Benachrichtigungen
Alles löschen

Mirësitë Hyjnore

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
161 Ansichten
(@enesi)
Beiträge: 941
Noble Member
Themenstarter
 
[#845]

Dielli nuk mundet që një ditë të lindë e një ditë të perëndon, apo ti afrohet tokës dhe ta djeg atë, apo të largohet nga toka dhe ta shndërrojë atë në akullnajë.

Allahu i Lartësuar e krijoi kozmosin me përsosmëri, në të krijoi të gjithë atë që i shërben njeriut, njeriu në këtë planet është zotëri, dhe e gjithë ajo që gjendet në të është në shërbim të tij, madje edhe forca e cila është më e madhe se sa fuqia e gjithë njerëzimit, nuk mundet ta refuzoi shërbimin ndaj njeriut.

Dielli nuk mundet që një ditë të lindë e një ditë të perëndon, apo ti afrohet tokës dhe ta djeg atë, apo të largohet nga toka dhe ta shndërrojë atë në akullnajë. Detrat nuk munden që ujin e tyre ta ndalin të ngjitet në shtresat e atmosferës së lartë, pastaj ai shëndrroi në re të cilat na dhurojnë shiun e shijshëm prej të cilit ne pimë, dhe tokën e pregatit për mbjellje. Bimët nuk mundin ta ndalën nga pjekja e tyre, apo të mos nxjerrin fryte dhe kështu të ndodhë shkatërrimi i ushqimit, dhe njerëzit të mos gjejnë se çka të hanë.
Shtazët nuk mundin ta refuzojnë shërbimin ndaj njerëzve, qoftë në bartjen e tyre dhe gjërave të tyre çfarë ai të dëshiron, apo në shërbimin e tokës dhe punëtorit të saj, gjithashtu ato nuk mundin të refuzojnë prerjen e tyre që mishi i tyre të jetë ushqim për njeriun, bile ti edhe të voglin e tyre e merr para syve të nënës së vetë për ta prerë e ajo nuk përpiqet që të ndaloi.
Pra… Allahu të gjithë kozmosin e nënshtroi në shërbim të njeriut, ai dhuron ujë, ai dhuron ushqim, ai dhuron mish, ai dhuron pambuk, ai dhuron dru, të gjitha nevojat e njeriut Allahu i Lartësuar i vendosi në këtë kozmos, Allahu i Lartësuar thotë: "Thuaj: "A ju jeni ata që nuk i besoni Atij që e krijoi tokën për dy ditë dhe Atij i përshkruani shok, e Ai është Zoti i botëve! Ai që në të vuri kodra të forta, ia shtoi të mirat asaj dhe brenda katër ditëve të plota caktoi të gjitha kushtet për të jetuar në të. Pra, për ata që pyesin (për kohën e krijimit të saj)" (Fusilet: 9-10),
çdo gjë e cila gjendet në tokë zanafillën e ka tek Allahu, nëse e marrim ndonjërin lloj prej të ngurtëve, bimëve apo shtazëve, vrejm se krijues i tyre është Allahu i Lartësuar. Njeriu nuk mundet që të krijoi një lëndë prej asgjëje, mirëpo ai lëndët e krijuara nga Allahu i përdor me diturin që Allahu ia ka dhuruar për të prodhuar ndonjë gjë, dhe kështu njeriu lëndët e ndryshme i ka gjetur në tokë e nuk i ka krijuar ai vetë. Të shikojmë për shembull bimët gjejmë se të gjitha ato janë nga Allahu, pema e drurit, nga ka ardhur? nga malet e Suedisë p.sh. nga gjenerata e pemëve të cilën e kanë mbjellur atje, por nga kishte ardhur ajo gjeneratë? nga ajo e cila ishte para saj, e ajo para saj kishte ardhur nga ajo e cila i kishte prirë, dhe kështu vazhdojmë derisa të arrijmë tek pema e parë , nga ka ardhur? Allahu e krijoi në tokë.
Ushqimi nga i cili ushqehemi, molla të cilën e hami nga ka ardhur? nga pema e Libanit apo e Amerikës p.sh. por nga ka ardhur ajo pemë? nga fidanët të cilat janë mbjellur në një vend të ndryshëm, por ato fidane nga kanë ardhur? Patjetër në fund do të pyesim se kush është ai i cili e krijoi pemën e mollës së parë mbi sipërfaqen e tokës, përgjigjja do të jetë Allahu është krijuesi i saj.
Pra.. çdo krijesë të cilën e shohim para veti posedon një pjesë nga krijesa e parë të cilën e krijoi Allahu, dhe mos të ishte kjo pjesë ky lloj do të zhduket nga toka për arsye se çdo gjë e gjallë jetën e saj duhet ta marr nga jeta e cila sendit të gjallë i cili i ka parapri, nuk gjendet jetë nga vdekja.
Pra.. nëse esenca vdes zhduket ajo e cila e pason, vazhdimësia e ekzistencës së diqit në botë do të thotë se periudhat e jetës së tij vazhdojnë pa ndërprerje që nga krijimi i saj prej Allahut të Lartësuar e deri më tani, dhe çdo gjallesë i dhuron jetë asaj që vie pas saj.
Pra.. kjo ekzistencë e kozmosit të cilën Allahu e përgatiti për njeriun, është vazhdimësi nga jeta të cilën e krijoi Allahu mbi sipërfaqen e tokës, e nëse ndalet kjo dhe vdes para se sa ti dhuron jetë asaj që vie pas saj zhduket lloji i saj.
Për këtë kozmosi në të cilin jetojmë është krijesë e Allahut të Lartësuar i nënshtruar me urdhrin e Allahut në shërbim të njeriut deri në përfundim të ekzistimit në tokë, e kur të vie momenti i kataklizmes Allahu do ta shkatërroi të gjithë këtë për arsye se edhe roli i saj përfundon.
Pasi Allahu i Lartësuar e krijoi këtë kozmos dhe e vendosi të gjithë atë që njeriu ka nevojë, dhe e nënshtroi në shërbim të tij, Allahu e krijoi njeriun ia mësoi të folurit, dhe Melaiket i përkuli për të, pastaj e zbriti në tokë që të ballafaqohet me rolin e tij i cili është adhurimi i Allahut të lartësuar , pra njeriu është krijuar që ta adhuroi Allahun e Lartësuar, i lirë, për këtë thuhet se kjo botë është periudhë e sprovimit për dashurin e njeriut ndaj Allahut, Allahu i Lartësuar të gjitha trupat e kozmosit i bëri të nënshtruara, që cilët nuk kanë mundësi ta kundërshtojnë, (përveç njeriut, Allahu e krijoi dhe i dhuroi liri të zgjedhjes, në këtë thotë Allahu i Lartësuar: "Ne ua ofruam amanetin (obligimet) qiejve, tokës dhe maleve, e ato nuk deshën ta marrin përsipër atë dhe u frikësuan prej tij, ndërsa njeriu atë e mori mbi vete; dhe ai i bëri padrejt vetes, dhe ishte i padijshëm.(Ahzab:72)
Pra.. periudha në këtë botë është periudhë e sprovimit për dashurin e njeriut ndaj Zotit të tiji cili i dhuroi të gjitha begatit, dhe i nënshtroi për të, të gjithë atë e cila gjendet në kozmos, dhe nuk e la të habitur por i dërgoi të dërguar dhe i zbriti libër që të vazhdoj jetën e natyrshme dhe të sigurt mbi tokë.
Allahu i Lartësuar kur na krijoi dhe krijoi për ne këtë kozmos me të ishin edhe mirësitë:
Mirësi hyjnore në të cilat marrin pjesë besimtari dhe pa besimtari të cilat ndahen në dy pjesë:
Mirësi të cilat janë për ty. Dhe mirësi të cilat janë prej teje.
Mirësi të cilat janë për ty janë ato të cilat të dhurojnë të mirën e vetë pa ndonjë mundim prej teje, që do të thotë se ti nuk shpenzon mund për të arritur tek mirësia e saj, Dielli e rrezet e tij lind për besimtarin dhe pa besimtarin pa bërë ndarje, shiu bie në popujt besimtar dhe mbi popujt jo besimtar, hëna e ndriçon tërë kozmosin gjatë gjithë natës, ajrin e thithin të gjithë. e gjithë kjo plotësohet pa farë përpjekje nga dikush, askush nuk mund të thotë se ai e ka krijuar diellin, apo ai e ka dhurua mbështjellësin tokësor, apo e ka prodhua hënën dhe yjet, apo se ai e kryen punën në detëra qe uji i tyre në ngjitet dhe të zbret në tok dhe kështu vazhdon jeta.
Tani arrijmë tek mirësitë hyjnore tjera: Ato janë gjërat të cilat janë prej teje, Këto gjëra gjinden në tokë, mirëpo nuk të dhurojnë veçse nëse ti i lëvizë, toka p.sh të dhuron të mbjellat, mirëpo nëse ti nuk e lavëron tokën dhe nuk e mbjell farën ajo ty nuk të jep asgjë, patjetër këtu kërkohet puna , në brendësin e tokës gjendet thesari, mirëpo ti nuk arrin tek ai veçse nëse hulumton për të, furnizimi është prezent dhe i mjaftueshëm për të gjithë atë që gjendet mbi tokë që prej Ademit e deri në ditën e Kijametit, mirëpo njeriu me mizorin dhe injorancën e tij prodhoi varfëri në tokë, dhe kështu disa vende grurin, kafen vezët i hedhin në det për ruajtjen e asaj që ne e quajm qmimi botërorë, sikur këto vende do të kishin frikë Allahut në mirësitë e tokës dhe ta dinin se këto mirësi janë për të gjithë njerëzinë, dhe se nuk i takon askujt që ti ndaloi ato nga krijesat e Allahut nuk do të ndodhte kjo varfëri, për arsye se çdo mangësi e cila do të ndodhte në një vend do të gjendej në vendin tjetër e cila do ta plotëson të metën, dhe se sikur ushqimi do të ndahej me drejtësi, dhe sikur që njeriu do të sillej mire me mirësitë e tokës dhe nuk do ti kishte keqpërdor ato nuk do të ndodhte kjo. Për arsye se ushqimi çdoherë është i mjaftueshëm për të gjithë ata që jeton në tokë, mirëpo përpjekjet e disa njerëzve që të fusin në sundimin e tyre mirësitë e Allahut dhe ti ndalojnë ato nga të tjerët qoftë me shkatërrimin e tyre apo me mos mbjelljen e tokës me llojet e ndryshme. Këto përpjekje e kanë sjellur gjendjen ekonomike jo të barabartë mbi sipërfaqen e tokës, dhe se nëse të mirat e tokës do të shfrytëzohen drejtë nuk do të gjendej vend i cili do t'iu vërsulke vendit tjetër.
Duhet ta dimë se në këto mirësi marrin pjesë besimtari dhe pa besimtarin këtë botë, ndërsa në botën tjetër këto janë vetëm për besimtarin, dhe në këtë thotë i Lartësuari: "Thuaj: "Kush i ndaloi bukuritë dhe ushqimet e mira që All-llahu i krijoi për robtë e vet?" Thuaj: "Ato janë në këtë botë për ata që besuan, e në ditën e kijametit janë të posaçme për ta. Kështu ia sqarojmë argumentet një populli që kupton" (El-A'araf: 32)
Pra: çdo mirësi me të cilën begatohemi në këtë botë, nga pemët, uji i shijshëm, veshmbathja, ushqimi dhe shija e tij e këndshme, në të gjitha këto marrin pjesë besimtari dhe pa besimtari vetëm në këtë botë. Ndërsa në botën tjetër janë vetëm për besimtarin, ndërsa për pa besimtarin ushqimi është nga lloji tjetër. Thotë i Lartësuari: "Është e vërtetë se pema e Zekumit. Do të jetë ushqim i mëkatarëve. Vlon si katrani (si pezhgveja) në barqet. Ashtu si vlon uji i valë" (Duhan: 43-46)
Gjithashtu veshmbathja e pabesimtarë në boten tjetër është nga zjarri, thotë Allahu i Lartësuar: "Këta janë dy kundërshtarë (grupe kundërshtarësh: besimtarë dhe jobesimtarë) që janë zënë rreth Zotit të tyre; e atyre që nuk besuan, u qepen rroba prej zjarri e u hidhet uji valë mbi kokat e tyre."(El-haxh: 19)
Ndërsa pija e tyre: Ujë i vluar i cili i këputë zorrët e barkut thotë i Lartësuari: "Keni për të ngrënë prej pemës Zekum! Prej saj keni për t'i mbushur barqet! E menjëherë pas do të pini prej ujit të vluar! (El-vakia: 52-54)
gjithashtu: "E ata do të hanë nga ajo dhe do të mbushin barqet prej saj. Pastaj, ata do të kenë kundrejt atij ushqimi edhe ujë të valë. (Es-safat: 66-67)
Pra mirësitë të cilat janë prej teje në këtë botë nuk ndajnë besimtarin nga pabesimtari, ai i cili e punon mirë toka i dhuron nga të arriturat e saj, duke mos shikuar se a është ai besimtar apo pa besimtar, i dëgjueshëm apo mëkatar, për arsye se Allahu i cili edhe e krijoi atë i dhuron te mira për të jetuar pa farë kushtëzimi.

Kuptimi i Jetës
Patjetër duhet ta dimë kuptimin e jetës dhe çfarë kemi për qëllim me të, dhe se ajo a është me atë që ne e kuptojmë apo jeta në kozmos është më kuptim tjetër që ndryshon komplet nga të kuptuarit tonë, ne jetën e kuptojmë në atë se ajo është e ndjeshme dhe e lëvizshme, njeriu në të gjindetë jetë për arësye se ai ndjenë, mendon dhe lëvizë, por edhe shtaza ka jetë për arsye se edhe ajo lëvizë, ndërsa bimët dikush thotë se: vërtetë ato kanë jetë për arsye se ato zhvillohen, rriten, japin fryte, në to gjendet një lloj dhe ndryshimi lëvizje, lëvizje e zhvillimit. Pra.. në to gjendet një lloj jete, ndërsa të ngurtat në kuptimin tonë nuk kanë jetë, për arsye se ato nuk ndjejnë, nuk lëvizin, dhe nuk zhvillohen.
Llojet në kozmos janë katra, më e ulëta është e ngurta, jeta e tyre në shikimin tonë përfundon, me veçorin e zhvillimit, e cila është veçoria e parë e bimëve, për këtë gjejmë një numër të konsiderueshëm të bimëve të cilat zhvillohen edhe në brendësin e detit edhe pse to janë të ngurta, ndërsa bima e fillon me veçorin e zhvillimit, tek e cila përfundon e ngurta, dhe përfundon në veçorin e ndjenjës me të cilën shtaza dallohet, kështu i gjen disa bimë që nëse i prek ato, ato do ti hapin fletët e tyre apo do ti mbyllin ato, jeta tek shtazët fillon me ndijim dhe lëvizje dhe përfundon me diç nga dallueshmëria, kjo është nga cilësitë e mendjes, dhe gjejmë se më i ngrituri i shtazëve është majmuni, mundet ti bëj ca lëvizje në të cilat gjendet një lloj i dallueshmërisë, dhe ajo është tek e cila fillon jeta e njeriut, të cilin Allahu e begatoi me mendje, dhe me të cilën e ngriti mbi krijesat e tija, dhe nga këtu fillon jeta e njeriut dhe vazhdon te ngritët me vlerat e mendjes deri ku të dëshiron Allahu. Kjo është pamja e jetës ashtu siç ne e kuptojmë, çdo lloj nga llojet të cilat gjinden në kozmos nga të ngurtat, bimët, shtazët dhe njeriu fillon tek përfundimi i llojit para tij, mirëpo a thua se kuptimi jonë i jetës është i drejt? A thua se jeta është vetëm në ndijim dhe lëvizje? A thua se Allahu krijesat mbi sipërfaqen e tokës i krijoi të ngurta, pastaj bën që ditën e gjykimit të flasin? A këto janë shenjat e jetës? Apo gjinden shenja tjera dhe fshehtësi të ndryshme në këtë kozmos për të cilat nuk dimë asgjë? Thotë i Lartësuari: "All-llahu do t'i bënte të dëgjojnë ata (shurdhmemecët) po të dinte (të pritej prej tyre) se do të arrinin ndonjë të mirë, po edhe sikur t'i bënte të dëgjojnë, ata do të zbrapseshin dhe do të refuzonin" (En-nfaal: 23)
Nëse meditojmë në këtë ajet do të kuptojmë se zhdukja është përball jetës, apo e kundërta e jetës. pra këtu ka jetë dhe këtu ka vdekje, thotë i Lartësuari: "E ata që ishin të zotët e diturisë thanë: "Të mjerët ju, shpërblimi i All-llahut është shumë më i mirë për atë që besoi dhe bëri vepër të mirë, po atë nuk mund ta arrijë kush përveç të durueshmëve!" (El-kasas:88)
Pasi që Allahu i Lartësuar ka thënë se çdo gjë do të shkatërrohet, atëherë çdo gjë për të cilin thuhet diç në të gjendet jetë, për shkak se kuptimi i fjalës së Allahut është: kur të vie kiameti do të shkatërrohet çdo gjë përveç Allahut të Lartësuar.
E nëse kësaj ia shtojmë fjalën e të Vërtetit: "Shiko se si Ne i kemi dalluar disa prej të tjerëve, po dallimi në botën tjetër është më i madh dhe është përparësi më e madhe" (El-isra:44)
Pra çdo gjë e cila gjendet në kozmos e lartmadhëron Allahun, nëse ne arrij deri tek ky rezultat vrejm se gjërat të cilat janë para nesh janë të qeta dhe nuk flasin mirëpo në realitet ato shprehen dhe flasin mirëpo ne nuk i dëgjojmë, dhe në këtë thotë i Lartësuari: "Ata lëkurave të tyre u thonë: "Përse dëshmuat kundër nesh?" Ato thonë: "All-llahu që çdo sendi ia ka dhënë të folurit na dha edhe neve, e Ai është që ju krijoi juve herën e parë dhe vetëm te Ai ktheheni". (Fusilet: 21)

Dukurit e jetës në të ngurtat, bimët dhe shtazët
Ne jetën e kuptojmë se ajo është ndijim, lëvizje të cilën edhe e shohim, mirëpo realisht në kozmos gjendet ndijim dhe lëvizje e dukshme për ne, por gjendet edhe ndijim dhe lëvizje e cila nuk është e dukshme, ti marrim të ngurtat së pari nga aspekti se ato janë gjërat për të cilat dijetarët mendojnë se nuk kanë jetë nga pikëpamja njerëzore.
Për shembull kur ne dëshirojmë ta ngjitim një copë hekuri me magnet çfarë veprojmë? e marrim magnetin dhe kalojmë në një kahje të hekurit disa here, dhe vazhdojmë në këtë mënyrë derisa të kryhet veprimi dhe të ngjitet hekuri për magnet, çfarë ndodhë? Së pari magneti ka hyrë në copën e hekurit e cila nuk kishte magnet, dhe kështu ne nuk shohim diç para syve tonë e cila ka ndryshuar, mirëpo ne kemi parë gjurmët e magnetit në copën e hekurit dhe se si është shëndrruar në copë e cila i tërheq copëzat tjera prej veti, është bërë magnetik pasi që nuk ishte fare një gjë e tillë.
Nëse dëshirojmë të provojmë dhe e sjellim një grup grimcash te hekurit në epruvetën e provave dhe pastaj fillojmë të provojmë me një magnet dhe kështu veprojmë në një anë të tyre do të vrejm se copëzat e hekurit do të bashkohen vetëm në atë anë, por ne a shohim ndonjë lëvizje të këtij magneti? realisht ne nuk kemi vrejtur asnjë lëvizje, mirëpo ne kur e kemi provuar grumbullin e hekurit në një vend kemi parë ngjarjen se si ndodhi, pra pyetja mbetet e vazhdueshme, e ajo është si ka hyrë magnetizmi, dhe e ka përfshi të gjithë trupin e hekurit në forcën e vetë dhe e ka shndërruar formën e tyre dhe i ka bashkuar në një trup dhe në një kahje? Edhe shkenca deri më sot nuk ka arritur në këtë pikë.
Mirëpo nëse Allahu i Lartësuar na ka zbuluar atë që në e shohim se si hekuri lëviz në gypin e provimit dhe formohet dhe shëndrrohet, e ka bërë që neve të na tregon se çdo gjë edhe nëse është e qetë dhe e ngurtë mundet që edhe në të, të këtë lëvizje të vazhdueshme, mirëpo ne nuk e shohim për shkak se ajo është mbi fuqinë e të parit tonë, dhe mbi këtë çdo e ngurtë posedon lëvizje por ne nuk e shohim atë.
Pra.. Ekzistimi i ndonjë gjëje i cili nuk ka mundësi të kuptohet ekzistenca e tij, mundet të jetë diç që ekziston por nuk e kuptojmë ekzistimin e tij, siç është shembulli i miliona krijesave në kozmos të cilat lëvizin flasin dhe jetojnë, mirëpo nuk i shohim me sytë e tonë, e as nuk i dëgjojmë me veshët e tonë, xhinët p.sh, jetojnë shumohen flasin mes veti dhe posedojnë jetë por ne nuk i shohim, gjithashtu Melaiket janë prezent e kryejnë misionin e tyre në kozmos, por ne nuk i shohim.. etj.
Kjo çështje është e rëndësishme patjetër duhet të flasim rreth saj për ta kuptuar jetën e të ngurtave, është çështje e fshehur-gajbë-. Për ekzistimin e Melaikeve dhe xhinëve na ka lajmëruar Allahu i Lartësuar gjithashtu na ka treguar se ne nuk i shohim ne fjalën e të lartësuarit: "O bijtë e Ademit, të mos ju mashtrojë kurrsesi shejtani sikurse i nxori prindërit tuaj nga xhenneti, zhveshi prej tyre petkun e tyre që t'ju dalë në shesh lakuriqësia e tyre. Vërtet ai dhe shoqëria e tij ju sheh, ndërsa ju nuk i shihni. Ne i kemi bërë shejtanët miq të atyre që nuk besojnë"(El-araf: 27)
Pra.. këtu gjinden ata që na shohin ndërsa ne nuk i shohim, e njeriu vjen dhe thotë: Unë nuk besoi në atë që është e fshehur – gajbë, dhe nuk besoi se egzistojn krijesa që nuk i shohim!!
Ne ati i themi: Vërtetë nga mëshira e të Lartësuarit për robërit e tij është që në kozmos bëri çështje të prekshme, që mendjes sonë ia afrojnë atë për të kuptuar të fshehtën, dhe kështu nga bota e dukshme e kuptojmë botën e fshehur, Gjithashtu nëse shikojmë ne mikrobe shohim se si ato na japin pamje, si? Vërtetë mikrobet në kozmos e zbatojnë misionin e tyre, ne i shohim gjurmët e veprës së tyre, mirëpo ne nuk i shohim mikrobet të cilat kanë shkaktuar gjithë ato probleme, pastaj erdhi shkenca të cilën e zbuloi Allahu për njerëzimin dhe kështu nëpërmjet mikroskopëve të cilët i zmadhuan grimcat e vogla dhe arritën që ti smadhojn fotot me mija herë më të mëdha, por çfarë ndodhi? I pamë këto mikrobe, i pamë në formën e tyre natyrore, krijesa të çuditshme në piedestal të lartë, në jetë të shumimit dhe që marrin forma të ndryshme, bile mikrobet posedojnë jetë të begatshme, që do të thotë se pasi ta përdorë barin kundër tij, nga trupi i tij paraqet atë që i përballon ati bari derisa e shkatërron fuqinë e tij, për këtë vrenë se si mjekët e ndrrojn barin kohë pas kohe, për shkak se nuk i ka lënë gjurmë mikrobit të cilit i është kundërvër por vetë e ka bërë më të qëndrueshëm. kjo na dërgon në krijimin e përsosur të Allahut, Allahu i krijoi këto grimca të vogla që nuk i sheh me anë të syrit, ndoshta nuk mundesh me i pa as me mjete të veçanta, dhe kështu Allahu në këtë fushë krijoi krijesa te përsosura me jetë të plotë, ushqehen, shumohen, dhe e posedojnë jetën e përsosur.
Këtu vie pyetja: Ky mikrob a ka ekzistuar më parë apo ne jemi ata që e kemi zbuluar dhe deri në këtë moment nuk ishte prezent? Përgjigjja është se ai ka ekzistuar që në fillim dhe e ka luajtur rolin e tij në jetë para se sa ta kuptojmë prezencën e tij, dhe tani ne i pamë gjurmët e këtij misioni, dijetarët filluan të gjurmojnë për shkakun e tyre, nuk e kemi kuptuar këtë ekzistim, mirëpo mos kuptimi ynë për këtë ekzistim të tyre nuk do të thotë se ato nuk kanë ekzistuar.
Pra.. ekzistimi i një gjëje , dhe kuptimi se ajo ekziston është polotsisht i ndryshëm, Kjo realizohet për shumë gjëra në kozmos që nuk mundemi ti numrojm, kjo është çështje e përgjithshme e jo e veçantë, nëse e vendos një pik uji apo një pik gjaku në mikroskop do të gjesh shumë gjëra të çuditshme, Krijesa të gjalla të cilat lëvizin jetojnë, trashëgohen, e zbatojnë misionin e tyre në jetë pa pasur ne farë njohurish rreth tyre dhe egzistimit të tyre, gjithashtu nëse teleskopin e drejton nga qielli do të shef yje të cilët nuk i ke parë me syrin tënd, këta yje të cilët i shef me teleskop ishin prezent , apo ato janë krijuar në momentin të cilin ti e ke vërejtur ekzistimin e tyre?
Përgjigjja: ata ishin prezent e zbatuan misioni e tyre me përpikëri në jetë, por ti nuk e ke kuptuar egzistimin e tyre.
Por kur shkenca arriti Allahu ia zbuloi njeriut shumë gjëra në tokë, dhe u zbulua teleskopi i cili i ofron gjërat, u bë e mundur të shihen këta yje përmes teleskopit i cili këto gjëra ia afroi syrit të njeriut që më parë nuk kishte ditur për to asgjë.
Pra.. Këta yje misioni e tyre e dhanë para milionave viteve por ti nuk e ke ndjerë ekzistimin e tyre, apo nuk ke dit diç për ekzistimin dhe jetën e tyre. edhe pse ekzistimi i diqkafit është i ndryshëm nga kuptimi se ai ekziston, pra nëse zbulohet diç që ti nuk e shef je i obliguar që të mos jesh nga ata që e mohojnë ekzistimin e tyre edhe pse ti nuk e shef. Tani kthehem tek jeta e të ngurtave, e kemi vërtetuar me dituri të thjeshtë së të ngurtat kanë lëvizje të cilën nuk mundemi ta shohim me syrin tonë, mirëpo ndoshta thua: koj lëvizje është për shkak të ndryshimit të atomeve, ne ty të themi:
Çështja është më e madhe shumë se sa kjo, thotë i Lartësuari: "Për ta nuk qajtën as qielli e as toka dhe atyre nuk iu dha afat" (Ed-duhan: 29)
Pra.. Qielli dhe toka, ato ashtu siç i shohin sytë e ty nuk kanë jetë, mirëpo ato qajnë, transmetohet në hadith:
"Nëse vdes njeriu i mire qajnë dy vende: vendi i sexhdes së tij, dhe vendi i namazit dhe lutjes së tij"
Pra toka me tekst Kuranor qanë, mirëpo ne nuk e dëgjojmë, pasi që gjendet të qajturit patjetër duhet ti paraprin edhe ndjenja, dhe në këto të ngurtat për të cilat themi se nuk kanë jetë, te to ka ndjenja dhe lëvizje, Mirëpo ti nuk dinë për to gjë dhe nuk e kupton ekzistimin e saj, por nëse dëgjon për të mos e moho, mirëpo thuaj se ekzistimi i diqkafit është çështje tjetër, ndërsa kuptimi se ajo ekziston është çështje tjetër, i dërguari i Allahut e ka dëgjuar lartmadhrimin e ushqimit në dorën ë tij , A do të thotë kjo se ushqimi nuk lartmadhron veçse në dorën e të dërguarit a.s. jo... Vërtetë ushqimi e lartmadhëron Allahun qoftë në dorën e të dërguarit apo në dorën e ndonjë njeriu tjetër, por edhe nëse nuk e prek dora, ai e lartmadhëron Allahun natën dhe ditën nuk pushon qoftë një moment, Lexo fjalën e Allahut të Lartësuar: "Lartmadhëri të merituar i shprehin Atij shtatë qiejt e toka dhe çka ka në to, e nuk ka asnjë send që nuk e madhëron (nuk i bën tesbihë), duke i shprehur falënderim Atij, por ju nuk e kuptoni atë madhërim të tyre (pse nuk është në gjuhën tuaj). Ai është i butë dhe fal shumë" (El-isra: 44)
gjithashtu thotë: " E Sulejmanit Ne ia mësuam atë (përgjigjen e saktë), po secilit (prej tyre) u patëm dhënë urtësi e dije. Ne bëmë që kodrat dhe shpezët të madhërojnë (bëjnë tesbih) së bashku me Davudin. Ne kemi mundësi (ta bëjmë këtë) edhe e bëmë" (El-Enbija: 79)
Pra.. Kodrat madhërojn... shkopi, çdo gjë në kozmos vazhdimisht e madhëron Allahun e Lartësuar, mirëpo ne nuk e kuptojmë madhrimin e tyre, qielli dhe toka qajnë, dhe ndoshta qeshin, mirëpo ne këtë nuk e kuptojmë, bile toka e cila gjendet para syve tanë me të ngurtat e saj që ne e shohim të pa jetë, ajo në të vërtetë jeton, Kurani fisnik e përmend në fjalën e tij:
'O ju njerëz, nëse dyshoni për ringjalljen, atëherë (mendoni krijimin tuaj që) Ne u krijuam ju prej dheu, pastaj prej uji, pastaj prej një gjaku të ngjizur, pastaj prej një sa kafshatë mishi, që është krijesë e formuluar ose e paformuluar, në mënyrë që t'ju sqarojmë. Ndërsa atë që e dëshirojmë Ne, e përqëndrojmë në mitër deri në një afat të caktuar, e mandej u nxjerrim foshnje dhe ashtu të arrini pjekurinë tuaj. Ka që dikush prej jush vdes herët, e dikush të jetojë deri në pleqëri të thellë, në mënyrë që të mos dijë asgjë nga dija që ka pasur. E ti e sheh tokën e tharë - të vdekur, e kur Ne ia lëshojmë asaj ujin ajo gjallërohet, shtohet dhe nga të gjitha llojet rritë bimë të këndshme" (El-hazh: 5)
Pra.. edhe toka me bimët e saj ka jetë dhe ajo lëkundet dhe bëhet trishtuese derisa ta nxjerr trungun e bimëve nga brendësia e saj në maje të kodrës, por a thua se si ka pasur mundësi ky trung i gjorë të qajë gurin e fortë në maje të kodrës? realisht gjendet jetë e cila zhvillohet larg na sytë e tonë me ligjin e krijimit të Allahut fuqiplotë, dhe kështu bënë që trungu i bimës të dal nga mesi i gurëve të cilët njeriu nuk mundet ti qaj me forcën e tij, e edhe nëse mundohesh që me ndonjë sopat të madhe do të dështosh në qarjen e tyre, por është i Lartë dhe i PaStër Ai në dorën e të Cilit gjendet çdo gjë, dhe Ai është i Fuqishëm për Çdo gjë.

A thua në të ngurtat ka jetë?
Allahu i Lartësuar thotë: "Edhe pas (fakteve të qarta) zemrat tuaja u bënë pasandej të forta si guri, e edhe më të forta, sepse ka nga gurët prej të cilëve gufojnë lumenj, e ka disa prej tyre që çahen dhe prej tyre buron ujë, madje ka prej tyre që nga frika ndaj Zotit rrokullisen tatëpjetë (nga maja e kodrës). All-llahu nuk është i pakujdesshëm ndaj asaj që veproni ju" (El-Bekare: 74)
Pra.. edhe shkëmbinjtë të cilët i llogarit se nuk kanë jetë, prej tyre rrjedhin lumenj dhe çahen, dhe nga ta del uji, dhe dridhen nga frika e Allahut, A nuk janë këto jetesa që ne jemi të pa ditur për to? Allahu i Lartësuar na sqaron neve jetrat e ndryshme në të ngurtat, mirëpo ai nuk na dhuron gjërsishtë mënyrën e jetës së tyre, por na dhuron ajetet të cilat sqarojnë se të ngurtat kanë ndenja dhe lëvizje, dhe se ato kanë mision në jetën e tyre, dhe kështu ato kanë jetë përmes së cilës e zbatojnë misionin e tyre, më parë e kuptuam se të ngurtat qajnë vërtetim i kësaj fjala e Allahut: "Për ta nuk qajtën as qielli e as toka dhe atyre nuk iu dha afat" (Ed-duhan: 29)
gjithashtu i kuptuam llojet e tjera te jetës së të ngurtave, prej tyre dridhja e tokës nëse në te bie shiu që ta nxjerr nga brendësia e saj bimën, ashtu siç ato kanë jetë kanë edhe gjuhë, dhe ajo është me të cilën e lartëmadhërojn Allahun kodrat dhe shtaga, dhe se në to gjendet lëvizje e madhe atëherë kur mbi tokë bie shiu, dhe gjithashtu lëvizje e hekurit nga grimcat e magnetit, dhe kështu shumë jeta të cilat i pamë më lartë dhe shumë të tjera të cilat Allahu nuk na ka zbuluar.
Gjithashtu bimët janë të gjinisë mashkullore dhe te gjinisë femërore dhe ato trashëgohen, kështu shumë bimë të cilat gjinden në male shumohen përmes hedhjes së farës nga njëra bimë në bimën tjetër dhe kështu ato vazhdojnë të jetuarit e tyre. Shkenca çdo ditë përparon dhe kështu çdo ditë zbulohen gjëra të çuditshme dhe fshehtësi të jetës së bimëve.
Dhe kështu shohim se bimët kanë jetë shumë më të madhe se sa zhvillimi frytit i tyre, dhe se ajo është jetë me shumë fshehtësi, shumë prej saj na është zbuluar dhe shumë nga ajo do të zbulohet në vitet e ardhshme, mirëpo mbi çdo gjë ato janë gjëra te shumta, ajo është jetë shumë më e gjerë se sa shikimi ynë i cili është sipërfaqësorë dhe i cili nuk e sqaron misionin e tyre, që më kryesorja është ushqimi i tokës me oksigjen , dhe kështu aq sa shtohet gjelbërimi në qytete edhe ajri do të jetë më afër pastërtisë, dhe sa të pakohet ky gjelbërim aq do te keqësohet edhe gjendja shëndetësore, dhe kjo do të thotë? Çdo krijesë e Allahut e ka misionin e saj, dhe se jeta e çdo krijese është e përshtatshme me misionin e saj.
Nëse shikojmë shtazën e cila është më e afërme në kumtimin e jetës për njeriun, do të vrejm se ne shtazën e cilsojmë memec, ç'do të thotë nuk flet, mirëpo realiteti është krejt ndryshe, Kurani Fisnik na fletë për Pejgamberët e Allahut të cilët Allahu i Lartësuar i mësoi të folurit e krijesave , dhe kështu kodrat e kane falënderuar Allahun bashkë me Davudin a.s. ashtu siç transmetohet në fjalën e Allahut: "E Sulejmanit Ne ia mësuam atë (përgjigjen e saktë), po secilit (prej tyre) u patëm dhënë urtësi e dije. Ne bëmë që kodrat dhe shpezët të madhërojnë (bëjnë tesbih) së bashku me Davudin. Ne kemi mundësi (ta bëjmë këtë) edhe e bëmë" (Elenbija:79)
Biseda e Sylejmanit a.s. me pupëzën e cila transmetohet në suren En-neml: 20-22 "Dhe vështroi shpendët e tha: "Ç'është që nuk e shoh pupëzën? Jo, ajo nuk qenka këtu!Unë do ta dënoj atë me një dënim të ashpër ose do ta therë ose ka për të më sjellë ndonjë argument të fortë (si arsyetim).Ajo nuk zgjati shumë e tha: "Unë kuptova atë që ti nuk je i njohur dhe të erdha nga Sebei me një lajm të sigurt".
Deri në fund të bisedës i cili u zhvillua mes Sulejmanit a.s. dhe pupëzës dhe se si e obligoi Sulejmani pupëzën që ta marr librin e tij dhe ta dërgoi te Belkizja dhe populli i saj dhe e gjithë kjo ishte bisedë gojore mes Sylejmanit a.s. dhe pupëzës, ky zog për të cilin thua: se nuk fletë, është memec, gjithashtu biseda e milingonës e cila përmendet në Kuranin Fisnik:
"E Sulejmanit i ishte tubuar ushtria e vet që përbëhej nga exhinët, nga njerëzit dhe nga shpendët dhe ata mbanin rendin" (En-neml: 17)
Kështu gjejmë se në jetën e insekteve, shpezëve dhe shtazëve, gjinden gjuhë më të cilat komunikojnë njëra më tjetrën, mirëpo ne ato nuk i dëgjojmë dhe nuk i kuptojmë , dhe se ato kanë jetë të sistematizuar dhe kështu milingona është dëgjuar duke ia tërhequr vërejtjen popullit të saj, nga frika e shkatërrimit prej Sylejmanit a.s. dhe ushtëris së tij dhe urrejtja e pupëzës ndaj atyre që i përkulen diellit e jo Allahut.
I gjithë ky sqarim i jetës së insekteve, shpezëve dhe shtazëve nuk e kemi njohur ekzistencën e saj, dhe nuk kemi menduar se ato kanë ketë jetë përmes të cilës mundin ta arrijnë këtë ngritje dhe këtë program te jetës.


Our Lord! Grant unto us wives and offspring who will be the comfort of our eyes, and give us (the grace) to lead the righteous

 
Veröffentlicht : 19/10/2008 7:17 p.m.
Teilen: