Udhëtimi drejt botës së ardhshme – pjesa 3 - Periudha në prag të vdekjes
El-Thulathah 04 Xhumad el-Ula 1430 / 29 04 2009
Është një periudhë para vdekjes që quhet ihtidhar. El-Ihtidhar është si përgatitje për vdekjen. Në këtë shkallë engjëjt zbresin. Allahu subhane teala thotë:
Derisa ti vije ndokujt prej juve vdekja të dërguarit tanë e marrin shpirtin dhe nuk janë të pakujdesshëm asnjëherë ndaj detyrave të tyre. Kush janë të dërguarit – engjëjt.
Shejh Anuar el-Aulaki -Periudha në prag të vdekjes-
Në këtë fazë engjëjt zbresin. Dhe personi i cili kalon nëpër el-ihtidhar ka mundësi që ti shoh ata.
Pejgamberi s.a.v.s. thotë në një hadith: Kur robi besimtarë e lenë këtë botë dhe niset për ahiret ai është në atë fazë ndërmjet. Ti je në një gjendje në mes ti kalon për të ndryshuar prej dynjasë për në ahiret.
Kur personi është në atë gjendje Pejgamberi s.a.v.s. thotë: Engjëjt do të zbresin prej qiellit me fytyrë të shkëlqyera dhe të ndritshme sikurse dielli. Ata kanë me vete një qefin prej xhenetit dhe parfum prej xhenetit, derisa ulen afër tij që ai ka mundësi ti sheh ata.
Pastaj zbret engjëlli i vdekjes. Dhe ai do të ulet pranë fytyrës apo kokës së tij. I thotë o ti shpirt i pastër- i dëlirë dil jashtë tek falja dhe kënaqësia e Allahut. Engjëlli i vdekjes me butësi do ti bëjë thirrje që të dal jashtë dhe do ti premton se ti do të shkosh tek falja dhe kënaqësia e Allahut. Pra Pejgamberi s.a.v.s. thotë: ky shpirt do të dalë jashtë aq lehtë sikurse një pik e ujit që bie prej skajit. Shpirti do të del aq lehtë sikurse pika e ujit që rrjedhë nëpër një gjë të lëmuar.
Dhe sa për keqbërësin, dhe kur kafiri mosbesimtari e lenë dynjanë dhe i afrohet ahiretit dhe zbresin engjëjt me fytyra të errëta dhe ta sjellin qefinin prej materialit të vrazhdë.
Ka mundësi të jetë prej zjarrit të xhehenemit.
Pastaj engjëlli i vdekjes do të zbret dhe do të ulet pran tij, dhe do ti thotë o ti shpirt i ligë dil jashtë tek hidhërimi dhe mallkimi i Allahut subhane teala.
I tregon këtij shpirti se ti po del jashtë dhe duhet të dalësh jashtë menjëherë por ti ke për të shkuar tek hidhërimi i Allahut subhane teala dhe mallkimi i Allahut subhane teala është duke të pritur ty.
Pra Pejgamberi s.a.v.s. thotë: "Kur engjëlli i vdekjes e bënë atë lajmërim ai shpirt shpërndahet nëpër trup. Shkon vërdallë nëpër trup, ai nuk dëshiron të dalë.
Humbet nëpër trupin e tij. Dhe Pejgamberi s.a.v.s. thotë:"Se engjëlli i vdekjes do ta zë shpirtin dhe do ta tërheq këtë shpirt jashtë sikurse një tufë e degëve me shumë gjemba prej, të tërhequr prej një lëmshi të leshtë të lagur." Paramendo ta kesh një degë të gjembave dhe rreth e për qark është e mbështjell me lesh të lagur, dhe ti përpiqesh që ta tërheqësh atë dege prej atij, çka do të ndodhë?Do ta shqyen leshin në copa.
Pra Pejgamberi s.a.v.s. na tregon se kur ky shpirti nxjerrët jashtë do ti shqyen muskujt dhe nervat e këtij personi. Do ti copëton për arsye shpirti nuk dëshiron që të dalë.
Vuajtje dhe dhimbje, kjo i ndodh shpirtit të keq. Gjatë asaj faze derisa edhe për besimtarin ka mundësi të ketë një pjesë të dhimbjes. Kështu që Allahu s.v.t. i dhuron rehati atij shpirti. Allahu do tu jep atyre lajme të gëzueshme.
Allahu s.v.t. thotë: "Me të vërtet, ata që thonë se Zoti ynë është Allahu, dhe pastaj ata qëndrojnë të vendosur, atyre do tu zbresin engjëjt duke u thënë – mos u frikëso e as mos u brengos por prano lajmin e gëzuar të xhenetit për të cilin je premtuar.
Ky shpirt i besimtarit kur është në fazën e ihtidharit engjëjt do të zbresin dhe do ti thonë: "Ne po ta sjellim ty lajmin e mirë të premtimit të Allahut dhe ai është Xheneti që të vije ai shpirt. Për të cilët Allahu s.v.t. thotë: "ata që thonë se Zoti ynë është Allahu, dhe pastaj çka, dhe pastaj qëndruan të paluhatshëm.
Sepse ata nuk than Allahu është Zoti ynë dhe pastaj shkuan djathtas dhe majtas, dhe shkuan në rrugë të lakuar, një ditë në xhami dhe 6 ditë jashtë saj, një ditë në klub të natës e ditën tjetër në itikaf, një ditë duke agjëruar e ditën tjetër duke pi alkool.
Ata qëndruan të vendosur, ata qëndruan të vendosur në rrugën e drejtë. Këta janë atë për të cilët Allahu s.v.t. thotë se engjëjt do të zbresin dhe do të ju dhurojnë lajme të gëzueshme.
Dhe për keqbërësin Allahu s.v.t. thotë: "Dhe po të kishe mundësi ti shihje kur engjëjt e marrin shpirtin e atyre që nuk besuan, ata i qëllojnë fytyrat e tyre, pra i rrahin ata, iu meshojnë në fytyrat dhe në shpinat e tyre duke u thënë – shijoni dënimin e zjarrit që ndizet fortë, kjo është për arsye të asaj se çka duart tuaja kanë kontribuar dhe me të vërtet Allahu nuk është i padrejtë ndaj robërve të tij.
Engjëjt po i godasin ata po i rrahin ata dhe po ju thonë atyre se do ta keni zjarrin e xhehenemit si kompensim të asaj që keni bërë dhe Allahu s.v.t. iu thotë atyre se Allahu nuk po ju bënë juve padrejtësi, kjo është për shkak të asaj se çka duart tuaja kanë velur.
Janë veprat tuaja që ta kanë shkaktuar këtë.
www.botaislame.com
__________________
Njerëzit konkurrojnë në jetën e kësaj bote, qofshin muslimanë apo jomuslimanë, por fituesi është ai që ka shitur veten për Zotin.