Benachrichtigungen
Alles löschen

Udhëtimi drejt botës së ardhshme – pjesa e parë

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
148 Ansichten
(@tina_550)
Beiträge: 1506
Noble Member
Themenstarter
 
[#2823]

Udhëtimi drejt botës së ardhshme – pjesa e parë

Zonja Aisha (Allahu qoftë i kënaqur me te) thotë:

Po të zbritej se pari në Kuran se mos pi alkool, njerëzit kishin për të thënë ne kurrë nuk do të ndalemi nga pirja e alkoolit.
Dhe po të zbritej së pari në Kuran se mos bënë prostitucion dhe amoraliteti, njerëzit kishin për të thënë ne kurrë nuk do të ndalemi nga prostitucioni dhe amoraliteti.

- Hyrja dhe rëndësia e temës së ahiretit

Falënderimi i qoftë Allahut, dhe paqja dhe shpëtimi qoftë mbi Zotriun tonë Muhamedin dhe mbi familjen dhe mbi shokët e tij.

Ne qenia njerëzore të cilët jetojmë në këtë botë ne jemi nen kuptimin se i takojmë këtij vendi.
Dhe ky është vendbanimi dhe shtëpia jonë, ne nuk e dimë apo nuk dëshirojmë që ta dimë faktin se ne jemi në tren dhe se treni po kalon nëpër stacione, deri tek një destinacion i fundit, dhe se kjo bot është vetëm se njëra prej këtyre vend - ndaljeve, në njërën prej këtyre stacioneve.
Por ne nuk i takojmë këtij vendi. Ne e kemi një biletë e cila i ka 3 vend ndërrime.

Ne jetojmë 9 muaj në barqe dhe kur lindim njëra prej atyre kuponëve për vend-ndërrim hedhet prej biletës, dhe jetojmë në botë për një kohë në këtë stacion dhe kur vdesim hedhet kuponi i dytë prej biletës dhe na mbetet vetëm një kupon dhe ai ose do të jetë për në zjarr të xhehenemit apo për në xhenet.

Pra ai është destinacioni i fundit. Ne nuk i takojmë këtij vendi, ne po udhëtojmë dhe për këtë Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: "Bëhu në këtë botë sikurse të jesh udhëtarë."

Dhe Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: "Shembulli (krahasimi) im në këtë botë është sikurse që dikush i cili udhëton në shkretëtirë, dhe pastaj e pa një pemë, pra u freskua nen hijen e kësaj peme, dhe pushoj pak dhe vazhdoj me udhëtimin e tij."

Kjo është bota. Ne i kalojmë disa momente nen këtë pemë dhe vazhdojmë të ecim. A ke mundësi që ta ndalësh kohën? Koha po rrotullohet dhe po shpenzohet prej ekzistencës sonë.
Lëvizja e kohës, është një gërryerje e ekzistencës sonë në këtë botë.
Po e ndan dhe po e shkëput një pjesë prej ekzistencës sonë, gjatë çdo sekonde e cila kalon.Po e merr një pjesë tonën.

Ne nuk i përkasim këtij vendi dhe duhet të besojmë se nuk i përkasim kësaj bote. Dhe ne duhet të përgatitemi për vdekjen.
Dhe kjo është temë zingjirore që do ta fillojmë me dëshirën e Allahut subhane tealea. El-Akhireh – Bota e ardhshme. Udhëtimi drejt botës së ardhshme.

Pse duhet të flasim për ahiret, ne duhet të kemi qëllime, ne duhet të kemi pikësynime për çdo gjë që veprojmë. Pra cilat janë synimet për të folur për ahiret-botën pas vdekjes:

Nen 1. Kjo është pjesë e imanit-besimit, është shtylla e besimit, pjesë e imanit është që të besosh në botën e ardhshme.
Të besojmë në botën e ardhshme është shtylla e imanit tonë, për disa arsye: pse kemi problem me rrizkun tonë, pse kemi rreth nesh musliman i cili e pinë alkoolin, pse kemi musliman i cili bënë prostitucion, muslimani i cili e përdor kamatën, musliman i cili gënjen. Pse? Çka po na mungon neve.

Dëgjo me vëmendje, shumë me vëmendje. Këtë thënie të zonjës Aisha (Allahu qoftë i kënaqur me te).
Subhanallah zonja Aisha në një thënie të vetme dhe të shkurt na jep një program për ndryshim shoqëror dhe individual.
Në një fjali, nëse e përdorim do të shohim një ndryshim të pamasë dhe gjigant në jetët tona. Zonja Aisha (Allahu qoftë i kënaqur me te) thotë:

Po të zbritej se pari në Kuran se mos pi alkool, njerëzit kishin për të thënë ne kurrë nuk do të ndalemi nga pirja e alkoolit.
Dhe po të zbritej së pari në Kuran se mos bënë prostitucion dhe amoraliteti, njerëzit kishin për të thënë ne kurrë nuk do të ndalemi nga prostitucioni dhe amoraliteti.

Por gjëja e parë e cila është shpallë në Kuran, ka qenë surja Mufasal e cila fletë për Zjarrin e Xhehnemit dhe për Xhenetin derisa zemrat u lidhën me Allahun subhane teala, dhe pastaj zbriten urdhrat për hallall dhe haram.
Nëse e vëren në periudhën Mekase, nuk janë dhënë shumë ligje, shumica e ligjeve islame (sheriati) janë shpallur në Medine.

Por në Meke bëhej përgatitja për ta pranuar ligjin. Ka qenë përgatitje për ta mbushur rezervarin me iman, dhe ajo përmes përmendjes së xhenetit dhe zjarrit, duke e cekur ahiretin, duke folur për botën e padukshme, derisa zemrat u lidhën për Allahun.
Derisa të gjitha këto mbulesa të errësirës u hoqën para syve tanë dhe pastaj zbriten urdhrat e Allahut për hallall dhe haram.

Dhe ne nuk vuajmë vetëm prej problemit të injorancës, ai nuk është i vetmi problem, edhe pse është problem.
Por nuk është i vetmi problem, se secili e dinë që alkooli është haram, pse disa njerëz e pinë? Çdonjëri e dinë se kamata është haram, pse njerëzit e përdorin kamatën?

Dhe çdonjëri e dinë rëndësinë e namazit me xhemat dhe të agjërimit dhe të namazit si ka mundësi që disa njerëz mos ti kryejnë ato?
Çdonjëri e dinë për përmbushjen e shtyllës së haxhit, edhe fëmijët i din pesë shtyllat e islamit dhe se njëra prej tyre është haxhi, si ka mundësi që njerëzit mos ta kryejnë haxhin?

Nuk është vetëm problemi i injorancës.

Problemi kryesor është imani i pa mjaftueshëm. Zemra është e vrazhdë si guri, zemrat nuk janë të buta. Dhe çka është ajo që do ti zbutë këto zemra të forta, të ashpra dhe të vrazhda është ahireti – bota e ardhshme, të folurit për të padukshmen.

Për arsye se Pejgamberi s.a.v.s. thotë: Nëse e dini atë që e di unë, ju kishit për të qarë shumë dhe kishit për të qeshur pak.

Nëse e dinë realitetin e ahiretit, sikurse që është cekur për Aliun të birin e Ebu Talibit i cili ka thënë: Nuk do bënte ndonjë dallim nëse e shohë xhenetin para meje dhe nuk do ta duaja më shumë dhe edhe nëse e shohë xhehenemin nuk do të frikësohesha më shumë.

Ajo çka donë të thotë Ali ibn Abi Talib është se ai e ka studiuar aq shumë domethënien e xhenetit dhe zjarrit ku edhe nëse i sheh nuk do të ishte ndonjë dallim për te.
Ai jeton në këtë botë sikurse është duke e parë xhenetin dhe xhehenemin para vetes. Ky është iman, kur të arrish në atë shkallë.

Le ti kthehemi çështjes të ndryshimit individual dhe shoqëror. Për të dhënë një shembull në SHBA-t në vitin 1930 Kongresi Amerikan vendosën se duhet ta ndalin alkoolin, është natyrshmëria e njeriut qofsh musliman apo jo musliman që ta dish më se kjo është e dëmshme.

Çdonjëri e dinë se alkooli nuk është i mirë. Pra Kongresi Amerikan këtu në SHBA-t, vendosën se do ta ndalojnë përdorimin e alkoolit. Dhe e miratuan ligjin.
Dhe u munduan që ta zbatojnë ligjin duke përdorur policin. Gjatë atij procesi gjysmë milion njerëz janë burgosur.
Me miliona dhe miliona dollar janë shpenzuar për ta zbatuar ligjin. Me mijëra njerëz janë mbytur duke zbatuar ligjin.

Dhe përdorimi i alkoolit nuk ndryshoj, dhe njerëzit filluan të prodhojnë alkool nëpër shtëpitë e tyre. Për arsye se procesi i prodhimit te alkoolit është shume i pa higjienë dhe i ndytë, sëmundjet filluan të përhapen.
Dhe pas 4 viteve të mizorisë, SHBA-t vendosën se nuk mund të vazhdojnë me këtë dhe duhet të ndalen prej saj.

Pas 4 viteve e hoqën ndalesën dhe ju thanë njerëzve bëni ç"dëshironi. Nuk pati sukses. Këto janë SHBA-t e fuqishme. Nuk pati mundësi që ta fus ligjin për ta ndalur alkoolin. Populli më i fortë në botë nuk pati mundësi që ta bëjë atë.

Le të kthehemi në kohën 1400 vjet më parë. Xhibrili a.s. erdhi tek Muhamedi s.a.v.s. duke ia shpallur ajetin, duke i thënë se alkooli dhe hedhja e shigjetave për fat, se të gjitha këto punë janë prej punëve të shejtanit. Këto janë akte të së keqes, akte të shejtanit, pra qëndroni larg tyre.

Ajeti Kuranor i zbriti Muhamedit s.a.v.s. i cili e ndalonte konsumimin e alkoolit. Pejgamberi s.a.v.s. pa ndonjë polici, apo ndonjë ushtri, apo gardë nacionale, e përcjelli ajetin, ia lexoj ajetin shokëve të tij që ishin me të.
Dhe sahabët dolën jashtë nëpër rrugët e Medinës për ta bartur lajmin, për të lajmëruar se tani alkooli ai është i ndaluar.

Enes ibn Mliku thotë se unë isha duke ju shërbyer disa sahabëve alkool, dhe ne e dëgjuam lajmërimin në rrugë se alkooli është haram. Ai tha: Unë e hodha prej dorës sime bartësen e alkoolit.
Dhe disa prej sahabëve në duart e tyre kishin gota, i hodhën ato. Dhe disa të tjerë që kishin alkool në gojët e tyre e nxorën prej gojës.

Dhe disa shkuan edhe më larg sa që e vjellën tërë atë që e kishin në barqet e tyre. Dhe është përshkruar se rrugët e Medinës lundronin prej alkoolit. Bindje e menjëhershme, menjëherë pa ndonjë polici, pa kongresin amerikan, pa gardën nacionale, pa polici.
Pa harxhuar me miliona dollar dhe pa burgosur ndonjë person. Ligji menjëherë u pasua, pse?

Si ka mundësi që të ketë sukses në Medine dhe nuk pati në SHBA-t. Dallimi i imanit, frikë respektit, për arsye se sahabët ishin të përgatitur për atë.

Ata ishin të përgatitur për ti pranuar urdhrat për hallall dhe haram. Ne duhet të përgatitemi që ti pranojmë ata urdhra duke folur për ahiret-botën e ardhshme.

Pra kjo shkëputje e kuponit prej biletës sonë, në të do ti diskutojmë përvijimet e elementeve në të.

Ne do të fillojmë me kiametin e vogël e cila përfshin:

Nr. 1 vdekjen,

Nr. 2 varrin,

Nr. 3 shpirti – do të flasim për shpirtin,

Nr. 4. do të flasim për shenjat e ditës se gjykimit; të cilat janë të voglat dhe të mëdhatë.

Dhe pjesa tjetër është kiameti i madh.

Dita e gjykimit që përfshinë:

Nr. 1. Ringjalljen,

Nr. 2. Vështirësitë e ditës së gjykimit,

Nr. 3. Llogaria dhe shpagimi dhe përfundimisht destinacioni ynë i fundit i cili është xheneti apo zjarri i xhehnemit.

Pra ky është plani i udhëtimit tonë. Këtë udhëtim drejt ahiretit, në të cilin secili prej nesh e ka marrë.
Të gjithë ne jemi duke shkuar në atë drejtim. Pra ne fillojmë duke kërkuar ndihmë prej Allahut azavexhel. Vazhdon inshallah

www.botaislame.com


Njerëzit konkurrojnë në jetën e kësaj bote, qofshin muslimanë apo jomuslimanë, por fituesi është ai që ka shitur veten për Zotin.

 
Veröffentlicht : 21/05/2009 10:40 a.m.
Teilen: