Benachrichtigungen
Alles löschen

Uthman Ibn Afan

5 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
317 Ansichten
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 
[#55]

Uthman Ibn Afan ishte një sahab i kohës së të dërguarit të fundit nga Zoti, Muhammedi (paqa qoftë mbi të).

“Çdo Pejgamber e ka një ndihmës, dhe ndihmësi im do të jetë Uthmaniâ€


 
Veröffentlicht : 11/09/2007 12:39 p.m.
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 

Zgjedhja për kalif
Kur Umer (radiallahu anhu) ra nga thika e vrasësit, para se ai te vdiste njerëzit kërkuan që ai ta emëronte trashëguesin e tij. Umeri e caktoi një komision që përbëhej nga gjashtë prej dhjetë Shoqëruesve të Pejgamberit (sallallahu alejhi ue selam) për të cilët Pejgamberi kishte thënë, â€


 
Veröffentlicht : 11/09/2007 12:39 p.m.
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 

Jeta e Uthmanit
Uthman Ibn Afan (radiallahu anhu) qe lindur shtatë vite pas Pejgamberit (sallallahu alejhi ue selam). Ai i përkiste degës Umejede të fisit Kurejsh. Ai mësoi shkrim-lexim në një moshë shumë të re, dhe si i ri ai u bë tregtar i sukseshëm. Edhe para Islamit, Uthmani qe dalluar për sinqeritetin dhe integritetin e tij. Ai dhe Ebu Bekr (radiallahu anhu) qenë shokë të ngushtë, dhe mu Ebu Bekr qe ai i cili e solli atë në Islam kur ai ishte tridhjetë e katër vjeç. Disa vite më vonë, ai u martua me të bijën e dytë të Pejgamberit, Rukejen (radiallahu anha). Përkundër pozitës dhe pasurisë së tij, të afërmit e tij ia nënshtruan atë torturës për shkak se ai kishte përqafuar Islamin, dhe ai qe detyruar të migrojë në Abisini (Etiopi). Pas një kohe ai u kthy në Meke, por së shpejti ai migroi në Medine me Muslimanët e tjerë. Në Medine tregtia e tij prapë filloi të lulëzojë dhe kështu ai e rimorri prosperitetin e mëparshëm. Bujaria e Uthmanit (radiallahu anhu) s"kishte kufijë. Në raste të ndryshme ai shpenzoi një pjesë të madhe të pasurisë së tij për mirëqenien e Muslimanëve, për lëmoshë dhe për pajisjen e ushtrive Muslimane. Për këtë ai qe i njohur si "Gani" që do të thotë "Bujar". Gruaja e Uthmanit, Rukeja u sëmurë seriozisht pak para Betejës së Bedrit dhe ai qe liruar prej Pejgamberit (sallallahu alejhi ue selam) nga pjesëmarrja në betejë. Sëmundja e Rukejës u dëshmua të jetë fatale, duke e lënë Uthmanin të vrerosur. Pejgamberi qe prekur dhe për këtë i ofroi Uthmanit (radiallahu anhu) dorën e bijës tjetër të tij, Kulthum (radiallahu anha). Për shkak se ai e pati privilegjin e të pasurit e dy bijave të Pejgamberit për gra, Uthman (radiallahu anhu) qe njohur si "Poseduesi i Dy Dritave." Uthmani mori pjesë në Betejën e Uhudit dhe Hendekun. Pas takimit të Hendekut, Pejgamberi (sallallahu alejhi ue selam) vendosi ta bëjë Haxhin dhe dërgoi Uthmanin si emisar të tij te Kurejshitët në Meke, të cilët e ndaluan atë. Episodi përfundoi me një marrëveshje me Mekasit e njohur si Marrëveshja e Hudejbijes. Përshkrimin që e kemi për Uthmanin (radiallahu anhu) është ai i një njeriu të thjeshtë, të ndershëm, të butë, bujar dhe të sjellshëm, sidomos i dalluar për modestinë dhe devotshmërinë e tij. Ai shpesh kalonte një pjesë të natës duke u falur, agjëronte çdo të dytën apo të tretën ditë, bënte Haxhin çdo vit, dhe përkujdesej për nevojtarët e tërë komunitetit. Përkundër pasurisë së tij, ai jetoi një jetë shumë të thjeshtë dhe flinte në zall në oborrin e xhamisë së Pejgamberit (sallallahu alejhi ue selam). Uthmani e dinte tërë Kur"anin përmendësh dhe kishte një dituri të afërt mbi kontekstin dhe rrethanat që kishin të bënin me secilin ajet.


 
Veröffentlicht : 11/09/2007 12:39 p.m.
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 

Hilafeti i Uthmanit

Gjatë sundimit të Uthmanit (radiallahu anhu) vazhduan karakteristikat e Hilafetit të Ebu Bekrit dhe Umerit (radiallahu anhuma) – drejtësia e paanshme për të gjithë, politika humane dhe e butë, përpjekja në rrugën e Allahut, dhe ekspansioni i Islamit. Mbretëria e Uthmanit (radiallahu anhu) shtrihej prej perëndimit të Marokos, në lindje të Afganistanit, si dhe në veri të Armenisë dhe Azerbejxhan. Gjatë Hilafetit të tij qe organizuar edhe marina, ndarjet administrative të shtetit qenë korrigjuar, dhe shumë projekte publike qenë shtrirë dhe përfunduar. Uthman (radiallahu anhu) dërgoi Shoqëruesit më të spikatur të Pejgamberit si përfaqësues personal të tij në provinca të ndryshme për t"i shqyrtuar hollësisht sjelljet e zyrtarëve dhe gjendjen e popullit. Kontributi më i dalluar i Uthmanit (radiallahu anhu) ndaj fesë së Allahut ishte kompilimi i tekstit komplet dhe autoritativ të Kur"anit. Një numër i madh kopjesh të këtij teksti qenë bërë dhe shpërndarë nëpër të gjithë botën Muslimane. Uthmani sundoi për dymbëdhjetë vite. Gjashtë vitet e para kaluan në shenjë të paqes së brendshme dhe rehatisë, por gjatë gjysmës së dytë të Hilafetit të tij ndodhi një kryengritje. Çifutët dhe Zjarrputistat, duke shfrytëzuar pakënaqësinë në mesin e njerëzve, filluan të konspirojnë kundër Uthmanit (radiallahu anhu), dhe duke i publikuar ankesat dhe ofendimet e tyre fituan aq shumë simpati sa që u bë shumë vështirë që të dallohej miku prej armikut. Mund të duket e befasishme ajo sesi një sundues i territoreve aq të mëdha, ushtritë e të cilit ishin të pakrahasueshme, qe i paaftë që të ballafaqohet me këta kryengritës. Sikur të kishte dashur Uthmani (radiallahu anhu), rrebelimi do të mund të shuhej mu në momentin kur edhe filloi. Por ai ngurronte që të jetë i pari që do ta derdh gjakun e Muslimanit, pa marrë parasysh se sa të pabindur mund të jenë ata. Ai preferonte që të diskutonte me ta, t"i bind ata me bujari dhe mirësi. Atij shumë mirë i kujtohej thënia e Pejgamberit (sallallahu alejhi ue selam), “Njëherë kur shpata të hiqet nga këllëfi në mesin e pasuesve të mi, ajo s"do të kthehet më në këllëf deri në Ditën e Fundit.â€


 
Veröffentlicht : 11/09/2007 12:40 p.m.
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 

Mbytja e Uthmanit r.a.
Kjo fitne ka ndodhur në kohën e sahabëve r.a. pas vrasjes së Umerit r.a. e që ishte dera e mbyllur e fitneve, e kur u vra ai u paraqitën fitne të mëdhaja dhe u paraqitën thirrësit e saj, e që ishin prej atyre që nuk ishte ngulitur besimi ende zemrat e tyre dhe nga munafikët të cilët para njerëzve i shfaqin të mirat, ndërsa në zemërat e tyre i fshehin të këqiat dhe kurthat që i pregadisin kësaj feje. Transmeton Buhariu dhe Muslimi nga Hudhejfe r.a. se Umer ibn Hattabi r.a. ka pyetur kush nga ju e din hadithin e të Dërguarit të Allahut [salallahu alejhi ve selem] për fitnen? Hudhejfe r.a. tha: unë e di ashtu siç e ka thënë i Dërguari [salallahu alejhi ve selem]. (Umeri r.a) tha: ma trego se ti je i guximshëm. (Hudhejfa r.a.) tha:â€


 
Veröffentlicht : 11/09/2007 12:41 p.m.
Teilen: