Benachrichtigungen
Alles löschen

Figura e Merjemes (a.s.) në Islam

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
175 Ansichten
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 
[#2157]

Tema e këtij punimi është figura e Merjemes, paqe pastë mbi të, në Islam. Në Kur"anin Fisnik, ajo është e vetmja grua, të cilës i jepet titulli Siddika, pra përherë e vërtetësishme, besnike, një atribut që u jepet vetëm atyre të cilët janë më të afruarit me Allahun e Madhëruar dhe të Lartësuar, pas profetëve (a.s.).

Edhe pse Merjemja a.s. nuk ishte profete, virtyti dhe afria e saj me Zotin duhet t"u shërbejnë si frymëzim të gjithë atyre që kërkojnë Rrugën e Drejtë.

Në Kur"anin Famëlartë, ndodhia e saj përshkruhet sidomos në Suren 3 (Al-i Imran) e 19 (Merjem), por ka edhe vargje të tjera në sure të ndryshme të Kur"anit ku ajo përmendet.

Qëllimi i këtij punimi nuk është rrëfimi i hollësishëm i ngjarjes së saj, pasi kjo do të kërkonte kohë të madhe, por më shumë një sprovë për të shpjeguar pozitën shpirtërore të Merjemes a.s. siç jepet në vargjet e Kur"anit të Madhnueshëm dhe burimet e tjera islame.

Duket me vend që të fillojmë duke cituar ajetin e fundit të Sures 66 (et-Tahrimë), në të cilën Merjemia a.s. paraqitet si shembull për gratë e Pejgamberit (s.a.v.s.):

{Dhe Merjemja, bija e Imranit, që ruajti dëlirësinë e saj dhe Ne frymë në të nga Shpirti Ynë. Ajo dëshmoi vërtetësinë e fjalëve të Zotit të saj dhe Librave të Tij e ishte nga të përkushtuarat} (66:12)

Në këtë ajet përmenden tre merita të Merjemes a.s. Ajo ishte njëra nga të përkushtuarat (Kanitah), dëshmoi vërtetësinë e fjalëve të Zotit (Siddikah) dhe në fund pranoi Shpirtin nga Zoti.

Në një ajet tjetër, në Suren 3, asaj i njihet edhe një meritë tjetër e rëndësishme:

{ Dhe kur engjëjt thanë: "Vërtet, o Merjem, Allahu të ka zgjedhur, pastruar e lartësuar mes grave të botës"} (3:42)

Sipas këtij ajeti, ajo u "zgjodh" dhe u pastrua nga vetë Zoti. Dhe ajo që ka edhe më tepër rëndësi është se Merjemja u njoftua për këtë nga engjëjt. Përveç kësaj, rreth Merjemes tregohet një ngjarje e habitshme, përpara se ajo ta merrte këtë mesazh nga engjëjt, kur ishte veçse fëmijë dhe po lutej në tempull:

{Saherë futej në tempull, Zekerijai gjente ushqim pranë saj dhe thoshte: "O Merjem, nga vjen kjo?" Ajo përgjigjej: "Nga Allahu." Vërtet, Allahu i jep pa kufi kujt do Ai} (3:37)

Krahas mrekullisë së Merjemes a.s. që citon ky ajet, përgjigjja që ajo i jep Zekerijasë ishte e papritur për një fëmijë të moshës së saj.

Merjemes a.s. i njihen shumë cilësi në Kur"anin e Lartësuar. Sikurse thamë, nuk mund t"i përmendim këtu të gjitha, por le të përqendrohemi në tri karakteristikat e cituara, të cilat sipas nesh e shpalosin më qartë pozitën shpirtërore të Merjemes a.s.

Këto cilësi janë të qenit “më besnikjaâ€


 
Veröffentlicht : 17/03/2009 9:51 p.m.
Teilen: