25 vjet në varr
Subhanallah, stomaku gjërat më të rëndësishme gjatë jetës së tij dhe shumë përpiqet që t'i kënaq nevojat e njërit dhe tjetrit, por ja një absurditet.
document.write(''); Nga: Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi
Kufoma në varr kalon nëpër disa faza gjatë periudhës 25 vjeçare. Në natën e parë trupi fillon të kalbet rreth stomakut Subhanallah, stomaku dhe gjërat më të rëndësishme gjatë jetës së tij dhe shumë përpiqet që t'i kënaq nevojat e njërit dhe tjetrit, por ja një absurditet. Këto organe do tia shkatërrojnë jetën në këtë dhe në botën tjetër, e largojnë nga Allahu, e të parat shkatërrohen.
Pas kësaj trupi merr ngjyrën e gjelbër. Dhe këtë trup që njeriu e ka zbukuruar duke përdorur mjete kozmetike të ndryshme, tani do të kënaqet me një ngjyrë në tërë trupin.
Ditën e dytë fillojnë të shkatërrohen organet e brendshme: mëlçia, zemra, mushkëritë, zorrët . . .
Ditën e tretë nga trupi ndihet një një kundërmim i pakëndshëm.
Pas një jave trupi fillon të fryhet e sidomos në fytyrë, sy, gjuhë dhe faqe.
Pas dhjetë ditësh fryhen stomaku, lukthi dhe zorrët.
Pas dy jave fillojnë të biejnë flokët.
Pas 15 ditësh miza e gjelbër ndien kundërmimin e kufomës në largësi prej 5 km, e pas kësaj krimbat e mbulojnë tërë trupin e kufomës.
Pas gjashtë muajve, nga trupi mbetet vetëm skeleti.
Pas 25 vjetëve skeleti kthehet në pluhur përveç ashtit të kërbishtit.
Ja, ky vëllezër është trupi që i kushtojmë kaq shumë kujdes dhe ky shkatërrohet si mos me pas ekzistuar kurrë.
Andaj mos lejoni që jeta t'u kalojë në kënaqësinë e epsheve trupore. Vizita e varrezave le t'u bëhet traditë. Pejgamberi s.a.v.s. i vizitonte varrezat Beki çdo javë. Gjithashtu transmetohet që ka urdhëruar vizitën e varrezave: "Ju pata ndaluar vizitën e varrezave, por tani po ju lejoj: vizitoni se kjo ju përkujton vdekjen."
Përkujtoni fjalët e Allahut të madhërishëm:
"Pasha kohën!
Nuk ka dyshim se njeriu është në një humbje të sigurt.
Me përjashtim të atyre që besuan, që bënë vepra të mira, që porositën njëri-tjetrin t'i përmbahen të vërtetës dhe që këshilluan njëri-tjetrin të jenë të durueshëm." (El - Asr, 1-3)
“Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, pse të dëgjuarit, të pamurit dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi.â€
![]()
it's nice to be important
but it's much important to be nice