Benachrichtigungen
Alles löschen

A e kujton i dashuri të dashurin e tij në Ditën e Gjykimit?

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
116 Ansichten
(@tina_550)
Beiträge: 1506
Noble Member
Themenstarter
 
[#2822]

A e kujton i dashuri të dashurin e tij në Ditën e Gjykimit?

Aishah ka thënë, "Unë i thashë të Dërguarit të Allahut, "A e kujton i dashuri të dashurin e tij në Ditën e Gjykimit?"
Ai tha, "Oj Aishah, sa për tri (situatat)...
në atë kohë jo; gjatë peshojës derisa të jetë e rëndë apo e lehtë, në atë kohë jo; kur të shpërndahen librat dhe i jepet ndonjërit (libri) i tij ose nga e djathta ose nga e majta, në atë kohë jo; dhe atëherë kur një qafë prej Xhehenemit del dhe i rrethon ata, duke fut tmerr në mesin e tyre, ku do të thotë, "Unë jam caktuar për tre (persona) – për atë që pohon se ka zot tjetër pos Allahut, jam caktuar për ata të cilët nuk besojnë në Ditën e Llogarisë, dhe jam caktuar për një person arrogant, dhe kokëfortë."
Do ti rrethon ata dhe do ti hedhë ata në mesin e zjarrit të Xhehenemit.

Dhe Xhehenemi e ka një urë (mbi të) e cila është më e hollë se sa një qime e flokut dhe më e mprehtë se sa shpata; mbi të ka grepa dhe gjemba të mprehta prej hekurit, duke e kapur atë që dëshiron Allahu.
Njerëzit do të kalojnë mbi të si rrahje e syrit, sikurse vetëtima, sikurse kuajt garues dhe të shaluar.

Dhe Engjëjt do të thonë, "O Zoti ynë, shpëtoj, o Zoti ynë, shpëtoj." Do të ketë prej atyre që do të jenë të shpëtuar dhe do të jenë në gjendje të mirë, dhe ai i cili do të jetë i shpëtuar por i gërvishtur, dhe ai i cili do të rrokulliset në fytyrën e tij në Zjarrin e Xhehenemit. (Ahmedi)

(Ibn Kethiri, në en-Nihejeh fil-Fiten uel-Melahim fq. 387-388)

www.botaislame.com


Njerëzit konkurrojnë në jetën e kësaj bote, qofshin muslimanë apo jomuslimanë, por fituesi është ai që ka shitur veten për Zotin.

 
Veröffentlicht : 21/05/2009 10:23 a.m.
Teilen: