Benachrichtigungen
Alles löschen

kujto keto gjera kur ta marsh rrogen

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
124 Ansichten
 sena
(@sena)
Beiträge: 3095
Famed Member
Themenstarter
 
[#650]

Kur vjen koha për të marrë rrogën, më vijnë ndër mend disa gjëra, të cilat mendoj se janë të rëndësish me:

1- Rroga është e plotë, vallë është edhe puna gjithasht u e plotë? A nuk ka pasur mangësi dhe defekte? Si ta laj përgjegjë sinë time, sepse ai që merr pagë, llogarite t para Allahut për punën e tij?

2- A i jam lutur Allahut të ma bëjë të bereqetsh me këtë rrogë, apo jam mjaftuar vetëm me buzëqeshj en dhe rehatinë e brendshme?

3- A kam falënderu ar Allahun për këtë begati që më ka dhënë, në kohë kur shumë të tjerë janë të privuar nga kjo gjë?

4- A kam menduar të ndaj sadaka nga kjo rrogë dhe të ushqej ndonjë të varfër?

5- A kam menduar për ata borxhlinj, për të cilët kam marrë përsipër përgjegjë sinë për t`ua larë borxhet para se ato t`u rriten dhe para se t`u vijë exheli. Pejgamber i, salAllahu alejhi ve selem, nuk dëshiroi t'ia falë namazin e xhenazes atij njeriu që i kishin mbetur borxhe përderisa një as'hab nuk e mori përsipër larjen e borxhit të tij.

6- A kam mundësuar me këtë rrogë lumturi te prindërit, gruaja dhe fëmijët edhe me diç të vogël?

7- Po ti, a i ke menduar detyrat dhe obligimet tjera, të cilat nuk mund të realizohe n ndryshe përpos se me pasuri?

8- A ke menduar të ndihmosh organizat a humanitar e a të marrësh përsipër kujdesin për ndonjë jetim përmes një kontribut i mujor?

9- A ke menduar të largohesh nga israfi (harxhimi i tepërt) në ushqim, pije, veshmbath je dhe gjërat shtesë?

10- A ke menduar që tërë këtë rrogë ta harxhosh në hallall dhe të largohesh nga harami dhe gjërat e dyshimta?

11- A ke menduar për të hartuar plane të studiuara dhe strategji precize për harxhimin e kësaj rroge në mënyrë të matur dhe të drejtë, jo me kaotizëm dhe menaxhim të keq?

Vëllai im! Mendo mirë këto gjëra kur ta marrësh rrogën, sepse i ke amanet për të cilat do të japësh llogari, andaj bëje gati përgjigje n e saktë të kësaj pyetje. Kam shumë shpresë se nuk do të mungojnë këto gjëra nga mendja jote, jo tani, por para se ta marrësh rrogën. Allahu të dhëntë suksese në jetë dhe bereqet në pasurinë tënde.

Përshtati: Bekir Halimi


it's nice to be important
but it's much important to be nice

 
Veröffentlicht : 19/09/2008 4:12 p.m.
Teilen: