DITA E GJYKIMIT ËSHTË NJË
REALITET I PADYSHIMTË
Ata që janë të kënaqur me vlerat dhe kënaqësitë e përkohshme të kësaj bote bëjnë ç"munden për t"i injoruar faktet e tilla si vdekja e tyre përfundimtare, e cila është fare pranë dhe Ditën e Ringjalljes. Duke mos menduar për të vërteta të tilla, ata i thonë vetvetes se mund të jetojnë vetëm për veten e tyre dhe të harrojnë për obligimet e tyre ndaj Allahut.
Kur"ani përshkruan në mënyrë figurative ngjarjet e Ditës së Fundit dhe tronditjen, frikën, panikun dhe gjendjen mendore që shoqëron gjithë njerëzit. Gjithësia do të marr fund në të njëjtën mënyrë madhështore në të cilën u krijua. Planetet do të dalin prej orbitave të tyre dhe malet do të lëvizin. Përballë ngjarjeve të tilla mahnitëse, ata që vënë besimin e tyre në rastësi dhe ndodhi të rastësishme do të kuptojnë se vetëm Allahu sundon gjithçka. Allahu shpall:
Thuaj: "Kujt i takon gjithçka është në qiej dhe në tokë?" Thuaj: "Vetëm Allahut." Ai ia përcaktoi mëshirën Vetes. Ai do t'ju tubojë në Ditën e Ringjalljes, për të cilën gjë nuk ka dyshim. Ata që i shkaktuan humbje vetvetes, ata nuk besojnë. (Sure En"am: 12)
E kur t"i fryhet Surit me një frymë, dhe të ngrihen toka e kodrat e t'i mëshojnë njëra-tjetrës me një të goditur. Në atë Ditë ndodhë e vërteta (kijameti). (Sure Hakka: 13-15)
ORA E DITËS SË GJYKIMIT
ËSHTË PARACAKTUAR
Me kalimin e kohës, ne me shpejtësi i afrohemi Ditës së Gjykimit. Shumica e njerëzve mendojnë se kjo Ditë është në të ardhmën e largët. Mirëpo, ata do të duhej këshilluar që të përkujtojnë se gjeneratat e mëparshme kishin të njëjtin qëndrim. Në të vërtetë, çdo njeri i cili ka jetuar ndonjëherë do të jetë dëshmitar i këtyre ngjarjeve dhe do të tubohet në praninë e Allahut; askush s"do të jetë në gjendje të ik. Pasiqë vetëm Allahu e di kur do të vjen Dita e Gjykimit, nuk ka kurrfarë garance se nuk do të ndodhë ndërsa ju jeni duke bërë plane për të ardhmën dhe jeni të zënë me jetërat tuaja të përditshme, sepse:
Thuaj: "Unë nuk e di a do të jetë afër ajo që u premtohet, apo Zoti im do ta vonojë atë shumë?" Ai është Njohësi i të fshehtës, por fshehtësinë e Tij nuk ia zbulon askujt. (Sure Xhinn: 25-26)
Rregulli madhështor në të cilin Allahu krijoi jetën do të përfundojë në një kohë të panjohur për ne. Ata që dyshojnë për këtë fakt dhe zgjedhin të mos besojnë në të mund ta konsiderojnë veten si të arsyeshëm, dhe kështu kjo Ditë do të jetë një ditë e vështirë dhe e frikshme për ta. Për këtë arsye, është shumë më dobiprurëse dhe pozitive që të besohet në të, sepse nuk do të ketë dobi të besohet në të kur të ketë arritur Ora (momenti) apo të ndjehet keqardhje për vet-mashtrimin e tyre. Një varg e përshkruan keqardhjen e tillë, si vijon:
E kur të vie Vala e Madhe (kijameti), atë Ditë njeriu përkujton se çka ka punuar. (Sure Nazi"at: 34-35)
NGJARJET E ASAJ DITE
Siç zbulon Kur"ani, Dita e Gjykimit është “Dita kur njerëzimi do të qëndrojë përpara Zotit të botëraveâ€