Benachrichtigungen
Alles löschen

muslimani i shekullit 21

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
247 Ansichten
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 
[#179]

Muslimani i shekullit XXI

Titulli i kësaj teme në fakt vë në dukje ardhmërinë e muslimanëve dhe identitetin e tyre që duhen pasur. Secili musliman duhet të jetë i vetëdijshëm se nuk është koha që akoma të merremi me të kaluarën tonë, akoma të analizojmë se sa të suksesshëm kemi qenë në të kaluarën, t"i tregojmë botës se sa dijetarë të famshëm ka pasur Islami në kohët kur botën e kishte kapluar një errësirë e tmerrshme për nga dituria dhe civilizimi. Nuk ka dyshim që ne nuk duhet t"i harrojmë këto periudha, por aspak nuk është me vend që akoma të jetojmë nën hijen e famës së Ibni Sinasë, Ibni Rushdit, Gazaliut ose personaliteteve tjera të famshme që ka pasur kultura dhe civilizimi islam, e vetë të qëndrojmë larg zhvillimeve dhe arritjeve shkencore. Është më se e qartë se duhet të ndodhë një kthesë në drejtim të përqafimit të vetive kryesore islame, kthesë kjo e cila do të na ndihmojë të gjithëve të zgjohemi nga ky gjumë i cili është duke na zgjatur gati pesë shekuj. Sa më herët që ta kuptojmë realitetin dhe nevojën për të bërë ndryshimet e duhura, me siguri edhe rezultatet do të vijnë shumë shpejtë

Prandaj, si të tillë nuk duhet të na kaplojë ndonjë pesimizëm, se kinse nuk kemi potenciale psikofizike, apo nuk kemi aftësi dhe zgjuarsi për realizimin e një qëllimi të tillë. Ky qëllim duhet realizuar sepse nuk ka rrugë tjetër, për arsye se për këtë na obligon barra dhe përgjegjësia kur"anore, të cilën e kemi marrë mbi supet tona. Ky duhet të jetë pikësynimi ynë kryesor dhe udhëzuesi ynë kah realizimi dhe lidhja e ngushtë në lidhje me ruajtjen e unitetit të muslimanëve.
Nuk mund të thotë askush që ne si të tillë duhet akoma të jetojmë në rrethana të shekujve të kaluar, kur para nesh kemi Kur"anin famëlartë, kemi personalitetin e Muhammedit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] si frymëzuesin tonë kryesor drejt sfidimit të çdo të lige. Zgjidhjet e këtyre problemeve janë në vet ne dhe nuk duhet kërkuar atë diku tjetër, por duhet drejtuar vetvetes dhe sa më shpejt të gjejmë rrugëdaljen e cila do të na shpinte drejt një përparimi mbarë islam.
Duhet të jemi të bindur për vet faktin se përparimi ynë varet prej vetë nesh dhe se ankesat të cilat i drejtojmë në adresa të ndryshme, edhe pse nuk janë të gabuara, nuk e gjejnë dot portën e vërtetë të përgjigjeve dhe nuk e godasin veshin i cili do t"u përgjigjej kërkesave tona. Fatkeqësisht, siç duket, pandërprerë jemi duke trokitur në dyer të cilat janë të mbyllura përgjithmonë për botën islame, jemi duke iu drejtuar njerëzve dhe institucioneve të cilët i gëzohen një situate të këtillë të muslimanëve. Ata janë duke vështruar në realitetin e një solidarizimi të vdekur mes muslimanëve, shohin unitetin e coptuar tonin në mijëra copë të shkapërderdhura nëpër skajet e botës, i gëzohen gjendjes mjeruese të muslimanëve në aspekt të diturisë dhe përparimeve shkencore, shohin edhe shumë realitete të hidhura të gjendjes së mjerueshme tonën.

Prandaj, nuk mund të jenë të njëjtë ata të cilët e kuptojnë një situatë të këtillë dhe ata të cilët nuk ua varin veshin fare çështjeve të këtilla. Nuk janë të njëjtë ata të cilët, nëse jo më shumë, së paku në veten e tyre kanë filluar ndryshimet me të cilat riparojnë, rinovojnë besimin dhe përforcojnë identitetin e tyre islamik që kanë, me një individ i cili as që është i vetëdijshëm për një identitet të tillë. Nuk janë të ngjashëm ata të cilët presin në radhë për t"ju ndihmuar vëllezërve të tyre muslimanë dhe ata të cilët tregojnë koprracinë më të madhe kur vjen rasti për t"u solidarizuar me muslimanët e botës!
Kur janë në pyetje krahasime të këtilla, All-llahu i Madhërishëm në Kur"anin famëlartë përmend disa raste kur njeriu mund të shohë qartë çështjen e atyre që janë me besim të sinqertë dhe të atyre të cilët nuk ua varin veshin gjërave të këtilla. Në kaptinën Ez-Zumer thuhet: “A mund të jenë të njëjtë ai i cili natën e kalon duke u përkulur në sexhde dhe adhurim, duke qëndruar në këmbë, i cili i ruhet dënimit të botës tjetër dhe shpreson në mëshirën e Zotit të vet, me atë i cili i injoron këto? Thuaj: A janë të barabartë ata që dinë dhe ata që nuk dinë. Po, vetëm të zotët e mendjes marrin mësim.â€


 
Veröffentlicht : 02/02/2008 5:47 p.m.
Teilen: