Teurgjia, hajmalitë dhe magjia
Në Sahih transmetohet se Ebu Beshir el Ensari r.a., i cili në disa nga udhëtimet e tij e ka shoqëruar Pejgamberin (s.a.v.s.), e ka dëgjuar Pejgamberin, I cili e ka dërguar një lajmëtar që të shkatërrojë nëpër fusha çdo zinxhir që mund të gjendej në qafat e deveve. Në dokumentet e mbledhura nga Ahmed ibn Hanbeli dhe nga Ebu Davut (el Sixhistani), mund të lexojmë se Ibn Mesudi ka thënë:
“E dëgjova Pejgamberin e All-llahut, Muhammedin (s.a.v.s.), duke thënë:
“Teurgjia, hajmalitë dhe magjitë janë shembuj të shirkut.” Dhe poashtu, në dokumentet e Ahmed ibn Hanbelit dhe të et Tirmidhiut, mund të lexojmë se Abdull-llah ibn Ukejmi e ka përcjellur marfu hadithin që vijon: “Kushdo që mban hajmali, do të mbetet vetëm nën kujdesin e saj, e ky nuk është kurrfarë kujdesi.”
Hajmalitë shpesh vendosen në trupat e fëmijëve, për ti tërhequr efektet e këqija të syrit të keq. Nëse hajmalia nuk përmbante gjë tjetër, pos ajeteve të Kuranit, ca nga baballarët e lejonin, ndërsa të tjerët jo. Disa nuk e konsideronin atë sit ë ndaluar, por nuk e lejonin përdorimin e saj.
Ibn Mesudi ishte një ndër ata, që nuk e lejonin përdorimin e saj. Teurgjia (ar. Ar-ruka, el azaim), është po ashtu një shembull i shirkut, pos rasteve në të cilat e ka lejuar Pejgamberi (s.a.v.s), e këto janë rasti i syrit të keq dhe ai I kafshimeve vdekjeprurëse të kafshëve. Magjia (ar. Et tiveleh), është marrja e diçkahit për ta detyruar burrin të dashurohet në gruan dhe anasjelltas. Ahmed ibn Hanbeli e ka transmetuar hadithin që vijon, nga Rufejvi: “Pejgamberi (s.a.v.s), më tha: “O Ruvejvi! Paç jetë të gjatë! Shpërndaje nëpër popull këtë fjalë: kushdo që vë nyje në mjekrën e tij, mban hajmali, apo e lane veten me urinën e ndonjë kafshe, nuk ka kurgjë të përbashkët me mua apo me fenë time.”
Seid ibn Xhubejri rrëfen se Pejgamberi (s.a.v.s) ka thënë kështu: “Kushdo që shkatërron një hajmali, të cilën e mban ndonjë njeri, fiton aq sa të ketë çliruar ndonjë rob”. Vakiu është ai që e tregoi këtë hadith, si dhe atë të Ibrahimit, versoni I të cilit është me sa vijon: “Ata (sahabet) I refuzonin të gjitha hajmalitë, pa marrë parasysh a kishte në to ajete Kuranore apo jo.”
*) Teurgjia është fenomen i ngjajshëm me spiritizmin. D.m.th., thirrja e shpirtrave ose e dukurive të tjera hyjnore në shërbim njerëzor. Gjë e palogjikshme për fenë Islame (një lloj i besëtytnisë). (B.H.)
- Për studime më të hollësishme -
1. Të shpjegohen teurgjia (er-ruka) dhe hajmalitë (et temaim).
2. Të shpjegohet magjia, (mallkimi, ograisja) – ev tiveleh.
3. Tri mëkatet e përmendura janë shembuj të shirkut.
4. Nëse teurgjia (duke u bazuar në fjalët e Kuranit të Shenjtë) përdoret kundër syrit keq dhe kundër kafshimit të helmueshëm, nuk paraqet shirk.
5. Nëse hajmalia nuk përmban gjë tjetër pos ajeteve të Kuranit të Shenjtë, mendimet e ekspertëve janë të ndryshme për legjitimitetin e saj.
6. Vënia e zinxhirëve (gjerdanëve) te kafshët si mbrojtje kundër syrit keq, është një shembull i shirkut.
7. Ata që bëjnë faje dhe krime të tilla, do të kenë denim të tmerrshëm.
8. Të sqarohet merita e personit, që i shkatërron hajmalitë.
9. Fjalët e dëshmuara nga Ibrahimi, nuk janë në kundërthënie me asgjë që përmendëm më pare, pasi ato u referohen shokëve të Abdull-llah ibn Mesudit.
Kapitulli: 8
Marrë nga Libri: Kitab et Teuhid (Monoteizmi Islam)
Autori i Librit: Imam Temimi
Punoi: www.teuhid.net
Dituria ka vlerë më shumë se sa malli, dituria të ruan ty, ndërsa mallin e ruan ti. Rojtarët e mallit vdesin, ndërsa rojtarët e diturisë jetojnë në zemrat e njerëzve.
(Imam Maverdi)
selam slejkum uvejs
a e ke kryer shkollen per kete
a po ke dijen iper keto tema islame kaq t ebukura ![]()