Benachrichtigungen
Alles löschen

Pasojat e kamatës

6 Beiträge
3 Benutzer
0 Reactions
408 Ansichten
 duda
(@duda)
Beiträge: 3581
Famed Member
Themenstarter
 
[#3199]

Pasojat e kamatës
Nuk ka fare dyshim se kamata ndikon drejpërdrejtë në ndarjen e njerëzve në shtresa ...

Shkruan: Mr. Bashkim Aliu

Prolog rreth pasojave të kamatës

Allahu i madhërishëm në Kur'anin famëlartë thotë: "Elif, Lamë, Ra (ky është) Libër, ajetet e të cilit janë radhitur (në mënyrë të përsosur, njëkohësisht) edhe shkoqitur nga i Dijshmi i të gjitha çështjeve në hollësi"[1].

Ky ajet, është dëshmi e pakontestueshme dhe një nga faktet e qarta Hyjnore të cilat flasin se Allahu i Madhërishëm është Krijues i çdo sendi, Udhëzues i njeriut në dritën e jetës, Shpëtues i tij nga të këqijat e territ, por me kusht që ky njeri të jetë i përmbajtur instruksioneve Hyjnore dhe parimeve Islame të cilat i shpalli Zoti i botëve.

E gjithë kjo konfirmon faktin se dispozitat Islame janë të shpallura nga Krijuesi i Gjithdijshëm, i Cili e krijoi njeriun dhe ia fali atij logjikën, për këtë edhe Krijuesi është më i Dijshmi për krijesat dhe nevojat e kërkesat e krijesave.Nisur nga kjo, dispozitat dhe normat fetare nuk janë pa urtësi dhe arsyetime, pa marë parasyshë a i kupton këto mendja e njeriut apo jo.Të gjitha imperativet dhe ndalesat e shpallura nga Allahu i Madhërishëm janë për të mirën e njeriut dhe realizojnë interese të konsiderueshme për njeriun.

Allahu xh.sh.nuk urdhëron për ndonji pune e as që ndalon nga ndonji pune, pa mos patur në këtë urdhëresë apo ndalesë dobi për njerëzit, qoftë kjo dobi e kësaj bote apo e botës tjetër.

Këto urtësi dhe dobi, disa herë janë evidente dhe nuk e ka rëndë njeriu t'i kuptojë dhe detektojë, mirëpo disa herë këto urtësi janë jo të dukshme dhe të pa arritshme për mendjen e njeriut e cila është e kufizuar për kuptimin dhe arritjen e shumë gjërave.Kjo dikton faktin që njeriu duhet t'u nënshtrohet normave dhe parimeve Islame, pa marrë parasyshë a arrinë njeriu të kuptojë diçka, apo ende gjërat për të janë të pa kuptueshme sa duhet.

Prej dispozitave në të cilat manifestohen qartë dhe evidentohen pa shumë mund disa urtësi të Allahut xh.sh., është edhe ndalimi i kamatës.

Kështu, nëse analizohet ndikimi i kamatës në jetën e njeriut, do të shihet se kamata ka ndikim negativ në shumë sfera të jetës së njeriut.Po bile edhe dikush nëse nuk mund të bëjë analiza të mirëfillta për njohjen e disa nga urtësitë e ndalimit të kamatës, ai patjetër të jetë i bindur se këto urtësi ekzistojnë bazuar në ajetin: "Elif, Lamë, Ra (ky është) Libër, ajetet e të cilit janë radhitur (në mënyrë të përsosur, njëkohësisht) edhe shkoqitur nga i Dijshmi i të gjitha çështjeve në hollësi"[2].

Parashtrohet pyetja: A është e logjikshme që shpallja e Allahut të Urtë e të Gjithdijshëm, të jetë e zhveshur nga urtësitë?! Përgjigja është: Assesi, por dispozitat që i shpalli Allahu janë të drejta, ndërkaq problematika që jemi duke e shtjelluar është një shembull i shkëlqyeshëm i faktit se dispozitat Islame ngërthejnë urtësi dhe dobi për njerëzit. Ndikimi i këtyre dispozitave shihet në disa segmente:qoftë atë ekonomik, social, psikologjik, etj.

Ne në vazhdim do të mundohemi të themi diçka për pasojat e kamatës në disa nga këto segmente, normalisht duke mos pretenduar se do ta themi fjalën e fundit në këtë fushë dhe se do të përfshijmë çdo gjë që mund të thuhet në këtë plan, por tema në fjalë do të vazhdojë të shqyrtohet nga studiues të ndryshëm duke nxjerrur dhe arritur çdo ditë në përfundime të reja.

Pasojat sociale të kamatës

B.1.Ndikimi i kamatës në ndarjen e njerëzve në shtresa:

Nuk ka fare dyshim se kamata ndikon drejpërdrejtë në ndarjen e njerëzve në shtresa, sepse pasuria nuk del nga rrethi i të pasurve të cilët edhe e kanë në dorë kamatën, ndërkaq të varfurit vazhdojnë në varfërinë e tyre dhe nuk mund të dalin nga të qenit e tyre punëtorë të shtresës së pasur.

Kjo dhe pasaniku i cili u jep tjerëve kredi me kamatë, e shumon pasurinë e vetë në mënyrë jo legjitime, ndërkaq borxhliu i ngratë edhe ma tepër zhytet në fukarallëk, si rezultat i borxheve dhe kamatës.Në këtë mënyrë, pasuria çdo herë qarkullon brenda shtresës së pasur që e kanë për armë kamatën, dhe bëhet ndarja e njerëzve në shtresa.

Nëse i kthehemi realitetit, do të shohim se lufta në mes klasave është prezente në të gjitha shoqëritë të cilat nuk e zbatojnë metodologjinë Islame në ekonomi, apo thënë ndryshe, e aplikojnë kamatën, gjë që ia ekspozon jetën e njerëzve dhe ekonominë humbjes dhe falimentimit.

Pas një periudhe kohore, u provua praktikisht se sistemi ekonomik socialist dështoi në eliminimin e shtresave në shoqëri, edhe pse ideologët e socializmit e ngrenin këtë moto pa ndërprerë.

Në lidhje me këtë, Dr.Omer Sulejman El-Eshkar thotë: "Nëse pasuria qarkullon vetëm në rrethin e të pasurve, atëherë do të dëmtohen edhe të pasurit edhe të varfurit në atë shoqëri.Kamata bën që pasuria të përqëndrohet vetëm në dorë të një grupi të vogël individësh në një shoqëri, ndërkaq masa e gjërë privohet nga kjo e mirë. Kjo formë është me të meta në ndarjen e pasurisë.Dr.Shaht, ish drejtor i bankës gjermane Rajh, në një ligjeratë të cilën e mbajti në Siri, në vitin 1953, tha: "Përmes një operacioni matematikor, bëhet e qartë se e gjithë pasuria është e përqëndruar në dorë të një numri të vogël njerëzish-fajdexhinjtë. Kjo, ngase fajdexhiju huazues i borxhit për tjerët, përfiton përherë në çdo transaksion, ndërkaq borxhmarrësi nga ana tjetër, ka mundësi të fiton dhe të humb. Për këtë, e gjithë pasuria, në fund, me një llogari matematikore, patjetër të gjindet në dorë të atij i cili çdo herë fiton"[3].

Në këtë kontekst, edhe Dr. Fadël Ilahij, thotë: "Krahas asaj që u tha, sistemi financiar kamator e zgjeron hendekun në mes shtresave të njerëzve dhe çon në çrregullimin e baraspeshës në mes tyre. Kjo, ngase borxhmarrësi si zakonisht është njeri me mundësi të kufizuara, ndërkaq borxhdhënësi si zakonisht është njeri i pasur, e në këtë mënyrë, pasaniku e shton pasurinë, kurse i ngrati i shton hallet-varfërinë. Kjo ndodh, sepse borxhdhënësi merr kamatë në borxhin që e ka dhënë, qoftë se ky borxh është destinuar për nevoja jetësore të njeriut, apo për investime e biznes, dhe pa marrë parasyshë a ka fituar gjësend borxhliu nga kjo shumë, apo ka humbur"[4].

Ndalimi i kamatës është një tullë e rëndësishme në ndërtimin e kalasë së drejtësisë Islame. Kjo, ngase ndalimi i kamatës hudh dritë në metodologjinë e qartë Islame në eliminimin e dallimeve në mes njerëzve, qoftë se kjo i referohet aspektit ekonomik, social, etj. Në këtë drejtim, Islami ka kundërshtuar çdo tentim për ndarje në klasa ekonomike dhe thellimin e dallimeve në mes të pasurve dhe të varfurve.

Kështu, obligimi i zekatit dhe marrja parasyshë e nevojave të të varfurve dhe nevojtarëve, përbëjnë komponente të rëndësishme në metodologjinë Islame të eliminimit të klasave ekonomike në mes njerëzve.

"Islami e legalizoi zekatin, dhe e bëri obligative të jepet në pasuri.Zekati, përafërsisht i përfshinë të gjitha llojet e pasurive që shtohen, dhe për të caktoi limit, i cili e obligon zekatin, nëse pasuria e arrinë atë sasi, por i njejti limit konsiderohet i vogël në krahasim me pasuritë të cilat i shohim sot.

Përmes gjithë kësaj, Islami synoi ta përgjithësoi solidaritetin shoqërorë ashtu që të rritet e drejta e të varfurit e në këtë mënyrë të përafrohen dallimet në mes shtresave në shoqëri.

Urrejtja e Islamit ndaj dallimit të madh në mes shtresave, dhe tentimi i tij që të bëjë përafrimin e tyre, i referohet besimit të tij se ky dallim i madh gjithqysh se do të shkaktoj mllef, urrejtje, pesimizëm dhe trazime, të cilat mund ta rrezikojnë gjithë shoqërinë në përgjithësi"[5].

B.2.Ndikimi i kamatës në pengimin e përparimit për shtresat e mesme:

Logjika e shëndoshë vërteton se nuk ka njeri i cili nuk don të ngritet ekonomikisht në jetën e tij, por ka shumë pengesa të cilat e pamundësojnë realizimin e këtij qëllimi.Nuk ka dyshim se gjëja më e theksuar e cila e pengon zhvillimin ekonomik të shumë shtresave shoqërore, është kamata.

Kjo, ngase njeriu kur e sheh se nuk mund të realizojë një projekt ekonomik, pos se me mjete të mëdha financiare, të cilat si zakonisht mund t'i realizojë vetëm përmes kredive bankare me përqindje të lartë kamate, nuk shkon më tutje në këtë drejtim, sepse e sheh se nuk ka mundësi për ta mbuluar kamatën e kredisë, e lene më vetë kredinë.Në këtë mënyrë, pjesa më e madhe e njerëzve shndërrohen në punëtorë në kompanitë apo uzinat e pasanikëve.Me këtë, pasuria apo të ardhurat, nuk ndahen si duhet për të gjitha shtresat shoqërore me qëllim që të hapen mundësitë për të gjithë, por pasuria ngel brenda shtresës së pasanikëve.Kështu mbyllen dyertë e zhvillimit për tjerët.

Këtë fenomen e hasim edhe në epokën e injorancës-xhahilijetit(para shpalljes), kur stërzmadhimi i borxheve ka qenë shkak i shpornësimit të bujqive të vegjël, bile edhe ma tepër se kjo, stërzmadhimi i borxheve ishte shkak i humbjes së lirisë së tyre, gjegjësisht shndërrimit të tyre në rrobër.Rezultat natyror i gjithë kësaj qe kufizimi i pasurisë në dorët e një numri të vegjël[6].

Në këtë kontekst, Dr.Shaht-ish drejtor i bankës Rajh të Gjermanisë-thotë: "Përmes një operacioni matematikor, bëhet e qartë se e gjithë pasuria është e përqëndruar në dorë të një numri të vogël njerëzish-fajdexhinjtë.Kjo, ngase fajdexhiju huazues i borxhit për tjerët, përfiton përherë në çdo transaksion, ndërkaq borxhmarrësi nga ana tjetër, ka mundësi të fiton dhe të humb. Për këtë, e gjithë pasuria, në fund, me një llogari matematikore, patjetër të gjindet në dorë të atij i cili çdo herë fiton"[7].

Fjalët e Dr.Shahtit janë shumë me vend, sepse kamatdhënësi duke e ngritur përqindjen e kamatës, e mbyll derën e zhvillimit para tjerëve me atë se profiti i tij është i garantuar, kurse profiti i borxhliut nuk është i garantuar.Poashtu, në pjesën më të madhe të rasteve, fundi i tij do të jetë falimentimi, e e gjithë kjo për shkak kamatës.

Nëse i kthehemi realitetit tonë bashkëkohor, do të shohim se Bashkimi Evropian mundohet t'i korigjojë gabimet e bëra në këtë sferë duke paraparë programe të shumta për mbështetjen e sipërmarjeve të vogla dhe të mesme në evropën lindore.

Në lidhje me problemin në fjalë, Dr.Omer Sulejman El-Eshkar thotë:"Kjo i stimulon hebrejt të merren me kamatë, ta promovojnë kamatën në mes njerëzve si dhe mundohen me çdo kusht t'ua mësojnë fëmijëve të vetë këtë profesion që të dominojnë mbi pasurinë dhe ta futin nën mbykqyrjen e tyre.Këtë defekt të cilin e shkakton kamata në shoqëritë njerëzore, pra defektin e shpërndarjes së pasurisë, është sëmundje të cilën nuk mund ta shërojnë mjekët.Njohësit e mëdhej të ekonomisë në perendim, kanë pranuar se janë të pa aftë ta shërojnë këtë sëmundje e cila e goditi botën perendimore.Prej tyre është edhe eksperti i ekonomisë dhe financave Sharl Rost, për të cilin shikencetari i famshëm musliman i ekonomisë Dr.Isa Abduhu, thotë se është autoritet i pa kontestueshëm shkencor në historinë e drejtimeve ekonomike si dhe mbështetës i drejtimit i cili nuk e ka rivalin në botën perendimore.Sharl Rost pranoi se është krejt i pa aftë t'i zgjidh problemet e botës në të cilën jeton, pasi arriti pjekurinë e tij të plotë. Ai thotë: "Unë, pasi kam arritur vitet e pensionimit, dua ti lë porosi gjeneratës më të re për këtë çështje: Edhe pas këtyre orvatjeve të shumta, ne jetojmë në divergjenca të përhershme. Çdo një nga ne vuan për shkak shpërndarjes së pasurisë dhe të të ardhurave, qoftë atë parciale, si që është rasti me kamatën, apo ajo që i referohet dallimit të klasave. U lodhëm nga kjo, e nuk arritëm askund"[8].

B.3.Ndikimi i kamatës në humbjen e lirisë:

Kur flasim për pasojat sociale të kamatës, patjetër të përmendim se prej pasojave më të mbrapshta të kamatës në këtë plan, është humbja e lirisë.

Kjo, ngase njeriu kur huazon shuma të mëdha prej kamatdhënësve, dhe nuk ka mundësi t'i paguaj këto shuma, epilogu i tij do të jetë shndërrimi i tij në rrob të kamatdhënësit.

Dijetarët kanë sqaruar se kjo ka qenë realitet në periudhën e injorancës-xhahilijetit, por i njejti fenomen është prezent edhe sot.Kjo flet se është ndryshuar forma, por esenca ka mbetur e njejtë.

Në lidhje me këtë, Rashid Er-Ravi thotë:"Kamata ka luajtur rol të rëndësishëm në rrënimin e shoqërive primitive dhe paraqitjen e ekonomive të ngritura mbi rrobërim.Marrë parasyshë se borxhi-kredia ka qenë e hipotekuar me vetë qenjen e borxhmarrësit përskaj disa hipotekave tjera, kjo ka rezultuar me shpronësimin e disa bujqëve të vegjël, dhe shndërrimin e disa nga ata në rrobër, gjë që ka përfunduar me kalimin e pasurive të pa luajtëshme në dorë të një grupi të vogël njerëzish të pasur"[9].

Kjo dukuri është prezente edhe sot, sepse kredituesit kamator të sotëm, tentojnë ta rrëmbejnë mundin e njeriut, gjë që i shndërron në rrobër modern, gjegjësisht puna e tyre do të jetë në interes të bankierëve kreditues, e jo tjerëve.

Kjo ka qenë natyra e borxhdhënësve kamator gjatë gjithë historisë, sepse ata janë zhveshur nga çdo ndjenjë njerëzore.Njerëzit e këtillë, nuk kënaqen vetëm me marrjen e kamatës së shumëfishuar pa mund nga borxhliu, por e pret rastin që ta fut në pronë të tij edhe qenjen e borxhliut, gjegjësisht ta shndërron atë në rrob.Kështu është vepruar me njerëzit në të kaluarën, e sot vazhdon tabloja e njejtë me dizajn tjetër.

Kjo jep të kuptohet se kamata bie ndesh me realitetin duke e vënë njeriun në pozitë që nuk i ka hije duke e nxjerrur nga të qenit e tij krijesë e Allahut dhe i barabartë me njerëzit tjerë, të qenit e tij i kufizuar në raport me njerëzit si dhe të qenit e tij i obliguar në respektimin e kushteve dhe ligjeve të caktuara në transaksione.

Kjo nuk është aspak e çuditshme, sepse kamata është shkak i nxjerrjes së njerëzve nga adhurimi i Allahut."Kjo parimisht ngritet mbi bazën e mosekzistimit të lidhjes në mes vullnetit të Allahut dhe jetës së njerëzve.Njeriu është zotëriu i kësaj toke fillimisht, pa mos qenë i obliguar me detyra ndaj Allahut, si dhe pa u detyruar t'i ndjek urdhërat e Allahut"[10].

Kamata ndikon në humbjen e lirisë edhe nga nji aspekt tjetër, gjegjësisht ai i borxhdhënësit.Kjo, ngase njeriu kur u jep borxhe me kamatë njerëzve tjerë, ka hapur një derë shumë të rrezikshme për vete, çmimin e të cilës mund ta paguaj me gjëjën më të shtrejtë që e posedon, jetën.

Kjo, ngase ne shohim se kur borxhliu nuk mund ta paguaj borxhin e vetë për shkak kamatave të larta, vendos që nga e gjithë kjo barë të shkarkohet duke e vrarë borxhdhënësin, apo ndodh që kjo të bëhet edhe duke bërë kidnapimin e ndonjërit nga fëmijët e tij apo të ndonjë anëtari tjetër të familjes së tij, apo për gjithë këtë përdor ndonji metodë tjetër të dhimbshme për borxhdhënësin.

Pra, në këtë mënyrë, personi nuk mund të jetë i lirë dhe i qetë e i sigurtë në asnji mënyrë.

Kjo vlen edhe për shtetet, gjegjësisht qeveritë. Mbytja e shteteve në borxhe shkakton varshmërinë e tyre politike dhe ushtrimin e ndikimit të pa mëshirshëm nga ana e shteteve të fuqishme ekonomike të cilat u kanë dhënë borxhe shteteve më të varfëra.

Në këtë kontekst, Dr.Abdu-l-Hamid Ebu Sulejman thotë: "Një nga shembujt më të thjeshtë dhe më të qartë i atyre që u thanë më lartë është ndikimi që institucioni i kulluar perëndimor i bankave ka patur në umet…Ky institucion i importuar pati një pasojë negative të dukshme në themelet e umetit islam. Në vend që të ndihmonte në zhvillimin e umetit dhe në rindërtimin ekonomik, ai i hapi rrugën ndikimit të mëtejshëm të huaj. Arsyeja kryesore për këtë ndikim negativ mund t'i mvishet ndryshimeve në vlera dhe besime. Në të vërtetë, sistemi bankar pati sukses në krijimin e hendeqeve, në pjelljen e më shumë konflikteve, në drenazhimin e forcës së umetit, në harkimin e motivacionit të tij, në zbehjen e entuziazmit, dhe në lehtësimin e dominimit të huaj mbi burimet e tij, në bend që ato të shërbenin si ndihmë për përparimin dhe zhvillimin ekonomik"[11].

B.4.Ndikimi i kamatës në futjen e njerëzve në borxhe:

Nëse e ndjekim me kujdes dhe i bëjmë analizë të mirëfilltë asaj që u përmend për kamatën dhe pasojat e saj, shumë lehtë dhe pa lodhje do të arrijmë në përfundim të logjikshëm e të natyrshëm se kamata i mbyt njerëzit në borxhe.Bile jo vetëm kaq, por natyra e kamatës është që borxhet të jenë të shumëfishuara, dhe me kalimin e kohës vetëm se grumbullohen edhe ma tepër.

E gjithë kjo ndikon në humbjen e qetësisë te njerëzit dhe paraqitjen e sëmundjeve të shumta shpirtërore në shoqërinë njerëzore.Kjo, ngase njeriu kur huazon pasuri, do të bëhet borxhli sepse kamata shtohet e nuk pakësohet si rezultat i përqindjes së lartë.Në këtë mënyrë, njeriu punon, mundohet dhe jep kontribut, ndërkaq e gjithë kjo shkon në xhep të borxhdhënësve, kurse vetë personit, i mbetet shumë pak nga mundi i tij i madh.

Nuk ka studim ekonomik objektiv i cili e mohon këtë të vërtetë, pra se kamata ka ndikim thelbësor në futjen e njerëzve në borxhe dhe shtimin e sasisë së borxheve për shkak kamatës.

Një raport britanez konfirmoi se në vitin 1925 përqindja e kamatës në disa kredi ka arritur deri në 250%, 260%, 400% dhe 433%, bile, sipas asaj që thuhet në raportin në fjalë, përqindja e kamatës disa herë ka arritur në 866% dhe 1300% në vit.

Enver Ikbal El-Kureshij, pohon se gjendja në Amerikë në çerekun e parë të këtij shekulli (shekullit XX), nuk është hiç ma e mirë se gjendja e Britanisë. Ai përmendi raste dhe raporte që konfirmonin se kredituesit merrnin kamatë përqindja e të cilës arrinte deri në 20%, 40% dhe 100%, bile edhe ma tepër[12].

Askush nuk guxon të mendojë se përqindja e lartë e kamatës, ka qenë dukuri e shekujve të kaluar, ndërkaq sot, kjo nuk paraqet rrezik për ekonominë dhe gjendjen financiare të njerëzve, sepse rreziku i kamatës dhe roli i saj negativ në shtimin e borxheve, është prezent sot e kësaj dite.

Në këtë kontekst, Dr.Omer Sulejman El-Eshkar thotë: "Mund të thotë dikush se gjendja sot ka ndryshuar, sepse përqindja e kamatës është limituar ashtu që mos i ngarkojë individët, kompanitë e qeveritë.Por, unë them se kjo është shkurtpamësi dhe fjalë e gabuar.Kjo, ngase kamata e bankave në fillim të shekullit XX, nuk ishte ma tepër se 3%, 4%, 5%, 6% apo maksimumi 7%, ndërkaq sot, përqindja e kamatës e proklamuar nga disa banka me kamatë, ka arritur deri në 18% apo 20%, kurse në disa vende është 10%,11% dhe 12%.Kamata në Kuvajt, në disa transaksione, ka arritur deri në 800%.Njohësit e rrethanave flasin se sasia e mjeteve të cilat e shkaktuan krizën në fjalë, ka qenë 27 miljard, ndërkaq 9 miljard janë akumuluar vetëm nga kamata"[13].

Dr.Fadël Ilahij në këtë drejtim thotë:"Nëse ndonjëri zihet në rrjetin e kamatdhënësve, nuk mund të dalë lehtë nga rrjeti i tyre.Huazuesi shpesh paguan ma tepër kamatë për borxhin, se sa sasia e vetë borxhit, ndërsa borxhi përsëri mbetet për t'u kthyer aq sa është marrë…"[14].

Problemi i shtresimit të borxheve për shkak kamatës dhe përqindjeve të saj të larta, është problem i cili nuk u tangon vetëm individëve, por edhe shteteve.Kështu, ka shumë shtete të cilat nuk mund t'i paguajnë kamatat e borxheve, e lene më vetë borxhin.Nëse do ta ilustronim me shembuj këtë konstatim, kjo do të na merte shumë kohë.Por, përmbledhtas mund të themi shtetet e botës së tretë, si që quhen, apo vendet në zhvilli, gjegjësisht të pa zhvilluara,pa përjashtim, janë argument më konkret në këtë drejtim.

"Kështu, në Egjiptit, borxhet prej 301 milion dollar në vitin 1974, arritën në 24 bilion dollar në vitin 1985.

Shpjegimi i vetëm i kësaj gjendje është se SH.B.A-të në rend të parë, kërkonin investim të mjeteve të grumbulluara në bankat e saj, për këtë edhe i mashtruan e nxitën këto vende të marrin kredi, duke i drejtuar mjetet në projekte jo të domosdoshme, edhe pse mund të jenë të dobishme…"[15].

B.5.Ndikimi i kamatës në shkatërrimin e shoqërisë si rezultat i prishjes së njeriut:

Ndikimi negativ i kamatës në shoqërinë njerëzore, manifestohet edhe në faktin se kamata i shkatërron te njeriu parimet e jetës së ndershme, por te ai mbetet bindja se qëllimi i vetëm dhe më i lartë për të cilin ai jeton, është interesi i tij personal, pa mos i interesuar se si do të ndikojnë veprimet e tij në shoqëri dhe tjerët.Kjo e nxjerr njeriun nga të qenit e tij qenje shoqërore, i cili jeton me tjerët, ndikon dhe ndikohet nga ata dhe kryen rol pozitiv aktiv në shoqëri, gjegjësisht interesohet për realizimin e interesit shoqërorë, si që interesohet për realizimin e interesit personal.Nisur nga kjo, në shoqëri ndodhin të këqija të shumtam si:puna me haram, ngrënia e pasurisë së tjerëve në formë jo legjitime, të dhënurit përparësi interesit personal ndaj atij shoqërorë, zullumi-padrejtësia, kacafytjet, zënkat, smira, urrejtja si dhe shumë dukuri tjera negative.

Kjo, ngase kur formohet te njeriu kjo bindje e gabuar për qëllimin e jetës, gjegjësisht, "se qëllimi final i ekzistimit të njeriut është fitimi i pasurisë- me çdo mënyrë- dhe kënaqja e tij si t'ia kënd epshi.Së këndejmi, ai i qaset grumbullimit të pasurisë, kënaqjes me të, duke shkelur në këtë drejtim, çdo parim dhe duke nëpërkëmbur çdo mirësi ndaj tjerëve"[16].

Në këtë mënyrë, njeriu i humb ndjenjat njerëzore dhe nuk mendon për punë të mira ndaj njerëzve, hiqet mëshira nga zemra e njerëzve dhe prishen raportet vëllazërore mes njerëzve.

Imam El-Meragiju, në tefsirin e tij në këtë kontekst thotë:"Kamata shkakton armiqësi, urrejtje, zënka dhe kacafytje mes njerëzve, sepse e hek ndjenjën e mëshirës nga zemrat, e humb karakterin e njeriut dhe e largon mirësinë nga njerëzit.Në vend të mëshirës e ven ashpërsinë, ashtu që ndodh të vdes i varfuri nga uria, e nuk gjen kush do t'i ndihmojë ta fut në gojë një kafshatë bukë…Që kur u përhap kamata në Egjipt, u dobësua ndjenja e bashkëpunimit dhe mëshirës reciproke, ashtu që njeriu filloi të mos ketë besim as në njerëzit më të afërt të tij…"[17].

Prej fakteve të cilat e dëshmojnë ndikimin e madh të kamatës në nxitjen e urrejtjes, hidhërimit dhe pezmit te njerëzit, janë edhe vetë deklaratat e liderëve britanez, kur Britania kërkoi borxh prej SH.B.A-ve, pas luftës së dytë botërore, ndërkaq këta të dytët pranuan që t'u japin borxh vetëm me kamat.

Lordi Kinz[18], pasi u kthye prej SH.B.A-ve, tha: "Nuk mund ta harroj asnjiherë atë zemërim dhe dhimbje të madhe e cila më përshkoi nga qëndrimi i SH.B.A-ve ndaj nesh. Ata pranuan të na huazojnë kredi vetëm me kamatë"[19].

Ky është shembull adekuat i cili e tregon esencën e kamatës, gjegjësisht konfirmon faktin se kamata çon në shpërbërje të miqësisë dhe ndërprerje të lidhjeve e raporteve miqësore, bile edhe në nivel ndërshtetëror.Kjo i motivoi krerët çifut që t'i ngulfatin popujt tjerë në borxhe, sepse e dinin se kjo do të shkaktojë divergjenca, pesimizëm dhe jo stabilitet social e ekonomik.

Ka edhe një segment tjetër nga i cili ndikon kamata në shkatërrimin e shoqërisë.Kjo, ngase kamata ndikon në përhapjen e dukurive negative të cilat e prishin moralin dhe i luftojnë vlerat morale në shoqëri.

Poqese do të donim ta kemi edhe më të qartë këtë pohim, do të duhet të ndalemi në atë që ndodhi në Shqipëri në dekadën e fundit të shekullit të kaluar, kur u shkatërrua shteti si rezultat i skemave piramidale.

"U përhapën skemat piramidale dhe me këtë u paraqitën edhe shumë dukuri negative në Shqipëri.U përhapën me të madhe dhe në mënyrë enorme klubet e bixhozit, ashtu që në Tiranë numri i atyre që i vizitonin këto vende arriti në 25 mijë vetë për çdo natë…U përhapën baret, pubet, diskotekat e klubet e natës të të gjitha llojeve.Shqiptarët me të madhe filluan ta ndjekin modën dhe çdo gjë tjetër të huaj.U bë e njohur se çdo boss bën punë të dyshimta, dhe për këtë kishte truproje personale.U përhap prostitucioni, femra të bukura me vetura luksoze, u shtua aborti, në veçanti te adoleshentet…, etj"[20].

vijon......


Duaj sa te Duash,nji Dite do te Ndahesh,Jeto sa te Duash,nji dite do te Vdesesh,Vepro si te Duash,nji dite Do te japesh Llogari...???

 
Veröffentlicht : 29/06/2009 12:59 p.m.
 duda
(@duda)
Beiträge: 3581
Famed Member
Themenstarter
 

.6.Ndikimi i kamatës në plasjen e luftërave qytetare dhe trazirave shoqërore:

B.6.I.Prolog rreth formës së realizimit të këtyre dukurive:

Prej dukurive më të rrezikshme të kamatës në shoqëri dhe për shtetin, është se kamata shkakton plasjen e luftërave qytetare, nxitja e problemeve dhe trazirave të brendshme të cilat i dëmtojnë intereset e njerëzve, e në të shumtën e rasteve, edhe vetë jetën e njerëzve.

Kjo, ngase kamata prej çështje mjaft të shtrejta te njeriu, si:liria, dinjiteti, nderi, prestigji, etj, dhe si rezultat natyror i gjithë kësaj pason shpërthimi i mllefit të njerëzve, mbrojtja e dinjitetit të njeriut bile edhe përmes rezistencës së armatosur.Po kjo mënyrë veprimi, te personi përkatës nuk shihet si rebelim dhe prishje e sigurisë dhe stabilitetit të shoqërisë, por rebelim ndaj protagonistëve të krizave dhe sistemit ekonomik e politik jo të drejtë, të cilët e nëpërkëmbën dinjitetin e njeriut dhe e shndërruan atë në peng të interesit të kapitalistëve që menaxhojnë çdo gjë përmes kamatës.

Lidhja e kamatës me luftërat, apo thënë më qartë ndikimi i sigurtë i kamatës në plasjen e luftërave dhe trazirave në shoqëritë njerëzore, nuk është diçka e çuditshme dhe e re, por kjo është konfirmuar në Kur'anin famëlartë para shumë shekujsh.Allahu i Madhërishëm thotë:<< O ju që besuat, keni frikë All-llahun dhe nëse jeni besimtarë të sinqertë hiqni dorë prej asaj që ka mbetur nga kamata.

E në qoftë se nuk e bëni këtë (nuk heqni dorë nga kamata), atëherë binduni se jeni në konflikt me All-llahun dhe të dërguarin e Tij. E nëse jeni penduar, atëherë juve ju takon kryet e mallit tuaj - askë nuk dëmtoni, e as vetë nuk dëmtoheni>>[21].

Profesor Sejjid Kutub, në lidhje me këtë ajet dhe përmendjen e luftës në të, thotë: "Oh sa gjë e trishtueshme! Luftë e shpallur nga Allahu dhe i dërguari i Tij…Luftë të cilën e përjeton shpirti njerëzor… Luftë e tmershme, epilogu i së cilës dihet, pasojat e së cilës janë të vërtetuara…Kjo është luftë kundër nervave dhe zemrave, bereqetit dhe komoditetit, lumturisë dhe qetësisë.Luftë, në të cilën Allahu i bën që disa kundërshtues të sistemit dhe rrugës së Tij, të dominojnë mbi disa tjerë… Luftë e mashtrimit dhe padrejtësisë, luftë e depresonit dhe dëshprimit… Dhe në fund, luftë e armatosur mes popujve, ushtrive dhe shteteve… Kapitalistët e rangut botëror, protagonistët kryesor të kamatës, janë ata të cilët i shkaktojnë këto luftëra, qoftë drejpërdrejtë apo në mënyrë indirekte. Ata e gjuajnë rrjetin e tyre dhe në të bien kompanitë e industritë. Pastaj, në këtë rrjet bien popujt dhe qeveritë. Bossat e kamatës iu vërsulen gjahut që ka rënë në këtë rrjet, dhe në këtë mënyrë nxiten luftëra. Apo, pas pasurive të tyre vrapojnë qeveritë dhe ushtritë e në këtë mënyrë zhvillohen luftëra.Luftërat ndodhin edhe si rezultat i randimit të tatimeve dhe harxhimeve për t'i paguar kamatat e kredive, ashtu që përhapet varfëria dhe ngjallet urrejtja në mes kreditorëve dhe prodhuesve. Gjëja më e lehtë që ndodh, nëse jo e gjithë kjo që u përmend, është shkatërrimi i shpirtërave, rrënimi i moralit, përdhosja e epsheve dhe shkatërrimi në palcë i qenjes njerëzore në atë masë saqë as luftërat më të tmershme nuk mund ta bëjnë". [22]

Shkurtimisht do të potencojmë se ky ajet është kërcënim i fortë nga ana e Allahut të Madhërishëm për ata që punojnë me kamatë, saqë ky kërcënim ka arritur deri në shkallën e shpalljes së luftës.Prej ajetit kuptohet se nëse nuk luftohen bossat e kamatës, ata do të inicojnë luftëra në shoqëritë njerëzore.Kjo do të motivohet nga dëshira për profit dhe shprehjen e pezmit.
Mund të thuhet se prej urtësive të përmendjes së luftës në këtë ajet, mund të nxirret konstatimi se shpërblimi është nga lloji i punës.

Dr.Fadël Ilahij thotë:"Këtë dëm të kamatës, e kanë pohuar edhe mendimtarët jo musliman.Kështu, Platoni dhe Aristoteli kanë konstatuar se kamata është shkak e grindjes në mes palës së pasanikëve dhe të varfurve.Në enciklopedinë amerikane citohet mendimi i tyre:Kamata sigurinë e shtetit ia ekspozon rrezikut duke u ballafaquar shtresa e të pasurve huadhënës me shtresën tjetër, të varfurit borxhmarrës"[23].

Dr.Omer Sulejman El-Eshkar thotë:"Natyra e vrazhdët dhe morali i prishtë arriti deri në atë masë te bossat hebrej të kamatës, saqë i shtyu të bëjnë komplote ndaj shoqërive të cilat ua hapën dyert atyre, bile këtë e bënë edhe me gjithë botën.Kështu, ata i sheh se si ata merren me komplote, inicojnë luftëra, bëjnë trazira etj...Shumë studiues dhe autorë të ndryshëm kanë treguar se bossat kapitalist hebrej kanë qëndruar pas inicimit të shumë luftërave në (dy)sheku(jt)llin e kaluar.Ata qenë shkaktarë të ndezjes së dy luftërave të mëdha në shekullin e kaluar.U derdhën gjaqe, u humbën miljona e miljona dinar.E gjithë kjo qe që të shtohet pasuria hebreje dhe të forcohet dominimi hebrej në botë"[24].

Prej motiveve të hebrejve për nxitjen e luftërave ka qenë "shfrytëzimi i palëve kundërshtare për shitje të armatimit dhe dhënien e kredive të nevojshme, ashtu që ai që e fiton luftën, do të jetë i humbur, borxhli në bankat botërore hebreje.

Poqese e lexojmë historinë e luftërave në botë dhe i analizojmë shkaqet sekrete të inicimit të tyre, nuk do të gjejmë asnji periudhë kohore e cila nuk ka qenë boshe nga intrigat cioniste dhe gishta të prijësve e agjentëve të tyre në shkaktimin e konflikteve…Në kohën tonë e ndezën zjarrin e dy luftërave botërore, ndikimi i të cilave u shtri në të gjitha anët e botës, bile nuk mbeti asnji qytet e fshat pa u prekur drejpërdrejt nga lufta, si dhe u vranë dhjetra miljon njerëz.

Kështu, rebelimi i Cromwelit ndaj fronit britanez, ishte e inicuar nga ata, rrëzimi i tij prej pushteti mbretin britanez Çarlsi I, në vitin 1649, ishte me planifikimin e tyre.

Revolucioni francez i cili plasi në vitin 1789, ka qenë i planifikuar dhe mbështetur materialisht nga hebrejt, ndërkaq Rotçildi i parë, pati ndikim të dukshëm në këtë.

Ata financuan ekspeditën e Napoleon Bonapartës prej Evrope për në Egjipt dhe vendet e Shamit….

Vrasja e Fransua Ferdinandit, trashigimtarit të fronit austro-hungarez dhe gruas së tij në vitin 1914, që ishte shkak për plasjen e luftës së parë botërore.

Këto atentate të një pas njëshme, kanë qenë të planifikuara nga bossat e bankave hebreje, që ta përgadisin terrenin për disa servil të tyre të arrijnë në pushtet në disa vende, dhe hudhja e përgjegjësisë për këto trazira, mbi politikanët dhe tregimin e tyre si të pa aftë ta ruajnë stabilitetin, si dhe të përgatitet klimë që lufta botërore të jetë treg i madh për konsumimin e prodhimit i cili është grumbulluar në depot e fabrikave luftarake kah fundi i shekullit XIX dhe fillimi i shekullit XX"[25].

Në përgjithësi, kamata shkakton varfëri dhe borxhe të shumta, gjë që pa dyshim, çon në trazira në shoqëritë njerëzore dhe i ndez luftërat qytetare duke gjurmuar në këtë mënyrë për zgjidhje dhe dalje nga gjendja e rëndë ekonomike.Krahas kësaj, hap rrugë për mafijat të cilat e përhapin krimin më shoqëri.

B.6.II.Ilustrimi me shembuj - Shqipëria si shembull:

Nëse duam që këtë çështje ta kuptojmë më mirë, duhet ta ilustrojmë me shembuj nga realiteti ynë, ashtu që mos të bmeten fjalët vetëm teorike.

Shembujt të cilët e konfirmojnë saktësinë e këtij prologu teorik, janë të shumtë dhe të ndryshëm, ndërkaq ne do të ndalemi vetëm në ngjarjet e Shqipërisë si shembull më të afërt kohor në këtë drejtim, po edhe më i qartë në ilustrimin e çështjes së përmendur.

Me përhapjen e skemave piramidale në Shqipëri, në vitin 1997, shoqëria shqiptare u shkatërrua si dhe u krijuan kushte reale për shpërthimin e një lufte qytetare.Kjo edhe ndodhi mu në këtë vit, kur u shkatërruan objekte afariste dhe qeveritare, si dhe u vranë civil dhe punëtor të rendit.

Pasi që pronarët e kompanive të skemave piramidale shpallën banrotimin e kompanibve të tyre, shpërtheu hidhërimi i popullit, sepse njerëzit i kapi panika për pasuritë e tyre.Nga ana tjetër, opozita majtiste e shfrytëzoi këtë rast që të organizojë protesta masovike kundër qeverisë, dhe pas një kohe relativisht të shkurtër gjendja u përshkallëzua dhe mori përmasa shqetësuese, sepse këto protesta u shndërruan në veprimtari shkatërruese, vrasje të njerëzve dhe përhapjen e trazirave në shoqëri.

"Në zhvillimet dramatike në jug të Shqipërisë, më saktë në qytetin bregdetar të Vlorës, ku pjesa dërmuese e qytetarëve u dëmtuan nga skemat piramidale, disa struktura të armatosura ia vunë zjarrin ndërtesës së Shërbimit Informativ Shtetërorë dhe e dogjën duke qenë brenda edhe punëtorët e shërbimit.Një epror e hudhën nga kati i dytë, bile edhe maltretuan në sheshin e flamurit, para masës së tubuar të lënduarit e SHISH-it.

Epilogu i kësaj tragjedie qe se humbën jetën gjashtë epror, ndërkaq numri i të lënduarve ishte mbi njëzet vetë"[26].


Duaj sa te Duash,nji Dite do te Ndahesh,Jeto sa te Duash,nji dite do te Vdesesh,Vepro si te Duash,nji dite Do te japesh Llogari...???

 
Veröffentlicht : 29/06/2009 1:00 p.m.
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
 

Se di mendimi im eshte qe nje njeri qe ka nevoj per ndihm krediti eshte rruga me e fundit qe detyrohen me mar ,edhe pse mer kredi sa analizoj une nuk eshte mekat se ai qe mer kredi e pagun renten e vet dhe kjo seshte mekat kur sjet borgj askujt,por ne qofte se mer uha pare te dikush e lyp rent ajo eshte mekat per qat person qe te jep uha e jo per personi qe ju ka desht parat me hauzu,se duhet mir me analizu qdo kush edhe tham me plot mendjen se seshte mekat kredi me mar..kjo eshte mendimi im


 
Veröffentlicht : 30/06/2009 8:15 p.m.
 sena
(@sena)
Beiträge: 3095
Famed Member
 

po de edhe une qeshtu mendoj LEA :roll: ksuh din ma mir le tja nis me shpjegu a se shum turllubuq qikjo per kreditin kyrqysh sun pi bi ne fije pse eshte haram ktu te na nuk mund me ble shpi me pare ne doe nuk guxon se shteti qashtu e lyp me kredit me ble e nese eshte krediti haram ateher a mos me nle shpi a sdi spo kuptoj :roll:


it's nice to be important
but it's much important to be nice

 
Veröffentlicht : 30/06/2009 8:29 p.m.
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
 

Po jo sena kto ligje sa e kuptoj une kan mbet prej asaj kohe ,por ne ate koh ska pas banka dhe kan jep njerzt uka me rent ,am atash shteti si shtet ka ligjet e veta e pse mu kan haram kur e pagun borgjin plus Renten e pakun sa koh qe i hauzon paret.

po qfar ktu moj me ba me shku me pare ne dor me ble shtepi a diqka FBI ne shpi te vjen ka ata pare qysh duhet mi deklaru.

Por kjo me mundon mue se edhe te rit po shkojn mbas shkrimeve qe jan ba ne koh te Kuranit , ok mekat eshte ne qofte se une te jep pare ty sena dhe te caktoj nje rent per 15% ne muj dhe renta vjetore30% e ajo eshte mekat sepse je shum ne zor dhe une ta shfrytzoj ty dobesin kur ke nevoj per ndihm ajoooooooooooo eshte mekat dhe shum gjunah por duhet te mendojm se sban me shku mbas shklrimeve qe jan be dhe ligjit para 1500 vjete ,ky eshte mendimi im sena


 
Veröffentlicht : 30/06/2009 8:55 p.m.
 duda
(@duda)
Beiträge: 3581
Famed Member
Themenstarter
 

Po jo sena kto ligje sa e kuptoj une kan mbet prej asaj kohe ,por ne ate koh ska pas banka dhe kan jep njerzt uka me rent ,am atash shteti si shtet ka ligjet e veta e pse mu kan haram kur e pagun borgjin plus Renten e pakun sa koh qe i hauzon paret.

po qfar ktu moj me ba me shku me pare ne dor me ble shtepi a diqka FBI ne shpi te vjen ka ata pare qysh duhet mi deklaru.

Por kjo me mundon mue se edhe te rit po shkojn mbas shkrimeve qe jan ba ne koh te Kuranit , ok mekat eshte ne qofte se une te jep pare ty sena dhe te caktoj nje rent per 15% ne muj dhe renta vjetore30% e ajo eshte mekat sepse je shum ne zor dhe une ta shfrytzoj ty dobesin kur ke nevoj per ndihm ajoooooooooooo eshte mekat dhe shum gjunah por duhet te mendojm se sban me shku mbas shklrimeve qe jan be dhe ligjit para 1500 vjete ,ky eshte mendimi im sena

Të nderuara motrushe keto ligje janë ligje te Allahut xh.sh. ndash besoni ehde ndahs mos besoni. Ishin, janë, edhe do të jenë përgjithmonë sa të ekzistoj toka.Për at se ska pas banka në at kohë Allahu e ka dit gjendjen e njerëzve që do të vijë tash edhe për at e ka ndaluar kredinë me kamata dmth që kamata është haram edhe fajdeja. Mos të mundojn pse të rinjt shkojn n'baz të Kur'anit ma mir me shku n'baz të Kur'anit se n'baz të romaneve me lexu romane. Edhe shembulli yt ësht haram që e ke mar.Motrushe ne nuk mund t'i marin mendimet e njerezve, duhet të flasësh me argument nese ke ndonjë hadith apo ajet Kur'anor që lejon kredinë edhe kamatën na i sjell këtu që t'i sohim të gjithë se si është e lejuar kamata.

Ju përshëndes juve dyjave që ju paska honger nëpër bark kjo hahahhaahah :respekt:


Duaj sa te Duash,nji Dite do te Ndahesh,Jeto sa te Duash,nji dite do te Vdesesh,Vepro si te Duash,nji dite Do te japesh Llogari...???

 
Veröffentlicht : 02/07/2009 9:42 a.m.
Teilen: