Allahu është furnizues i vetëm
Në kodrat e Libanit jetonte një asket, larg njerëzve, i vetmuar. Jetën e kalonte në shpellë, ditën duke agjëruar e natën duke u falur.
Ushqehej për çdo ditë që me urdhrin e Allahut para akshamit, i vinte një bukë. Gjysmën e hante për iftar e gjysmën tjetër në syfyr.
Një ditë buka nuk i erdhi në kohën e caktuar dhe ai u brengos pak, dhe pasi kaloi akshami dhe jacia atë e kapi uria. Posa agoi e lëshoi shpellën dhe erdhi te një fshat i krishterë duke kërkuar diç për ta shuar urinë. Një plak ia dha dy bukë elbi.
Posa u largua një qen i vërsulet dhe asketi u detyrua t'ia jep një bukë të cilën e hëngri menjëherë dhe përsëri u vërsul, kështu që ky u detyrua t'ia jep edhe bukën tjetër duke thënë: "Subhanallah! Asnjëherë nuk kam parë qen më të paturp se ky!"
Me urdhrin e Allahut qeni foli: "Nuk jam unë i paturp dhe i pafytyrë! Dije që unë jam rritur në shtëpinë e këtij krishteri që t'i dha dy bukë. Gjithmonë kam qenë besnik ndaj tij. Ia kam ruajtur shtëpinë dhe bagëtinë e tij.
Gjithmonë kam qenë i kënaqur me të kur më jepte një kockë ose pak bukë, e ndonjëherë edhe nuk më ka dhënë asgjë. Ka pasur ditë kur ai edhe për vete nuk ka pasur çka me ngrënë e lëre më për mua. Por, pa marrë parasysh asnjëherë nuk e kam lëshuar shtëpinë e tij. Nëse më ka dhënë kam qenë falënderues ndaj tij, e nëse nuk më ka dhënë, unë kam duruar!
Mirëpo, ti një natë mbete pa bukë dhe nuk munde me duru, por nga dora e Furnizuesit e të gjitha krijesave u largove dhe shkove në derën e një të krishteri për të ushqyer ai. A thua cili prej nesh duhet të turpërohet!"
..