Allahu është pronar i çdo gjëje që ekziston
Tregohet se një herë Isai a.s. duke udhëtuar me shokët e tij, hasën në një kopsht përplot me fruta.
Meqë ishin të uritur, iu lutën Isait a.s. që të hanë nga frutat e këtij kopshti. Allahu i madhërishëm i shpalli Isait a.s. që t'i lejojë shokët e tij t'i hanë këto fruta. Dhe derisa ata hanin çfarë dëshironin nga frutat, i pa pronari i kopshtit dhe bërtiti: "Kush ju lejoi t'i hani frutat! Ky është kopshti im. Këtë e kam trashëguar nga babai e gjyshërit e mi!"
Atëherë Isai a.s. e luti Allahun e madhërishëm që t'i ngjallë të gjithë njerëzit që ishin pronar të kësaj toke prej Ademit a.s. e deri në atë moment.
Allahu ia pranoi lutjen dhe për një moment te secila pemë u paraqitën shumë burra dhe gra që bërtitnin: "Kjo është toka jonë dhe ne e kemi trashëguar nga baballarët dhe gjyshërit tanë!"
Njeriu i cili ishte pronari momental i kopshtit, filloi të ikë nga turma e këtyre njerëzve dhe kur kuptoi se Isai a.s. i kishte lejuar shokë e tij t'i hanë frutat, iu afrua duke i thënë: "O i Dërguar i Allahut! Më fal për sjelljen time, nuk e dija se je ti. Hani sa të doni, hallall ju qoftë!"
Isai a.s. i tha: "O i mjerë! Të gjithë ata që i pa kanë trashëguar këtë nga të parët e tyre dhe të gjithë e kanë lënë këtë botë. Kështu do të shkosh edhe ti duke lënë këtë tokë. Në dynja askush prej njerëzve nuk është pronar i vërtetë as i pasurisë e as i tokës!"
..