Benachrichtigungen
Alles löschen

regullat e fejeses dhe marteses,detyrimet e bashkeshortesis

5 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
794 Ansichten
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 
[#193]

Rregullat e fejesës dhe martesës dhe detyrimet e bashkëshortësisë.

Pse All-llahu xhel-leshanuhu e ligjësoi martesën?

Në fillim, para se të tregojmë rregullat e fejesës e të martesës, deshëm të përmendim shkurtimisht se ku qëndron e fshehta e martesës, cila është rëndësia e saj shëndetësore, morale, shoqërore etj. Kështu mbase do ta kuptojë më së miri rinia jonë se pse All-llahu xhel-leshanuhu e ligjësoi martesën dhe pse urdhëroi që kjo të bëhet në moshë të re. Në këtë mënyrë, kur s"u mbetet rrugëdalje tjetër, do ta pranojnë e do ta kryejnë atë me vetëdije dhe me dëshirë të sinqertë, (edhe pse në këtë kohë kushtet janë të rënda) nëse duan të mbrojnë vetveten, të ruajnë moralin dhe të plotësojnë kërkesat e natyrshme fiziologjike. E gjithë kjo vlen si rikujtim për ata që meditojnë.

E Fshehta e martesës qëndron në këto pika:

Në ruajtjen e gjinisë njerëzore:

Eshtë qështje themelore dhe e padiskutueshme se martesa nënkupton shtimin e gjinisë njerëzore dhe paraqet faktorin kryesor për vazhdimësinë dhe qëniesinë e saj derisa të jetë kjo botë. C"është e vërteta edhe në Kur"anin e madhëruar aludohet për rëndësinë shoqërore të saj, kur thuhet:

"O ju njerëz! Kini frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një vete (njeriu) dhe nga ajo krijoi palën (shoqen) e saj, e prej atyre dyve u shtuan shumë burra e gra". (En-Nisaë, 1)

Përveq kësaj, lidhur me këtë kemi:

"All-llahu krijoi për ju bashkëshorte nga vetë lloji juaj, e prej bashkëshorteve tuaja fëmijë e nipa". (En-Nahl, 72)

Edhe Muhammedi alejhi-selam për rëndësinë e shtimit thotë: "Martohuni që të shtoheni ! Unë do të mburrem me ju para ummeteve të tjera". (Transmeton Bejhekiu dhe Abdurrezaku).

Në ruajtjen e familjes:

Falë martesës, të cilën All-llahu xhel-leshanuhu e ligjësoi, fëmijët mburren me atë se u takojnë prindërve të caktuar, sepse në familje e ndiejnë përkatësinë e vet, respektin njerëzorë dhe harmoninë shpirtërore… Po të mos ishte martesa shoqëria njerëzore do të mbushej me fëmijë të paligjshëm dhe jashtë kujdesit familjar. Kjo do të paraqiste një zvetënim të rëndë për moralin dhe një përhapje të rënies së përgjithshme të shoqërisë njerëzore.

Në shpëtimin e shoqërisë nga prishja e moralit:

Martesa shpëton shoqërinë nga prishja e moralit, individin e mbron nga prishja e shoqërisë, sepse instiktet biologjike ndaj gjinisë tjetër gjejnë shprehje në gjininë e lejuar. Lidhur me rëndësinë morale të martesës, Muhmmedi alejhi-selam shprehet në bisedën me një grup të rinjsh:

"O ju të rinj! Kush ka mundësi për martesë le të martohet; ajo të ndal nga shikimi i ndaluar (haram) dhe siguron mbrojtje për organet gjinore. Ai që s"ka mundësi le të agjërojë; agjërimi është frenues i epshit". (Transmetojnë El xhema-ah).

Në ndihmën e bashkëshortëve në formimin e familjes:

Me anë të martesës bashkëshotët ndimohen në formimin e familjes, në edukimin e fëmijëve dhe në punët e përditshme gjatë jetës, ku secili plotëson punët e tjetrit:

Pra gruaja merret me punët e saj dhe me gjithë atë që i përshtatet asaj si femër… Me fjalë të tjera, ajo kryen detyrat e saj ndaj burrit, kujdeset në familje për rritjen dhe edukimin e fëmijëve. Edhe burri bën punët e veta dhe gjithë atë që i takon natyrës së tij, si p.sh., përgjegjësia e tij ndaj familjes, angazhimi për sigurimin material të familjes dhe ngarkimi i tij me punët fizike… Të gjitha këto arrihen në saj të gjuhës së përbashkët për ndihmë të ndërsjellë bashkëshortore për formimin e familjes me edukatë dhe themele të shëndosha. Në një familje të këtillë mbizotëron dashuria e mëshira, sipas të drejtave të fesë Islame.

Në shpëtimin e shoqërisë nga sëmundjet:

Me anë të martesës shoqëria shpëton nga sëmundjet ngjitëse vdekje prurëse, të cilat përhapen me anë të kurvërisë (zinasë).

Ndër sëmundjet e tilla, më të përhapura janë:

- Sëmundja e gonoresë.

Sëmundja e gonoresë (triperit) ngjitet me anë të marrëdhënieve seksuale të palejueshme (zinasë) dhe shkakton infektim akut në mitër e në herdhe. Kjo mund të shkatojë shterpësinë dhe infeksionin e nyjeve. Gjithashtu mund të ndikojë te foshnja duke ia dëmtuar sytë ose duke shkakëtuar verbëri të plotë.

- Sëmundja e sifilizit:

Kjo sëmundje ngjitet me anë të marrëdhënieve të palejueshme, por edhe nga puthjet. Shkakton infeksiosioni e lëkurës, nyjave, eshtrave, muskujve, zemrës, stomakut, mushkërive, por edhe tendosjen psikike.

- Sëmundja e pubertitetit të hershëm:

Me këtë sëmundje goditen personat te të cilët epshi seksual zgjohet para kohe dhe shkaton të meta trupore e mendore shpesh të shoqëruara edhe me sëmundje të tjera. Si rezultat i kësaj përhapet amoraliteti. Më hollësisht për këto sëmundje dhe për rreziqet e tyre shprehen mjekët specialistë.

Në qetësimin shpirtërorë:

Me anë të martesës forcohet lidhja e dashurisë e mëshirës dhe secili prej bashkëshortëve qetësohet me dashurinë e tjetrit, duke gjetur harmoninë në krahët e njëri tjetrit. Pra, bashkëshorti pas kryerjes së detyrave në punë, kthehet në mesin familjar dhe bashkë me bashkëshorten dhe fëmijët i harron telashet e ditës dhe lodhjen gjatë punës. Edhe gruaja ndien kënaqësi afër bashkëshortit të vet. (Kënaqësia shpirtërore duhet të mbizotërojë gjithnjë midis bashkëshortëve).Ata me zell e vendosmëri presin ditën e nesërme për t"i kruer punët dhe detyrat e veta, sipas profesionit. Në jetën e këtillë bashkëshortore mbizotëron aftësia për kryrjen e detyrave dhe për realizimin e harmonisë familjare.

Kjo gjë vërtetohet edhe me fjalët e Kur"anit famëlartë:

"Edhe një argument tjetër i Tij është se Ai nga lloji juaj, krijon bashkëshorte që të gjeni prehje pranë tyre, dhe ndërmjet jush mbjell dashuri dhe mëshirë. Ky, me të vërtetë, është argument për njerëzit që meditojnë". (Er-Rum, 21)

Në nxitjen e dashurisë prindërore:

Me anë të martesës lind dashuria e madhe e prindërve ndaj fëmijëve të tyre. Kjo shihet qartë në ndikimin e madh që ka dashuria e prindërve te fëmijët dhe në sukseset gjatë përkujdesjes, edukimit, ruajtjes së interesave të tyre, si dhe në përpjekjet e tyre për një jetë të mirë dhe ardhmëri të gëzueshme.

Sa mirë është shprehur dikush për sinqeritetin e dashurisë prindërore ndaj fëmijëve të tyre.

Nëse s"janë këta fëmijë
Si të pëllumbit zogj
Që i rrijnë njëri-tjetrit përbri
Në këtë të pafundmen botë
Do të isha me zemërim plot.
I kemi si mushkëritë tanë
Dhe kur mbi tokë bredhin
Druaj nga krahu që merr era
Se sytë më mbeten hapur gjithmonë

Pas kësaj që cekëm për rëndësinë dhe vlerën e martesës, nuk është për t"u quditur se edhe ligji i lartë Isalm (sheriati) ka nxitur dhe ka ligjësuar martesën

Të shohim se qka thotë Kur"ani i madhëruar:

"Martohuni me ato gra që ju pëlqejnë; me dy, me tri a me katër. E nëse i frikësoheni padrejtësisë (ndaj tyre), atëherë vetëm me një…" (En-Nisa, 3)

" Dhe martoni të pamartuarit dhe të pamartuarat prej jush, edhe robërit e shërbëtorët tuaj të mirë, e nëse janë të varfër All-llahu do t"i pasurojë nga mirësia e tij. Allahu është i gjërë në mirësi dhe di qdo gjë". (En-Nur, 32)

Muhammedi alejhisselam në disa hadithe thotë:

"O ju të rinj! Kush ka mundësi për martesë le të martohet".

"Kjo botë është kënaqësi, e kënaqësia më e mirë e kësaj bote është gruaja e mirë". (Transmeton Muslimi, Ibnu Maxhe dhe Nesaiu)

"Katër gjëra janë prej punëve të pejgamberëve: kënaja, parfumi, misvaku dhe martesa". (Tirmidhiu)

"Martohuni që të shtoheni se unë do të mburrem me ju para ummeteve të tjera". (Bejhekiu dhe Abdurrezaku).


 
Veröffentlicht : 10/02/2008 4:59 p.m.
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 

muhamed
Kam nje pyetje per ju??
A eshte e vertet se Azreti Muhameti ka pas dy gra njera 70 vjet e tjera 9 vjet dhe a e jep feja jon femiun njeri i moshum te mer per gru 9 vjeq e ai 40 vjet kjo eshte ne kuran ky shkrim :?: :arrow: :arrow: :arrow:


 
Veröffentlicht : 11/02/2008 1:32 a.m.
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 

muhamedi a.s sa e di une nuk ka pas grua 70 e as 9 vjet(nuk jam i sigurt por do mundohem ta sjell pergjigjen e vertete mbrenda diteve te ardheshme)edhe pse Muhamedi a.s ka pasur me teper se 2 gra,qe don te thot se cdo musliman ka te drejte te martohet me meshum se nje grua (deri 4 gra) me plotesimin e DISA KUSHTEVE,kejo eshte nje send qe shte e lejuar nga ana e Allahut nese nuk vjen ne kundeshtim me ligjet dhe parimet Kuranore


 
Veröffentlicht : 11/02/2008 2:37 p.m.
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 

muhamedi a.s sa e di une nuk ka pas grua 70 e as 9 vjet(nuk jam i sigurt por do mundohem ta sjell pergjigjen e vertete mbrenda diteve te ardheshme)edhe pse Muhamedi a.s ka pasur me teper se 2 gra,qe don te thot se cdo musliman ka te drejte te martohet me meshum se nje grua (deri 4 gra) me plotesimin e DISA KUSHTEVE,kejo eshte nje send qe shte e lejuar nga ana e Allahut nese nuk vjen ne kundeshtim me ligjet dhe parimet Kuranore

cilat jane ato kushte qe po dufka gruja tja ploteson burrit, dhe a vlejne per femren te njejtat kushte te martohen deri ne 4-er burra ??


 
Veröffentlicht : 11/02/2008 10:15 p.m.
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 

ne realitet burri duhet te plotesoj kushte jo gruaja,(gruaja duhet te jep pelqimin),qellimi i gjith kesaj eshte qe te jene te barabarta te gjitha 4 grat,mos te kete dallime mes asnjeres ne disa aspekte,perderisa nuk i ploteson keta kushte atehere nuk i lejohet burrit te martohet me me shume gra


 
Veröffentlicht : 12/02/2008 1:10 a.m.
Teilen: