Benachrichtigungen
Alles löschen

Republikës së Kosovës i shtohet edhe një hafiz!

3 Beiträge
2 Benutzer
0 Reactions
195 Ansichten
(@enesi)
Beiträge: 941
Noble Member
Themenstarter
 
[#665]

Në Hotelin Iliria të premten mbrëma, familja e 11 vjeçarit Jasir Krasniqi i biri i Dr. Shefqet Krasniqit Imam dhe Ligjërues në Xhaminë e madhe në Prishtinë...
Në Hotelin Iliria të premten mbrëma, familja e 11 vjeçarit Jasir Krasniqi i biri i Dr. Shefqet Krasniqit Imam dhe Ligjërues në Xhaminë e madhe në Prishtinë, ka shtruar Iftar për 130 persona, mysafirë ishin të profileve te ndryshme si dhe ishin nga treva të ndryshme mbarë shqiptare, iftari është shtruar me rastin e ceremonisë së ndarjes së diplomës me rastin e përfundimit të nxëniesh përmendësh të Kuranit e të riut hafëz Jasir Krasniqi, i cili nxënien përmendësh të kuranit e kishte mësuar te Mahmud ef. Asllani në Tetovë.

Duhet theksuar se në këtë iftar të pranishëm ishin edhe Kryetari i BIK-ut Mr.Naim Tërnava, Kryeimami i Kosovës Sabri Bajgora, Ministri i Shëndetësisë Alush Gashi, Zëvendës Ministri i Shërbimeve Publike Doc. Rifat Blaku, zyrtarë nga Partia e Drejtësisë, Fuad Ramiqi nga partia LDK-ë, analisti Dr. Milazim Krasniqi si dhe figura tjera të shumta nga shoqëria civile.
Ky manifestim u drejtua nga Kryeimami i Rahovecit Nusret Abasibra, ndërsa fjalën përshëndetëse në emër të familjes e mbajti Dr. Shefqet Krasniqi.

Kjo mbrëmje u shoqërua me leximin e ajeteve Kur'anore prej Hafizit më të ri në Kosovë Jasir Krasniqit, pas leximit u bë edhe Duaja e Hifzit prej Kryeimamit të Tetovës Hafiz efendi Ejupit, i cili bëri dhe dorëzimin e diplomës në emër të Myftinisë së Tetovës.

Kreu i BIK-ut, Mr. Naim Tërnava në fjalimin e tij përshëndetës, ka përgëzuar familjen Krasniqi, por njëherit ka përgëzuar edhe të gjithë kosovarët, ai u shpreh se "me këtë po dëshmohet se Islami në trojet tona do të ruhet deri në Kataklizëm". Ai ka premtuar se "Bashkësia Islame e Kosovës së shpejti do të organizoj një tubim madhështor për diplomimin e hafizave të ri, ai tutje shtoj se për hafëzin e ri, BIK-ë ka ndarë një shpërblim modest prej 2000€".

Për desert te mbrëmjes mysafiri special nga Mitrovica ish këngëtari i grupit TNT Ferki Shala këndoj një Ilahi


Our Lord! Grant unto us wives and offspring who will be the comfort of our eyes, and give us (the grace) to lead the righteous

 
Veröffentlicht : 21/09/2008 9:03 p.m.
(@bruna)
Beiträge: 1552
Noble Member
 

Enes a ke qenë edhe ti aty a?


“Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, pse të dëgjuarit, të pamurit dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi.â€

 
Veröffentlicht : 22/09/2008 2:12 p.m.
(@enesi)
Beiträge: 941
Noble Member
Themenstarter
 

Po bruna aty kam qen pasi babin e tina e vizitoj shpesh po edhe te djali qysh moti pata vrejt diqka te ky djal All-llahu s.w.t e rujt nga gjdo e keqe se sa her e kum taku fetyra e tina bojke drit i ombel me nejt me to shum i sjellshum vetem Zoti xh.sh qe ka dit me fal ashtu e meja dhan at dije


Our Lord! Grant unto us wives and offspring who will be the comfort of our eyes, and give us (the grace) to lead the righteous

 
Veröffentlicht : 22/09/2008 5:37 p.m.
Teilen: