Benachrichtigungen
Alles löschen

vdekja e perendimit

3 Beiträge
2 Benutzer
0 Reactions
420 Ansichten
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 
[#183]

Vdekja e perendimit

Falederimet janë për Zotin, paqa dhe mëshira e Zotit, qofshin mbi profetin Muhamed a.s, shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij.
Në temën e sotme, do të përpiqem ta thjeshtësoj gjuhën, pasi është një temë kulturore dhe në përgjithësi, temat kulturore janë disi të rënda.
Tema jonë do të përqendrohet në thelbin e njeriut si njeri, veçoritë e tij si krijesë e cila padyshim e ka një mision të caktuar në këtë botë. Për këtë, ai duhet të karakterizohet nga vlera të caktuara, nocione të dallueshme dhe lëvizje të bazuara në vlera dhe nocione të ndryshme nga krijesat e tjera mbi tokë. Kjo, pasi ti je njeri, je i privilegjuar dhe je mëkëmbës i Zotit mbi tokë.

Patrik Bukanan, është një emër shumë i dëgjuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai ka punuar si këshilltar i tre presidentëve të SH.B.A-ve dhe dy herë ka qenë kandidati i republikanëve për postin e presidentit, një herë në vitin 1992 dhe herën tjetër në vitin 1996.
Herën e tretë në vitin 2000, ai ishte kanditat për president i partisë reformatore, ku konkurrentët kryesorë ishin Algor dhe Bush. Para librit mbi të cilin do të flasim, ai ka shkruar dy libra të tjerë. Libri i tij i parë titullohet "I drejtë që në fillim" kurse libri i dytë "Republikë, jo perandori".
Bukanan është dhe anëtar themelues i një prej programeve televizivë më të ndjekur në SH.B.A në kanalet NBC dhe CNN. Nëse shohim në televizionet arabe programe të tillë ku ftohen dy mendësi të ndryshme me opinione të ndryshme, ishte pikërisht Bukanen ai që i prezantoi pë herë të parë për teleshikuesit amerikanë, me titull "Bombardim i ndërsjelltë". Ky program filloi të transmetohej pas luftës së dytë të Gjirit në CNN.
Emri i tij i plotë është Patrik J. Bukanan dhe libri i tij më i shitur është ai me titull "Vdekja e perëndimit".
Përse duhet të vdesë perëndimi madhështor dhe ngadhnjimtar, i cili përparon dhe zhvillohet teknologjikisht çdo orë e çast?! A nuk është perëndimi administrata e të cilit ecën para, që zbulon dhe depërton në vende që askujt nuk i shkonte në mendje?!
Njeriu po shënon përkeqësim dhe sprapsje në lëmin e vlerave njerëzore, ai po shkrihet dhe po transformohet në lëndë dhe materie, duke humbur identitetin e tij.
Libri "Vdekja e perëndimit" është një libër i rëndësishëm. Ai është përkthyer dhe botuar nga shtëpia botuese "Ubejkan" në Arabinë Saudite. Nëntitulli i librit është:"Pleqëria e popullatës, vdekja dhe vërshimi i emigrantëve drejt perëndimit."
Bukanan ka njëzet vite që shkruan në shtypin Amerikan, duke shkaktuar debate dhe polemika të nxehta me idetë dhe opinionet e tij.
Libri trajton shkaqet dhe rreziqet që i kanosen perëndimit, të cilat mund të çojnë në zhdukjen dhe shuarjen e tij, ose po të përdorim termin e Bukanan "vdekjen e tij".
Shkaku i parë është vërshimi i emigrantëve nga bota e tretë, si meksikanët, indianët, kinezët, japonezët dhe arabët.
Shkaku i dytë konsiston në vetë shuarjen e shoqërive perëndimore, gjë e cila është dhe thelbi i librit.
Shkaku i tretë janë multikulturat, ku autori është për shumëllojshmëri dhe diversitet kulturash, por jo multikultura.
Shkakun e katërt, ai e sheh tek krijimi i një shteti socialist të madh dhe të fuqishëm, i cili do i shkrinte dhe asimilonte shtetet dhe rajonet me identitet përreth.
E habitshme është se autori në librin e tij bën thirrje për rezistencë dhe ruajtjen e identitetit amerikan.
Edhe pse ai nuk është fondamentalist me ato ngjyra që ky term ka në rajonin tonë, por relativisht ai është konservator republikan.
Ai është amerikan dhe pretendon se identiteti i tij amerikan, ndryshon nga identiteti i europianëve, identiteti i të cilëve është në proçeset e fundit të shuarjes. Ai thotë me plot gojë se nuk ka përse të ndjekim europianët dhe të ecim në gjurmët e tyre, duke rënë në të njëjtat gabime. Ne duhet të kemi pavarësinë dhe sovranitetin tonë.
Autori shton se amerikanët kanë filluar të ndihen të huaj në atdheun e tyre për shkak të numrit të emigrantëve që është gjithmonë në rritje dhe gjuhëve të shumta që fliten. Në Los Anxhelos p.sh, gjysma e banorëve nuk flasin anglisht në shtëpitë e tyre.
Vetë Bukanan thotë:"Unë nuk e krahasoj Amerikën me Europën, por krahasoj mes Amerikës së viteve 1960 dhe Amerikës së vitit 2000." Më pas ai përmend përmbysjen e vlerave si lejimi i abortit që më parë ishte e ndaluar me ligj, droga, vetvrasjet etj... Më poshtë ai thotë:"Virtytet e larta sot janë kthyer në mëkat, kurse mëkatet dhe veprat e rënda konsiderohen virtyte."
A ka mbetur perëndimor që tregon interes për vlerat...?
Ai u frikësohet veprave të ulëta dhe përpiqet të flasë mbi gabimet që solli liria pa kufi dhe demokracia personale.
Autori i librit përmend dhe gjëra të tjera, të cilat i shikon si më të rrezikshme se emigrimi dhe humbja e identitetit perëndimor. Ai thotë me gojën plot:"Popujt perëndimorë e kanë ndërprerë shtimin e popullsisë, pasi nuk lindin dhe popullata po tkurret."
Në fjalët e tij:"Unë nuk flas me gjuhën e përshtypjeve, por me gjuhën e matematikës. Unë nuk po them profeci por flas mbi nocione dhe të vërteta që po ndodhin. Ajo që po ndodh sot në Europë dhe Amerikë, nuk është për shkak të tjetrit që është lindja. Shkaku konsiston në atë që nuk mundemi të bëjmë ne, martesën e vërtetë, respektimi i shenjtërisë së familjes, synimi për të shtuar lindjet dhe përgjegjësitë për edukimin e fëmijëve."
Ai vijon:"Janë shtatëmbëdhjetë shtete europiane, ku përqindja e lindjeve është më e ulët se përqindja e vdekjeve. Kjo do të thotë që shtatëmbëdhjetë shtete europiane, kanë ceremoni vdekjeje më shumë se ç'kanë gëzime lindjesh. Në shtatëmbëdhjetë vende europiane, numri i arkivolëve është më i shumtë se numri i dhuratave të martesës. Përse e gjithë kjo...?
Një realitet të tillë, ai e shpjegon me faktin se parimi dhe nocioni i ri i kënaqësisë, është i paaftë që t'ju japë njerëzve një shkak për vazhdimësinë e jetës.
Shekullarizmin ata e përkufizuan si ndarje të pushtetit politik nga ai fetar dhe për tre shekuj qëndruan tek ky përkufizim leksikor. Ata harruan se shekullarizmi është koncept i dyfishtë me lidhje sociale dhe që bashkëvepron me lëvizjen e njerëzve dhe zhvillimet e jetës.
Koncepti i ndarjes së fesë nga shteti, fillon dhe zgjerohet dhe përfshin dhe ndarjen e fesë nga ekonomia, arti, lidhjet mes dy sekseve dhe çdo gjë tjetër, derisa jeta mbi tokë të shndërrohet plotësisht laike.
Është ky laiçizëm dhe shekullarizëm ai që e shenjtëron materien dhe i kushton asaj më shumë rëndësi se aspektit shpirtëror, besimit dhe vlerave morale.

Vallë përse po vdes dhe shuhet familja në perëndim...?
Familja ka kaluar në tre faza: E para është familja e thjeshtë fshatare, ku vihej re bashkëveprimi dhe bashkëpunimi mes burrit dhe gruas. Faza e dytë është faza e familjes ekonomike, ku familja ishte një bërthamë disi e mbyllur, ku burri dhe gruaja punonin të dy për mirëqenien e familjes.
Faza e tretë është familja pas revolucionit industrial, ku burri dhe gruaja shiheshin në orë të caktuar me njëri-tjetrin. Ata bashkëpunonin për të ndërtuar një jetë plotësisht materiale, me moton "Fito sa më shumë."
Këtu, e shoh me vënd të përmendim dallimin mes nesh. Tek ne, marrëdhëniet bashkëshortore janë të ndërtuara në bazë të një marrëveshje fetare, me anë të së cilës synohet adhurimi i Zotit të madhëruar. Të adhurosh Zotin, do të thotë të jesh rob i Tij dhe t'i bindesh në gjithçka. Përsa i përket materiales, shtëpisë, pasurisë etj... ato janë komponentë të rëndësishëm, nga të cilat nuk mund të ndahet njeriu, besimtar qoftë apo ateist, musliman apo i krishter. Të gjithëve na pëlqen ana materiale, por duhet ditur ku duhet vënë në shkallën e prioriteteve.
Perëndimi, e ka bërë marrëveshjen e martesës një filozofi të bazuar në interesin material. Interesat materiale e zgjeruan rrethin duke ndikuar dhe në jetën e tyre, ku u shënuan hapa prapa në vlera morale.
Familja u godit kur koncepti i familjes u sulmua në konferencën e popullsisë, konferencën e Pekinit dhe në të gjithë konferencat e tjera, të cilët janë shfrytëzuar për të përcjellë idenë se familja është thjesht një strehë ku strehohen dy veta.
Tani le të vijmë tek ajo që po ndodh në Europë, ku zvogëlimi i popullsisë është me numra më të frikshëm se në Amerikë.
Në muajin Qershor të 2006 u mbajt një konferencë me temë "Martesa e pastër në Atlanta, Gjeorgji dhe Amerikë". Në këtë konferencë, u prezantua dhe një studim mbi tradhëtinë bashkëshortore.
Në këtë studim, përmendet rasti i një rrufjani, gruaja e të cilit ishte e përdalë dhe shiste nderin për para. Burri i saj, ishte i shqetësuar dhe i mërzitur, jo se gruaja kishte një zanat të tillë dhe flinte çdo ditë me burra të huaj, por se ajo gjatë ushtrimit të zanatit, ishte lidhur dhe ndjente simpati për njërin nga klientët.
A ka kafshëri më të madhe se kjo...? A e shihni si ka ndryshuar koncepti i xhelozisë atje?
Prandaj është mirë ta kujtojmë thënien e Bukanan, ku thotë se ajo që konsiderohej gjynah dhe e ndaluar më parë në Amerikë, sot konsiderohet si diçka e kërkuar dhe e domosdoshme.
Më pas ai thotë:"Problemi i shekullarizmit dhe i civilizimeve materialiste, është se ata janë shkëputur përfundimisht drejt një strehe dhe burimi të pavarur. Për ta nuk ekziston Zoti, as feja, as vlerat dhe as morali, përveç asaj që të imponon aktualiteti.
Aktualiteti dhe rrethanat janë fillimi dhe mbarimi, është ai burimi i vlerave dhe e shenjtë është vetëm materialja. Prej këtu, moralet tashmë janë relative dhe ato që më parë konsideroheshin dhe shiheshin negative, sot janë shndërruar në pozitive dhe anasjelltas.
Ata nuk posedojnë më referenca të tilla që t'ju rrëfejnë hallallin dhe haramin, të pëlqyeshmen dhe të papëlqyeshmen.
Kur ata i harruan normat fetare dhe morale, degjenerimi vazhdoi të thellohej dhe shohim që familja perëndimore po vdes.
Bukanen thotë:"Nga gjithë ky kolaps dhe kthim mbrapa, bën prejashtim vetëm Shqipëria e cila është muslimane dhe i ruan vlerat. Në vitin 2000, Shqipëria ishte vendi i vetëm në Europë, ku përqindja e lindjeve ishte më e madhe se e vdekjeve."
Ai përmend dhe Italinë, shtetin dhe qendrën e kulturës katolike, ku dhe atje institucioni i familjes është goditur rëndë.
Përqindja e emigrantëve në vitin 2050 do të jetë shumëfishuar dhe këtë e provon me statistika dhe të dhëna, duke aluduar mbi atë që do të ndodhë në Rusi dhe Britani në vitin 2050.
Vetëm para tre muajsh, presidenti Rus deklaroi se familja ruse ndodhet përballë rrezikut. Përse vallë...?
Kjo, pasi martesat janë rralluar së tepërmi.
Të gjithë e ndjejnë dhe flasin mbi rrezikun e rrënimit të Europës, gjë e cila i kanoset dhe vetë Amerikës.
Në rrjeshtat në vazhdim, ai thotë:"Ne frikësoheshim nga bashkimi i dy Gjermanive, apo nga kujtimet e Hitlerit dhe nazizmit, por në të vërtetë vdekja e vërtetë dhe rreziku që i kanoset Gjermanisë është në proçes e sipër." Ai sjell dhe deklarata të funksionarëve të lartë gjermanë, ku sipas studimeve dhe statistikave, popullsia e Gjermanisë do të bjerë në vitet 2050. Ai thotë se vendi i vetëm lindor që ka hequr dorë nga familja dhe martesa kohët e fundit është Japonia, ku gruaja preferon individualizmin.
Rreth Amerikës, ai pohon se dukuria e familjeve pa akt martese është përhapur në masë, duke bërë që jeta shoqërore t'a humbasë vlerën e saj dhe individët të jepen më shumë rreth materiales.
Në fillim të librit, autori pohon:"Nuk është vetëm socializmi, por edhe kultura liberale, kultura materiale dhe ajo pos socialiste, të cilat kanë ndikuar negativisht."
Prandaj, ish-presidenti rus Gorbaçov, në librin e tij që shkaktoi jo pak polemika, thotë:"Është e vërtetë që ne i dhamë gruas vendin që i takon, i kthyem të drejtat dhe e barazuam me burrin në shërbimet shoqërore dhe të drejtat ligjore. Por ne i harruam dhe i neglizhuam nevojat e saj si nënë dhe zonjë shtëpie, ashtu siç gati harruam funksionin dhe rolin e saj të pazëvendësueshëm si edukuese të fëmijëve..."
Ai pohon se prodhimi material ka zënë vend më të rëndësishëm se prodhimi familjar. Kjo bëri që bashkëjetesa dhe mirëkuptimi me brezat e rinj të jetë më i vështirë, për shkak të ndryshimeve psikologjike dhe aspektit dallues shpirtëror. Natyra e pastër e refuzon dhe e ndëshkon perversitetin seksual."
Teksa flet mbi luftën kulturore, ai kritikon Hantingtonin për idenë e tij mbi përplasjen e qytetërimeve dhe thotë:"Përplasja e qytetërimeve nuk është me tjetrin, por është me vetet tona." Më pas, ai sjell një thënie të një filozofi e cila thotë:"Ne kemi hyrë në luftë me armikun (tjetrin) ndërkohë që armiku jemi vetë ne." Armiku jemi vetë ne në rrjedhën e kësaj gërryerje shoqërore, shuarje të perëndimit, vdekje të familjes, lindshmëri e ulët dhe mungesë edukimi të fëmijëve."
Gorbaçovi thotë:"Perversët e shkretë, i shpallën luftë natyrës së pastër, e cila ka filluar të hakmerret dhe t'i ndëshkojë rreptë. Revolucioni seksual ka filluar të gëlltisë fëmijët dhe pjellën e tij."
Më pas ai flet mbi barazinë mes dy sekseve, e cila në origjinë është një gënjeshtër dhe mashtrim i madh, të cilën e ka hedhur poshtë shkenca, analiza biologjike dhe vetë aktualiteti. Gruaja kurrë nuk mund të jetë si burri në strukturën biologjike, ku vetëm ngjashmëritë e trurit, e tregojnë pavërtetësinë e kësaj ideje.
Ky shtrembërim i natyrës së pastër, ky perversitet seksual dhe kjo anomali morale, rrethi i të cilës është në zgjerim e sipër, duke bërë që njeriu të humbasë vlerat e tij njerëzore, kurrsesi nuk mund të konsiderohet si emancipim dhe liri e të vepruarit. Ajo që bëjnë këta perversë dhe të ç'ekuilibruar moralisht, është se kryejnë vetvrasje fizike, morale dhe shpirtërore çdo ditë. Këto janë deklarata të filozofëve, letrarëve, klerikëve fetarë dhe institucioneve mjeksore dhe shkencore."
Duke përfunduar ai thotë:"Kjo është ajo që thuhet në Teurat, Bibël dhe Kuran. E kush mund të thotë ndryshe?!"
Në librin e tij, Bukanan thotë:"Shekullarizmi po vjel frutat e tij të kalbur. Të shpërfillësh vlera të mirëqena dhe konstante dhe të rendësh pas vlerave materiale shekullariste, pa i kushtuar vëmendjen e duhur denigrimit të njerëzores, rrënimit të kullës së fundit ku mbrohej njerëzimi, familjes, në realitet është një ndëshkim dhe hakmarrje e natyrës së pastër, që po e gëlltit njeriu që ka shkurorëzuar parimet e qiellit."
Faktet shkencore dhe eksperiencat e kombeve të ndryshme para syve tanë, dëshmojnë qartë që njeriu e ka të pamundur të funksionojë vetëm me arsyen dhe mendjen e tij, siç pohon filozofia e iluminizmit. Arsyeja varet nga aktualiteti, i cili është gjithmonë në ndryshim. Ky i fundit rend pa pushim pas interesit dhe materiales relative. Kështu, shenjtëria e njeriut bie dhe humbet, duke u kthyer në një mjet dhe vegël.
Kurrë nuk do mundemi t'i rikthejmë vlerat e vërteta të familjes, pa ndihmën e qiellit dhe pa u nënshtruar ndaj vlerave shpirtërore të besimit, vlera të cilat komandojnë dhe përmbajnë vlerat materiale. Kështu, vlerat materiale shndërrohen në një hallkë plotësuese mes hallkave të tjera duke zënë vetëm një shkallë, nga shkallët e prioriteteve.
Prej këtu, na del detyrë të rebelohemi kundër hyjnizimit të materiales dhe idhullit të ri që quhet "lek, dollar, euro..." dhe t'i kthehemi Zotit të madhëruar. Përndryshe, nuk do të vdesë vetëm perëndimi, por të gjithë ne...

Paqja e Zotit qoftë mbi ju!


 
Veröffentlicht : 04/02/2008 10:15 p.m.
(@alko71)
Beiträge: 689
Honorable Member
 

Eselamu alejkum Muhamed.

Artikulli qenka shume interesant dhe me intereson burimi i ketij artikulli ku e gjete nese ke mundesi te me tregosh. Te falenderoj paraprakisht.


Shumë njerëz mendojnë se mendojnë, por ata nuk mendojnë

 
Veröffentlicht : 05/02/2008 10:14 a.m.
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 

www.fri.org.mk


 
Veröffentlicht : 05/02/2008 8:05 p.m.
Teilen: