Benachrichtigungen
Alles löschen

Margaritarët e urtësisë - 12

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
108 Ansichten
(@fionaa)
Beiträge: 272
Reputable Member
Themenstarter
 
[#3190]

Besimi dhe ndershmëria

Tregohet se një njeri ishte shumë i varfër. Jetonte me një grua e cila ishte e devotshme dhe fisnike.

Njëherë ajo i tha:

"Nuk kemi asgjë sot për të ngrënë!"

Njeriu doli nga shtëpia për të kërkuar nafakën dhe në haremin e xhamisë gjeti një qese me një mijë dinar. U gëzua pa masë, i morri dhe shkoi në shtëpi. Gruaja i tha:

"Rregull është që paratë e gjetura t'i lajmërosh përderisa nuk gjendet pronari i tyre."

Njeriu i varfër shkoi në harem të xhamisë dhe lajmëroi për të hollat e gjetura. Nga njerëzit doli një njeri i cili tha:

"Këto të holla të takojnë ty, por ja edhe 9000 dinar tjerë."

I varfëri e pyeti:

"A po tallesh me mua?"

Njeriu u përgjigj:

"Jo, pasha Allahun! Por, këto para mi ka dhënë një njeri nga Iraku dhe më tha që qesen me një mijë dinar ta hudh në haremin e xhamisë, e pastaj të pyes se kush i ka gjetur. Nëse ai që i ka gjetur të hollat paraqitet , ia jep edhe 9000 dinar tjerë, sepse ai ka treguar se është i besueshëm dhe i ndershëm."


..

 
Veröffentlicht : 26/06/2009 1:44 a.m.
Teilen: