Kuptimi i Teuhidit(monoteizmit)
Dije, All-llahu të mëshiroftë, se teuhidi nënkupton shprehjen e njëshmërisë së All-llahut nëpërmjet kryerjes së ibadeteve vetëm për Atë, të Vetmin.1 Teuhidi është feja e të gjithë pejgamberëve. Teuhidi është baza e fesë e të gjithë pejgamberëve me të cilën janë dërguar te njerëzit. I pari prej tyre është Nuhu, alejhi selam.
All-llahu, subhanehu ue teala, e dërgoi deri te populli i tij pasi kishin devijuar (tepruar) në raportet e tyre ndaj njerëzve të mirë: Veda, Suva, Jeguth, Je’uk dhe Nesra. Pejgamberi i fundit është Muhammedi që i theu imazhet e atyre njerëzve të mirë.
1. Ta dish se teuhidi (monoteizmi) për shkak të të cilit janë shpallur libra dhe janë dërguar pejgamberë, alejhima selam, mund të ndahet në dy lloje, Lloji i parë është teuhidi i njohjes apo teuhidi i Rububijitetit, ndërsa këtu mund të hyjë edhe teuhidi Esmai ues-sifat, domethënë teuhidi i vërtetimit se vetëm All-llahu, subhanehu ue teala, zotëron emra dhe cilësi të përsosura. Ky lloj na tregon që të besojmë njëshmërinë e All-llahut nëpërmjet veprave të tij; se Ai është i Vetmi që krijon, furnizon, jep jetë dhe vdekje, udhëheq me gjithçka etj., si dhe besimi se Ai i Vetmi zotëron emra dhe cilësi të bukura dhe të përsosura. Lloji i dytë është të shprehurit e njëshmërisë së All-llahut nëpërmjet veprave të robërve. E quajnë teuhid Uluhije apo teuhidi i vullnetit, i nijetit dhe i kërkimit. Ky lloj bazohet në të shprehurit e njëshmërisë së All-llahut nëpërmjet kryerjes së ibadeteve vetëm për Të, subhanehu ue teala, si ato të jashtme (të dukshme), po ashtu edhe ato të brendshme (të zemrës).
______________________________________________________________________________________________
Idhujtaria (shirku) e popujve të mëhershëm nuk gjendet në librin original
Populli i tij (Muhamedit) e kanë adhuruar All-llahun, subhanehu ue teala. Njerëzit kanë kryer haxhin, kanë ndarë dhe kanë madhëruar All-llahun e Lartësuar, subhanehu ue teala, mirëpo ata kanë marrë disa krijesa si ndërmjetës ndërmjet tyre dhe All-llahut, subhanehu ue teala. Me këtë rast, ata kanë folur se si nëpërmjet tyre kanë dashur që ti afrohen All-llahut, subhanehu ue teala dhe kanë thënë: “Dëshirojmë që për ne të ndërmjetësojnë tek All-llahu i Lartësuar.” Kështu, disa njerëz për ndërmjetës kanë marrë Isanë, alejhi selam, nënën e tij Merjemen, melekët dhe njerëzit e devotshëm.
Për këtë, All-llahu, subhanehu ue teala, e dërgoi Muhamedin, salallahu alejhi ue selem, me qëllim që tua përtërijë fenë. Kjo është feja të cilën e ka pasur gjyshi i tyre Ibrahimi, alejhi selam. Ai ua ka tërhequr vërejtjen se kjo mënyrë e afrimit tek All-llahu me marrjen e ndërmjetësuesve nuk është e lejuar dhe se kjo është posaçërisht e drejtë e All-llahut, që nuk është e lejuar ti jepet dikujt tjetër. E drejta e All-llahut është që robërit ti bëjnë ibadet në mënyrë të drejtpërdrejtë pa ndërmjetësim, qoftë edhe nëse bëhet fjalë për krijesën më të mirë – siç është meleku apo Pejgamberi. Atëherë, çfarë mund të themi për ndërmjetësit e tjerë?
Njoftimi se mushrikët kanë besuar në teuhidin e Zotërimit (Rububijet)
Mushrikët e kohës së Pejgamberit, salallahu alejhi ue selem, kanë pranuar All-llahun si Zot dhe kishin bindjen se Ai është i vetmi Krijues që nuk ka shok dhe se Ai i Vetmi është që jep furnizim dhe askush tjetër nuk jep jetë dhe vdekje përveç Tij dhe se askush nuk drejton (udhëheqë) përveç Atij. Gjithashtu kanë besuar se shtatë qiejt dhe Tokën dhe ajo që është ndërmjet tyre, i takon All-llahut, subhanehu ue teala, se ata janë robër të Tij dhe se Ai udhëheq dhe drejton me ta.
Nëse dëshiron argument se mushrikët kundër të cilëve ka luftuar Pejgamberi, kanë qenë bartës të akides së përmendur (besimit), lexo fjalët e All-llahut:
“Thuaj: “Kush ju furnizon me ushqim nga qielli e toka, kush e ka në dorë të dëgjuarit e të pamët (tuaj), kush e nxjerr të gjallin nga i vdekuri e kush e nxjerr të vdekurin nga i gjalli, kush rregullon çdo çështje?” Ata do të thonë: “All-llahu”. Ti thuaj: “A nuk i frikësoheni?” (dënimit). (Junus, 31)
Si dhe fjalët e Tij:
Thuaj: “E kujt është toka dhe çdo gjë që ka në të, nëse jeni që e dini?”
Ata do të thonë: “E All-llahut”. Atëherë thuaju: “Përse pra nuk mendoni?”
Thuaj: “Kush është Zoti i shtatë qiejve dhe Zot i Arshit të madh?”
Ata do të thonë: “All-llahu!”. Thuaju: “E pse nuk frikësoheni pra?”
Thuaj: “Në dorën e kujt është i tërë pushteti i çdo sendi, dhe Ai është që mbron (kë të do), e që prej Atij nuk mund të ketë të mbrojtur; nëse jeni që e dini?”
Ata do të thonë: “Në dorë të All-llahut!” Thuaj: “E si mashtroheni pra?” (El-Muminun, 84-89)
Si dhe shumë ajete të tjera.
Njoftimi i esencës së TEUHIDIT për shkak të të cilit janë dërguar Pejgamberët, e të cilën nuk e kanë pranuar mushrikët
Mushrikët pohuan se kanë pranuar zotërimin e All-llahut, por se ajo përsëri nuk i futi në rrethin e teuhidit në të cilin kanë ftuar pejgamberët. Edhe Pejgamberi ynë, salallahu alejhi ue selem, po ashtu i kishte ftuar në të njëjtin rreth të teuhidit. Me këtë vijmë në përfundim se ata kanë mohuar teuhidin e ibadetit të cilin mushrikët në kohën tonë e quajnë bindje (itikad). Ata e kanë thirrur All-llahun, subhanehu ue teala, ditë e natë, madje disa i kanë thirrur melekët me qëllim që me këtë ti afrohen All-llahut, subhanehu ue teala, me bindjen se do tu bëjë shefat në Ditën e Gjykimit.
Disa i kanë thirrur njerëzit e mirrë – siç është Lati, ndërsa të tjerët pejgamberët – siç është Isa, alejhi selam. Dhe sikurse e di, Pejgamberi, salallahu alejhi ue selem, ka luftuar kundër tyre për shkak të këtij shirku, ndërsa në të njëjtën kohë i ka ftuar që ti bëjnë ibadet sinqerisht vetëm All-llahut.
All-llahu i Lartësuar thotë:
“e mos adhuroni në to askënd tjetër me All-llahun.” (Xhin, 18)
Dhe ka thënë:
“Lutje e vërtetë është vetëm ajo drejtuar Atij.” (Er-Rrad, 14)
Faktet e përmendura çojnë në atë se i Derguari i All-llahut ka luftuar kundër tyre, me qëllim që ibadetet – siç janë duaja, kurbani, betimi, kërkimi i ndihmës në fatkeqësi etj. – plotësisht ti takojnë vetëm All-llahut, subhanehu ue teala.
Nga kjo mund të përfundojmë se vetëm pranimi i teuhidit Rububije nuk të fut në islam. Gjithashtu po e vëren se ajo që i kanë marrë melekët, pejgamberët dhe njerëzit e mirë si ndërmjetës ndërmjet vetvetes dhe All-llahut, i ka bërë jetët (gjaqet) dhe pasuritë e tyre të lejuara. Me këtë e ke të qartë llojin e teuhidit për shkak të të cilit janë dërguar (në të cilën kanë ftuar pejgamberët – vër. Përkth) pejgamberët, ndërsa të cilët nuk i kanë pranuar mushrikët.
Në teuhid udhëzon Shehadeti – LA ILAHE IL-LALLAH
Shehadeti “La ilahe il-lallah” udhëzon në teuhid. Ilah – hyjnia tek ata (te mushrikët – vër. Përkth.) është e gjithë ajo të cilit njeriu i bën ibadet, qoftë melek, pejgamber, evlija, dru varr, xhin etj. Ke parë se fjala hyjni nuk është e kufizuar në krijuesin (furnizuesin) dhe në drejtuesin e gjithësisë, sepse ashtu siç e përmenda, edhe mushrikët e kanë ditur se ai është All-llahu, se Ai është Krijues dhe Ai i cili sundon dhe drejton me gjithçka. Për këtë, All-llahu, subhanehu ue teala, ka dërguar pejgamberë që ti thërrasin njerëzit në kuptimin e vërtetë të shehadetit që nuk është e kufizuar në një të shprehur të thjeshtë me gjuhë; Për këtë, u erdhi Pejgamberi, salallahu alejhi ue selem, duke i ftuar drejt fjalëve të teuhidit, ndërsa ato janë La ilahe il-lallah.
Njoftimi se mushrikët e mëparshëm e kanë njohur më mirë kuptimin e Shehadetit LA ILAHE IL-LALLAH nga mushrikët bashkëkohorë
Mosbesimtarët, xhahilët e dinë se të shprehurit e këtij shehadeti do të thotë të shprehurit e njëshmërisë së All-llahut, subhanehu ue teala, nëpërmjet kryerjes së ibadeteve vetëm për Të, ndërsa në të njëjtën kohë mohimi i të gjithë zotëve të rrejshëm të cilëve u bëhet ibadet, si dhe largimi prej tyre.
Kur Pejgamberi salallahu alejhi ue selem, ju tha:
“Thoni: Nuk ka zot tjetër përveç All-llahut, subhanehu ue teala, ata thoshin: “Vallë, zotët ti bëjmë një zot, kjo me të vërtetë është gjë e çuditshme?!” Kjo do të thotë: “Vallë, ibadetin tonë ta bëjmë vetëm për një zot?”
Tani kur e pe se mosbesimtarët, xhahilët kanë njohur kuptimin e vërtetë të shehadetit “La ilahe il-lallah”, është e çuditshme se si shumë, të cilët për vetveten pohojnë se janë muslimanë, nuk e njohin kuptimin e vërtetë të këtyre fjalëve. Ata mendojnë se mjafton vetëm të shprehurit pa bindje të fuqishme me zemër. Me këtë e kanë kufizuar shehadetin në kuptimin se nuk ka Krijues, Furnizues dhe Drejtues tjetër të gjithësisë përveç All-llahut, subhanehu ue teala.
Mund të përfundojmë se nuk ka të mira te njeriu nga i cili edhe mosbesimtarët e paditur janë më të udhëzuar në kuptimin e shehadetit “la ilahe il-lallah”.
Dobitë e njohjes së teuhidit dhe shirkut dhe fakti se shumica e njerëzve këtë nuk e dinë.
Pasi njëmend e ke të qartë se çfarë është shirku, për të cilin All-llahu thotë:
“Ska dyshim se All-llahu nuk fal (gjunahun) ti përshkruhet Atij shok (idhujtarinë).” (En-Nisa, 48 dhe 116)
Gjithashtu e ke të ditur se çfarë është feja e vërtetë me të cilën kanë ardhur pejgamberët (prej të parit deri tek i fundit), përveç së cilës All-llahu nuk do të pranojë fe tjetër. Pasi u njoftove se në cilën shkallë të njohjes së teuhidit janë shumica e njerëzve, kjo do të ofrojë mundësinë që të njohës dy fakte të reja.
E para. Gëzimi për shkak të mirësisë dhe mëshirës së All-llahut, siç ka thënë Ai:
“Thuaj: Vetëm mirësisë së All-llahut dhe mëshirës së Tij le ti gëzohen. Se është shumë më e dobishme se ajo që grumbullojnë ata.” (Junus, 58)
E dyta. Do të ndjesh frikë të madhe për shkak se e ke të qartë se njeriu me një fjalë të cilën thotë nga padituria, ndërsa e cila nuk do ti falet, mund të bëjë mosbesim. Aq më shumë, nganjëherë njeriu e thotë fjalën duke menduar se me këtë i është afruar All-llahut, subhanehu ue teala, ndërsa ajo e çon në shkatërrim.
Kështu, populli i Musait, alejhi selam, edhe përskaj diturisë të cilën e kishte, thanë:
“na e bëj edhe neve një zot (statujë) si zotët që i kanë ata (ai popull).” (El-Araf, 138)
Kur ta mësosh këtë, do të shtohet frika ndaj All-llahut dhe do të përpiqesh që të pastrohesh prej këtyre gjërave dhe prej atyre të ngjashme me këto.
All-llahu, subhanehu ue teala, nga urtësia e Tij, çdo thirrësi drejt të vërtetës i ka caktuar armiq të ditur dhe të arsimuar
Dije se All-llahu, subhanehu ue teala, nuk ka dërguar asnjë pejgamber (ndërsa që të gjithë ata kanë prezentuar teuhidin), e të mos e sprovojë me armiq. Për këtë, All-llahu thotë:
“Dhe kështu (sikurse edhe ty) çdo Pejgamberi i bëmë armiq disa nga njerëzit dhe nga xhinët e djallëzuar.” (El-Enam, 112)
Nganjëherë njerëzi të tillë kanë qenë njerëz të ditur dhe të arsimuar në ndonjë lëmë. Lidhur me këtë, All-llahu thotë:
“Kur të dërguarit e tyre u sollën argumente të qarta, ata mburreshin me diturinë që kishin.”
Pasi e ke të qartë se në rrugën drejt All-llahut, subhanehu ue teala, qëndrojnë armiq të ndryshëm: të ditur, retoristë, të arsimuar dhe të tjerë me argumentet të cilat ata i konsiderojnë të forta, me të cilat thërrasin në mosbesim, ti e ke detyrim që të mësosh fenë e All-llahut. Kjo do të shërbejë si armë në luftë kundër këtyre shejtanëve. Udhëheqësi i tyre, mallkimi i All-llahut qoftë mbi të, ka thënë:
“...unë do tu ulem atyre (do tu zë pusi) në rrugën Tënde të drejtë.” (El-Araf, 16)
Mirëpo, nëse i dorëzohesh sinqerisht All-llahut, subhanehu ue teala dhe i mëson argumentet e Tij, mos u frikëso dhe mos u pikëllo, sepse Ai ka thënë:
“Ska dyshim se intriga e djallit është e dobët.” (En-Nisa, 76)
Besimtarët më analfabet, muvehidi (monoteisti) do të fitojë njëmijë idhujtarë të ditur, siç thotë All-llahu:
“Dhe se ushtria jonë do të jenë ata ngadhënjyesit.” (Es-Safat, 173)
Ushtria e All-llahut fiton me argumente. Ajo fiton me rastin e debateve gojore siç fiton me armë të vërteta. Mirëpo, tia kemi frikën atij besimtarit, muvehidit, i cili është nisur në këtë rrugë dhe nuk zotëron armët të përmendura më lartë, është realitet.
Kurani është argument kundër çdo njeriu të prishur dhe mosbesimtar deri në Ditën e Gjykimit
All-llahu na ka nderuar me Kuran, me këtë mirësi të madhe në të cilën është sqarimi për çdo gjë. Në këtë kontekst, Ai thotë:
“Na ty ta shpallëm Librin sqarim për çdo send, udhëzim e mëshirë dhe myzhde për muslimanët.” (En-Nahl, 89)
Dhe nuk mundet të vijë asnjë mosbesimtarë me argumente e që All-llahu në Kuran të mos ketë për të përgjigje, që do të hedhë poshtë pohimet e tij. Lidhur me këtë, Ai thotë:
“Dhe ata nuk të sjellin ty ndonjë shembull, e që Ne të mos ta tregojmë të vërtetën, duke të ofruar shpjegim të qartë e të plotë.” (El-Furkan, 33)
Disa mufesirë kanë thën se ky ajet është i përgjithshëm dhe se përfshin të gjitha argumentet me të cilat vijnë njerëzit e prishur dhe mosbesimtarët deri në Ditën e Gjykimit.
Tani do ti përmend disa gjëra nga Libri i All-llahut ku All-llahu u është përgjigjur mushrikëve të kohës tonë në argumentet e tyre. Ai nganjëherë u përgjigjet përgjithësisht, e nganjëherë në mënyrë të thjeshtësuar dhe të detajuar.
Sa i përket përgjigjes së përgjithshme, ai vetvetiu është gjë e madhe dhe e dobishme për atë që e kupton përnjëmend. All-llahu thotë:
“Ai është që ta zbriti Librin ty e që në të ka ajete të qarta dhe ato janë baz e Librit, e ka të tjerë që nuk janë krejtesisht të qartë (muteshabih).” (Ali Imran, 7)
Në një transmetim të besueshëm transmetohet se i Dërguari i All-llahut ka thënë:
“Kur të shihni ata që pasojnë ajetet e pakta të paqarta, ndërsa i lënë ajetet e qarta, ta dini se për ta kanë të bëjnë fjalët që i ka përmendur All-llahu në këtë ajet, pra, ruajuni prej tyre." (Buhariu dhe Muslimi)
Teuhidi duhet të plotësohet me zemër, me gjuhë dhe me vepra
Teuhidi duhet të plotësohet me zemër, me gjuhë dhe me vepra dhe rreth kësaj nuk ka kundërshtime. Nëse ndonjëra prej këtyre mungon, njeriu ndalohet të jetë musliman.
Ai që e njeh TEUHIDIN dhe nuk punon me të, bëhet mosbesimtar
Ai që e njeh dhe e kupton se çfarë është teuhidi dhe nuk punon sipas tij, bëhet mosbesimtar i hapët – inatçi sikurse janë Faraoni, Iblisi dhe të ngjashëm me ta. Shumë njerëz për shkak të kësaj bëjnë gabime dhe me këtë dalin nga rrethi i teuhidit. Ata thonë: “Kjo është e vërtetë dhe ne e kuptojmë shumë mirë atë që po e thoni, por për shkak të dobësisë sonë nuk mund të punojmë sipas asaj.” Gjithashtu thonë: “Të praktikuarit e njëmendtë të teuhidit në vendin tonë do të krijojë shumë probleme,” ndërsa këtu janë edhe aryetimet e ndryshme të cilat i përmendin.
Siç duket se ky i mjerë nuk e ka të qartë se pikërisht prijësit e mosbesimit janë ata që e dinë të vërtetën dhe nuk e kanë lënë pikërisht për shkak të aryetimeve personale.
All-llahu, subhanehu ue teala, thotë:
“Ata i shkëmbyen ajetet e All-llahut për një vlerë të paktë dhe penguan nga rruga e Tij. Ata vepruan keq.” (Et-Teube, 9)
Dhe ka thënë:
“Atyre që ua kemi dhënë librin, ata e njohin atë (Muhamedin) siç i njohin bijtë e tyre.” (El-Bekare, 146)
Ai i cili plotëson TEUHIDIN me pamjen e jashtme, por jo edhe me zemër, ai është hipokrit (munafik)
Ai i cili plotëson teuhidin me pamjen e jashtme, por jo edhe me zemër, ai që nuk e kupton dhe nuk është i bindur në njëshmërinë e All-llahut(teuhid) – ai është hipokrit(munafik). Ata janë edhe më të këqij se mosbesimtarët e hapët.
Për ta, All-llahu thotë:
“Ska dyshim, munafikët do të jenë në shtresën më të ulët (në fund) të Zjarrit dhe për ta nuk do të gjesh mbrojtës.” (En-Nisa, 145)
Lidhur me këtë temë do të flitej shumë. Nëse analizon të folurit dhe sjelljen e njerëzve, do të shohësh se shumica e dinë këtë të vërtetë, por nuk veprojnë sipas kësaj. Kjo është kështu, për shkak se kanë frikë se kjo do tu manifestohet negativisht në pasuri, famë dhe në pushtetin eventual.
Gjithashtu do të vëresh se disa prej tyre plotësojnë teuhidin me pamjen e jashtme, por jo edhe me zemër. Nëse e pyet se në çfarë beson dhe çfarë bindje ka, do të vërtetosh se nuk e di.
Ti e ke detyrim që ti kuptosh mirë dy ajetet në vijim. I pari prej tyre është:
“Mos kërkoni fare ndjesë, ju pasi që (shpallët se) besuat, keni mohuar.” (Et-Teube, 66)
Nëse dihet se një grup i sahabëve të cilët ishin nisur në luftë me Pejgamberin kundër bizantinasve, kanë mohuar (bërë kufër) për shkak të një fjalie të cilën e kishin thënë në shaka, atëherë e ke shumë të qartë se pozita e atyre të cilët thonë fjalë të mosbesimit, apo punojnë sipas tyre nga frika se kjo do tu manifestohet negativisht në pasurin, famën dhe pushtetin e tyre apo i aryetojnë me qëllim që dikujt ti bëjnë lajka, këta janë më të rëndë dhe më të rrezikshëm se ata të cilët i bëjnë në shaka ato gjëra.
Ajeti tjetër thotë:
“Ai që pas besimit të tij e mohon All-llahun, me përjashtin të atij që dhunohet (për të mohuar), e zemra e tij është e bindur plotësisht me besim, por fjala është për atë që ia hap gjoksin mosbesimit, ata i ka kapur hidhërimi nga All-llahu dhe ata kanë një dënim të madh.” (En-Nahl, 106)
All-llahu subhanehu ue teala, nuk pranon arsyetimin e atyre të cilët nuk besojnë, e pastaj, ose në këtë apo në atë mënyrë, dalin nga rrethi i teuhidit, përveç nëse nuk detyrohen me dhunë, në mënyrë që nga jashtë e plotësojnë teuhidin, ndërsa me zemër mbesin edhe më tej të fortë në fe.
Ndërsa, sa i përket kategorive të tjera të cilat nuk besojnë – për ta nuk ka arsyetim. Pasi kanë qenë besimtar, ata janë bërë mosbesimtarë, pa marrë parasysh se, a e kanë bërë këtë nga frika, nga lakmia, apo me qëllim që ti bëjnë lajka dikujt. Këtu hyn edhe ai që bën kufër në emër të atdheut, familjes, farefisit, pasurisë, apo nëse këtë e bën nga mahia apo nga ndonjë arsye tjetër. Pra, veçohet vetëm se ai që i nxitur nga rrethanat detyrohet në një gjë të tillë.
Në këtë përfundim tregon edhe ajeti i përmendur, në dy vende.
E para. All-llahu, subhanehu ue teala, thotë: “...me përjashtim të atij që dhunohet (për të mohuar)...”. Pra, All-llahu, subhanehu ue teala, nuk e ka veçuar askënd, përveç atë që është i detyruar me dhunë. Është e pranueshme nga të gjithë se dikush nuk mund të detyrohet në diçka, përveç nëse është fjala për ndonjë vepër apo fjalë. Ndërsa sa i përket bindjes së zemrës, është e pamundur që dikë ta detyrojmë me dhunë që ta ndryshojë bindjen.
E dyta. Në vazhdim të sures së lartpërmendur, All-llahu, subhanehu ue teala, thotë:
“...ngase ata më tepër e deshën jetën e kësaj bote sesa jetën e botës tjetër.” (En-Nahl, 107)
Nga ky ajet mund të përfundojmë: All-llahu, subhanehu ue teala, na lajmëron qartë dhe padyshim se njerëzit në mosbesim nuk i çon padituria, bindja apo urrejtja ndaj fesë, as dashuria ndaj mosbesimit, por më së shpeshti dashuria ndaj kësaj bote dhe dhënia përparësi asaj ndaj ahiretit.
All-llahu, subhanehu ue teala, e di më së miri.
Marrë nga Libri: Zbulimi i dyshimeve (Keshf esh-shubuhat)
Autori i Librit: Imam Temimi (rahimehullah)
Shkroi: Teuhid.net
Dituria ka vlerë më shumë se sa malli, dituria të ruan ty, ndërsa mallin e ruan ti. Rojtarët e mallit vdesin, ndërsa rojtarët e diturisë jetojnë në zemrat e njerëzve.
(Imam Maverdi)
Po të vësh në njërën anë të peshores të gjitha malet dhe kodrat gjithësinë, dhe në anën tjeter të peshores TEUHIDIN sigurish se në atë anë te peshores që gjendet fjala TEUHID do të peshojë më rëndë.
“Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, pse të dëgjuarit, të pamurit dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi.â€