Benachrichtigungen
Alles löschen

Shenjat e zemrës së shëndoshë

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
179 Ansichten
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 
[#2126]

Shenjat e zemrës së shëndoshë

Shenja e parë që zemra është e shëndoshë dhe që e adhuron Allahun e Madhëruar është që ta kujtojë shpesh, ngase zemrat , si ka thënë njëri:” si tasat, ndërsa gjuhët si lugët”.
Pra gjuha nxjerr jashtë atë që është në zemër, qoftë e ëmbël apo e hidhur.Kur zemra është plot dashuri ndaj Allahut të Madhëruar, gjuha duhet të lëvizë dhe ta kujtoë, dhe e kundërta, kur zemra është plot diçka tjetër me mosbesim, mosbindje,atëherë gjuha i qaset thashethemave, bartjes së fjalëve të huaja, vulgarizmeve dhe fyerjeve.

Në shenjat e zemrës së shëndoshë bën pjesë edhe ajo që nuk pushon duke urdhëruar pronarin e vet që ti drejtohet Allahut me pendim dhe të lidhet me Te me lidhjen e dashurisë.Ajo ndjehet e sigurtë me Te, pran Tij gjen qetësi, te Ai struket, Atij i gëzohet, te Ai mbështetet ,te Ai gjen siguri, nga Ai shpreson dhe frikohet.Të kujtuarit e Tij për te është edhe ushqim edhe pajisje, ndërsa dashurija ndaj Tij dhe malli për Te është jetë, kënaqësi, lumturi dhe gëzim.

Në shenjat e zemrës së shëndoshë bën pjesë edhe ajo që trupi gjatë shërbimit lodhet, ndërsa zemra kurrë nuk mërzitet .Kështu ka vepru edhe Pejgamberi alejhis selam është lutur aq gjatë sa këmbët i janë enjtur.

Imam Ibën el Mubareku kishte thënë disa vargje:

Zotin nuk e dëgjon, e deklaron se e dashuron,
Pasha fenë, këso marrëdhënie nuk ekziston.
Sikur dashuria jote të jetë e sinqertë do ti bindesh,
Ngase ai që dashuron i bindet atij që e dashuron.
Në shenjat e zemrës së shëndoshë bën pjesë edhe ajo që pronari i saj synon ti shërbejë Zotit të vet dhe ti bindet Atij.

Në shenjat e zemrës së shëndoshë bën pjesë edhe ajo që kur fillon namazi lirohet nga të gjitha brengat e kësaj bote, ngase në të gjen kënaqësi dhe pushim , dhe i vie rëndë kur duhet ta përfundojë.

Në shenjat e zemrës së shëndoshë bën pjesë edhe ajo që vuan për kohën e kaluar në mosbindje ndaj Allahut, ngase frymëmarrjet janë pasuria më e madhe e njeriut, meqë çdo frymëmarrje e tij është pjesë e jetës dhe kokërr e shtrenjtë në gjerdanin e xhevahirëve të cilët mund të blejë, për gjithmonë thesar të pafund.

Në shenjat e zemrës së shëndoshë bën pjesë edhe ajo që ka kujdes ndaj veprave të veta, ngase domethënia nuk është në atë se a ka shumë apo pak vepra, por në vlerën apo në kualitetin e tyre dhe në rruajtjen nga ajo që i prishë ato vepra, siç janë p.sh. mendjemadhësia, syefaqësija, zilia dhe shumë elemente tjera .
Andaj ai mundohet që tërë punën që e bën ta bëj me sinqeritet dhe me një qëllim të vetëm për arritjen e kënaqësisë me Allahun.

Në shenjat e zemrës së shëndoshë bën pjesë edhe ajo që fjalët e Allahut dhe fjalët mbi Allahun i janë më të ëmblat, siç ka thënë Abdullah ibn Mesudi: ”Kush dëshiron ta dijë a e don Allahun, le të provohet me Kur’an, e nëse del se e don Kur’anin, atëherë e don edhe Allahun, ngase Kur’ani është fjalë e Allahut”.
Nga ai transmetohet se e puthte ;Mus’hafin dhe deklaronte: ”Fjalë e Zotit tim!Fjalë e Zotit tim!”

Osmani ra ka deklaruar: ”Sikur ti kishit zemrat e pastra, nuk do të ngopeshit me fjalët e Zotit tuaj”.

I lutemi Allahut të Madhëruar që nga Mëshira dhe Bujaria e Tij të na falë zemër të shëndoshë dhe mendje të sinqertë.
Allahu në rrugë të drejtë e udhëzon ate që Ai dëshiron.


 
Veröffentlicht : 16/03/2009 1:20 a.m.
Teilen: