ISLAMI, SIGURIA DHE VDEKJA
Ndjenja e sigurisë
Njëra nga nevojat themelore të njeriut është ndjenja e sigurisë.[1] Ndjenja e sigurisë është nevojë psikologjike, e cila duhet të plotësohet sikurse edhe sendërtimi i harmonisë dhe e pajtimit personal. Sikur që dimë, nevojat e njeriut janë dy llojesh: fizike dhe psikologjike.
Nevojat fizike përfshijnë nevojën për ujë, ushqim dhe ngrohtësi. Nevojat psikologjike përfshijnë nevojën për përkatësi, siguri dhe simpati apo anim ndaj tjetrit. Nëse nevojat fizike nuk plotësohen, zakonisht çështja përfundon me shkatërrimin e trupit. Nga ana tjetër, nëse nevoja psikologjike nuk është plotësuar, kjo zakonisht çon në çrregullime psikologjike, në mungesën e kënaqësisë, të kujdesit dhe në çrregullimet e ndryshme në mirësjellje.
Harmonia e brendshme
Islami e thekson moralitetin dhe etikën, sepse njeriu ka më shumë nevoja se sa për ushqimin për jetë të hareshme. Njeriu ka nevojë për harmoninë e brendshme. Njeriu është trup dhe shpirt, ai nuk është vetëm trup apo vetëm shpirt. Prandaj, njeriu ka nevojë për atë që i plotëson nevojat e tij trupore dhe shpirtërore. Islami i jep njeriut ndjenjën e sigurisë. Kjo ndjenjë ndërtohet ne mënyra të ndryshme.
Vdekja nuk është fund
Islami i mëson besimtarët se vdekja nuk është fundi i jetës, se kjo jetë është vetëm një fazë, se ekziston jeta tjetër pas vdekjes, se vdekja është urë ndërmjet dy jetave dhe se vdekja është pika lëvizëse e jo përfundimtare. Kjo domethënë se muslimani beson se jeta e tij është e pandërprerë. Ky besim i jep njeriut ndjenjën e sigurisë. Si mund të ndihet i sigurtë personi i cili beson se vdekja është fundi i tij? Islami na flet që mos të brengosemi, të bindur se do të vazhdojmë të jetojmë edhe pas vdekjes, edhe pse në një mënyrë tjetër. Kjo bindje e qetëson personin. Muslimani nuk i frikësohet vdekjes, sepse ai e di se vdekja është fazë kalimtare, e jo fundi i jetës. Nëse njeriu nuk beson në botën tjetër, atëherë njeriu do të frikësohet rëndë edhe me vetë idenë e vdekjes. Ai gjithashtu do të jetë nën presion të madh që të vrapojë pas parasë dhe epsheve, sepse mendon se kjo jetë është rasti i vetëm dhe i fundit. Ky presion do ta privojë njeriun nga harmonia, siguria dhe baraspesha e tij e brendshme.
Jeta tjetër
Muslimani beson në jetën pas vdekjes, domethënë në jetën tjetër. Kjo e kënaq dhe e bënë të sigurt. Ai ndihet i sigurtë në pandërprershmërinë e jetës. Ai ndihet i sigurtë sa i përket veprave të tij në këtë jetë: e di se do të shpërblehet për veprat e tij të mira, për këmbëngulësinë e tij, për mirësjelljen dhe sakrifikimin e tij. Muslimani ndihet i sigurtë në pikëpamje të vazhdimësisë së jetës së tij dhe në pikëpamje të drejtësisë së Allahut. Kjo ndjenjë do ta eliminojë dëshpërimin, pikëllimin, pashpresën dhe brengosjen, kurse do të bëjë njeriun më optimist, më aktiv dhe më vetëmohues.
Mëshira e Allahut
Islami e mëson besimtarin se Allahu është më i mëshirshmi. Ky kocept i mëshirës së Allahut është thelbësor në Islam. Mëshira e Allahut ndikon te muslimani në dy mënyra: me shembull dhe me falje. Nëse Allahu është i mëshirshëm edhe njeriu duhet të jetë i mëshirshëm. Njeriu duhet të jetë i mëshirshëm ndaj njerëzve të të gjitha racave dhe feve. Njeriu duhet të jetë i mëshirshëm edhe ndaj shtazëve. Njeriu duhet të jetë i mëshirshëm ndaj meshkujve dhe femrave të tjera, ndaj kushërinjve dhe të huajve, ndaj prindërve dhe fëmijëve dhe ndaj të gjitha qenieve. Kjo atmosferë e mëshirës në Islam i ofron njeriut ndjenjë sigurie, sepse mëshira është diç që ti i jep tjetrit dhe tjetri ta jep ty. Sikur të gjithë të ishin të mëshirshëm në mënyrën e vet, të gjithë do ta gëzonin mëshirën dhe do të ndiheshin të sigurtë në pikëpamje të jetës, nderit, të drejtave dhe pronës së vet.
Mëshira e Allahut vepron në mënyrë tjetër. Kur njeriu gabon, ai nuk është eliminuar përgjithmonë nga bekimi i Allahut. Në Islam, nëse gabon, dyert e faljes së Allahut janë të hapura. Nëse gabon dhe pendohesh sinqerisht, Allahu të falë. Formula e këtillë e Allahut e mëshirës dhe e faljes e bënë muslimanin të sigurtë në lidhjen e tij me Allahun dhe të sigurtë në kodin e tij moral dhe të ardhmen morale.
Mëshira njerëzore
Këtë koncept të mëshirës së Allahut dhe ndërnjerëzore Islami e ka theksuar. Kur muslimani ha, ai flet duke thënë: Bismi"l-lahi"rr-rrahmani"rr-rrahim (“Në emër të Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotitâ€