njohur hollësisht për atë që veprojnë." [En Nurë: 30]"


“Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, pse të dëgjuarit, të pamurit dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi.â€

 
Veröffentlicht : 24/09/2008 2:43 p.m.
Teilen: