Dëgjo me zemër
Të dëgjosh fëmijën tënd është çelësi për t"u bërë një prind i mirë. Nëse mund të dëgjoni me zemër, fëmijët tuaj mund të rriten në mënyrë të shëndetshme.
Lini enët ose punët mënjanë. Fikni televizorin. Ruani kontaktin e syve për aq kohë sa fëmija juaj e kërkon atë. Shpesh ndodh që, kur fëmijët janë duke shprehur një problem apo shqetësim, prindërit thonë se po dëgjojnë por gjuha e trupit të tyre tregon që mendjen e kanë diku tjetër. Vazhdojnë të shikojnë televizor, bisedojnë me një të rritur tjetër ndërkohë, apo merren me letrat e punës që kanë marrë me vete në shtëpi nga zyra e tyre. Sigurisht ata po dëgjojnë, por jo me zemër. Në fakt, disa minuta të dëgjimit të kujdesshëm dhe të sinqertë është më i vlefshëm se një orë dëgjimi ndërsa merreni me një aktivitet tjetër.
Mos u nxitoni në dhënien e zgjidhjeve, ideve apo leksioneve. Shpesh, fëmijët duan dikë t"i dëgjojë. Ata kërkojnë nga njeriu që po i dëgjon t"ju jap atyre një mundësi për të zbuluar atë çfarë ata duan. Zgjidhja e problemit të fëmijës nga ana juaj, vërtet do t"i jepte fund shqetësimit të tij, por për ta është më e rëndësishme t"i shërbeni si një mbështetje për të formuluar ata vetë zgjidhje për problemet e tyre.
Demostroni që po dëgjoni duke bërë pyetje dhe duke lëshuar tinguj "dëgjimi" si: “Hmmmâ€
“Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, pse të dëgjuarit, të pamurit dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi.â€