Benachrichtigungen
Alles löschen

Me Emrin Tëndë Jetojmë

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
213 Ansichten
(@bruna)
Beiträge: 1552
Noble Member
Themenstarter
 
[#543]

Me Emrin Tëndë Jetojmë

Për sa i perket karakteristikes se vendit, është shumë e veqantë te flasesh mbi emrat dhe cilesit e Zotit, mu para shtepis se Zotit.Ajo qe na ndan nga Qabeja jane vetem disa metra, gje e cila ua shton vleren temave qe do te trajtohen.ne po i trajtojme keto tema mu prane shtepis se Zotit,Qabesë siper se ciles ndodhet Bejtul Mamur.thotë profeti a.s, rreth Bejtul mamur: "Qdo ditë vizitohet nga 70.000 melekë te cilet falen dhe bejne tavaf rreth saj.kur dalin prej saj ata nuk ktheheshin me aty,deri ne diten e kijametit.

Karakteristikat e vendit ku po i trajtojme keto tema,padyshim qe do te shfaqet ne cilesit dhe emrat e bukur te Zotit.Patjeter te shkon mendja qe ne kete vend te shejte kryente tavafin dhe vete profeti Muhammed a.s .Prej aty ai udhetoi per ne Palestine.Eshte ky vend ku profeti a.s e vendosi me duart e tij,gurin e zi, ne qoshem e Qabese.eshte ky vend mbi te cilin ndodhet Bejtul Mamur dhe siper se ciles ndodhet vetë Arshi i Zotit te madheruar.

Karakteristikat tjeter eshte se keto tema po trajtohen gjate muajit te Ramazanit, ky muaj eshte muaj ku cilesit eZotit si falja, meshira,miresia,shperblimi......... shfaqen me shume se ne qdo kohe tjeter.

Cili eshte qellimi ne kete teme?Pse pikerisht eshte zgjedhur qe te flitet mbi emrat e bukur te Zotit? Qellimin tone me keto tema e permbledhim ne dy fjalë: "Njohja e Zotit" Qellimi ynë eshte qe ta njohim Zotin tonë më mirë.Nese do e njohesh Zotin do e duash Atë.Eshte e pamundur qe ta njohesh Zotin e mos ta duash.Nese do e njohesh, do i bindesh. Nese do e njohesh , do e kerkosh kenaqesine e Tij.Nese do e njohesh do te ndjesh mall per xhenetin e Tij.nese do e njohesh, dote rrjedhin lotet nga malli per ta takuar.Shume njerez kane frike nga vdekja, kurse ti e deshiron, pasi te takon me Zotin.Nese do e njohje, do te shkriheshe nga malli per te.nese do e njihje, embelsia qe ta fal adhurimin dhe bindja e Tij,do te dukej me e embel se mjalti. Nese do e njohje nuk do te veproje asgje qe e zemeron Atë.Tridhjet temat i permbledhim me nje fjale "Njohja e Zotit".Nuk ka gje me te madhe dhe me madheshtore se kaq qe ta themi.Nuk do te kerkosh te fitosh xhenetin,veqse pasi ta njohesh zotin.Nuk do te frikesohesh nga ndeshkimi i tij, veqse pasi ta njohesh.nuk do te kerkosh te arrish kenaqesine e Tij,veqse pasi ta njohesh. nuk do te mund te falesh,agjerosh,kryen haxhin,lexosh Kur'anin,japish lemoshe....veqse pasi ta kesh njohur.nuk do te largohesh dot nga harami qe eshte bere kaq i lehte,veqse pasi te kesh njohur.Te gjitha keto i permbledhim ne nje fjali:"Nese e njeh Urdheruesin, i pranon kollaj urdherat". Ne i thyejme urdherat e Zotit pasi nuk e kemi njohur Atë. Nese do ishe i ndergjegjshem, urdherat e kujt i ke thyer, do e kuptojme se gabim te rende ke bere.Mos e shiko vogelsine e gjynahut, por shiko urdherin e kujt e ke thyer .
A e kupton urdherat e kujt i ke thyer or vella? A e kupton se ke zemeron sa here kryen vepra te uleta? "Nese e njeh urdheruesin, i pranon kolklaj urdherat" Sa me shume qe ta njohesh Zotin aq me shumë i dorezohesh vullnetit te Tij.Sa me shumë ta njohesh aq kollaj do ta pranosh caktimin e Tij.Sa me shumë ta njohesh aq me te lehta te behen fatkeqesit me te cilat perballesh.nese do e njohesh do tete pajis me dije dhe njohuri te rralla.
Nese do e njohesh do e shohesh qarte dashurine,meshiren,keqardhjen,butesine....e Tij.

Thotë Zoti në Kur'an: "Ne nuk e shpallem Kur'anin qe te vuash" (Taha 2) Feja nuk eshte per ti bere njerezit te vuajne,por per tu dhene lumturine e humbur.Ne mund te marrim nje gote uje dhe ta pijmë.Uji qe e pijmë eshte krijuar per dy qellime, njeri qellim i vogel tjetri i madh. Qellimi i vogel eshte qe ti te pish uje dhe te jetosh.nese e pin ujin dhe nuk mendon me tej per qellimin e madh, qellimin e vogel e ke arritur.ti pive ujin per te mbajtur gjalle dhe kete e arrite.Po nese e pin ujin dhe mendja te shkon menjehere tek Ai qe te furnizoi me kete ujë dhe thua: 'I pa te meta eshte Ai qe ma dergoi kete uje.I pa te meta ështe Ai qe rriskun tem e nxjerr nga retë mbi qiell! Qdo pike uje qe mbajne retë eshte e shkruar ku do te perfundoje.Nje pike nga uji i shiut qe eshte caktuar se do e pish ti,zbret nga lartesite e qiellit,udheton neper lumenj,terheqin pompat e ujit,mbushet ne shishe,mbush goten dhe ne fund e pin ti o vella dhe o meter.Qe para se te zbrese nga rete ajo pike uji ishte caktuar qe do e pish ti qe je ne filan shtet dhe qytet.E kishte caktuar Zoti qe ti do te udhetosh nga vendet e largeta per te pire dhe per te ngrene riskun ne filn vend.
Në keto tema ne synojme qe ta njohim sa me shume Zotin tonë.Me keto tema ne synojme qe ne fund te tyre te arrijme grade te pelqyer:"Ta adhurosh Zotin njesoj sikur e shikon,pasi edhe pse ti nuk e shikon, Ai te shikon".

nese do e njohesh zotin ne nje forme te tille zemra jote do te deshmoje madheshtine dhe pushtetin e Zotit kudo qoftë.Ajo do te deshmoje qe gjithesia leviz vetem ne saj te vullnetit dhe perkujdesjes se Zotit.

A eshte emundur per ty or vella qe po i lexon keta rrjeshta qe te shohesh gjithesine me nje sy tjeter?A eshte e mundur qe ta shohesh gjithesine sikur po e shikon per here te pare?Shikoje diellin teksa leviz dhe perpiqu ta ndjesh madheshtine e Atij qe e krijoi.shikoj lulet me ngjyrat e shumta dhe perpiqu ta ndjesh dijen dhe gjenin e Zotit.


“Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, pse të dëgjuarit, të pamurit dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi.â€

 
Veröffentlicht : 02/09/2008 3:25 p.m.
Teilen: