Udhëtimi drejt botës së ardhshme – pjesa e dytë - Kiameti i vogël
El-Xhumah 13 Rabi el-Thani 1430 / 1004 2009
Dhe kjo ndodhi është thënë se ka ndodh në Riad. Është thënë se ka qenë një muratorë duke punuar në katin e 7.
Ky muratorë u rrëzua, nuk ka pasur masa sigurie, ai ra në tokë. Prej katit të 7 u rrëzua në beton.
Kalimtarët menduan se ai është i vdekur dhe u ngutën që të shikojnë se çka ndodhi me këtë njeri. Ata u habitën
Shejh Anuar el-Aulaki
-Dita e vogël e kiametit.
Çka është dhe ku fillon - vdekja. Ajo është dita e vogël e kiametit. Buhariu transmeton se disa prej beduinëve kishin për të ardhur tek Pejgamberi s.a.v.s. dhe kishin për ta pyetur kur është Ora.
Ora është dita e gjykimit. Pejgamberi do të bënte shenjë kah më i riu prej mesit të tyre, dhe kishte për të ju thënë, nëse ky jeton, dhe kur ta arrin pleqërinë dita e juaj e gjykimit vetëm se do të fillojë.
Kur ta arrin ai pleqërinë nëse Allahu i jep jetë të mjaftueshme, dita e gjykimit e të gjithë juve vetëm se do të fillojë.
Për arsye se vdekja është fillimi i ditës së gjykimit. Është quajtur dita e vogël e ditës së gjykimit.
Për arsye se kur personi vdesë ajo është e tëra. Ai numërohet në anën tjetër. Pra ajo quhet dita e vogël e ditës së gjykimit. Vdekja – s"ka asnjë gjë rreth saj çdonjëri do të vdes.
Allahu s.w.t. thotë: Çdo gjë do të zhduket, përveç Fytyrës së Tij, Atij i takon vendimi.
Dhe tek Ai ju do të ktheheni. Çdonjëri do të zhduket, me përjashtim të Allahu s.w.t. çdo gjë në të do të vdes, dhe vetëm Fytyra e Allahu s.w.t. do të mbetet.
Dhe Allahu s.w.t. thotë: Çdo shpirt do ta shijoj vdekjen.
Ti ke për ta shijuar pa marr parasysh se çka.
Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: Ju po i luteni Allahut, në lidhje me afatet e caktuara, dhe për ditët e numëruara, dhe për furnizimet e paracaktuara që tani më vetëm se janë të ndara. Pejgamberi s.a.v.s. i tha asaj: Se ti po i lutesh Allahut për afatet, jetët që vetëm se janë caktuar-rregulluar dhe për ditët që vetëm se janë të numëruara dhe për furnizimet e paracaktuara që tani më vetëm se janë të ndara dhe të shkruara.
Po ta kishe lutur Allahu s.w.t. që të shpëtoj prej xhehenemit dhe prej dënimit të varrit ajo kishte për të qenë më mirë për ty.
Ti kërkoje prej Allahut që të më jap mua dhe babait dhe vëllait tënd jetë të gjatë, ajo vetëm se është caktuar. Nuk do të ndryshoj dhe do të vije pa lajmërim.
Dhe do të ndodhë kurdo që Allahu s.w.t. ka vendosur.
Unë do të jap ty ngjarje të vërteta:
Dhe kjo ndodhi është thënë se ka ndodh në Riad. Është thënë se ka qenë një muratorë duke punuar në katin e 7. Ky muratorë u rrëzua, nuk ka pasur masa sigurie, ai ra në tokë.
Prej katit të 7 u rrëzua në beton. Kalimtarët menduan se ai është i vdekur dhe u ngutën që të shikojnë se çka ndodhi me këtë njeri.
Ata u habitën kur ai u ngrit në këmbë. Ky njeri ra prej katit të 7 dhe ai ra në beton.
Dhe ai kërcej lartë i gëzuar që Allahu s.w.t. nuk ia kishte marrë jetën atij. Ai ishte aq i habitur dhe i lumtur që ishte gjallë, ai tha se do të jua paguaj nga një pije.
Pra ai e kaloj rrugën që të shkoj tek shitorja që të blejë disa pije. Ai ishte duke kaluar në anën tjetër të rrugës, dhe ai e humbi drejtimin dhe një automjet e shkeli atë dhe e mbyti atë.
Ai ra prej katit 7 në beton dhe nuk vdiq. Pse, për arsye se Allahu s.w.t. nuk ka dëshiruar që ai të vdes atje. Allahu s.w.t. ka caktuar për atë pik të veçantë, moment të veçantë të ditës, sekondë të caktuar në të cilën shpirti i tij do të merret.
Dhe e vetmja arsye e rënies së tij prej asaj ndërtese është se Allahu s.w.t. ka dëshiruar që ta sjellë atë tek vendi i vdekjes.
Pra Ai e sjelli poshtë prej ndërtesës që të shkon dhe ta takon vdekjen e tij. Pra ky njeri kur ra poshtë, kur u ngrit ai mendoj se atij i është dhënë jetë e gjatë.Ai nuk ka pas mendime në mendjen e tij se ai do të vdes pas disa momenteve.
Për arsye se ka mendua se unë jam shpëtuar prej kësaj dhe për këtë para vete do të kem jetë të gjatë.
Ai nuk e ka ditur se melaqja e vdekjes është duke e pritur në mesin e rrugës. Ai kishte një takim me melaqen e vdekjes.
Pra Allahu s.w.t. e sjelli atë prej ndërtesës që të shkoj tek takimi i tij. Dhe një shembull tjetër është në Egjipt në një termet që ka ndodh para disa viteve.
Dhe kjo është diç që është raportuar në të gjitha mediat dhe ndoshta keni dëgjuar për atë.
Për një njeri i cili ka mbet gjallë për një kohë shumë të gjatë. Dhe ata kanë mendua që askush s"mund të shpëtojë prej gërmadhave, për habi e kanë gjet një njeri të gjallë duke jetuar edhe pse të gjitha elementet e vdekjes ekzistonin.
Por ai nuk kishte vdekur se nuk ka qenë ende koha e tij për të vdekur. Në të vërtet dy të afërmit i kishte me vete; nënën dhe motrën e tij, apo nënën dhe gruan e tij dhe që të dyja kishin vdekur për arsye se ishte një gjendje e papërballueshme.
Ata dy personat që ishin me të vdiqën por ai jo, për arsye se nuk ka qenë koha e tij për të vdekur.
Vdekja vije pa paralajmërim, rastësisht. Ne mendojmë se kemi kohë të përgatitemi për atë.
Por nganjëherë vije aq rastësisht sa nuk mund ta imagjinosh se sa shpejtë do të ndodhë.
Dhe shembulli i vdekjes janë dy aeroplan të cilët u ndeshën mbi Indi. Njëri ishte saudit dhe tjetri mendoj se ishte prej Ukrainës.
Pra dy aeroplanë duke fluturuar me shpejtësi 800 milje për një orë. Ata e goditën njëri tjetrin me tërë shpejtësinë e tyre prej 1600 milje në orë.
Dhe shiko në autostradë nëse njeriu bënë ndeshje prej 60 miljeve në orë se sa shpejtë njeriu mund të vdes.
Këta 2 aeroplan e goditën njëri tjetrin me shpejtësi prej 1600 milje në orë.
Dhe kjo vdekje mund të jetë në gjysmën e sekondës. Dhe në atë aeroplan ka mundësi të jetë dikush duke e ngritur një copë ushqimi, por ai vdiq para se ta vente në gojën e tij.
Ai ka qenë duke ngrënë për vdekje. Ka mund të jenë dy persona duke biseduar me njëri tjetrin.
Dhe njëri para se ta kryej fjalën derisa para se fjala e tij të del jashtë ai është më i vdekur.
Ne duhet të flasim shumë për vdekjen se Pejgamberi s.v.s. ka thënë: Vazhdimisht përkujto shkatërruesen e kënaqësive. Pejgamberi s.a.v.s. e përshkroi vdekjen si shkatërruese e kënaqësive. Vdekja. Kur mendon për vdekjen dhe mendon për realitetin e vdekjes.
Pejgamberi s.v.s. ka thënë: Vdekja është e vërtet. Hasan el Basriu ka thënë: Unë nuk kam parë diç më të sigurt dhe pa dyshim se vdekja por njerëzit e trajtojnë atë si të dyshimtë dhe si te pasigurt
Ne të gjithë jemi të sigurt për vdekjen qoftë ai mysliman apo jo mysliman.
A e ka parë dikë i cili nuk e beson vdekjen. Por mënyra se si sillemi me atë është sikurse ka thënë Hasan el Basriu pra sikurse të jetë e dyshimtë. Shiko se sa përgatitjet i bëjmë për furnizim edhe pse është i dyshimtë. Ne kurrë nuk e dimë se sa furnizim do të fitojmë nesër.
Ne bëjmë shumë për atë dhe planifikojmë shumë për atë. Por vdekja e cila është absolutisht e sigurt.
Çdonjëri prej neve e dinë se ka për të vdekur. Sa jemi duke u përgatitur për të. Është mahnitëse, njerëzit nuk janë duke bërë ndonjë gjë për tu përgatitur për vdekje.
Dhe nëse përgatiten i gjen duke u përgatitur për aspektet e kësaj ane në dynja. Pra përgatiten për varrim, përgatiten për varre, ata përgatiten për organizim të kësaj bote por nuk bëjnë përgatitje se çka do të ndodhë në anën tjetër të vdekjes.
Ata kalojnë nëpër shumë përgatitje për ceremoninë dhe për memoare dhe për varrimin, për varrin, dhe për kartelat ftuese dhe për lule. E çka për atë se çka do të ndodhë në anën tjetër?
SubhanAllah e çuditshme. Ajnik Azmathne në një intervistë me atë disa muaj para se të vdesë, ai është pyetur: Çka mendon se do të ndodhë ty pasi të vdesësh? Ky është njëri prej shkrimtarëve më të njohur që bota e ka parë për shkencën e fantazisë.
Asgjë. Nuk do të më ndodhë asgjë pasi të vdesë. Do të shndërrohem në fëlliqësirë.
Dituria e tij, të gjitha ato librat që i ka shkruar dhe tërë atë famë dhe inteligjencë dhe tërë atë pasuri nuk e dallon këtë prej një mosbesimtari më analfabet dhe më injorantë në Meke 1400 vite më parë Mukirin el Bath. Ata që e refuzuan ringjalljen.
Dituria e tij nuk i sjelli asgjë, dhe nuk e ngriti lartë në inteligjencë asnjë pikë. Pa marrë parasysh se sa inteligjentë na duket një person, inteligjenca e tij është zero për arsye se Allahu a.z.xh. thotë për mosbesimtarët në ditën e gjykimit kur ta shohin realitetin do të thonë: Po të kishim sado pak të kuptuar apo sadopak inteligjencë nuk kishim për të qenë në Zjarr të Xhehenemit.
Nëse mendja jonë vlon këtu atëherë ne jemi injorantë, ne nuk dimë asgjë, ne nuk kemin inteligjencë dhe nuk kemi mend nëse përfundojmë së bashku me mendjet tona në zjarr të xhehenemit.
Çfarë mendje është ajo. Allahu s.v.t. na ka treguar se për çfarë arsye na ka dhënë mendjet. Allahu s.v.t. thotë: Ne ju kemi dhënë shikimi, dhe dëgjimin dhe mendjet. Pse? Në mënyrë që të jeni mirënjohës. Që ta adhuroni Allahun s.v.t.
Për këtë arsye ua kemi dhënë këto mjete. Ne ua kemi dhënë sytë dhe veshët që ti mblidhni informatat dhe pastaj ua kemi dhënë mendjen që ti shqyrton ato.
Ne i kemi burimet hyrëse dhe pastaj ajo informatë do të kalon tek ne. Sytë dhe veshët janë burimet më të rëndësishme për mbledhjen e informatave dhe mendja e përcjellë atë tek ne.
Dhe nëse i përdorim që të tria së bashku do të na shpie tek imani-besimi. Sepse Allahu teala na tregon se na ka dhënë këto mjete për të arritur tek shkalla e besimit.
Ti kthehemi prapë asaj çka ka thënë Pejgamberi s.a.v.s. Shkatërruesi i kënaqësive.
Kur flasim për vdekjen, dhe e kuptojmë realitetin e vdekjes, kjo do ti largon perdet e pakujdesisë dhe ndaj të qenurit të informuar.
Këto perde do të ngrehen lartë, dhe ne do ta shohim të vërtetën dhe ne do ta humbim çdo apetit të çdo kënaqësie që dynjaja e ka për ne që të na ofroj. Këtë lidhshmëri që e kemi me dunjan është për arsye se ne jemi të mbuluar me perde, nuk kemi mundësi që ta shohim të vërtetën.
Për këtë arsye ne kemi nevojë që të flasim shumë për vdekjen dhe për ahiretin (botën e ardhshme) në mënyrë që ta mbajmë në mendjen tonë vetëdijeshmërinë.
www.botaislame.com
__________________
Njerëzit konkurrojnë në jetën e kësaj bote, qofshin muslimanë apo jomuslimanë, por fituesi është ai që ka shitur veten për Zotin.