Benachrichtigungen
Alles löschen

Dijetarët dhe mendimtarët

4 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
209 Ansichten
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 
[#1384]

Sulltan Abdylhamiti II

Sulltan Abdylhamiti i dytë ka lindur të mërkurën më 21 shtator 1842. Emri i tij i plotë ishte Abdul Hamedi Hani i II bin Abdul Mexhid Han. Ai ishte djali i Sulltan Abdul Mexhidit (nga gruaja e tij e dytë).

Nëna e tij vdiq kur ai ishte shtatë vjec. Abdylhamiti ka folur turqisht, arabisht dhe persisht dhe ai ka studiuar shumë libra në letërsi dhe poezi. Kur i ati i tij Abdul Mexhidi vdiq, xhaxhai i tij Abdul Azizi u bë Halife.

Abdul Azizi nuk qëndroj gjatë në fuqi. Ai u rrërua nga pushteti dhe pastaj u vra nga armiqtë politikë të Osmanëve. Pasardhësi i tij ishte Sulltan Muradi, i biri i Sulltan Abdul Azizit por ai ishte gjithashtu u rrëzua nga pushteti pas një periudhe të shkurtër sepse ai nuk ishte i përshtashëm për postin.

Më 31 gusht 1876 (1293 hixhri) Sulltan Abdul Hamdi është bërë Halife, njerëzit i kanë dhënë (bejën) besën dhe mbështetjen atij. Ai ishte në atë kohë 34 vjec. Abdylhamiti e ka kuptuar sic ai e ka shpjeguar në ditarin e tij që në kohën e vrasjes së xhaxhait të tij dhe ndryshimit të vazhdueshëm në pushtet kishte një farë komploti kundër shtetit islam.

Abdylhamiti kishte një karakter që historianët e vëzhgojnë thellë. Atij i ishte dhënë udhëheqja e një shteti shumë të madh dhe që ishte në një situatë të tensionuar dhe kritike. Ai kaloi më tepër sesa 30 vjet përmes komplotesh të brendshme dhe të jashtme, luftërash, revolucionesh, ngjarjesh dhe ndryshimesh të vazhdueshme.

I sëmuri i Europës

Ngatërresa e parë me të cilën Abdylhamiti po përballej ishte Mitat Pasha. Mitat Pasha kishte ndikim të fshehtë në heqjen e xhaxhait të Abdylhamitit. Kur Abdylhamiti erdhi në fuqi ai e emëroi Mitat Pashën si kryetarë të këshillit të ministrave sepse Mitat Pasha ishte shumë i popullarizuar në atë kohë dhe Abdylhamiti kishte nevojë për një farë lloj sigurie për të qëndruar në fuqi. Mitat Pasha ishte një governatorë i mirë por ai ishte i opinionizuar.

Mitat Pasha ishte i mbështetur nga një pjesë e madhe në Këshillin e Shuras. Me ndihmën e këtyre njerëzve ai ishte i sukseshëm për të kaluar rezolutën për të hyrë në luftë me Rusinë. Abdylhamiti nuk mund ta ndalonte atë rezolute. Nëse ai do të ishte përpjekur ai do të ishte hequr nga posti. Ende Këshilli dëshironte ta fajsonte atë për të gjitha humbjet që rezultaun nga keq llogaritja e këtyre luftërave.

Abdylhamiti nuk dëshironte lufta në atë kohë. Shteti islam ishte shumë i lodhur për të hyrë në luftë. Abdylhamiti ishte i aftë të përdorte ndryshimet midis tij dhe Mitat Pashës për të ulur popularitetin e Mitatit. Ai më së fundi ai arriti ta përjashtonte atë dhe ai kërkoi azil në Europë. njerëzit dhe politikanët e mirëpritën atë lëvizje.

Pas kësaj Abdylhamiti iu kthye armiqve të huaj të Shtetit islam. Ai ishte i aftë të paramendonte revolucionin në Rusi dhe që do ta bënte Rusinë e fortë dhe si rezultat më e më të rezikshme. Në atë kohë pjesët e shtetit islam në Ballkan u përballuan me dy rreziqe, Rusinë dhe Austrinë. Abdylhamiti u përpoq të zgjonte Ballkanin dhe i bëri atyre të kuptonin rrezikun që po vinte. Ai erdhi afër një marrëveshjeje me Ballkanin por kur marrëveshja ishte në fazën përfundimtare katër shtetet ballkanike bënë një marrëveshje të ndryshme duke mos e përfshirë Shtetin osman. Perëndimi dhe Rusia ishin arsyeja për këtë ndryshim.

Abdylhamiti e kuptoi që komploti për shkatërrimin e shtetit osman (Njeriun e sëmurë të Europës) ishte më i madh sesa cdo kush tjetër mendonte. Ishte i brendshëm dhe gjithashtu i jashtëm. Ai mendoj që ta hiqte qafe Mitat Pashën dhe njerëz si ai njëherë e mirë por ai u përball me Avni Pashën, Kryetarin e këshillit të ministrave (sadrAzam) dhe një nga liderat e ushtrisë.

Më vonë Abdylhamiti zbuloi që Avni Pasha mori para dhe dhurata nga autoritetet angleze dhe rolin e tij në heqjen e xhaxhait të tij Abdul Azizin. Avni Pasha e futi Shtetin osman në luftërat e Bosnjës kundër vullnetit të Abdylhamitit. Abdylhamiti e dinte se nëse lufta do të fillonte Rusia, Anglia, Austro-HUngaria, Serbia, Mali i zi, Italia dhe Franca do të sulmonin të gjithë shtetin osman dhe të bënin që Bosnja të shtypej.

Avniu e keqinformoj Abdylhamitin për numrin e ushtrisë osmane në Bosnjë. Ai thoshte të kishte 200.000 ushtarë të gatshëm. Megjithatë Abdylhamiti e verifikoi me disa gjeneral të tjerë të ushtrisë që ai kishte vetëm 30. 000 ushtarë dhe që do të përballeshin me 300.000 ushtarë. Njerëzit në atë kohë e donin Avniun dhe Abdylhamiti nuk mundi ta hiqte nga posti sepse ajo do të rrezikonte stabilitetin e brendshëm të shtetit.

Fuqitë perëndimore duke e kuptuar që ata e kalonin shumë herë në numër ushtrinë osmane sulmuan nën mbulesën e katër shteteve ballkanike (Rumanisë, Malit të zi, Serbisë, Austro-Hungarisë). Si rezultat Bosnja dhe Greqia u morën dhe u ndanë nga Shteti osman. Abdylhamiti e ekspozoi Avniun dhe gabimet e tij pastaj dhe e hoqi nga posti. Publiku e pranoi këtë lëvizje. Gjykata e nxori si fajtor për të gjitha implikimet në komplotin kundër Shtetit osman dhe ndihmimin e fuqive perëndimore, të tilla si Anglia.

Arritjet e Sulltan Abdylhamitit të II

Nën udhëheqjen e Sulltan Abdylhamitit Osmanët u përpoqën të imitonin sistemin edukativ perëndimorë por ata dështuan përvecse në dy sfera, Mjekësi dhe Ushtri. Ushtria osmane nuk ishte e dobët sic shumë njerëz mendojnë sot. Artileria osmane ishte më e fuqishmja në botë. Flota Osmane ishte shumë e organizuar dhe ishte e rradhitur si e treta në flotat më të fuqishme pas Anglisë dhe Francës.

Shumë industri të tilla si prodhimi i armëve, thurje dhe prodhimi i sheqerit ishin të pranishme. Sistemi i rrugëve ishtë përparuar dhe portet detare u zgjeruan. Shumë revista të reja u vendosën dhe përpara luftës së parë botërore Egjypti, Iraku dhe Siria e madhe kishin më shumë sesa 1300 gazeta dhe revista.

Është e rëndëshishme për të përmendur që borxhet e shtetit osman kur Abdylhamiti ishte në fuqi ishin 2. 528 milion lira të arta osmane. Kur ai është hequr nga posti ata ishin 106 milion lira e cila do të thotë se ai shkurtoi borxhin me rreth 1/20 e vlerës së mëparshme. Xhonturqit të cilët erdhën pas Abdylhamitit e ngritën atë me 1300 %.

Të tilla arritje të Abdylhamitit mund të japin përshtypjen që ai nuk mundi të shpenzojë mbi zhvillimin por kjo nuk është e vërtetë. Abdylhamiti vendosi rrjetin telegrafik midis Jemenit, Hixhazit, Sirisë së madhe, Irakut dhe Turqisë. Pastaj ai e lidhi atë me rrjetet telegrafike te Iranit dhe Indisë.

Ai arriti të kthente mbrapa shpenzimet e projektit brenda dy viteve për shkak të përdorimit të vazhdueshëm të këtij rrjeti nga haxhinjtë musliman.

Abdylhamiti nuk harroi zhvillimin e shtetit të tij, ai ndërtoi shumë institucione dhe shërbime për publikun si Hamidi Market, Pallati i Alazm-it në Damask. Ai gjithashtu ndërtoi shumë xhamia, Banjo publike, Supermarkete dhe spitale në Kairo, Damsk, Sana, Baghdad dhe në pjesë të tjera të qyteteve muslimane. Ai gjithashtu punoi mbi zhvillimin e sistemit edukativ.

Thirrja e Abdylhamitit të II për bashkim

Perëndimi e inkurajoi Beun e Tunizisë të ngrihej në revoltë kundër shtetit osman në 1877 dhe kështu ai veproi. Në 1881 Franca pushtoi Tunizinë, në 1882 Anglia pushtoi Egjyptin. Më vonë Hollandezët pushtuan Indonezinë, Rusia pushtoi Azinë qëndrore, Anglia u zgjerua thellë në Indi dhe Sudan. Dukej sikur perëndimi donte të shtypte botën islame.

Abdylhamiti e kuptoi që e vetmja shpresë për muslimanët është të formonin një bashkim të fortë islam. Abdylhamiti ishte i aftë të shikonte që perëndimi do të përpiqej të përcante Shtetin islam dhe pastaj më vonë të merrej me cdo pjesë të tij. E vetmja mënyrë për të penguar këtë ishte përmes bashkimit islam. Abdylhamiti vendosi të prezantonte Halifatin Osman si një udhëheqje të botës islame.

Abdylhamiti ishte i aftë të prekte dhe të kishte efekt mbi muslimanët e Indisë dhe Pakistanit dhe ai i shkaktoi shumë probleme britanikëve në këto zona. Rezultate të njëta u panë me muslimanët e Rusisë dhe republikat jugore e Bashkimit sovjetik. Abdylhamiti gjithashtu i përdori këto muslimanë për të zbrapsur Rusinë.

Në atë kohë Abdylhamiti përmend në ditarin e tij që ai që muret po binin mbi të dhe që ai ndjehej i vetëm dhe ai nuk mund të luftonte armiqtë e shtetit islam i vetëm. Ai më vonë lidhi një aleancë me gjermaninë por edhe ajo nuk dukej se ishte e mjaftueshme përshkak se gjermanët donin një pjesë të shtetit islam gjithashtu. Sulltan Abdylhamiti ndjeu në atë kohë që lufta e madhe ishte shumë afër. Dhe ishte e dukshme që të pjesët e mbetura të shtetit osman ishin pjesët për të cilat ato do të luftonin.

Abdylhamiti kishte nevojë për dicka të madhe, dicka të fuqishme, dicka që do të zgjonte ndjenjat e bashkimit islam në zemrat e muslimanëve në të gjithë botën islame. Ai kërkoi dhe kërkoi dhe së fundi vendosi të ndërtonte rrugën hekurudhore "Hixhaz" (1900).

Rruga hekurudhore e gjatë nga Damasku për në Medine de nga Akaba në Man linja hekurullore simbolizonte bashkimin islam, të gjithë muslimanët që e përdornin këtë linjë për të shkuar në haxh ndjenin që Sulltani Osman ishte duke u përpjekur për ti bashkuar ata me një rrugë hekurudhore të re dhe një nga sistemet më të sofistikuara telegrafike (të asaj kohe). Muslimanët filluan të ndjenin mirënjohje për shtetin osman.

Shpenzimet e linjës hekurudhore u paguan në dy vjet dhe funksiononte si një mjet për të lidhur pjesët e shtetit islam. Gjithashtu do të përdorej si një linjë e shpejtë për të transmportuar dhe dërguar trupa ushtarake. Abdylhamiti gjithashtu hodhi një fushatë për të përhapur idenë e bashkimit islam dhe mbështetjes islame në Rusinë e Jugut, Indi, Pakistan dhe Afrikë. Ai filloi të ftonte shumë dijetarë musliman nga Indonezia, Afrika dhe India në Shtetin Osman dhe ai vendosi një program për të ndërtuar xhamia dhe institucione islame në të gjithë botën islame.

Komploti perëndimorë kundër halifatit islam

Për një kohë të shkurtër dukej sikur Njeriu i sëmurë i Europës do të ngrihej përfundimisht por aleatët perëndimorë ishin të vendosur për të shkatërruar bashkimin islam me cdo kusht. Minoritetet jo muslimane në shtetin osman u përdorën nga perëndimi për të krijuar ngatërresa dhe jostabilitet vecanërisht qytetarët e krishterë të shtetit. Shtetet perëndimore gjithashtu ndërhynin në politikat e brendshme osmane nën pretekstin "e mbrojtjes së minoriteteve krishtere".

Perëndimi gjithastu lëshoi një fushatë propagande krishtere në botën islame duke ndërtuar shkolla krishtere dhe kisha. Qëllimi ishte largimi i muslimanëve nga islami dhe përhapja e zakoneve dhe ideve shoqërore jo-islame.

Perëndimi inkurajoi armenët dhe financoi revolucionin e tyre kundër shtetit osman. Anglia ndihmoi Druzët dhe Franca ndihmoi Maronitët në Liban dhe ata inkurajuan të futet në një luftë të madhe që u zgjidh me ndërhyrjen e ushtrisë osmane.

Shumë ngatërresa midis muslimanëve dhe të krishterëve ndodhën dhe ngandonjëherë popullata muslimane e Damaskut donte ta përzinte popullatën e krishtere nga qyteti. Ushtria osmane ndërhyri në momentin e fundit dhe ndaloi që të ndodhte një masakër.

Komploti Cifut

Për shkak të komploteve të huaja dhe gjithashtu problemeve të brendshme rënia e perandorisë osmane shihej sikur do të ndodhte. Cdokush donte një pjesë nga ajo dhe që i përjashtonte cifutët. Në vitin 1901 bankieri cifut Mizrej Krasou dhe dy lider cifut të tjerë me influencë erdhën për të vizituar Abdylhamitin ata i ofruan:

1. Pagimin e të gjitha borxheve të Shtetit Osman.

2. Ndërtimin e Flotës së Shtetit Osman dhe

3. Pagimi i 35 milion lirave të arta pa interes për të mbështetur prosperitetin e Shtetit osman.

Në këmbim të:

1. Për të lejuar cifutët të vizitonin Palestinën në cdo kohë që ata kishin dëshirë dhe të qëndronin sa të kishin dëshirë "sepse ata donin të vizitonin vendet e shenjta" dhe

2. Për të lejuar cifutet për të ndërtuar banime ku ata të dëshironin dhe ata dëshironin që ato të ishin afër Kudsit (Jerusalem).

Abdylhamiti refuzoj madje të takohej me ta ai i dërgoi përgjigjen e tij përmes Tahsin Pashës dhe përgjigjja ishte "Tregoji atyre cifutëve të pasjellshëm që borxhet e shtetit islam nuk janë turp, Franca ka borxhe dhe nuk kanë efekt në të. Kudsi u bë pjesë e vendeve islame kur Omer Ibën Hattab mori qytetin dhe unë nuk dua të mbaj turpin historik për të shitur tokat e shenjta cifutëve dhe duke tradhëtuar përgjegjësinë dhe bësimin e njerëzve të mi. Cifutët le ti mbajnë paratë e tyre, madhështia e osmanëve nuk do të fshihet në kështjellat e ndërtuara me paratë e armiqve të islamit".

Ai gjithashtu i ka thënë atyre që të largohen dhe të mos kthehen mbrapa për ta takuar atë prapë. Me cifutët dhe zionistët në lojë loja ishte kompletuar dhe fundi i Shtetit osman ishte duke filluar. Paratë cifute luajtën një rol të rëndësishëm në shkatërrimin e Shtetit osman dhe të ndërtonin një shtet zionist në Palestinë shteti që cifutët e donin aq shumë dhe për të cilin ata do të rrezikonin cdo gjë për të.

Zionistët nuk u dorëzuan me AbdulHamidin më vonë në të njëjtin vit 1901 themeluesi i lëvizjes zioniste, Theodor Hertzl vizitoi Stambollin dhe u përpoq të takonte Abdylhamitin. Abdylhamiti refuzoi ta takonte atë dhe ai i tha Kryetarit të tij të këshillit të ministrave" Këshilloje Dr. Hertzil të mos bëjë hapa të tjerë në këtë projekt. Unë nuk mund të dorëzoj një copë dhe nga kjo tokë sepse nuk është e imja sepse është për të gjithë Ummetin islam. Ummeti islam i cili luftoi (në Xhihad) për hir të kësaj toke dhe ata e kanë larë me gjakun e tyre. Cifutët le t'i mbajnë paratë e tyre dhe milionat. Nëse Halifati islam do të shkatërrohet një ditë atëherë ata mund ta marrin pa asnjë cmim. Por ndërsa unë jam gjallë unë më parë do të fus një shpatë në trupin tim sesa të shoh vendin e Palestinës të prerë dhe të dorëzuar nga Shteti islam. Kjo është dicka që nuk do të bëhet unë, nuk do të filloi të presë trupat tonë përderisa jemi gjallë".

Përca dhe pushto

Pas kësaj cifutët iu kthyen britanikëve për t'i kthyer ëndërrat e tyre në realitet. Britanikët dhe francezët ishin të gatshëm të shkatërronin shetin osman ende fjala xhihad ishte mjaft e funqishme për të dridhur të gjithë Europën. Europa ende e kishte frikë Njeriun e sëmurë të Europës.

Britanikët vendosën për të përdorur poltikën më të rëndësishme të huaj, përca dhe pushto. Ajo mbështeti grupe të reja si Turqia e re dhe Arabia e re. Kur Turqia e re u bë e fortë në shtetin osman, britania nuk kishte nevojë të bënte asgjë tjetër, xhonturqit bënë tjetrën ata filluan një politikë kombëtare dhe paragjykuese brenda qytetarëve turq në shtetin islam.

Në përgjigje arabët, armenët, kurdët dhe raca të tjera zhvilluan grupet e tyre kombëtare. Njerëzit filluan të ndjenin një pjesë të racës së tyre dhe jo një pjesë të shtetit dhe ky ishte fillimi i fundit të shtetit islam. Më vonë në luftën e parë botërore Arabët bashkëpunuan me britanikët dhe francezët dhe u ngritën kundër Shtetit Osman. Ata ishin mashtruar nga britanikët dhe Francezët dhe më vonë u pushtuan.
Rrëzimi i Sulltan Abdylhamitit

Më së fundi të martën me 27 prill 1909, 240 anëtarët e senatit osman ranë dakord nën presionin e xhon turqve për të hequr Abdylhamitin nga posti. Senatori Shejh Hamdi Efendi Mali shkroi Fetvan e heqjes nga posti. Senati Osman e aprovoi.
Këtu është përkthimi i asaj fetuaje të Muammed Zijauddin Efendi: "Nëse imami i mulismanëve mori cështjet e rëndësishme të fesë nga librat e ligjisluar dhe i grumbulloj këto libra, shpënzoj paratë e shtetit dhe ndërmori një marrëveshje që bie në kundërshtim me ligjin islam, vrau, arrestoi njerëz për asnjë arsye atëhere premtoi të mos vepronte kështu dhe përsëri veproj kështu dhe dëmtoj kushtet e muslimanëve në të gjithë botën islame atëhere ky lider duhet të hiqet nga posti. Nëse heqja e tij do të sjellë kushte më të mira ai ka zgjedhjen e dorëheqjes ose të hiqet nga posti".
Fetuaja është shumë e cuditshme dhe cdo person mund të shoh që kushtet e vëndosura nuk i përshtaten veprave dhe sjelljes së Abdylhamitit. Pas kësaj Kryetari i Këshillit të ministrave Tefik Pasha ishte thirrur për t'i treguar Abdylhamitit rreth vendimit. Ai refuzoj të vepronte ashtu.
Kështu ata i dërguan atij një grup prej katër personash: Arif Hikmet, Aram Efendi (armen), Esat pashë Toptani dhe Emanuel Krasou-in (cifutin). Kur ata hynë në zyrën e tij ata e gjetën atë duke qëndruar i qetë. Arifi i lexoi Fetvan atij pastaj Esat Toptani erdhi përpara dhe i tha: "Populli të ka hequr nga Posti". Abdylhamiti u nervozua dhe i tha: "Populli më ka hequr nga posti, është në rregull... por pse ju sollët cifutin në dyert e Hilafetit?" dhe ai i tregoi me gisht ka Krasou.
Si duket kjo ishte shpagimi Abdylhamiti refuzoi t'ia shiste tokën cifutëve dhe tani ata i treguan atij se ata ishin prapa heqjes së tij, një shuplakë në fytyrën e Abdylhamitit dhe në Fytyrën e Ummetit musliman.
Disa libra kundër Abdylhamitit

Pas heqjes së Abdylhamitit nga posti shumë shkrimtarë filluan ta sulmonin atë dhe personin e tij njëri nga këta njerëz ishte John Haslib libri i të cilit "Sulltani i Kuq" u bë shumë i famshëm dhe është përkthyer në shumë gjuhë të huaja si arabisht dhe turqisht.
Një libër turk nga Ararat Jajinevi ishte gjithashtu një propagandë që e bëri Shtetin osman shumë të fundosur e pastaj të shpëtuar nga xhonturqit të cilët e hoqën Abdylhamitin.
Një tjetër është nga një shkrimtarë i famshëm krishter arab Xhorxh Zejdan në librin e tij "Tregime të Historisë islame -Revolucioni Osman". Këto libra ishin më së shumti një grusht gënjeshtrash të shkruara nga njerëz që e urrejnë islamin dhe muslimanët thellë. Ata kërkojnë ta prezantojnë Sulltan Abdylhamitin si një njeri i zhytur në kënaqësitë e jetës si me gra dhe akool dhe si një tiran i pamëshirshëm drejt armqve politik dhe njerëzve të tij.

Rënia e Halifatit
Pas Abdylhamitit erdhën disa lider të dobët. Ata nuk mundën të mbanin shtetin dhe ata humbin fuqitë shpejt. Ashtu sic Abdylhamiti e kishte parashikuar Lufta e parë ndodhi dhe Shteti Osman ishte i përcarë…


 
Veröffentlicht : 08/01/2009 6:24 p.m.
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 

Imam Ibën Kudame El Makdisi

Shpirti im nuk ndiente kënaqësi në dhënien e fetave derisa nuk me rra në dorë kopja e librit El Mugni. (Izzuddin b. Abdus Selam)

Pas Euzaiut në Sham nuk hyri njëri që më mirë e njihte fikhun se dijetari El Muveffek (ibën Kudame).

(Shejhul Islam Ibën Tejmijje)

Imami shëmbëlltyrë, al-lameja, muxhtehidi dhe dijetari i Islamit, ishte njëri prej deteve të dijës dhe të mençurve të botës.

(Imam Dhehebiu)

Besniku, autoriteti, bujari me shumë vlera […] pasuesi i selefit që shkëlqente me qetësinë e tij. Prej përfitonte çdokush që e takonte ose e dëgjonte.

(Ibën Nexhxhar)

Imami i imamëve, myftiu i ummetit, të cilin Allahu e dalloi, me qëndrim, logjikë, dije të plotë, që në krahinat e botës islame përmendej si njeri që i grumbulluar dijet tradicionale dhe logjike.

(El Hafidh Omer b. El Haxhib)

Kush është Ibën Kudame El Makdisi:

Emri i tij i plotë është: Abdullah b. Ahmed b. Muhammed b. Kudame b. Mikdam b. Nasr, Ebu Muhammed, El Makdisi, El Xhemaili. Ka lindur në lagjën Xhemmail e qytetit Nablus në vitin 541 H dhe pastaj me familjen e tij është shpërngul në Damask. Kur"anin e mësoi para se të arrin moshën e pjekurisë. Gjithashtu mësoi përmendsh edhe Muhtesarin e Harakiut dhe librin El Hatt El Melih. Kërkimin e dijes pastaj e vazhdoi para dijetarëve të Damaskut, Mekkes, Mosulit, Bagdadit në të cilin qëndroi katër vjet.

Pas Bagdadit kthehet në Damask dhe pas vdekjes së vëllait të e merr postin e imamit dhe hatibit në xhaminë El Mudhaferi. Në të njëjtën kohë ai është imami i mihrabit të hanbelive në xhaminë e Damaskut (caktimi i katër mihrabëve për katër medhhebët në xhaminë e Damaskut është risi që nuk ka bazë në fe sh.p.) Ibën Kethiri thotë: Pas namazit të akshamit kthehej në shtëpi dhe me vete merrte disa të varfur që së bashku ta hajnë darkën [...] kur debatonte fytyra e tij vazhdimisht buzëqeshte derisa filloi të flisej: Ky është njeri që armikun e tij do ta mbys me buzëqeshjen e fytyrës.

Ishte i butë, i buzëqeshur vazhdimisht, nuk bënte gara me njerëzit e dynjasë dhe asnjëherë nuk ankohej. Edhe pse kishte edhe vet nevojë, ai i ndihmonte të tjerët.

Es Sibt b. El Xheuziu duke e përshkruar thoshte: Besimi i tij ishte i shëndosh, i urrente ata që Allahu e përngjasonin me krijesat. Thoshte: kush e ka parë Allahun që ta përngjason me krijesat e Tij?!

Ibën Rexhebi thotë: Nuk zhytej në debate të stërholluara me apologjetët, në çështjet e besimit e pasonte atë që ka mbështetje në Kur"an dhe Sunnet. Ishte trim që nuk frikohej prej armikut. Në një prej betejave u plagos në dorë. Kur në vizitë i erdh mbreti Abdul Aziz b. Adil, në kohë që ai ishte duke u falur nuk e shkurtoi namazin.

Es Sibt b. El Xheuziu thotë: Tek Ebu Umeri, vëllai i tij Muveffeku dhe miku i tij El Imad kam parë gjëra që transmetohen prej as"habëve të dalluar evlija. Shoqërimi me ta largonte mallin për familje dhe vatan. E bëra nijet që të kthehem për të jetuar me ta me shpresë që Allahu të na bashkon në shtëpinë e qëndrimit të përhershëm. (O Zot na bashko me krijesën tënde më të dashur që që ka jetuar, me Muhammedin, sal-lallahu alejhi ve sel-leme. Amin, shënim i autorit)

Shpeshherë e lexonte këtë poezi:

Flokët e thinjura me lajmërojnë për vdekjen

që afrohet dhe varrin që do ta banoj

Me duket e shoh vetën përmbi teneshir e përreth

meje të heshtur dhe ata që me britma me vajtojnë

Trupi më humbi në gropën e varrit

brenda lehdit që e mbyllën me gurrë.

Nuk mërzitem tek Allahi po kthehem

Ai ndaj meje është me i mëshirshëm se vet familja ime

Numri i mësuesve të tij arrin shifrën 32 prej të cilëve do ti veçojmë:

Atin e tij Ahmed b. Muhammed b. Kudame, Abdul Kadir El Xhilin, Ibën Xheuzin, Ebul Fet"h El Mennij, Ebul Mekarim b. Hilalin, Abdullah b. Ahmed Tusiun, El Mubarek b. Tabbahun (imamin e hanbelive në Mesxhidul Haram) etj.

Nxënësit e tij:

Ebu Is"hak Ibrahim El Vasiti, Ahmed b. Ibrahim El Makdisi, Ahmed b. Sel-lame En Nexhxhar, nipi i tij Ebul Abbas, Ahmed b. Isa b. Kudame, Ibën El Fer-ra El Merdavi, Halil b. Ebu Bekr El Meragi, Muhammed b. Abdul Vahid Es Sa"di Dijauddin El Makdisi, Abdul Hafidh b. Bedran b. Shibl b. Tarhan, Abdur Rahman b. Muhammed b. Ahmed b. Kudame, Muhammed b. Mahmud b. El Hasen ibwn Nexhxhar etj.

Veprat e tij:

El Umde, El Mukni", El Kafi, El Mugni (vepra e tij mw e madhe dhe libër qw wshtw prej referencave kryesore nw lwminw e fikhut), El Istibsar, El I"tikad, Et Tevvabine, Dhemmu Te"vil, Dhemmul Visvas, Reudatun Nadir ve Xhennetil Munadhir, Fedailus Sahabe, Lum"atul I"tikad (e përkthyer nw shqip), El Kader, Mes"eletu tahrimin Nedhar fi "ilmil selam, Menasikul Haxhxh etj.

Ndërroi jetë ditën e shtunë, ditën e Fitër Bajramit në vitin 620 H. U varros të nesërmen pas xhamisë Mudhafferi në Kasjon.

Abdur Rahman b. Muhammed b. Ali El Hirefi

Përshtati: Talha Kurtishi

Për biografinë e tij shih: Mir"atu Zeman, 8/627; Mu"xhemul Buldan, 2/113; Sijer A"lam En Nubela, 22/165; Dhejlut Tabekat El Hanabile 2/133; En Nuxhum Ez Zahire, 6/256; Shedherat Edh Dheheb, 5/88 dhe libra tjera.


 
Veröffentlicht : 08/01/2009 6:25 p.m.
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 

Imam Muhamed Sidik Hasen Han

Në këtë biografi do të flasim për Imamin, dijetarin e madh, muhadithin, mufesirin, njohësin e fikhut, fisnikun, Sidiku i biri i Aliut i biri i Lutfullahut, El Husejniut, El Buhariut. Në trungun gjenealogjik ai lidhet me nipin e të Dërguarit, sal-lallahu alejhi ve sel-leme, Imam Husejnin birin e Aliut, All-llahu qoftë i kënaqur me ta. (këtë fakt vetë ai e përmend në autobiografinë e tij e titulluar Taxhul Mukal-lel).

Ka lindur më 19 Xhumade-l-Ula të vitit 1248 (16 Gusht 1832) sipas kalendarit islam që për fillim e merr hixhretin e të Dërguarit të Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-leme, në fshatin Brajli, në vendlindjen e ëmës së tij. Më vonë familja e tij shpërngulet në Kinauxh ku ndërron jetë i ati i tij, kur Imami kishte vetëm gjashtë vjet. Kujdestari i tij i vetëm ngeli e ëma e tij e cila e edukoi të rritet si njeri i sinqertë dhe i drejtë, që e donte dijen dhe bartësit e saj.

Në kërkim të dijes:

Për të mësuar Kuranin dhe Sunnetin e të Dërguarit, udhëtoi në Delhi dhe me entuziazëm të madh iu përkushtua studimit. Me kuptim të thellë i lexonte dhe edhe përfitonte nga librat e tefsirit, hadithit dhe bazave të fikhut. Rrugëtimi i tij e solli në Bahubal ku kishte ardhur në kërkim të riskut. Aty pati fatin të martohet me mbretëreshën, ndodhi kjo e cila i mundësoi shumë të pasurohet.

Mësuesit e tij:

Kishte shumë mësues prej të cilëve do ti veçojmë: Muhamed Jakubin, vëllai i dijetarit Muhamed Is-hakut, dhe nipi i Muhadithit Abdul Aziz Ed Dehleviut, Kadiun Husejn b. Muhsin Es Sebi'i El Jemeni, i cili ishte nxënësi i imamit Muhamed b. Nasir El Hazimiut i cili ishte nxënës i imam Sheukaniut. Në mesin mësuesve vlen të përmendet edhe Adul Hakk b. Fadl El Hindiu i cili poashtu ishte nxënës i imam Sheukaniut.

Veprat e tij të shkruara:

Kishte talent të veçantë për shkrim. Brenda ditës shkruante disa libërtha në kohë që për një libër më të gjatë i duheshin vetëm disa ditë. Numri i librave që i shkroi në më tepër se një gjuhë arrin numrin e 222 tituj. Këtë numër e përmend komentuesi dhe redaktori i autobiografisë së imamit, dijetari Abdul Hakiim Sherefuddiin i cili shkruan: Në gjuhën arabe shkroi 54 libra, persisht 42 dhe në gjuhën urdu 107 (Taxhul Mukel-lel, fq. 541).

Veprat e tij u shpërndanë në pjesë të ndryshme të botës Islame. Shumë dijetarë të Tefsirit dhe Hadithit i shkruan letra dhe i lavdëruan librat e tij. E numëronin në mesin e ripërtëritësve (ÇáãÌÃ


 
Veröffentlicht : 08/01/2009 6:27 p.m.
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 

Safijjur Rahman El Mubarekfuri

Allahu i mundësoftë të pijë prej "Nektarit të vulosur të xhenetit"

Nga India e largët na kanë ardhur lajme pikëlluese, për vdekjen e dijetarit të respektuar, librat e të cilit gjenden në gati të gjitha raftet e bibliotekave të përgjithshme dhe ato private.

Libri i tij "Nektari i vulosur" është libri më i njohur bashkëkohor mbi biografinë e Muhamedit, salallahu alejhi ve selem. Ky libër ka lënë gjurmë të pashlyeshme në shpirtrat dhe sjelljen e shumë muslimanëve. Prezantimi bashkëkohor i ndodhive të jetës Pejgamberike ishte nxitës që shumë kërkues të diturisë të mbështeten kryesisht në këtë libër gjatë studimit të jetëpërshkrimit të Muhamedit, alejhis salatu ve selam. Shumica e njohën pasi që lexuan librin e tij dhe popullariteti i tij ishte shkaku që lajmi i vdekjes të përhapet shpejtë.

U lind në fshatin Husejn Abad afër Benarsit, India veriore, në vitin 1942. mësimet i ndjeku sipas mënyrës së rregullt e praktikuar në nënkontinentin indian. Mësoi në medresenë Fejd e cila zbatonte parimin e mësimit intern sipas të cilit nxënësit qëndronin në internatet e shkollës dhe nuk ktheheshin në shtëpi përpos gjatë ditëve festive. Ishte shumë mendjemprehtë dhe për gjysmë orë i mësonte mësimet që shokët e tij i mësonin për dy ditë.

Pas diplomimit u zgjodh mësues në të njëjtën shkollë, që më vonë të transferohet në Universitetin Selefik në Benars ku punoi si ligjërues. Një kohë të gjatë punoi edhe si kryeredaktor i revistës "Muhadith" të cilën e botonte Universiteti.

Në vitin 1408 H u emërua në postin e hulumtuesit në Qendrën për shërbim ndaj trashëgimisë Pejgamberike. Në këtë post punoi deri në vitin 1418 H kur me kërkesë të drejtorit të shtëpisë botuese "Darus Selam" u zgjodh në postin e mbikëqyrësit të punimeve shkencore pranë shtëpisë botuese. Libri "Nektari i vulosuri xhenetit" është punimi i tij që e bëri të njohur në nivel botëror.

Me këtë libër ai mori pjesë në garën të cilën e organizoi "Rabita", për libër që do të shtjellon jetën e të Dërguarit, mëshirë për botët, Muhamedi, salallahu alejhi ve seleme. Libri i tij u shpall për libër më të mirë në këtë garë.

Librin e shkroi për një afat që nuk zgjati më shumë se tre muaj sepse për lajmërimin e garës kishte marrë vesh vonë. Ndihma e Allahut dhe pastaj vendosmëria dhe puna e pandërprerë e El Mubarekfurit ishin faktorët që ndihmuan përfundimin e librit. Përpilimi i librit të këtillë ishte sukses i madh nëse marrim parasysh mungesën e librave referencë në Indi dhe kohën e shkurtë për përfundimin e librit.

Si rast i veçantë gjatë jetës së tij që duhet të përmendet është edhe debati me shehun e tarikatit Bralevije, që e lejojnë kërkimin e ndërmjetësimit e të vdekurve gjatë lutjes (teves-sulit), njëfarë Abdul Mustafa. Në këtë debat që u organizua me kërkesë të Abdul Mustafasë morën pjesë mijëra njerëz dhe pasi që El Mubarekfuri e sqaroi qartë këtë çështje dhe i hodhi poshtë "argumentet" e tyre u penduan 49 persona dhe nëntë familje e braktisën këtë tarikat. Punoi edhe në sqarimin e devijimin e disa sekteve si Kadijanitë dhe mohuesit e Sunnetit. Shkroi edhe disa libra në këtë temë. Këto libra janë të botuara në gjuhën Urdu.

Është edhe autor i librit Muhamedi, alejhi selam në librat e indusëve.

Librat e indusve, të shkruara në gjuhën sanskrit, libra që nuk lejohet të lexohen nga njerëzit e thjeshte, flasin shumë për cilësitë e të dërguarit që do të dërgohet mëshirë për botët. Në këto tekste ai përshkruhet si njeri që do ta falënderon Zotin shumë. Disa priftërinj indus e pranuan Islamin pasi që e lexuan këtë libër. Ky libër është botuar edhe në gjuhën indiane.

Në vitin 1418 H u zgjodh në postin e emirit të bashkësisë së Ehli Hadithit në Indi. Në këtë post nuk mbeti kohë të gjatë sepse nuk dëshironte që angazhimet zyrtare t'ia marrin kohën e leximit dhe hulumtimit.

Dallohej me modesti, i butë dhe i lehtë për komunikim. Parapëlqente qetësinë dhe largësinë prej jetës publike. Nuk i vinte rëndë që për ndonjë gjë që nuk e dinte t'i pyet edhe nxënësit e tij. I këshillonte njerëzit me butësi, maturi dhe mos nxitim. Kërkonte që gjatë gjykimit për personat dhe dijetarët të gjykohet drejtë...

Thoshte: I Dërguari i Allahut ka thënë: Nuk është prej neve ai që nuk i mëshiron të rinjtë, nuk i respekton pleqtë dhe nuk e di vlerën e dijetarëve tanë.

Gjatë sjelljes me kundërshtarin ai këshillonte me këto cilësi:

1. Njohuri të gjera dhe të thella fetare. Ata me dije gjysmake prishin më tepër se sa ndreqin.

2. Përkufizimi preciz i pikës së mospajtimit dhe largimi nga përgjithësimi, paqartësia dhe akuzimi pa bazë.

3. Drejtësia gjatë gjykimit edhe atëherë kur ai sillet padrejtësisht ndaj teje.

4. Paragjykimi i mirë për vëllain tënd mysliman.

5. Të potencohet fakti se qëllimi i debatit është bashkimi i muslimanëve dhe arritja tek e vërteta.

6. Respekti i kundërshtarit si njeri dhe marrja në konsideratë të kontributit të tij në shkencë dhe në përgjithësi.

Veprimtaria e tij:

Në gjuhën arabe i ka shkruar këto libra:

1. Nektari i vulosur i xhenetit (e përkthyer dhe e botuar në gjuhën shqipe)

2. Lulishte e dritave (versioni i shkurtuar i Nektarit i përkthyer gjithashtu në gjuhën shqipe)

3. Shkurtimi i tefsirit të Ibën Kethirit

4. Redaktimi i tefsirit "Xhelalejn"

5. Komentimi i sahihut të Imam Muslimit me titull "Minnetul Mun'im"

6. Komentimi i përmbledhjes së haditheve "Bulugul Meram"

7. Ibrazul Hakki ves Savab fi Mes'eletil Sufuri vel Hixhab

Pas një gjakderdhje në tru para katër muaj mbeti i lidhur për shtrat, që më 10 Dhul Ka'de të vitit 1427 H të ndërron jetë. Pas vete la fëmijë që InshaAllah do të vazhdojnë rrugën e tij.

Dy nga djemtë e tij pas diplomimit janë kthyer në vendlindje për të vazhduar punën si thirrës. Djali i tretë ka vazhduar studimet pasdiplomike në fakultetin e Sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medinë.

Allahu e mëshiroftë me mëshirën e Tij të gjerë.


 
Veröffentlicht : 12/01/2009 5:18 p.m.
Teilen: