Benachrichtigungen
Alles löschen

KUR’ANI

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
287 Ansichten
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 
[#121]

KUR"ANI

Mbështetem në All-llahun nga djalli i mallkuar ,
1. Fatiha (çelja)

1. Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
2. Falënderimi i takon All-llahut , Zotit të botërave !
3. Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
4. Sunduesit të ditës së Gjykimit!
5. Ty të adhurojmë dhe prej Teje ndihmë kërkojmë!
6. Udhëzona në rrugën e drejtë!
7. Në rrugën e atyre ndaj të cilëve ke bekimin, e jo në të atyre që je i hidhëruar , dhe që kanë humbur ! ,
2. Bekare (lopa)
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
1. Elif, Lam, Mim.
2. Ky është libri në të cilin nuk ka dyshim, udhëzues për ata që frikësohen (nga All-llahu).
3. Të cilët e besojnë të fshehtën , e kryejnë faljen dhe prej asaj që Ne i kemi furnizuar, japin .
4. Dhe ata të cilët e besojnë atë që t"u shpall Ty, dhe atë që është shpallur para teje, dhe të cilët për ahiretin (botën tjetër) janë të bindur.
5. Të tillët janë të udhëzuarit nga Zoti i tyre dhe të tillët janë të shpëtuarit.
6. E për ata që mohuan është njëlloj, ua tërhoqe vërejtjen apo nuk ua tërhoqe, ata nuk besojnë.
7. All-llahu vëndoi vulë në zemrat e tyre dhe vëshët e tyre, ndërsa në të pamurit e tyre ka një perde, e për ta ka dënim të madh.
8. Ka prej njerëzve që thonë: “Ne i besojmë All-llahut dhe jetës tjetër (ahiretit)â€


 
Veröffentlicht : 10/01/2008 6:28 p.m.
Teilen: