Benachrichtigungen
Alles löschen

A mund te fitoj njeriu xhehnetin edhe nese nuk eshte muslim

13 Beiträge
5 Benutzer
0 Reactions
1,297 Ansichten
(@alko71)
Beiträge: 689
Honorable Member
Themenstarter
 
[#26]

Pyetja ime eshte se a mund te fitoj xhehnetin edhe nese nuk jam muslimane i persosur. Po mendoj nese si fali pes vaktet, se inoj ramazanin dhe nuk shkoj ne xhami. Perndryshe kam nje zemer te paster dhe vetem kryj vepra te mira ndaj njerzve.

Me kete pyetje ju drejtohna ne radh te par eksperteve te fese islame. Ju lus per pergjigje serioze.
:arrow:

1:-Nese e beson Allahun.

2:-Nese beson se engjujt ekzistojne.

3:-Nese beson se te gjitha shpalljet (librat si: fletushkat e Ibrahimit, Zeburi, Tevrati, Inxhili) jane nga Zoti i boterave.

4:-Nese i beson te gjithe profetet qe nga Ademi a.s. e deri te i fundit Muhamedi a.s.

5:-Nese beson ne boten tjeter( ringjallja dhe dhenja e llogarise per veprat e kryera dhe te pakryera.)

6:-Dhe nese beson se cdo gje ndodh me caktimin e Allahut e mire apo e keqe.

Keto jane kushtet per te qene besimtare. Allahu ke te doj e fale dhe ke te doje nuk e fale, eshte c'eshtje e Tij.


Shumë njerëz mendojnë se mendojnë, por ata nuk mendojnë

 
Veröffentlicht : 10/09/2007 12:14 p.m.
(@alko71)
Beiträge: 689
Honorable Member
Themenstarter
 

E valla Ida paske probleme pra ti. Nese se beson ringjalljen dhe dhenjen e llogaris atehere ke dicka mangut ne besim.

Pyetja ime eshte se a mund te fitoj xhehnetin

E si e mendon ti xhenetin? Cka eshte xheneti per ty nese jo bota tjeter? E sheh logjiken ti ketu?


Shumë njerëz mendojnë se mendojnë, por ata nuk mendojnë

 
Veröffentlicht : 10/09/2007 10:12 p.m.
(@lila-nl)
Beiträge: 32
Trusted Member
 

qka po mendon ti ida ti logjiko pak edhe shtoja vetvetes nje pyetje se ku ke qen ti pare 70 vjeteve - ti ske qen hiq edhe tash njeher nuk je ne boten tjeter ama sigurisht qe ke per te qene . mendo


 
Veröffentlicht : 28/12/2007 11:52 p.m.
(@atdheu)
Beiträge: 1
New Member
 

Llukman Hakimi qe edhe ne Kuranin_kerim permendet, por nuk dim ishte njeri nder profetet apo njeri qe ALLAHU xh.sh. e dalloi nga te tjeret, pak para vdekjes iu pergjigje te birit te te tijene pyetjen qe ai ia beri "" O baba me trego se cka me duhet te jem i dashur te KRIJUESI ""???
LL.H. ( baba ) 1) Besimi ( ketu hyn namazi, dhe adhurimi ndaj ALLAHUT xh.sh.)
djali pas Besimit cka me duhet tjeter ?
ll.h. ( baba) 2) Pasurija
3) Bujaria
4)Shperndarja e pasuris, rrespektivisht shfrytezimi i saje ne qellime te drejta dhe te urdheruara nga ALLAHU .xh.sh.
5) Drejtesia dhe fisnikerija.
Djali : O Baba kur te i arrije keto te pestat cka me duhet tjeter ??
LL.H. ( Baba ) : Beri keto dhe mjaftojn per te qen i meshiruar te KRIJUESI yte.


 
Veröffentlicht : 29/12/2007 7:25 p.m.
(@bruna)
Beiträge: 1552
Noble Member
 

Pyetja se a mund ta fitoj Xhehnetin nese nuk jam muslim ke pyetja?

Ida nese ke menduar jam muslimane por nuk jam fetare apo qysh?

Une po komentoj diqka nese je ende ne forum mund te ndryshosh pyetjen ti me siguri je muslimane por nuk je fetare nuk e mban fenë.

Në Xhehnet nuk shkojnë Kristianet ata kurr xhehnetin me sy s'ta kan pa sepse ata besojnë krishtin e jo Zotin per ata Zot është Jezusi dhe ata mendojnë se Jezusi është shpetimtari i tyre i cili i shpeton nga mekatet edhe ne diten e ringjalljes ai vjen per ta shpetuar popullin kristian .Kjo është besim i gabuar sepse nuk mund te adhurohet nje i derguar i Zotit .
Ata Zot e quajn nje njeri te thjesh ati i besojn. por Zoti është i pakrahasueshem nuk i perngjan askujt per at ata kurr ne xhehnet nuk shkojnë sepse Zotit i bëjnë shok nuk e dinë cilësinë e tij.

E sa i perket popujve te tjerë se a shkojnë edhe disa prej popujve te tjerë ne Xhehnet .Ka besimtare te feve të ndryshme.

P.sh Para se te lindë Jezusi ose Isa a.s 600 vjet para Muhammedit a.s njerezit kan besuar Zotin te vetmin zot që ekziston ata kanë besuar ne menyren e vet mirëpo kanë adhuruar Zotin Një.Ka prej tyre që Zoti i dergon ne xhenet ndoshta jo nga te paret por dikur po ,

Të flasim per muslimanet : Populli shqiptar shumica janë musliman ka fetar dhe jo fetar ka qe thojn une kam zemren e mir mjafton qajo, tjetri thot une e di që Zoti është një edhe mjafton qajo, tjetri thot une jap sadak ose sevap mjafton qajo skam koh mu fal se jam biznismen .

jooooooooo nuk mjaftojnë te gjitha per ta fituar Xhehnetin. Disa thone feja osht demode , kjo s'është e vertetë .Disa thonë po rrethi ku jetoj nuk ka shumë qe e mbajnë fejen e i duket se e vtmja e mban fejen e mos eshte bajat . Ne kurr nuk duhet te shikojmë rrethin ku jetojmë t'i ku do qe te jesh fenë me vete e ke ,ku do qe te jesh Zoti me ty është .fenë e ke në zemër e në shpirt .

Muslimane nese i thu vetit e fiton xhenetin vetëm nese je në rrugë të Allahut pa sexhde nuk ka xhehnet. I shmangesh haramve,mekateve,gjynaheve,


“Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, pse të dëgjuarit, të pamurit dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi.â€

 
Veröffentlicht : 25/08/2008 6:03 p.m.
(@bruna)
Beiträge: 1552
Noble Member
 

Selam alejkum moter Ida pe vazhdoj prap kete teme se a mund ta fitosh ti xhenetin?

Ida ta paskan kput shum shpejt shpresen se a do ta fitosh ti xhehnetin ndoshta edhe ti do te na japesh neve nje pergjegjie se pe shoh qe je ketu pari.

Se pari po te pyes moter nuk e di sa vjeqare je por ne basë te shkrimeve tua ti ke hyre e po shkruan pak nga feja nuk je qe nuk din din shum mir pyetja ime eshte kjo :

-A nuk po don , a nuk po din , a nuk ke kohë me mbajte fejen?

Edhe nese Zoti ta ka nda nje qosh ndikund ne xhehnet dije moter e nderuar se je ne kategorine e njerezve te fundit qe do ta shohesh xhehnetin nese nuk ke bere shirk ose kufer me mijera mijera vite nuk ke per te shkuar ne xhehnet. Nje dite e asaj bote osht me mijera vjet te kesaj bote.

Moter e nderuar pse nuk i jep pak zor sikurse edhe ne qe ta fitojme xhehnetin ma heret ne po mundohemi nga pak, nese ti ke interesim edhe Zoti ta shton fuqine e besimit andaj gjej per qdo kohe te namazit nga 5 ose 10 minuta kohe qe t'ia kushtosh Allahut qe te vazhdosh rrugen e tij.Allahu te ka krijuar ta ka dhene mendjen ta ka dhene dijen t'i ka dhene syt pse te mos ia kushtosh pak minuta edhe Atij qe te ai do te kthehemi skemi ku tjeter me fal nese je ofenduar por une e kam per te miren tende lufto ne kete botë qe ta fitosh lumturine ne boten tjeter.


“Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, pse të dëgjuarit, të pamurit dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi.â€

 
Veröffentlicht : 30/08/2008 10:49 a.m.
(@bruna)
Beiträge: 1552
Noble Member
 

Pyetja ime eshte se a mund te fitoj xhehnetin edhe nese nuk jam muslimane i persosur. Po mendoj nese si fali pes vaktet, se inoj ramazanin dhe nuk shkoj ne xhami. Perndryshe kam nje zemer te paster dhe vetem kryj vepra te mira ndaj njerzve.

Me kete pyetje ju drejtohna ne radh te par eksperteve te fese islame. Ju lus per pergjigje serioze.
:arrow:

TRIDHJET SHKAQET E HYRJES NË XHEN-NET SIPAS KUR'ANIT DHE HADITHEVE AUTENTIKE - TE BESUSHME

1.2. IMANI DHE VEPRAT E MIRA

Në Kur'anin famëmadh IMANI - besimi përmendet si njëri ndër shkaktarët më kryesor, i cili me lejen e All-llahut xh.sh. të qon në Xhenet, por gjithnjë përmendet krahas veprave të mira.

Për këtë arsye nuk mund të hasësh në asnjë vend ku përmendet IMANI si shkaktar i hyrjes në Xhen-net, e që krahas tij mos të përmendet vepra e mire. Dyert e veprave të mira, duke falënderuar Allahun, janë të mëdha dhe të hapura, kurse rrugët dhe mënyrat - format e arritjes së shpërblimeve janë të mëdha dhe të panumërta. Numrin e tyre e din vetëm Allahu xh.sh..

Allahu i Madhrishëm thotë: "E, ata të cilët besojnë dhe bëjnë vepra të mira ata do të jenë banorë të Xhennetit dhe në te do të jenë përgjithmonë" (El-Bekare,82). Në këtë kuptim ka edhe shumë ajete dhe hadithe autentike, të cilët është vështirë t'i numërojmë, por ne do t'i përmendim si shembull disa prej tyre: KAPTINA: El-Bekare, 25 dhe 82; Llukman,8; El-Kehf, 107; El-Haxh, 14,23 dhe 56; El-Fet-h, 5; El-Hadid,12 dhe 21; Et-Tegabun,9; Et-Talak,11; El-Buruxh,11; El-Bejjine,7; El-Mu'minun,1 dhe 11; El-ankebut, 57.

3.TAKVA - DEVOTSHMËRIA

Njëri ndër definicionet më të rëndësishme të devotshmërisë është frika nga i Lartëmadhërishmi, puna sipas shpalljes, kënaqësia me pak dhe gatishmëria për ditën e shpërnguljes. Lidhur me këtë kemi edhe një definicion tjetër: "devotshmëri është të punosh me bindje - përuljendaj All-llahurt xh.sh. (d.m.th. ashtu si është shpallur në librin e Allahut dhe në sunnetin e Muhammedit s.a.v.s), duke dëshiruar me këtë shpërblimin nga Allahu dhe ta lësh mosbindjen ndaj Allahut duke iu frikuar dënimit të Tij. Kush dëshiron të lexoj me shumë - më gjerësisht për devotshmërinë le t'i referohet veprës së Ibnul Kajjimit rahimhullah, "Medarixhus-salihin; Igathetullehfan".

Allahu xh.sh.thotë: "E ata, të cilët iu ruajtën (mosbesimit dhe punëve të këqija) janë në xhennete e mes burimeve" (El-Hixhr 45).

Xhenneti është përgatitur për të devotshmit I Lartëmadhrishmi thotë: "Dhe ngutuni - shpejtoni me kërkimin e faljes nga Zoti i Juaj dhe për në Xhen-net, i cili është i gjerë sa toka dhe qielli, i përgatitur enkas për të devotshmit.." (Ali-Imran,133). Muhammedi s.a.v.s. thotë: "Ajo që do t'i dërgoi njerëzit me së shumti në Xhennet është devotshmëria dhe sjellja e mirë, kurse ajo që do t'i dërgoj më së shumti në Xhehennem (zjarr), është gjuha dhe vendet e turpshme". (Termidhiu, Ibni Maxhe dhe Ahmedi, Silsiletul ehadithu-s-sahihu, 977).

4. BINDJA - P NDAJ ALL-LLAHUT TË MADHRISHËM DHE PEJGAMBERIT TË TIJ

Allahu xh.sh.thotë: "Ai cili i bindet Allahut xh.sh. dhe të dërguarit të Tij, ai do të vendoset në kopshte të Xhennetit nën të cilat ose nëpër të cilat rrjedhin lumenj. Kurse ai i cili ia kthen shpinën do ta ndëshkoj - dënoj me dënim të ashpër" (El-Fet-h,17).

Në Sahiun e Buhariut shënohet hadithi nga Ebu Hurejre r.a. se Muhammedi s.a.v.s. ka thenë: "Të gjithë pasuesit e mi do të hyjnë në Xhennet përveç atyre që refuzojnë. E kush refuzon ja Resulallah? Tha: "Ai i cili më bindet mua do të hyjë në Xhennet, kurse ai që nuk më bindet, ai refuzon" (Fet-hul Bari, komentimi i Sahihut të Buhariut, 13/249).

5.XHIHADI NË RRUGËN E ALLAHUT

Me fjalën xhihad kuptojmë lufta në rrugën e Allahut me trup - jetë dhe më pasuri - mall. Allahu xh.sh.thotë: "All-llahu bleu prej besimtarëve shpirtrat dhe pasurinë e tyre me Xhennet. Luftojnë në rrugën e All-llahut, mbysin dhe mbyten. (All-llahu dha) Premtim të cilin e vërtetoi në Tevrat, Inxhill e Kur'an... (Et-Tevbe, 111) dhe ajeti tjetër: "O besimtar a dëshironi t'ju tregoi për një tregti e cila do t'ju shpëtoj nga dënimi, ajo është të besoni në Allahun xh.sh. dhe Muhammedin s.a.v.s. dhe të luftoni në rrugën e Allahut, me jetën dhe pasurinë e juaj, kjo nëse e dini është më e mire për juve, Ai do t'ua fal mëkatet dhe t'iu fus në Xhennete nëpër të cilat rrjedhin lumenj dhe në pallatet e bukura në xhennetet e amshueshme, këto janë ai suksesi më i madh" (Saf, 10-12).

6.TEVBEJA - PENDIMI

Tevbeja - Pendimi fshinë (eliminon) të gjitha ato që kanë qenë para saj (mendohet në veprat e liga), siç thotë Muhammedi s.a.v.s.: "Ai i cili pendohet për gabimin e bërë është sikurse ai që nuk ka bërë gabime".

Allahu xh.sh. thotë: ".për ata të cilët u penduan, besuan dhe bënë vepra të mira, atyre nuk do t'iu bëhet kurrfarë padrejtësie dhe ata do të hyjnë në Xhenet" (Merjem, 60).

7. PËRQENDRIMI NË FENË E ALLAHUT

Thotë Allahu i Lartëmadhrishëm: "Ata që thanë: "All-llahu është Zoti ynë dhe qëndruan besnikërisht, për ta nuk ka frikë dhe ata nuk do të pikëllohen" (El-Ahkaf, 13).

Muhammedi s.a.v.s. ka thënë, kur e kanë pyetur për Islamin, për të mos pyetur aseknd tjetër: "Thuaj: Amentu bil-lah (besoj në Allahun) pastaj qëndroni në të ." (Shenon Muslimi, komentimi nga Neveviu 2/367).

8. KËRKIMI I DITURISË PËR HIRË TË KËNAQËSISË SË ALLAHUT

Në Sahihun e Muslimit shënohet hadithi i cili transmetohet nga Ebu Hurejre r.a. që ka thënë: "Ai cili merr rrugë për të kërkuar dituri, Allahu xh.sh. do t'ia lehtësoi rrugën për në Xhennet. Kur njerëzit - besimtarët tubohen në ndonjërën prej xhamive - shtëpive të Allahut xh.sh. duke lexuar - studiuar librin e Allahut, mbi atë grup njerëzish- besimtarësh do ta lëshojë mëshirën e vet, do ti rrethoj me melek dhe Allahu do t'i përmend në mesin e atyre që janë në prezencën e Tij..." (Komenttimi i Sahihut të Muslimit na Neveviu).

9. NDËRTIMI I XHAMIAVE (MESXHIDEVE)

Në Sahihun e Buhariut shënohet - transmeton h.Osmani r.a. që ka dëgjuar nga Muhammedi s.a.v.s. duke thëne: "Kush ndërton një xhami apo mesxhid, duke dëshiruar me atë kënaqësinë e Allahut, Allahu xh.sh. do t'ia ndërtoj atij një të ngjashme në Xhennet." (Fet-hul - Bari 1/544)

10.AHLAKU I MIRË (EDUKATA - SJELLJA)

Muhammedi s.a.v.s. ka thënë: "Unë ia garantoj një shtëpi në fund të Xhennetit atij i cili: largohet nga konflikti - përçarja, po edhe nëse ka të drejtë, ia garantoj një shtëpi në mes të Xhennetit atij i cili largohet nga gënjeshtra, po edhe nëse është për shaka - mahi, ia garantoj një shtëpi në krye të Xhennetit atij i cili ka edukatë - sjellje të mire." (E shenojnë Ebi Davudi dhe Ed-Dija, Sahihul-xhami,1464).

Thotë Muham-medi s.a.v.s.: "Ajo që do ti shpie njerëzit më së shumti në Xhenent është devotshmëria dhe edukata - sjellja e mire, kurse ajo që do ti shpie - dërgoj njerëzit më së shumti në Xhehennem (zjarr) ku do të jenë përgjithmonë, është gjuha dhe vendet e turpshme". (Burimi i lartcekur).

Në sjelljen edukatën e mirë bëjnë pjesë shumë gjëra, të cilat h.Ajsheja r.a. i ka përmendur kur e kanë pyetur për sjelljen - edukatën (ahlakun) e Muhammedit s.a.v.s. dhe me këtë rast ka thënë: "Sjellja e mire - edukata (ahlaku) i tij ka qenë Kur'ani" (shenojnë Muslimi, Ahmedi dhe të tjerët).

Muhammedi s.a.v.s. është shembulli i yni dhe Allahu xh.sh. e ka lavdëruar me fjalët e Tij: "Vërtet, ti je në një shkallë të lartë të moralit!" (El-Kalem, 3).

Ta shikojmë librin e Allahut dhe sunnetin e Muhammedit s.a.v.s., jetën e tij dhe jetën e sahabeve - shokëve të tij r.a. që të mësojmë ç'është Ahlaku - sjellja e mire dhe si duhet ta arrijmë - fitojmë atë. Prej librave më të bukur të cilat flasin për vyrtytet e Muhammedit s.a.v.s. dhe ahlakun, është libri Muhtesaru-sh-shemalil Muham-medije, Virtytet e Muhammedit s.a.v.s. nga imam Termidhiu r.a. të cilën e ka shkurtuar dhe korrektuar sh.N.Albani.

11. LARGIMI - SHMANGJA NAG KONFLIKTI - PËRÇARJA

Ka thënë Muhammedi s.a.v.s.: "Unë ia garantoi një shtëpi në fund të Xhennetit atij i cili largohet nga konflikti edhe nëse ka të drejtë..," (burimi i lartcekur)

12. LARGIMI NGA GËNJESHTRA QOFTË EDHE NË MAHI - SHAKA

Ka thenë Muhammedi s.a.v.s.: "Unë ia garantoi një shtëpi në fund të Xhennetit atij i cili largohet nga konflikti edhe nëse ka të drejtë, dhe ia garantoj një shtëpi në mes të Xhennetit atij i cili larohet - i shmanget gënjeshtrës qoftë edhe në shaka - mahi" (burimi i cituar më lartë).

13. TË JESH GJITHNJË ME ABDEST (I PASTËR) DHE T'I FALËSH DY REKATE NAMAZ PAS ÇDO EZANI

Shënon imam Termidhiu në sunenin e tij, El-Hakimi dhe Ibni Huzejme në Sahihun e tij nga Abdullah ibn Burejde kurse ai nga i ati i tij r.a.që ka thënë: "Një mëngjes Muhammedi s.a.v.s. i tha Bilallit r.a. O Bilall, me çka ma ke kaluar ti me Xhennet? Dje hyra në Xhennet dhe para meje dëgjova hapat e tu". Bilalli iu përgjigj: "O dërguari i Allahut, sa herë që e kamë thirrur ezanin gjithnjë i kamë falur 2 (dy) rekate, dhe gjithnjë ka qenë me abdes., (kur e kamë prishur menjëherë e kamë marr tjetrin). Me këtë ma paske kaluar i tha Muhammedi s.a.v.s." (Sahihut-Tergim vet-Terhib, 149).

14. FALJA E NAMAZIT ME XHEMAT NË XHAMI

Shënojnë Imam Muslimi dhe Buhariu në Sahihun e tyre dhe të tjerët se Muhammedi s..a.v.s. ka thënë: "Kur do që dikush shkon në xhami, në mëngjes apo në mbrëmje për të falur namazin me xhemat, Allahu xh.sh. do t'ia përgatis një vend në Xhennet (NUZULEN), sa here që shkon në mëngjes apo në mbrëmje" (Komentimi Sahihut të Muslimit nga Neveviu, 5/176).

Imam Neveviu në komentimin e këtij Hadithi: "Allahu xh.sh.do t'ia përgatis një vend (NUZULEN), thotë, është ajo që përgatitet kur vijnë mysafirët".

15. T'I BËSH SEXHDE ALLAHUT SA MË SHUMË

Shënon imam Muslimi në Sahihun e tij nga Rebia ibn Ka'be el-Eslemiu që ka thënë: "Një natë isha mysafir të Muhammedi s.a.v.s. i ndihmova të merrte abdes dhe për nevoja të tjera të veta, dhe më tha: "Kërko!" Unë iu përgjigja: "Kërkoj që të jem pranë teje në Xhennet". Pejganmeri s.a.v.s. tha: "Mos po kërkon ndonjë gjë tjetër?" Unë i thash kjo është ajo që unë po kërkoj. Pejgamberi s.a.v.s. në fund i tha: "Kërko ndihmë nga Allahu xh.sh. kundër nefsit - epshit duke bërë sexhde". (Komentimi i Sahihut të Muslimit nga Neveviu 4/451).

16. HAXHXHI I PRANUAR (HAXH-XH MEBRUR)

Muham-medi s.a.v.s. ka thënë: "Kush e kryen Haxhxhin dhe nuk flet fjalë të ndyta dhe nuk bënë gabime, do të kthehet (pa mëkate-gjynahe) i pastër nga mëkatet, sikur atë ditë kurë e ka lindur e ëma". (shenon Imam Buhariu dhe të tjerë, Ft-hul-bari,3/382)

Gjithashtu Muham-medi s.a.v.s. ka thenë: "Haxhxhi i pranuar (d.m.th. ky është Haxhxhi në të cilin haxhiu nuk ka bërë mëkate), për të nuk ka shpërblim tjetër pos Xhennetit". (shenon Imam Ahmedi dhe Imam Teberaniu, SAhijhul - xhami, 3170)

17. LEXIMI I AJETI KURSIJJE PAS FALJES SË Ã‡DO NAMAZI FARZ

Nga Ebu Umame el-Behilija r.a. transmetohet se ka thënë: "I dërguari i Allahut xh.sh. Muhammedi s.a.v.s. ka thënë: "Kush e lexon Ajeti Kursijj pas çdo farzi, ndërmjet tij dhe hyrjes në Xhennet i pengon vetëm vdekja". (Nesaija, Ibni es-Suni dhe të tjerë, Silsiletu-l-e hadithu-s-sahiha, 972)

Ekzistojnë edhe lloje tjera të dhikrit - përmendjes së Allahut xh.sh., për të cilat, nëse besimtari me vendosmëri përmend, e ka të premtuar Xhennetin. Si shembull për këtë e kemi një hadith në Sahihul Buhari të cilin e transmeton Shed-dad ibn Evsa r.a.se Muhammedi s.a.v.s. ka thenë: "Sejjidul - istigfari (duaja më e mire për shuarjen - fshirjen e mëkateve) është të thuash: "O Allah Ti je Zoti im, nuk ka Zot tjetër pos Teje, Ti me kë ke krijuar dhe unë jam krijesa e Jote. Unë jam në kërkim të gjurmëve të kërkesave dhe premtimeve të mia ndaj Teje, në suaza të mundësive të mia. Të mbështetem Ty për gabimet e mia që i kam bërë, dhe të lutem mi fal, sepse gabimet nuk i fal askush tjetër pos Teje". Më pas ka thënë: "Kush e lexon këtë lutje gjatë ditës, i bindur në të, dhe vdes atë ditë, para se të ngryset, do të jetë nga banorët e Xhennetit dhe nëse edhe të njëtën e thotë edhe gjatë natës, i bindur në të, dhe vdes para se të agoi do të jetë nga banorët e Xhennetit". Fet-hul - bari - 11/97)

18. KUSH I FAL 12 REKATE (synet) ÇDO NATËDHE DITË SI NAMAZ VULLNETAR PËR ALLAHUN xh.sh.

Transmetohet nga Ummi Habibe r.a. e Muhammedi s.a.v.s. ka thëë: "Ai i cili brenda një dite dhe nate i fal 12 rekate (sunet), do t'i ndërtohet shtëpia në Xhennet: katër rekate para dreke dhe 2 rekate pas dreke, 2 rekate pas akshamit, 2 rekate pas jacis ë dhe dy rekate para sabahut". (shenon Termidhiu, Sahihul-xhami,6362)

19. PËRHAPJA E SELAMIT, USHQIMI I TË VARFËRVE, MBJATJA E LIDHJES FAMULJARE DHE FALJA E NAMAZIT TË NATËS

Ka thenë Muham-medi s.a.v.s.: "O njerëz përhapni selamin ushqeni të varfrit, mbani lidhjet familjare dhe falni namaz natën, kur njerëzit janë fjetur, dhe do të hyni në Xhennet". (shënon Ibni Maxh-xhe dhe të tjerë, Sahih Sunen Ibni Maxhxhe,1097)

20. SINQERITETI NË FJALË, MBAJTJA E PREMTIMIT, KRYERJA E AMANETIT, RUAJTJA E VENDEVE TË TURPSHME, ULJA E SHIKLIMIT (NGA AJO QË ËSHTË HARAM) DHE RUAJTYJA E DORËS NGA NDALURA

Transmetohet nga Ubade ibn es-Samita se Muhammedi s.a.v.s. ka thenë: "Kush prej jush mi garanton gjashtë gjëra, unë do t'ia garantoj Xhennetin: Kur të flisni bëhuni të sinqertë, përmbushni obligimin, kur premtoni kryeni amanetin kur diçka iu besohet, ruani vendet e turpshme, ulni shikimin dhe ruani duart tuaja (nga gjërat e ndaluara)". (Shenon Ibn Huzejme, Ibn Habban, El-Hakim e të tjerë, kurse Albani thotë se është hasen es-Silsiletu-l-ehadithu-s-Sahiha nr.1470).

21. KRYERJA E PESË KOHËVE TË NAMAZIT ASHTU SIKUR KA URDHËRUAR ALLAHU, AGJËRIMI I MUAJIT TË RAMAZANIT, RUJATJA E VENDEVER TË TURPSHME DHE RESPEKTIMI I BASHKSHORTIT (KJO VLENË PËR GRA)

Shënon ose Transmeton Ibn Hibban në sahihun e tij nga Ebu Hurejre r.a. se Muhammedi s.a.v.s. ka thënë: "Nëse gruaja i falë pesë kohët e namazit, e agjëron muajin e Ramazanit, i ruan vendet e turpshme dhe e respekton bashkëshortin, do t'i thuhet: " Hyr në Xhennet nga cila derë - hyrje të duash". (Sahihui-xhami, 660).

22. PËRKUJDESJA DHE RRITJA E TRI VAJZAVE OSE E TRI MOTRAVE

Ebu Ja'la, në musnedin e tij shënon nga Enesi r.a. se ka thenë: Muhammedi s.a.v.s. ka thenë: "Kush i ka tri vajza ose tri motra dhe nga frik e Allahut xh.sh. kujdeset për edukimin dhe ekzistencën e tyre, do të jetë me mua në Xhennet, kështu, i ka bashkuar gishtin tregues dhe të mesmin". Silsiletul-ehadithu-s-Sahiha,295)

Në Sahihun e Muslimit dhe në Sunenin e Termidhiut (4/281) në formën e vet, shënohet hadithi në të cilin Muhammedi s.a.v.s. ka thënë: "Ai i cili i mban dy vajza dhe kujdeset për to do të hyjë me mua në Xhennet kështu sikur janë këta gishtërinj, duke i treguar dy gishtërinjtë tij".

23. DURIMI - SABRI PER HIRE Të ALLAHUT

Ka thënë Muhammedi s.a.v.s.: "Kujt i vdesin tre (fëmijë) e ai bënë durim për hire të Allahut do të hyjë në Xhennet". Një grua e pyeti e çdo të bëhet kujt i vdesin dy? Muhammedi s.a.v.s. tha: "Edhe me dy". (shënojnë Nesaija dhe Ibni Maxhe, Sahihul xhami,5969).

Gjithashtu Muhammedi s.a.v.s. në një hadith tjetër ka thënë: "Nuk ka prindër të cilëve u vdesin tre fëmijë, të moshës jomadhore, e Allahu për hire të mirësisë dhe mëshirës ndaj atyre fëmijëve, të mos i vendos në Xhennet". (shënojnë Imam Ahmedi, Nesaija dhe Ibni Hibbani, Sahihul-xhami,5781)

Imam Ahmedi shënon në Musnedin e tij nga Ebu Hurejre r.a. se Muhammedi s.a.v.s. ka thenë: "Allahu xh.sh. thotë: "Robit tim besimtar, kur t'ia marr ndonjë nga të afërmit në këtë botë dhe ai për këtë e pret shpërblimin, nuk ka shpërblim tjetër tek Unë përveç Xhennetit". (Sahihul-xhami 8139).

24. PËRKUJDESJA DHE INTERESIMI NDAJ JETIMIT

Imam Buhariu shënon në Sahihun e tij prej Sehla ibn Sa'da, se Muhmamedi s.a.v.s. ka thenë: "Unë dhe ai, i cili kujdeset për jetimin, do të jemi bashkë në Xhennet kështu, i ka bashkuar gishtin e mesëm me gishtin tregues". (Fethul - bari 10/436)

25. VIZITA E TË SËMURIT DHE VIZITA E VËLLAIT NGA FEJA

Nga Ebu Hurejre r.a. transmetohet se Muhammedi s.a.v.s. ka thënë: "Kush e viziton të sëmurin ose vëllanë e tij nga feja do ta thirr një thirrës: "Qofsh i mëshiruar dhe le të jetë i mëshiruar udhëtimi yt...". (shënojnë Termidhiu dhe ibni Maxh-xhe, kurse Albani thot hasen, Sahihul-xhami, 6387).

Thot Muahmmedi s.a.v.s.: "Kush e viziton të sëmurin, ai është në kopshtin e Xhennetit gjersa të kthehet (nga vizita)". (shenon Musimi dhe Neveviu,16/361).

26. RUAJTJA E DY CILËSIVE - KARAKTERISTIKAVE OSE VEÇORIVE

Nga Abdullah iben Amri r.a.transmetohet se Muhammedi s.a.v.s. ka thënë: "Secili besimtar i cili ruan dy cilësi - veçori do të hyjë në Xhennet. Ato cilësi janë të lehta, por janë të rrallë ata që i aplikojnë (janë të paktë ata që punojnë me to). Pas çdo namazi të thuhet 33 herë Subhanallah, 33 herë elhamdulilah, 33 herë Allahu Ekber?? Ose pas çdo namazi të thuhet 10 herë Subhanllah, 10 herë Elhamduliah, 10 herë Allahu Ekber. Këto bëjnë gjithsejtë 150 herë me gjuhë, kurse 1.500 herë në peshojë (mizan). Kur të biesh për të fjetur të shqiptosh 34 herë Allahu Ekber, 33 herë Elhamdulilah dhe 33 herë Allahu Ekber. Këto bëjnë gjithsejtë 100 herë me gjuhë kurse 1.000 në peshojë (mizan)."

E kamë pare Muhammedin s.a.v.s. i cili i thoshte ato, duke i numëruar në gishtërinjtë e tij. E kanë pyetur: "O i dërguari i Allahut, cilat janë ato veti të lehta, kurse pak me to punojnë? Ai është përgjigjur. " Ndonjërit prej jush do t'i vie djalli - shejtani, kur të bie për të fjetur dhe do ta vejë në gjumë para se t'i thotë, e do t'i vie edhe në namaz dhe do t'i përkujtoj diçka para se ta thotë atë". (e shënojnë Ebu Davudi, Termidhiu dhe thotë: "Hadithi është hasen sahih", Nesaija dhe Ibni Hibbani në Sahihun e tij, Sahihut - tergib,603)

27. SHPIRTGJERSIA NË SITBLERJE

"Allahu xh.sh. do ta fus në Xhennet atë besimtarë i cili është shpirtmadh si blerës dhe si shitës si dhe atë i cili e kthen borxhin dhe atë të cilit i kthehet borxhi". (Silsiletul-ehadithu-s-sahiha,1181)

28. FALJA E BORGJIT ATIJ I CILI NUK KA MUNDËSI TA KTHEJË

Shënon imam Muslimi (Allahu e pastë mëshiruar) në Sahihun e tij nga Huzejfe ibnul-Jemana, e ai nga Muhamedi s.a.v.s. se një njeri kishte vdekur dhe kishte hyrë në Xhenet dhe është ë pyetur: "Çfarë ke vepruar"? Ai tha: "Kamë bërë tregti me njerëz dhe ia kam shtyrë afatin e borxhit atij i cili e ka pasur vështirë t'ma kthej dhe ua kamë falur borxhet në të holla dhe në pasuri". (komentimi i Sahihut të Muslimit nga Neveviu,10/483)

Gjithashtu shenohet në Sahihun e Muslimit nga Ebu Hurejre që Muhammedi s.a.v.s. ka thenë: "Ka qenë një njeri i cili u ka huazuar njerëzve (pasuri) dhe i thoshte birit të tij: "Nëse të vjen ai i cili e ka të vështir ta kthej borxhin, ti ia fal, e ndoshta Allahu ta fal ty". "E takoi Allahun (vdiq) dhe ia fali". (Komentimi i Sahihut të Muslimit nga Nevevija 10/485)

29. GRUPI PUNËVE TË CIALAT NËSE KRYHEN BRENDA NJË DITE, AI BESIMTAR DO TË HYJË NË XHENNET

Shënon imam Muslimi në Sahihun e tij nga Ebu Hurejre se Muhammedi s.a.v.s. ka thënë: "Cili prej jush sot është agjërueshëm?", "Unë" tha Ebu Bekri. Muhammedi s.a.v.s. më tej pyeti: "Kush ka përcjell xhenaze?" "Unë" tha Ebu Bekri. Muhamedi s.a.v.s: "Kush prej jush e ka ushqyer të varfrin?". "Unë" tha Ebu Bekri. Muhammedi s.a.v.s.: "Kush prej jush e ka vizituar të sëmurin?". "Unë" tha Ebu Bekri. Për më tej Muhammedi s.a.v.s.tha: "Tek kush gjinden këto vepra në të njëjtën ditë, do të hyjë në Xhennet". (Komentimi i Sahihut të Muslimit nga Neseiu,15164).

30 KUSH BËNË SABËR - DURIM ME RASTIN E HUMBJES SË TË PAMURIT

Ubu Hurejre transmeton se Muhammedi s.a.v.s. ka thënë: "Thotë Allahu xh.sh.: Kujt ia marr dy më të dashurit (sytë) dhe bënë durim, duke shpresuar në shpërblimin Tim, nuk jam i kënaqur që ta shpërblej me asgjë tjetër, vetëm se me Xhennet." (E shënon Tirmidhiu Sahihulm- Xhami,8140)

,
Dar ibnu-l-Mubarek lin-neshri vet-tevzi'i
Nga Boshnjakishtja
Esat Rexha


“Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, pse të dëgjuarit, të pamurit dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi.â€

 
Veröffentlicht : 10/11/2008 3:23 p.m.
(@fidani550)
Beiträge: 879
Prominent Member
 

ESSELAMU ALEJKUM TE GJITHEVE JU VLLEZER E MOTRA SA I PERKET PYETJES SE A MUDNET TE HYJ NE XHENET DIKUSH EDHE NESE SEHSTE MUSLIMAN , ALLAHU AHSTE I MADH AHSTE I MESHIRUESHEM KE TE DOJ DO TA FUT NE XHENET ASKUSH NUK E DIN SE KUSH DO TE FUTET NE XHENET PERVEQ QE SHOKEVE TE PEJGAMBERIT MUHAMEDIT A.S JU SHPALL XHENETI PER SE GJALLI

VEQ DUA TE CEKI NJE HADITH KU THOT SE KA ASI LLOJ NJERZ QE NJE PELLEMB PA HY NE XHENET DO TE KTHEHET E DO TE HYJ NE XHEHNEM KURSE KA EDHE ASI NJERZ QE NJE PELLEMB PA HY NE XHEHNEM DO TE KTHEHET E DO TE HYJN NE XHENET

NE MUNDEMI VETEM TI BESOJM FJALET E ALLAHU EDHE PREMTIMIN QE E KA BERE SE PO JU PERMBAJTEM RREGULLAV TE TIJ ATEHER E KEMI TE GARANTUAR XHENETIN SHPRESOJM SE DO TE JEMI NE PREJ ATYRE BANOREVE TE XHENETIT AMIN .


 
Veröffentlicht : 24/11/2008 11:44 p.m.
(@bruna)
Beiträge: 1552
Noble Member
 

ESSELAMU ALEJKUM TE GJITHEVE JU VLLEZER E MOTRA SA I PERKET PYETJES SE A MUDNET TE HYJ NE XHENET DIKUSH EDHE NESE SEHSTE MUSLIMAN , ALLAHU AHSTE I MADH AHSTE I MESHIRUESHEM KE TE DOJ DO TA FUT NE XHENET ASKUSH NUK E DIN SE KUSH DO TE FUTET NE XHENET PERVEQ QE SHOKEVE TE PEJGAMBERIT MUHAMEDIT A.S JU SHPALL XHENETI PER SE GJALLI

VEQ DUA TE CEKI NJE HADITH KU THOT SE KA ASI LLOJ NJERZ QE NJE PELLEMB PA HY NE XHENET DO TE KTHEHET E DO TE HYJ NE XHEHNEM KURSE KA EDHE ASI NJERZ QE NJE PELLEMB PA HY NE XHEHNEM DO TE KTHEHET E DO TE HYJN NE XHENET

NE MUNDEMI VETEM TI BESOJM FJALET E ALLAHU EDHE PREMTIMIN QE E KA BERE SE PO JU PERMBAJTEM RREGULLAV TE TIJ ATEHER E KEMI TE GARANTUAR XHENETIN SHPRESOJM SE DO TE JEMI NE PREJ ATYRE BANOREVE TE XHENETIT AMIN .

ata qe nuk i bëjnë shok Allahut ata hyjnë në xhehnet , ndërsa krishteret ata besjojnë Jezusin ai nuk është Zot prandaj nuk do te futen ne xhehnet.


“Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, pse të dëgjuarit, të pamurit dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi.â€

 
Veröffentlicht : 25/11/2008 11:05 a.m.
(@fidani550)
Beiträge: 879
Prominent Member
 

BRUNA te lutem nuk mundesh me dite as ti as une se kush hyn ne xhenet aty ALLAHU e din ma se mirir edhe ka shum menyra qe njeriu u ban shok ALLAHUT jo vetem nje menyr


 
Veröffentlicht : 01/12/2008 1:43 a.m.
(@bruna)
Beiträge: 1552
Noble Member
 

BRUNA te lutem nuk mundesh me dite as ti as une se kush hyn ne xhenet aty ALLAHU e din ma se mirir edhe ka shum menyra qe njeriu u ban shok ALLAHUT jo vetem nje menyr

Eshte e vertet se unë nuk mund t'a di por keto i kanë thë dijetaret këtë unë e kam lexuar ne web faqet Islame se njeriu nuk lind mëkatarë por bohet dhe duhet te pendohet nese pendohet pak i lehtësohet puna e tij ne ahiret edhe i pakesohen denimet mirepo nuk osht e thanun qe i pari te hyjë ne xhehnet vetem se nuk i bënë shok Allahut mundet qe po i bejme per hir te Allahut shpresojmë te fitojmë xhehnetin.


“Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, pse të dëgjuarit, të pamurit dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi.â€

 
Veröffentlicht : 01/12/2008 9:56 a.m.
(@fidani550)
Beiträge: 879
Prominent Member
 

BRUNA te lutem nuk mundesh me dite as ti as une se kush hyn ne xhenet aty ALLAHU e din ma se mirir edhe ka shum menyra qe njeriu u ban shok ALLAHUT jo vetem nje menyr

Eshte e vertet se unë nuk mund t'a di por keto i kanë thë dijetaret këtë unë e kam lexuar ne web faqet Islame se njeriu lind mëkaterë dhe duhet te pendohet nese pendohet pak i lehtësohet puna e tij ne ahiret edhe i pakesohen denimet mirepo nuk osht e thanun qe i pari te hyjë ne xhehnet vetem se nuk i bënë shok Allahut mundet qe po i bejme per hir te Allahut shpresojmë te fitojmë xhehnetin.

NJERIU MUNDET EDHE ME LEXU GABIM DIQKA RUAJU SE QKA LEXON ME LEXU DUHET BAN ME LEXU AMA ME I BESU DISA DISA SHKRIMEVE NUK BAN , AJO FJALA QE E PASKE SHKRU SE NJERIU LIND MEKATAR SMUNDEM ME MARR DISI ME MEND SI MUNDET NJERIU ME LIND MEKATAR AHSTE GABIM SA ME PERKET MUE UNE THEM SE NJERIU LIND I PASTER SI LOTI PA ASNJE NJOLL POR TANI BEHET MEKATAR POR FUNI FUNDIT VEQ ALLAHU AHSTE PERFECT ESSELAMU ALEJKUM


 
Veröffentlicht : 01/12/2008 10:45 p.m.
(@bruna)
Beiträge: 1552
Noble Member
 

BRUNA te lutem nuk mundesh me dite as ti as une se kush hyn ne xhenet aty ALLAHU e din ma se mirir edhe ka shum menyra qe njeriu u ban shok ALLAHUT jo vetem nje menyr

Eshte e vertet se unë nuk mund t'a di por keto i kanë thë dijetaret këtë unë e kam lexuar ne web faqet Islame se njeriu lind mëkaterë dhe duhet te pendohet nese pendohet pak i lehtësohet puna e tij ne ahiret edhe i pakesohen denimet mirepo nuk osht e thanun qe i pari te hyjë ne xhehnet vetem se nuk i bënë shok Allahut mundet qe po i bejme per hir te Allahut shpresojmë te fitojmë xhehnetin.

NJERIU MUNDET EDHE ME LEXU GABIM DIQKA RUAJU SE QKA LEXON ME LEXU DUHET BAN ME LEXU AMA ME I BESU DISA DISA SHKRIMEVE NUK BAN , AJO FJALA QE E PASKE SHKRU SE NJERIU LIND MEKATAR SMUNDEM ME MARR DISI ME MEND SI MUNDET NJERIU ME LIND MEKATAR AHSTE GABIM SA ME PERKET MUE UNE THEM SE NJERIU LIND I PASTER SI LOTI PA ASNJE NJOLL POR TANI BEHET MEKATAR POR FUNI FUNDIT VEQ ALLAHU AHSTE PERFECT ESSELAMU ALEJKUM

mir e ki me mungojnë fjalet se pasna gabu ne shkrim tash e rregulloj


“Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, pse të dëgjuarit, të pamurit dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi.â€

 
Veröffentlicht : 02/12/2008 11:34 a.m.
Teilen: