Benachrichtigungen
Alles löschen

Ushqimi i banorëve të zjarrit

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
202 Ansichten
(@bruna)
Beiträge: 1552
Noble Member
Themenstarter
 
[#539]

USHQIMI I BANOREVE TE ZJARRIT

Ata do të jenë të pikëlluar dhe të penduar per veprat e tyre te liga në këtë botë. Ata janë te pikelluar qe e quan jeten dëm, në qejfe kënaqesi dhe epshe te shfrenuara.

Thotë Profeti a.s: "Banoret e zjarrit ashtu siq do te vuajnë nga temperatura dhe dënimi do te vuajn edhe nga uria dhe etja. Ata do te kerkojne diqka per te ngrene dhe do u jepet nje pemë me gjemba"

Ajo eshte nje peme e mbushur me gjemba sa qe edhe deveja e ka te veshtire t'a haje, jo më njeriu. Thotë Zoti ne Kur'an: "Për ata nuk do të ketë ushqim tjeter perveq ferrave helmuese."

Ata do te hane nga e keqja por gjembat do te ngulen ne buzë dhe kudo. Thotë Profeti a.s:" Do t'u jepet ushqim qe u ngecet ne fyt, u furet"

Thotë Zoti në Kur'an: " ushqime qe u ngecet ne fyt dhe denime te dhimbshme"

Kurse ne nje ajet tjeter Zoti thot: " Ne kemi pergaditur per mohuesit keqberes, nje zjarr, qe do t'i rrethoje nga te gjitha anet. Nese do te kerkojne ndihme, do tu jepet nje ujë si xehja e shkrire qe do t'ua percelloje fytyrat. Sa pije e tmershme eshte ajo e sa strehim i keq eshte ai(Zjarri)." (Kehf 29)

Thotë profeti a.s: "Me t'ju afruar ujin, do te shkrihet lekura e kokes, per shkak te temperatures se larte te ujit"

Në një hadith tjeter Profeti thot: "I lumi ai që më ka pare dhe me ka besuar. Pastaj i lumi, i lumi, i lumi ai qe ka besuar ne mesazhin tim pa me pare mua. Në xhehnet ndodhet nje peme hija e se ciles nuk pershkohet nga nje kalores as per njeqind vite"

Kurse mbi pemen qe ndodhet ne ferr, thotë Zoti i madheruar: "Njemend kjo peme del nga fundi i zjarrit flakerues dhe frutet e saj jane si kokat e djajve. Me te vertete ata do ta hane kete frut dhe me te do ta mbushin barkun" (Saffat 64-66)

Ajo eshte pikerisht pema qe njihet me emrin Zekkum. Thot Zoti i madheruar rreth kesaj peme: "Me te vertete ata do ta hane kete frut dhe me te do ta mbushin barkun. Pastaj ata do te kene nje perzierje me uje te nxehte e pas kesaj me siguri kthimi i tyre do te jete ne zjarrin flakerues:" (saffat 66-68)

Thotë Profeti a.s: "Nese vetem nje pike nga perzierja e nxehte e ferrit do te binte ne kete dunja, do ua turbullonte jetesen banoreve te kesaj toke, pershkak te eres se keqe qe kundermon prej saj"

Perse te jesh nga ata qe do e shijojne kete denim te rende, nderkohe qe Zoti i madheruar te pret krahehapur çdo dite me qellim qe te pendohesh per gjynahet e vepruara?

Qe te evidentosh denimin e botes tjeter duhet te pendohesh dhe ta lidhesh zemren me vendet me te dashura te Allahut, xhamite.

Thotë Profeti a.s: " Për ate qe shkon ose kthehet nga xhamia, Zoti pergadite zijafet sa here qe shkon dhe vjen."

Thotë Profeti a.s: " Zoti eshte zotuar se kush do qe do te pije alkoolin ne kete bote do te jepet te pije qelbin e banoreve te zjarrit ne boten tjeter"
Nderkohe banoret e xhenetit jane duke shijuar momente dhe qaste shume te pritura per ta. Ata do te jene duke shijuar premtimin e Zotit te madheruar dhe te profetit te Tij"

Mes banoreve te xhennetit edhe te zjarrit do te zhvillohet nje dialog interesant. Këtë e tregon Zoti ne Kur'an: "Dhe banoret e xhenetit do tu thone banoreve te zjarrit: "Ne u gjetem te vertete atë qe na i premtoi Zoti ynë. Po ju, a e gjetet te vërteten atë qe ju premtoi Zoti juaj?"Ata do te thonë: "Po" Atehere nje lajmetare midis tyre do te therras: "Mallkimi i Allahut është mbi keqberesit te cilet i kane penguar te tjeret nga rruga e Allahut, duke dashur ta shtremberojne ate dhe nuk kane besuar ne jeten tjeter!" (Araf 44-45)

Kurse përgjegja e banoreve te zjarrit do te jete: " Banoret e zjarrit do t'u therrasin banoreve te xhenetit: "Derdhni pak uje te ne ose diqka nga ajo qe ju ka dhuruar Allahu!: Ata thone: "Në të vërtetë, Allahu keto i ka ndaluar per mohuesit, te cilet e moren fenë për loje dhe argetim dhe u mashtruan nga jeta e kesaj bote". Ne sot do t'i harrojmë ata ashtu siq e paten harruar ata takimin e kesaj Dite dhe siq mohuan shpalljet Tona." (Araf 50-51).

Banoret e zjarrit do te fillojne te mallkojne njeri tjetrin per situaten ku ndodhen. Keto momente i pershkruan Zoti ne Kur'an: "Dhe kur grinden ne zjarr të dobëtit do tu thone eproreve qe madheshtoheshin: "Ne ishim ithtaret tuaj, ndaj a mund te shmangni prej nesh nje pjese te denimit tonë? "Ata qe madheshtoheshin do te thone: "Të gjithë ne jemi ne zjarr. Allahu tashme i ka gjykuar roberit e Tij" (Gafir 47-48)

Ne e lusim Zotin qe te jemi nga banoret e xhehnetit dhe te mos jemi banore te xhehnemit qofte edhe per nje qast te vetem.


“Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, pse të dëgjuarit, të pamurit dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi.â€

 
Veröffentlicht : 01/09/2008 4:31 p.m.
Teilen: