Benachrichtigungen
Alles löschen

A do të flenë banorët e Xhehnetit?

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
146 Ansichten
(@bruna)
Beiträge: 1552
Noble Member
Themenstarter
 
[#670]

A do të flenë banorët e Xhenetit?
Nga shejh Abdul-Aziz ibn Abdullah er-Raxhhi
www.sh-rajhi.com 07.08.1424H

Pyetje: Allahu ju faltë. A do të flenë banorët e Xhenetit? Dhe çfarë është domethënia e thënies së Tij, më të lartit:

"Vendbanimi më i mirë dhe vendet më të ndershme për prehje?"

Përgjigje: Jo, ata s'do të flenë. Gjumi është vëllai i vdekjes, dhe në Xhenet nuk as gjumë e as vdekje. Nuk ka as sëmundje e as pleqëri. Nuk ka brenga, pikëllim e vuajtje. Nuk ka urinim, jashtëqitje e erëra të këqija. Dhe për gratë nuk ka menstruacione apo gjakderdhje të paslindjes. Nuk ka armiqësi, keqdashje e inat. Mëria do të hiqet nga gjokset e besimtarëve, para se të hyjnë në Xhenet. Ata do të ndalen në një Urë, pasi të kenë kaluar Siratin, dhe do t'i hakmerren njëri-tjetrit për ankimet që kanë mes vete. Pastaj çdo inat do t'u hiqet nga gjokset dhe do të hyjnë në Xhenet me shkallën më të lartë të dëlirësisë. Më i larti ka thënë:

"Dhe Ne do të heqim nga gjokset e tyre çfarëdo vrerosje [që mund të kenë], [që ata të jenë] vëllezër, të ulur përballë njëri-tjetrit në frone". [el-Hixhr, 47]

Për sa i përket thënies së Tij "... vendet më të ndershme për prehje" [el-Furkan, 24], kjo do të thotë: është koha për qetësim, për çlodhje. Qëllimi i kësaj është se kësaj here koha për pushim do të jetë në Xhenet. Dhe domethënia e kësaj është se Allahu, më i larti, do t'i marrë në përgjegjësi krijesat e veta në Ditën E gjykimit. Ai do ta kryejë me ta përpjesëtimisht nga mesi i Ditës. Dhe Ai ka thënë për banorët e Xhenetit:

"Banorët e Xhenetit [dmth ata që e merituan atë, nëpërmjet besimit dhe drejtësisë së tyre], në atë Ditë, do të kenë vendbanimin më të mirë dhe vendet më të ndershme për prehje". [el-Furkan, 24]

Pra, gjumi është vëllai i vdekjes. Në Xhenet s'ka vdekje, s'ka gjumë, i cili është vëllai i vdekjes. Po.


“Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, pse të dëgjuarit, të pamurit dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi.â€

 
Veröffentlicht : 23/09/2008 11:00 a.m.
Teilen: