Benachrichtigungen
Alles löschen

Sihri (magjia) dhe falli.

3 Beiträge
2 Benutzer
0 Reactions
525 Ansichten
(@uwejs)
Beiträge: 22
Eminent Member
Themenstarter
 
[#353]

Falenderimi i takon All-llahut, Zotit te Botrave, paqa dhe meshira e Tij i takon Muhammedit, alejhis selam, familjes tij te pastert, shokeve tij te mire dhe gjithe atyre qe e pasojne rrugen e tij deri Diten e Gjykimit...

Me pastaj...
Kjo eshte nje pergjigje se cfare thote All-llahu dhe Pejgamberi i Tij per magjine dhe fallin qe njerezit, posaqerisht shqiptaret i besojne dhe mbeshteten tek ata...

O vellezer dhe motra, All-llahu thote:
"Kush e kundërshton All-llahun dhe të dërguarin e Tij dhe i kalon kufijtë e Tij, Ai do ta futë atë në zjarr përgjithmonë dhe do të ketë dënim poshtërues."

Duke iu drejtuar shokeve te tij, Muhammedi salallahu alejhi we selem ju tha: "A dëshironi t'u tregoj për haramet më të mëdha (tri herë)? Thanë: Po, O i dërguar. Tha: T'i bësh shok All-llahut..." (Buhariu dhe Muslimi).

Ne kete mekat te madh(mohim), hyn edhe falli, falltorja dhe ai qe shkon tek ai, ai qe ja tregon rrugen dikujt per te shkuar dhe ai i cili i beson dhe dyshon ne mohimin e tij/saj(ai qe qet fall)

All-llahu xhel'le we ala thote:
"...po Sulejmani nuk ishte i pafe, por djajt ishin të pafe, sepse u mësonin njerëzve magjinë. Ajo çka u zbriti në Babil dy melekëve, Harutit dhe Marutit, ata të dy nuk ua mësonin askujt magjinë para se t'i thonin: Ne jemi vetëm sprovë, pra mos u bën i pafe!..."
(Bekare 102)

Pejgamberi i All-llahut, salallahu alejhi we selem tha:
"Kush shkon te falltori dhe i beson në atë që flet ai, ky njeri është bërë i pafe në fenë e cila i është zbritur Muhammedit"
(Hadith sahih, transmeton Ahmedi)

Kjo eshte fetwa e bazuar ne Kur'an dhe Sunnet,
Pasha All-llahun! O vellezer dhe motra, e verteta eshte ashtu sic tha All-llahu xhel'le we ala:
"E nëse All-llahu të godet me ndonjë të keqe, nuk ka kush tjetër që mund ta heqë atë përvëç Tij, edhe ne qoftë se Ai dëshiron ndonjë të mirë për ty, nuk ka kush e zmbrapsë mirësinë e tij"
(Junus 107)

es selamu alejkum!


Dituria ka vlerë më shumë se sa malli, dituria të ruan ty, ndërsa mallin e ruan ti. Rojtarët e mallit vdesin, ndërsa rojtarët e diturisë jetojnë në zemrat e njerëzve.
(Imam Maverdi)

 
Veröffentlicht : 25/04/2008 1:21 p.m.
(@bruna)
Beiträge: 1552
Noble Member
 

Allahu për qdo sëmundje ka krijuar shërim vetëm vdekja nuk ka shpëtim.

Magjitë ,sirhi dhe falli janë mëkate shumë të rënda keto janë kundër ligjit të Zotit. Pendohuni o mëkatarë mos u djegni në zjarrin e xhehnemit, mos bashkpunoni me shejtanin se nuk jeni duke shkuar në rrugën e drejtë.


“Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, pse të dëgjuarit, të pamurit dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi.â€

 
Veröffentlicht : 10/07/2008 11:30 a.m.
(@bruna)
Beiträge: 1552
Noble Member
 

Magjia dhe syri i keq

Nganjëherë dëgjojmë për gjëra jo të zakonshme, por që në jetën tonë të përditshme ndodhin vërtetë si psh., për shkak të syrit të keq, xhinëve ose magjisë. Aty ku psikiatria nuk jep dot përgjigje, hapet dera për shpjegime të tjera për këto gjendje paranormale.

Në rastin tonë paraqitet gjendja e një personi që ka një problem shqetësues. Ne konsultuam një mjek psikiatër, i cili është i interesuar edhe për kurimin e gjendjeve që kanë të bëjnë me magjinë, syrin e keq dhe xhinët, si dhe me mjekësinë popullore.

Në vazhdim po u sjellim shqetësimin e njërit nga lexuesit si dhe përgjigjen e specialitit.

Më kanë bërë magji, apo e kam nga syri i keq?

Pyetje: Unë jam 45 vjeç dhe lavdi Zotit falem, lexoj Kuranin dhe i mbaj mirë prindërit. Por, pasi përfundova universitetin, rizku* im në këtë botë ka qenë i kufizuar dhe vuaj nga pesha e borxhit. Madje edhe fëmijët e mi kanë hyrë në punë dhe përpiqen shumë, por rizku i tyre është i pakët. Të afërmit më këshilluan të shkoj tek ndonjë hoxhë që të më shkruajë, pasi dyshojnë se ndonjë nga kushërinjtë ose fqinjët më ka bërë magji, apo më ka marrë mësysh. A është e mundur kjo?

Pëgjigje: çështja është në dorë të Zotit. Por mendoj se problemi yt nuk ka lidhje me magjinë dhe as me syrin e keq. Rizku është vetëm në dorë të Zotit, Ai e cakton atë. Në Kuran thuhet: “Në qiell ndodhet rizku juaj dhe ajo që ju është premtuar. Pasha Zotin e qiellit dhe të tokës, kjo është e vërtetë sikurse është e vërtetë që ju flisniâ€


“Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, pse të dëgjuarit, të pamurit dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi.â€

 
Veröffentlicht : 25/09/2008 1:55 p.m.
Teilen: