Benachrichtigungen
Alles löschen

Jeta PAs VDekjes

8 Beiträge
2 Benutzer
0 Reactions
1,016 Ansichten
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 
[#191]

Eshte fakt se shum njerez nuk Besojn ne jeten pass vdekjes si dhe eshte fakt se ka shume njerez qe besojn ne jeten pas vdekjes por besimi ne ket jet dallon dhe ndryshon sipas besimit-fes se atyre!
Se pari Islamit njeriu nuk vdes por ai ndron jeten qe d.m.th ne kuptimin bukfal se njeriu vdes nuk fiket-shum vazhdimi i jetese pas kesaj jete ne ket bot-total dhe oergjithmon-por-ndron-vazhdon jete ne formw dhe menure tjeter ne kushte dhe rethana tjera ashtu si deshiron Krijuesi she Jetedhenesi
Duhet cekur dhe pasë parasysh se njeriu eshtë i perberë prej Trupit dhe Shpirtit dhe duhet patur parasysh dhe te kuptojme se njeriu kur ndërron jetë ai vdes me trup ne kuptimin bukfal por kjo nuk do te thot se edhe shpirti i atij vdes por ndërron jete sepse shpirti nuk vdes por i rikthehet urdherit te Krijusit dhe urdherit te Tij te nenshtruar per ate qe deshiron
-----Allauh xh.sh. në Kur'anin famelarte thote: O shpirti i qetesuar kthehu te Zoti yt si kenaqes e i kenaqur. Hyr ne gjiun e roberve te Mi. Dhe hyr ne Xhennetin Tim !!

Ne kemi shembull konstant gjat jetes se perditeshme qe na jep te kujtojm se kur trupi i njeriut nuk eshte ne levizje- funksionon aktiv kjo nuk do te thot se njeriu eshte i vdekur>Shembulli i ketille eshte shmbulli i njeriut kur eshte ne gjumë, ne trans, ne shok, kur e humb vetedijen etj.....
----Allahu xh.sh. ne Kur'anin famelart thote:Allahu merr shpirtrat ne momentin e vdekjs se tyre si edhe ata qe nuk kan vdekur (ne gjum) dhe ia pengon atij qe ia ke caktuar te vdes dhe i dergon te tjeret deri ne afat te caktuar. Keto jan me te vertet argumente per ata qe mendojnë.

Zjarri qe i ekspozohet ne mengjes dhe ne mbremje e kur te vije momenti"Shtin familjen e Faraonit ne vuajtje me te renda"!

Sipas Islamit jo vetëm që mesojmë se njeriu kur nderron jetë pason jeta ne Berzah por ai ne jeten ne varreza-Brezah denohet apo shperblehet keshtu qe Allahu xh.sh ne nje ajet Kur'anor thote:"Dhe ne do te bëjmë gjithsesi që ta shijojnë denimin më të vogël para atij më të madhit ndoshta do te pendohen"

Ndersa Muhammedi a.s ne nje hadith thote:"Varri ose eshte nje kopsht prej kopshteve te xhenetit ose eshte nje gropë prej gropave te Zjarrit"
Nga Islami mesojm se para se te behet ky shperblim apo denim njeriu merret ne pyetje-pergjigje nga meleket Suhalxhijj-Munkiri dhe Nekiri per fenë qe ka, Zoti qe ka adhuruar, shpalljen qe ka percjell-librin, dhe te Derguarin e tij ( Pejgamberin-Profetin e tij )

Argumentet dhe shembujt per jeten ne varreza janë te shumta qe na ofron Islami(Kur'ani famelarte dhe Sunneti i Muhammedit a.s) sa qe nuk mund te i perfshijme te gjitha por shembulli me perfshires ilustrues dhe me i afert per jeten ne berzah i ngjan shembullit tonë kur jemi ne gjum kur jeta jone eshte gjysmake perjetimet tona janë te pjeserishme dhe te kufizuar si shembull kur jemi ne perjetimin e endrres ku me ata gëzohemi apo pikellohemi etj...
Per të gjitha qe thame favorizohemi edhe me këtë thenie Kur'anore dhe hadithe te Muhammedit a.s
"Dhe do ti fryhet surit dhe do të vdesin ne vend gjithëcka ka ne qiej edhe ne tokë pervec atyre që do Allahu, pastaj së dyti do të fryhet në sur edhe ata menjëherë do të ngrihen dhe të presin....

(((((((( o Zot mbrom prej denimit te varrit.....))))

Muhammedi a.s na meson se kur te kalojmë pranë varrezave te japim selam sepse ata e marrin selamin por nuk kan mundesi te na kthejn.
Gjithashtu na meson t'i vizitojm varret dhe te lutemi per te vdekurit tane gjat vizites dhe na meson se lutjet tona janë dhurata per te vdekurit dhe ju sjell Dobi
E lusim Allahun xh.sh qe vorrin ton ta bej nje kopsht prej kopshteve te Xhennetit e jo te na bej Gropë prej Gropave te Zjarrit
<<<<<<<<<<<<<Amin!!?>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>


 
Veröffentlicht : 08/02/2008 5:35 p.m.
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 

bla-bla-people shum text interesant bash mir qe ke shenu ket mir eshte me dit te gjit flm shum :arrow:


 
Veröffentlicht : 11/02/2008 1:28 a.m.
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 

Pershdnetje Lea pak a shum jam mundu ene un me shenu per ket gje te pershdness shummmmmmmmm :arrow:


 
Veröffentlicht : 11/02/2008 1:51 p.m.
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 

S’ka dyshim se thënia e dijetarëve “Mirësia më e madhe është në ndjekjen e rrugës pejgamberike dhe dëmi më i madh janë risitë!” është e madhe dhe na vlen si bazë në këtë e në shumë gjëra tjera.
Të gjithë pajtohemi se festa e fundit e dhjetorit (Viti i Ri) nuk është festë islame, dhe si e tillë çdo festë që nuk është e legjitimuar me Islam nuk lejohet festimi i saj, si dhe ndëshkohet festuesi i saj. Mirëpo, dyshimi te populli ynë është: A është festë krishtere apo diç tjetër? Ajo çka mund të thuhet në këtë rast është se Viti i Ri është festë pagane që e kanë festuar paganët në të kaluarën duke synuar me të pa dyshim idhujtari.
Pastaj, festimi i tërë botës të një feste, nuk është argument lejimi i asaj feste apo i asaj vepre, edhe pse kjo nuk është e vërtetë që e tërë bota e feston, duke e nxjerr këtu fillimisht Botën Islame, Botën Arabe, si dhe shume vende tjera joislame, si Kina dhe vende të tjera që zyrtarishte nuk e festojnë këtë festë. Por, edhe sikur të ishte e vërtetë që e tërë bota e feston, neve nuk na mahnit kjo, sepse Allahu i drejtohet në Kur’anin Famëlartë zotëriut të krijesave, Muhammedit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem duke i thënë: “Nëse ti i përmbahesh mendimit absolut të atyre që janë në tokë, do të të lajthitin nga rruga e vërtetë.”
Pastaj, duhet ditur çdo musliman se festimi i festave krishtere e të ngjashme me to, dhe solidarizimi me ta është prej çështjeve që e prishin imanin. Ky është mendimi i dijetarëve islamë të Ehli sunnetit, që do të thotë se kjo vepër është shumë më e rrezikshme se sa që mendojnë shumë muslimanë.
Për këtë shfrytëzoj rastin që t’i këshilloj të gjithë muslimanët e trojeve tona që të largohen nga festimi i kësaj feste dhe të mos shpenzojnë të holla për të dhe gjatë saj, sepse me këtë bëjnë një vepër që shkakton hidhërimin e Allahut, e çdo vepër që shkakton hidhërimin e Allahut nuk përjashtohet bindja dhe mundësia se Allahu mund t’ia dërgojë dënimin atij populli me shkatërrim. Jo vetëm që ata të mos e festojnë, por t’ua mbjellin edhe fëmijëve bindjen se kjo festë nuk është e jona. Sa për kuriozitet do t’u kisha përkujtuar se përveç që fetarisht është e ndaluar, ne duhet të kemi edhe xhelozi e inat se si ka mundësi që me armiqtë tanë shekullorë të takohemi në një festë! Allahu e di më së miri!
__________________


 
Veröffentlicht : 16/02/2008 3:10 p.m.
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 

Ne emer te Zotit, Bemiresit te pergjithshem, Meshiruesit.

Vëllezer dhe motra besimtare, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi ju.

Jemi ne prag të festës madhështore të muslimanve, festes së Kurban Bajramit, festë kjo e cila karakterizohet me prerjen e Kurbanit, sakrificë kjo që e bëjmë vetëm per hirë të Allahut te Madhëruar.

Çështë Kurbani ?

Kurbani është kafsha e cila pritet për hirë të Allahut të Madhëruar. Prerja e Kurbanit është vaxhib (obligim), ky është mendimi i dijetarëve të shkolles Hanefite dhe dijetarit Islam ibni Tejmije dhe këtë e argumentojnë me fjalët e Allahut të Madhëruar ku thotë:"Ti falu dhe prej kurban për hirë të Zotit tënd"(El-Kevther-2).

Muslimanët e konceptojnë Kurbanin si:

1 .Afrim tek Allahu i Madhëruar,sepse kjo eshte një sakrificë që e bëjmë për hirë të Tij.

2 .Ringjallje e traditës së profetëve Ibrahimit, Ismailit dhe Muhamedit (paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi ta). I pari që është urdhëruar për të prerë Kurban ishte profeti Ibrahim, ndërsa i fundit profeti Muhamed (alejhi selam), tregon Enesi ( Allahu qoftë i kënaqur prej tij) se i Dërguari i Allahut ka prerë Kurban me dorën e tij dy deshë të bardhë me disa pulla të zeza, të majmë e me brirë dhe tha:"Bismilahi Allahu ekber "Transmeton Buhariu dhe Muslimi.

E që nga ajo kohë vazhdon dhe do të vazhdoj tradita (suneti) i profetit Muhamed ( alejhi selam).

3. Gëzim për të varfërit dhe të vobektët, Allahu i Madhëruar thotë :"Hani prej tyre (kurbaneve) e ushqeni të varfërin që lypë e atë që nuk lypë"(El-Haxh 37).

4. Forcim i marrëdhënieve ndërvllezërore kjo arrihet duke i dhuruar mishin e Kurbanit të afërmit, fqiut, të varfërit, të pasurit e kështu me radhë siq preferohet të ndahet mishi i Kurbanit në tre pjesë: një pjesë të ipet sadaka (lëmoshë), një pjesë të ipet dhuratë dhe një pjesë të ndahet për familjen.

5. Falenderim për Allahun e Madhëruar. Profeti Muhamed (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) thotë: "Me të vërtetë këto janë ditë ngrënje, pirje dhe të të përmendurit e shumtë të Allahut të Madhëruar. Transmeton Muslimi.

Vlera e Kurbanit

I Dërguari i Allahut profeti Muhamed (alejhi selam) kur tregon për vlerën e Kurbanit ndër të tjera thotë: "Nuk ka ndonjë punë më të dashur tek Allahu sesa derdhja e gjakut të kafshës (prerja e Kurbanit) "... Transmeton Tirmidhiu.

Çka duhet të thotë ai që e pret Kurbanin ?

Duhet të thotë: "BISMILAHI VALLAHU EKBER ALLAHUME TEKABEL MINIJ VE EHLI BEJTIJ" (Me emrin e Allahut, Allahu është më i Madhi, O Allah pranoje prej meje dhe familjes sime) Transmeton Buhariu dhe Muslimi.

Mos harroni se për të bërë sakrificë nuk mjafton vetëm derdhja e gjakut por duhet edhe qëllimi e sinqeriteti i vërtetë.

Pasiqë nesër është festa e Kurban Bajramit është mirë të dimë disa rregulla dhe norma të kësaj feste madhështore;

Kurban Bajrami normat dhe rregullat e tij

1.Duhet thënë tekbiret gjatë festës së Kurban Bajramit që kanë filluar sot pas namazit të sabahut, dhe vazhdojnë deri në namazin e ikindisë së ditës së katërt të Bajramit.

Mënyra e tekbirit :

Allahu ekber, Allahu ekber la ilahe il Allahu vallahu ekber, Allahu ekber ve lilahil hamd (Allahu është më i Madhi, Allahu është më i Madhi, Nuk ka Zot tjetër që meriton të adhurohet përveq Tij, Allahu është më i Madhi dhe vetëm Atij i takon i gjithë falenderimi).

2. Larja, parfymosja dhe veshja me rrobat më të bukura për faljen e namazit.

3.Preferohet të mos hamë deri sa ta therrim Kurbanin dhe të hamë prej mishit të tij.

4. Duhet shkuar në xhami për faljen e namazit të Bajramit duke i marrur me vete edhe fëmijët e vetëdijshëm.

5. Është sunet që të shkohet në xhami në këmbë për ata të cilët i kanë xhamitë afër.

6. Është sunet shkuarja në xhami nga një rrugë dhe kthimi në shtëpi nga një rrugë tjetër, sepse kështu vepronte profeti Muhamed (alejhi selam).

7. Falja e namazit të Bajramit bëhet pas lindjes së diellit dhe ka dy rekate e gjashtë tekbire; tre tekbire në rekatin e parë dhe tre tekbire në rekatin e dytë.

8.Namazi i Bajramit falet pa ezan e ikamet, ndërsa hytbeja(ligjerata) e Bajramit mbahet pas faljes së namazit.

9.Urimi i festës së Bajramit bëhet me duanë:

"Tekabel Allahu mina ve minke" (Allahu na e pranoftë neve dhe juve).

10. Dita e Bajramit është dita e festës, gëzimit dhe urimit të besimtarëve musliman, andaj festoni ditët e Bajramit në një mënyrë sa më madhështore, gëzohuni gjatë këtyre ditëve dhe uroni njëri tjetrin për këtë festë të madhe.

11. Ata që kanë mundësi materiale le tu sjellin fëmijëve dhurata, le tu blejnë rroba, le tu përgatisin ushqime dhe ëmbëlsira të ndryshme, por duke mos e tepruar se Allahu i Madhëruar nuk i donë ata që e teprojnë.

Dhe në fund, le të jenë këto ditë të festës së Kurban Bajramit ditë gëzimi e hareje, ditë urimi e përgëzimi, ditë kënaqësie e lumturie, ditë pajtimi e bashkmi, ditë ndihmese e solidariteti , ditë paqeje e qetësie.

Lusim Allahun e Madhëruar që të na i pranoj punët e mira dhe të na i falë gabimet tona sepse Ai është Falës i Madh.
Rrezet e kesaj dite le tua ngrohin shpirtine tuaj..Gezimi le tua mund hidherimin.
Paqja dhe meshira e Allahut qofshin gjithmon me ju.

Pra urime, gëzuar dhe me fat u qoftë festa e madhe e Kurban Bajramit kudo që jeni.

Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi ju


 
Veröffentlicht : 16/02/2008 3:13 p.m.
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 

Ndonjeher edhe vdekja eshte e mir
ata qe se dojn vdekjen ju vjen
e ata qe e dojn nuk ju vjen
a thua pse?kshtu


 
Veröffentlicht : 15/08/2008 11:48 a.m.
(@bruna)
Beiträge: 1552
Noble Member
 

Sepse jo njeriu kur te dojë te lind edhe kur te dojë te vdes. Të gjitha lindjet edhe vdekjet edhe te gjitha qka ekziston ne kete rruzull tokesorë bëhen në emer të Allahut fuqia e Tij është aq e madhe qe per qdo gjë që thon "bëhu" menjëherë bëhët.

Pse kush don nuk vdes? Secili njeri deshiron me jetu se kur te vdes i ri, qoftë edhe i vjeter p.sh akoma pa u varrosur ai thot : Ah! sikur te kthehesha.... edhe njeherë ne jetë ,a i keni ndegju disa njerez qe thojn ma mir me dek se keshtu, ose kur vdes ndonjë i ri thojn:qyre nuk ka vdek filani 80 vjet po ky kaq i ri.
amo Zoti nuk e ndegjon askend se ne momentin qe ky njeri kur është ngjizur në mitrën e nënës Zoti ja ka caktuar momentin e vdekjes edhe nuk ka send që e kundërshton ja ka caktuar edhe rriskun e tij ja ka caktuar dy rrugë të mirë edhe të keqen e ne duhet me dit cilen rrug me shku.

Unë personalisht e kam parashtru nje pyetje me nje vend se nuk e kam dit pergjegjien, Pse Zoti po na cakton vdekjen prej qkahit edhe po kerkon llogari per atë?

Përgjegjje ka qenë se Zoti nuk ta ka caktu arsyen, vetem momentin e vdekjes arsyen e ke gjet ti vet (kjo vlen per ata qe kan bere vetvrasje), Edhe Zoti e din per secilin se prej qkahit ka me vdek.


“Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, pse të dëgjuarit, të pamurit dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi.â€

 
Veröffentlicht : 15/08/2008 1:37 p.m.
(@bruna)
Beiträge: 1552
Noble Member
 

VARRI FILLIMI I PERJETESISE

Të Përjetosh bukurite e xhenetit, është një ndër dëshirat dhe endrrat e qdo besimtari musliman.Të fitosh xhenetin që në këtë botë do të thotë të mos e përjetosh ndëshkimin e jetës së varrit dhe as dënimin në zjarrin e xhehnemit.Të fitosh xhehnetin do të thotë të kesh fatin të shohësh, takosh dhe të bisedosh me të dërguarin e Zotit.

Prej nesh kërkohet që këto ëndrra të bukura t'i shëndrrojmë në një projekt dhe objektiv të mundshëm për tu arritue dhe realizuar.Këto ëndrra duhet te na bejnë të kalojmë në atë zonë, ku ne mund te masin afersinë tonë me objektivin, xhehnetin.

Etapa e pare e jetes së botës tjeter, është vdekja dhe shkëputja e shpirtit nga trupi.

Para se të flasim mbi mënyrën si vdes një njeri i mirë dhe një i lig, le të flasim mbi vetë vdekjen.

Ne duhet t'a dimë se vdekja është një etapë rehatie, pasi varri është zijafeti i parë që na ofron i Gjithëpushtetshmi,për robët e Tij të ndershëm .

Me këtë rast më kujtohet thenia e Umer ibnu Azizit. "O bijtë e Ademit! Ju jeni krijuar për të qenë të përjetshëm dhe vdekja nuk është gjë tjeter veqse nje zhvendosje nga një shtëpi në një shtëpi tjeter"

Përfundimisht ne do të vdesim dhe do të shpëtojmë nga vuajtjet dhe lodhjet e kësj bote te cilat janë të panumërta. Thotë Zoti i madheruar në Kur'an: "Ne e kemi krijuar njeriun p7r të luftuar në vështirësi" (Beled 4)

Ne duhet t'a shohim vdekjen si një mënyrë e kalimit nga bota e problemeve dhe vuajtjeve, në atë të kënaqesisë së përjetshme, me qëllim që dashuria për takimin me Zotin na shtohey.

Dijetaret musliman thonë se njerezit janë kategori persa i perket perjetimit të vdekjes.

Në kategorinë e pare bejnë pjesë ata njerez te cilet nuk mendojnë aspak mbi vdekjen.Ata janë të angazhuar dhe të dhënë pas kësaj bote dhe nuk duan gjë tjeter veq saj.Ata nuk pranojnë qe dikush t'ju flasë rreth hallallit apo haramit.këta njerez e urrejnë vdekjen, madje nuk dëshirojnë t'i dëgjojnë as emrin pasi janë papregaditur për diqka te tillë.

Në kategorinë e dyte bejnë pjesë njerez të cil7t janë penduar per veprat e tyre të liga.Të penduarit janë ata njerez të cilet me pare vepronin gjëra te liga dhe te ndyra., por qe janë penduar nga keto vepra.Këta njerez i frikesohen vdekjes pasi kane frike se mos vdesin pa e plotesuar pendimin.

Në kategorinë e tretë bëjnë pjesë ata njerez te cilet e duan dhe e urojnë vdekjen, pasi jane te sigurte qe vdekja eshte dera qe do i qoje prane Zotit te madheruar dhe se eshte vdekja ajo qe do i zhvendose nga vendi i halleve dhe i telasheve, ne ate te rehatise dhe kenaqesisë.

Në kategorinë e katert bejne pjese ata njerez te cilet ia lene ne dore te Zotit qeshtjes e vdekjes.Vetë Profeti a.s gjete lutjeve te tij lutej dhe si më poshtë:
"O Zot! Me jep jetë perderisa e din qe jeta eshte me e mire dhe e dobishme per mua dhe ma merr jeten kurdo qe e din qe vdekja edhet me e mire per mua"

Ne e lusim Zotin e madheruar qe te na beje nga kjo kategori njerezish. Për kete ne duhet te perpiqemi dhe te punojmë pune te mira, me qellim qe kurdo qe Zoti e sheh te pershtatshme te na marre jeten te jemi te gatshem dhe ti pergjigjemi thirrjes se Tij.

Thotë Hasan El-basrij mbi menyren se si hyn meleku i vdekjes ne shtepit tona dhe merr shpirtin e njerezve:" Qdo dite qe lind, Meleku i vdekjes hyn ne shtepite e secilit prej nesh tre here, duke kontrolluar qdo pjesetar te familjes.Nese dikujt i ka ardhur momenti i vdekjes, ia merr shpirtin mejehere. Kur familjaret e tij fillojne t'a qajne dhe vajtojnë ai u drejtohet me nje ze te cilin ata nuk e degjojnë dot: "Për Zotin nuk ia kam shkurtuar jeten, nuk ia kam pakesuar riskun dhe perseri do te kthehem ne kete shtepi deri s ate mos mbete i gjalle asnjeri prej jush"

Ne lusim Zotin e madheruar qe kur te na vijë meleku i vdekjes t'i marre shpirtrat tone dhe t'i beje banore te xhehnetit dhe jo te zjarrit.për kete duhet të drejtohemi Zotit te madheruar me lutje dhe ndjekim rrugen e Tij te cilen e gjejmë te misheruar ne traditen profetike.

Mbi menyren se si ia del meleku i vdekjes te marre shpirtrat e njerezve mbi mbare rruzullin tokesore disa dijetar thonë: "Toka i eshte zvogeluar sa nje enë nga e cila merr shpirtrat e kujt te doje prej njerezve."

Gjithqka qe ekziston mbi toke do te vdes nje dite edhe vet Xhibrili a.s edhe meleku i vdekjes.Thotë Zoti ne Kuranin famelarte: Qdo gje qe eshte ne toke do te zhduket" (RRahman 26).

Nëse deshiron te mendosh sa me shume rreth ahiretit hidhi nje veshtrim arkivolit ku qendron nje i vdekur dhe ai sikur te thote:'Më veshtro me zemren tende.Une jam i pergaditur per te te mbajtur dhe une jam krevati i endrrave tua"


“Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, pse të dëgjuarit, të pamurit dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi.â€

 
Veröffentlicht : 01/09/2008 1:54 p.m.
Teilen: