HUTBEJA LAMTUMIRËSE
Këtë hutbe në vitin 632 pas Isait a.s., i Dërguari i fundit, Muhammedi a.s. pas falënderimit dhe lëvdatës që ia bëri Zotit, pranë rreth njëqind
mijë muslimanëve tha:
Njerëz!
Dëgjoni mirë fjalën time! Nuk e dij, ndoshta me ju nuk do të takohem më deri në amshim. Njerëz sa e shenjt është kjo ditë, sa i
shenjt është ky muaj, sa fatlum është ky qytet (Mekka), aq janë të shenjtë edhe shpirtërat tuaj, pasuria dhe nderi juaj që, gjithsesi janë
të ruajtur nga të gjitha agresionet.
As"habë!
Nesër do të takoheni me Zotin tuaj dhe do të përgjigjeni për të gjitha sjelljet dhe qëndrimet tuaja. Pas meje mos u ktheni në rrugët e
gabueshme që të mos therreni me njëri tjetrin. Këtë emanet (porosi të fundit) ju të pranishmit ua përcillni atyre që nuk janë të
pranishëm këtu. Është e mundur që fjalët e mia t"i kuptojë më mirë ai të cilit i janë përcjellur se sa ai që gjendet këtu.
As"habë!
Kush është duke ruajtur ndonjë emanet, le t"ia kthejë pronarit të tij. Të gjitha fajdet janë asgjësuar dhe janë hedhur. Por bazën e
borxhit duhet larë. S"duhet as të bëni zullum e as t"u kthehet ai. Me urdhër të Zotit, fajdeja tani në është e ndaluar. Këtë zakon të keq i
ngelur nga koha e xhahilijetit (koha paraislamike, koha e injorancës) e hedh si zakon të keq. Fajden e parë që po e hedh është ajo e
Abbasit, të birit të Abdulmutalibit (xhaxhait tim).
As"habë!
Gjakmarrja e kohës së xhahilijetit është zhdukur totalisht. Gjakmarrja e parë që po e zhduki është gjakmarrja e Rebijes, nipit të
Abdulmutalibit.
Njerëz!
Sot djalli në tokat tuaja përgjithmonë e ka humbur fuqinë e ndikimit dhe të mbizotërimit ndaj jush. Por, përpos këtyre gjërave që
ndalova, ju, po u pajtuat me djallin për disa punë që ju duken se janë imtësira, edhe më do ta kënaqni atë. Edhe nga këto duhet ta ruani
besimin dhe duhet të frikësoheni.
Njerëz!
Do t"u porositja të keni parasysh të drejtat e gruas dhe frikën ndaj Zotit. Ju i morët gratë si emanet nga Zoti. Nderin dhe pastërtinë
shpirtërore i pranuat në emër të All-llahut xh.sh