Benachrichtigungen
Alles löschen

Mikpritja

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
115 Ansichten
(@enesi)
Beiträge: 941
Noble Member
Themenstarter
 
[#846]

Muslimani është i obliguar të tregojë mirëpritje madje edhe ndaj atyre që nuk kanë shfaqur mikpritje ndaj tij...

Mikpritja nënkupton mirëseardhje apo pranim miqësor të mysafirëve a të huajve e, madje, edhe të ideve të reja. Mikpritja, për më tej, në të folurit e rëndomtë, do të thotë shpirtmadhësi dhe mendjegjerësi e treguar në gostisjen e mysafirëve.

Arabët janë të njohur për mikpritjen e tyre. Edhe para ardhjes së Islamit, do të thotë edhe në kohën e injorancës, virtyti i mikpritjes ishte në mesin e tyre. Hatim Tai, i cili ishte arab, kishte një nam të madh për mikpritjen e tij. Djali i tij – Ali ibën Hatimi qe sjellë para Pejgamberit, alejhi selam, me gjashtëqind njerëz-të zënë robër të luftës nga fisi i tij. Pejgamberi, alejhi selam, pra, i liroi që të gjithë për vetë shkakun se ky fis pati qenë shumë i njohur për trajtim mikpritës të mysafirëve. Kjo vlerë paraislame e arabëve jo vetëm që është ruajtur, por edhe është kultivuar edhe më tepër nga Islami.

Kur`ani Famëlartë po edhe Muhammedi, alejhi salatu ue selam, e kanë vlerësuar si virtyt të mirë dhe i kanë nxitur besimtarët që ta përvetësojnë të njëjtin. Në bazë të të thënave të Pejgamberit, alejhi selam, muslimani duhet t'u japë pritje të mirë mysafirëve më së paku për tri ditë me ushqim sa më të mirë që mundet e, nëse i jep ushqim edhe më tej, do të thotë edhe pas tri ditëve, ai do të marrë shpërblime si kur jep lëmoshë, për çdo racion. Muslimani, për më tepër, është i obliguar të tregojë mirëpritje madje edhe ndaj atyre që nuk kanë shfaqur mikpritje ndaj tij a që nuk e kanë gostisur si duhet. Normat e mikpritjes të porositura nga Pejgamberi, alejhi selam, parashohin që nikoqiri duhet ta përcjellë mysafirin deri te dera e shtëpisë së tij me fytyrë të qeshur, që mysafiri nuk duhet ta lëshojë shtëpinë ku ka shkuar pa lejen e të zotit të shtëpisë dhe që mos ta llastohet e të qëndrojë gjatë kohë në atë shtëpi ku ka shkuar për vizitë.

Argument nga Kur`ani

1) "A ke arritur të dëgjosh ti për rrëfimin e mysafirëve të ndershëm të Ibrahimit? Kur patën hyrë te ai dhe thanë: "Të përshendesim me paqe!". Ai u tha: "Qofshi gjithnjë të përshëndetur me paqe!" (E me vete tha): "Njerëz të panjohur!". Dhe ai pa u vërejtur shkoi te familja e vet dhe solli një viç të majmë të pjekur. Atë ua afroi atyre e tha: "Përse nuk po hani?"" (Kur'an, 51: 24-27).

Argumente nga Sunneti

1. Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) rrëfen se Pejgamberi, alejhi selam, ka thënë: "Ai që beson Zotin dhe Ditën e Fundit duhet ta respektojë mysafirin; ai që beson Zotin dhe Ditën e Fundit nuk duhet ta ngacmojë fqiun dhe ai që beson Zotin dhe Ditën e Fundit duhet të flasë mirë ose të heshtë!".
[Transmeton Buhariu dhe Muslimi]

2. El-Makdem ibën Madikaribi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) e ka dëgjuar Pejgamberin, alejhi selam, të ketë thënë: "Nëse ndonjë musliman është mysafir te ndokush dhe nëse atij nuk i jepet asgjë, është detyrë e çdo muslimani që t'i ndihmojë mysafirit (të cilit nuk i jepet asgjë) që të marrë nga pasuria e prodhimet të cilat duhej t'i servoheshin!".
[Transmeton Darimi dhe ebu Davudi]

3. Ebul Ahvas el-Jushami tregon nga babai i tij se ky i fundit i ka thënë Pejgamberit, alejhi selam, si vijon: "O i Dërguari i Allahut, më trego, të lutem, si është puna nëse unë shkoj te ndokush për vizitë e ai nuk më gostis dhe, më pastaj, ai vjen te unë, pra, a të veproj edhe unë njëjtë si ai?", ndërsa Pejgamberi, alejhi selam, i tha: "Jo, ti gostise atë!".
[Transmeton Tirmidhiu]

4. Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) rrëfen se Pejgamberi, alejhi selam, ka thënë: "Është pjesë e sunnetit që njeriu duhet të shkojë me mysafirin, pra, duhet ta përcjellë atë deri tek dera e shtëpisë!".
[Transmeton ibën Maxhe]

5. Ibën Abasi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) rrëfen se Pejgamberi, alejhi selam, ka thënë: "Bekimet vijnë më shpejt në një shtëpi ku jepet ushqim sesa që thika mund të mbërrijë në gungën e devesë!".
[Transmeton ibën Maxhe]

6. Ebu Shurejh Huvejlid bin Amër el-Huzai rrëfen se Pejgamberi, alejhi selam, ka thënë: "Le të shfaqë respekt ndaj të drejtës së mysafirit ai që beson në Allahun dhe në Ditën e Gjykimit!". Më pas, qe pyetur: "Ç'është e drejta e tij, o i Dërguari i Allahut?", kurse ai qe përgjigjur: "Ajo është (t'i shërbesh) për një ditë dhe një natë dhe se mikpritja të zgjasë për tri ditë rresht e, ajo që është përtej saj, ajo konsiderohet lëmoshë!".
[Transmeton Buhariu dhe Muslimi]

Muslimi shton edhe pjesën vijuese: "Nuk është e lejueshme për muslimanin që të qëndrojë gjatë kohë me vëllain e vet derisa e bën edhe të mëkatojë!". Më pas, qe pyetur: "O i Dërguari i Allahut, si mund ta bëjë që të mëkatojë?", ndërsa ai qe përgjigjur: "Ai, pra, e zgjat ndejën e tij, ndërkohë që nikoqirit nuk i mbetet më asgjë për t'i dhënë (shërbyer)".


Our Lord! Grant unto us wives and offspring who will be the comfort of our eyes, and give us (the grace) to lead the righteous

 
Veröffentlicht : 19/10/2008 10:05 p.m.
Teilen: